Shkurt 2021 - Periskopi

Rrahje në qendër të Prishtinës, intervenon Policia

Periskopi.com Lajme

Në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë, para pak çastesh, ka ndodhur një rrahje ndërmjet disa personave.

Në video shihen edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë intervenuar.

Rasti ka ndodhur përballë “Swiss Diamond Hotel”.

Munishi komenton përplasjen eventuale mes Ademit dhe Salihut

Periskopi.com Sporti

Në media së fundmi ka qarkulluar një lajm për një përplasje në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Konrektisht, është thënë se kryetari Agim Ademi dhe sekretari Eroll Salihu janë përleshur mes vete.

FFK-ja me anë të një reagimi i mohoi këto zëra, por debati vazhdon të jetë aktual.

“Nuk është gjë e mirë të shfaqen në pah këto probleme, por është mirë që kanë reaguar”, ka thënë Munishi në “ATV”.

“E dimë që gjithçka nuk shkëlqen në FFK, nuk është krejt ‘ari’ aty, por duhet të reflektojnë”, tregoi ai.

“Ata duhet të reflektojnë sepse neve dinë të na qortojnë”, deklaroi Ismet Munishi.

Kurti mes Erdoganit dhe Netanyahut

Periskopi.com Lajme

Erdogan, i gëzuar që LVV mund ta shmang hapjen e ambasadës në Jerusalem. Netanyahu e fton Kurtin në inaugurimin e saj.

Zgjedhjet e 14 shkurtit, i fitoi bindshëm.

E pritjet janë, që Vetëvendosje, shumë shpejtë të shkojë drejt bërjes së qeverisë e vetme.

Ndërkohë, sfidat e para për Qeverinë Kurti 2, duket se kanë trokitur.

Në adresën e kreut të VV-së, këtë fundjavë, erdhën dy urime të rëndësishme për fitoren në këto zgjedhje.

Fillimisht, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, uroi Kurtin, e më pas, u shpreh i gëzuar që Vetëvendosje, mund ta shmang hapjen e ambasadës në Jerusalem.

E pas kësaj, në drejtim të Kurtit, arriti edhe letër-urimi i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ndryshe nga Erdogan, Netanyahu e ftoi vet Kurtin, në inagurimin e ambasadës në Jerusalem.

Se cili është qëndrimi i Kurtit në mes të këtyre dy letrave, të dielën nuk kanë treguar nga Vetëvendosje.

Por, profesori unversitar, Blerim Latifi, thotë se kjo cështje është e qartë dhe nuk duhet të vihet në diskutim.

Por, cila është rruga që duhet ndjekur, që të mos prishen raportet me shtetin Turk. Ndryshe, me 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli vendosen marrëdheniet diplomatike, përmes të cilave, Izraeli njohu Kosovën si shtet.

Ndërsa nga kjo kohë, hapja ambasadës së Kosovës në Jerusalem, ka ngjallur reagime të shumta.

Petkoviq reagon ndaj ministres Haradinaj-Stublla

Periskopi.com Lajme

I ashtuquajturi Shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Peter Petkoviq, i ka reaguar ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, pas reagimit të saj ndaj ngritjes së padisë për Ragmi Mustafën nga Gjykata e Vranjes vetëm pse ka ngritur flamurin kombëtar në Preshevë.

Sipas këtij zyrtari të Qeverisë së Serbisë “politikanët shqiptarë vazhdimisht po ndërtojnë një atmosferë urrejtjeje dhe armiqësie ndaj serbëve”.

“Ky fakt nuk mund të anulohet nga frazat për Serbinë si fajtori, dhe akuzat për paaftësi, korrupsion dhe joefikasitet nga elita politike shqiptare në Kosovë dhe Metohi është e pamundur të kërkohet tek dikush tjetër”

“Përfaqësuesit shtetërorë të Republikës së Serbisë, ndryshe nga politikanët shqiptarë në Prishtinë, vazhdimisht tregojnë për domosdoshmërinë e bashkëpunimit midis dy kombeve më të mëdha në Ballkanin Perëndimor, dhe politika jonë është si me fjalë ashtu edhe me vepra, është politikë e zgjatjes së dorës dhe pajtimit”.

“Meliza Haradinaj Stublla edhe një herë tregoi se politikanët shqiptarë janë ata që vazhdimisht shkaktojnë paqëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor, duke ndërtuar një atmosferë të vazhdueshme dhe të përkushtuar ndaj urrejtjes dhe armiqësisë ndaj serbëve, Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vučić, në mënyrë që të mbulojnë dështimet dhe veprimet e tyre kriminale”.

Petkoviq një vartës i verbër i Vuçiqit thotë tutje në reagimin e tij se “kur ajo thotë se për serbët vetëm një shqiptar i vdekur është një shqiptar i mirë, ajo në fakt po kujton qëndrimin e ekstremistëve shqiptarë ndaj serbëve, sepse politika e epërsisë etnike dhe shkatërrimit fizik i kombeve të tjerë është fryt i ideologjisë fashiste të Shqipërisë së Madhe që ka jetuar  që nga Lufta e Dytë Botërore”

Sipas tij, serbët nuk e kanë atë lloj armiqësie dhe urrejtjeje ndaj shqiptarëve.

“Unë i kujtoj zonjës Haradinaj Stublla se Serbia nuk provokoi konflikte të armatosura me shqiptarët në Kosovë dhe Metohi, por që lufta filloi nga terroristët dhe ekstremistët e UÇK-së dhe inspiruesit e tyre politikë,  që i ndezën në atë kohë flakët e konfliktit, të cilat ata i mbajnë të gjalla sot”.

“Zonja Haradinaj Stublla nuk duhet të kërkojë arsye dhe justifikime për urrejtjen patologjike ndaj Serbisë tek serbët, sepse rrënjët e urrejtjes së saj janë në kokën dhe shpirtin e saj, dhe nuk kanë asnjë lidhje me Aleksandër Vuçiq, dhe as me mënyrën se si Serbia i trajton qytetarët e saj shqiptarë.

Unë nuk dua të besoj se zonja Haradinaj Stublla beson fortë në marrëzitë që shqipton, por pa marrë parasysh se çfarë mendon personalisht për këtë, pasojat e veprimeve të saj të papërgjegjshme dhe shoviniste janë po aq të dëmshme dhe të rrezikshme”, thuhet në reagimin e zyrtarit të Qeverisë serbe që shpërfaqë edhe njëherë gjuhën shoveniste e raciste ndaj shqiptarëve.

Drenasi me rrethinë nesër pa ujë

Periskopi.com Lajme

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se si shkak i punimeve të sërishme teknike nga Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc “, në Bivolak, gjatë ditës së nesërme, 1 mars, do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e qytetit të Drenasit me rrethinë.

Ndërprerja e ujit nesër do të bëhet nga ora 10:00 – 20:00.

Klopp i dërgon mesazh Chelseat pas fitores ndaj Sheffield Unitedit

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp iu përgjigj kritikëve të fundit të skuadrës së tij pas fitores ndaj Sheffield United dhe i ka dërguar një mesazh Chelseat, rivali i radhës në Premier Ligë.

Liverpool siguroi një fitore jetike për të kapërcyer serinë e tyre të humbjeve në katër ndeshje radhazi në kampionat, përcjell KosovaPress.

Golat në pjesën e dytë nga Curtis Jones dhe një goditje e devijuar e Roberto Firminos që u klasifikua si një autogol e zgjidhën fituesin e kësaj ndeshjeje.

“Plani ishte që të vazhdonim dhe të bënim të njëjtat gjëra përsëri. Kur mund të luanim ashtu siç dëshironim të luanim, ata nuk mund të na përballonin ne.”, tha Klopp pas ndeshjes për “Sky Sports”.

“Është e qartë që këto lojëra të japin emocionuese deri në fund. Ne mund të kishim shënuar tre gola në pjesën e parë. Ajo që krijuam ishte shumë e mirë. Përfundimi ishte mjaft i mirë për sot, por ne mund të përmirësohemi.”

“Ishte normale që ne jemi kritikuar, njerëzit na kanë shkruar. Është mirë. Ne luajmë me Chelsean të enjten, duhet ta tregojmë përsëri se kush jemi. Ne duhet të fitojmë ndeshje futbolli, ne e dimë këtë.”, tha në fund ish-trajneri i Borussia Dortmundit.

Ana merr vendimin e papritur, largohet mes lotësh nga “Përputhen”

Periskopi.com Showbiz

Ana 2 zgjodhi të largohej nga “Përputhen”.

Ana Kauri ishte njëra ndër konkurrentet më të përfolura të emisionit “Përputhen”, shkruan lajmi.net.

Ajo mbrëmjen e sontme i kërkoi Rinianit të largohej me të së bashku me pretendimet se dëshiron ta njohë atë jashtë sepse nuk ka arritur ta njohë as veten në takimin e tyre të fundit.

Ana: Nuk e njoh më as veten nuk arrita ta njihja dhe veten, nëse do të na lejojë produksioni do të kisha dëshirë që njohjen tonë t vazhdonim jashtë programit

Riniani: Që të dalim jasht programit?

Ana: Nuk po arrij dot të bëj dallimin, a është pëlqim, a është presion, a është kompleksi im.

Riniani: Nuk të besoj.

 

Kështu pasi Riniani e refuzoi njohjen me të nga jashtë ajo vendosi që të largohej nga programi vetëm e përlotur.

Ana: E kam parë disa herë veten time dhe realisht kanë qenë shumë të sinqerta gjërat që thashë aty, nuk arrija dot të dalloja kush ishte Ana.

Kështu u largua konkurentja Ana Kauri nga studioja me lot në sy.

Del video, kështu kërsiten grushtat në emisionin “Përputhen”

Periskopi.com Showbiz

Eri është pezulluar prej ditës së premte nga emisioni Përputhen pas sherrit me Dorin, djalin e ri të Përputhen.

Në Përputhen Prime janë publikuar pamje të patransmetuara të rrahjes, që vazhdoi edhe pas përfundimit të emisionit.

“Fakti që nuk je pezulluar është vetëm për shkak se ishe i ri, sapo kishe hyrë”, i tha Bora Zemani.

“Ndoshta një veprim i nxituar nga ana ime dhe e Erit çoi në degradimin e situatës. Nuk ishtë reagim i njëanshëm. Nuk janë fare të përshtatshme situata të tilla”, tha Dori.

Kryetari i Graçanicës: 10 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar nga Serbia

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, tha se numri i njerëzve që vuajnë nga koronavirusi po rritet çdo ditë. Ai u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që të aplikojnë për vaksinim.

Ai për RTV Gračanica tha se deri më tani 10 mijë qytetarë nga Kosova janë viksinuar kundër Covid-19 në pikat e kontrollit në Bujanovac, Rashkë dhe Kursumlija.

“Të gjithë udhëheqësit e Komunës së Graçanicës dhe Lista Serbe kanë treguar se sa e rëndësishme është që çdo qytetar të marrë vaksinën. Unë jam i kënaqur me faktin se një numër i madh i njerëzve janë vaksinuar, dhe unë dua të inkurajoj të gjithë banorët e Graçanicës që të vaksinohen, sepse kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur veten dhe familjen.

Vetë procesi i vaksinimit është i organizuar shumë mirë në Kursumlija. Shteti i Serbisë dhe presidenti Aleksandar Vuçiq siguruan një numër të mjaftueshëm të vaksinave“, tha Popoviq.

Personat me COVID-19 mund të vaksinohen vetëm një herë, thonë studimet

Periskopi.com Lajme

Gjashtë studime të fundit sugjerojnë se njerëzit e prekur me koronavirus mund të mos kenë nevojë të marrin dozën e dytë të vaksinës.

Studimet që ndjekin reagimin imunitar tregojnë, se ndërsa doza e parë që u jepet njerëzve të rikuperuar nga COVID-19 shton imunitetin e tyre, doza e dytë përbën pak ndryshim.

“Unë mendoj se kjo ka kuptim të përsosur. Për dikë që kishte COVID-19, doza e parë që merr është si një përforcues – ato madje kanë efektet anësore të dikujt që merr dozën e dytë vaksine”, tha Paul Offit, drejtor i Qendrës së Edukimit të Vaksinave në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias.

“Ju mund të argumentoni në mënyrë të arsyeshme që njerëzit që mund të provojnë se janë infektuar – përkatësisht, kanë antitrupa ndaj virusit – në mënyrë të arsyeshme mund të marrin vetëm një dozë”, tha Offit.

Nuk ka asnjë rrezik në marrjen e një doze të dytë për dikë që ka pasur COVID-19, tha Florian Krammer, i cili drejtoi një nga studimet e fundit.

“Çdo person që nuk ka nevojë për një dozë të dytë do të thotë një dozë e parë për dikë tjetër. Sfida do të jetë identifikimi se kush nuk ka nevojë për dozën e dytë. Zbatimi mund të mos jetë aq i lehtë,” shtoi Krammer, një profesor i mikrobiologjisë në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai në Nju Jork.

Pranverën e kaluar, testet e antitrupave nuk ishin gjithmonë të besueshme, por ato që janë ende në treg tani janë të mira, megjithëse ende nuk është e qartë nëse një nivel i veçantë i antitrupave është i nevojshëm për t’u mbrojtur.

Testet e antitrupave, të njohura edhe si teste të serologjisë, zbulojnë proteinat e bëra nga sistemi imunitar në përgjigje të një infeksioni.

Sipas studimit të Krammer, postuar në fillim të muajit, por ende jo i rishikuar nga kolegët, doza e dytë e vaksinës ofron pak mbrojtje shtesë.

“Ndryshimi i politikës për t’i dhënë këtyre individëve vetëm një dozë vaksine nuk do të ndikonte negativisht në antitrupat e tyre, nuk do t’i kursente nga dhimbja e panevojshme dhe do të çlirojë shumë doza të vaksinës të nevojshme urgjentisht,” thuhet në studim.

Francis Collins, drejtori i Instituteve Kombëtare të Shëndetit, shkroi për studimin në blogun e tij të përjavshëm.

“Ndërsa duhen shumë më shumë kërkime – dhe unë padyshim nuk po sugjeroj një ndryshim në rekomandimet aktuale tani – rezultatet krijojnë mundësinë që një dozë të jetë e mjaftueshme për dikë që është infektuar me SARS-CoV-2 dhe tashmë ka gjeneruar antitrupa kundër virusi ”, ka shkruar Collins.

Një tjetër studim nga Universiteti i Maryland, tregoi se 41 punonjës të kujdesit shëndetësor që u rikuperuan nga COVID-19, kishin më shumë antitrupa pas dozës së parë se 69 të moshatarëve të tyre që nuk ishin prekur nga virusi pas dozës së dytë.

Sipas Qendrës së Kërkimit të Kancerit “Fred Hutchinson” në Seattle, gjaku nga njerëzit që u rikuperuan nga COVID-19 nuk ishte aq i mirë në neutralizimin e virusit origjinal ose variantit nga Afrika e Jugut sesa gjaku nga njerëzit që ishin shëruar dhe ishin vaksinuar. Tri studime të tjera kishin gjetje të ngjashme.

Secili prej gjashtë studimeve të publikuara këtë muaj e shikojnë çështjen në një mënyrë të ndryshme, por “në thelb të gjitha tregojnë të njëjtën gjë- ata konfirmojnë njëri-tjetrin”, thotë Kammer.

Nis numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Periskopi.com Lajme

Komisioni Qendror i Zgjedheve ka filluar me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat janë vendosur në ditën e zgjedhjeve në vendvotimet e dyfishta, por edhe në adresa të ndryshme jashtë vendvotimeve.

“Janë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë komunave të ndryshme dhe që do të numërohen këtu në QNR. Menjëherë pas tyre, do të fillojmë edhe me numërimin e fletëvotimeve të cilat kanë ardhur përmes postës nga 2 deri më 12 shkurt”, ka thënë Valmir Elezi.

Elezi tha se pas përfundimit të premten në mesnatë të rinumërimit të 552 vendvotimeve, numërimi i këtyre fletëvotimeve shënon fazën përfundimtare para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mund të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt.

“Sipas të dhënave, numri më i madh i fletëvotimeve me kusht, pra me numër katërshifror, u takojnë komunave: Prishtinë 7 mijë e 520, Prizren 2 mijë e 953, Fushë Kosovë 1 mijë e 562, Suharekë 1 mijë e 538, Mitrovicë e Jugut 1 mijë e 528 dhe Gjakovë 1 mijë e 521”, tha Elezi.

Gates paralajmëron ata që investojnë në Bitcoin

Periskopi.com Lajme

Bill Gates shprehu mendimin e tij për bitcoin, duke sugjeruar që kushdo që nuk është një njeri i pasur duhet të jetë i kujdesshëm kur blen kriptovalutë.

“Themeluesi i Microsoft nuk investoi në Bitcoin”, tha ai në një bisedë të drejtpërdrejtë në rrjetin social Clubhouse, shkruan BBC

Ai vuri në dukje se preferon të investojë në kompani “që prodhojnë një produkt specifik”, duke përmendur si shembull një vaksinë kundër malaries dhe fruthit.

Miliarderi tha se i zgjodhi investimet e tij bazuar në faktin nëse ato do të vlejnë më shumë për të tjerët.

Në një intervistë të mëparshme, ai diskutoi entuziazmin e themeluesit të Tesla-s Elon Musk për monedhën virtuale.

“Mendimi im i përgjithshëm do të ishte që nëse keni më pak para se Elon, duhet të jeni të kujdesshëm”, tha ai për Bloomberg.

“Elon ka mijëra para dhe është shumë i sofistikuar, kështu që nuk shqetësohem që bitcoin i tij do të rritet ose ulet disi aksidentalisht”, tha Gates për Bloomberg, duke pretenduar se ai gjithashtu e konsideron kriptomonedhën si problematikë të energjisë.

Gjatë kësaj jave, Elon Musk u hoq nga vendi i parë në listën e njerëzve më të pasur në botë, nga Jeff Bezos, pasuria e të cilit vlerësohet në 179.9 miliardë dollarë. Musk është i dyti me 160 miliardë dollarë, i ndjekur nga Gates me 123.3 miliardë dollarë.

Milan mbetet në garë për titull, mposht në udhëtim Romën

Periskopi.com Sporti

Gara për titullin e Seria A, është ‘ringjallur’ me AC Milanin që arkëtoi pikët e plota në udhëtim te Roma.

“Rossonerët” fituan me rezultat të ngushtë 1 – 2, edhe pse kishin raste të arta që të fitojnë me rezultat më bindës.

Pjesa e parë ishte mjaftë interesante, me tri gola të anuluara dhe vetëm një gol të realizuar nga mysafirët.

Për pozitë jashtë loje, Milanit iu anuluan dy golat nga Tomori dhe Ibrahimovic, derisa edhe Romës iu anulua goli për shkak të një faulli në sulm.

Ishte Franck Kessie që zhbllokoi shifrat duke realizuar nga pika e bardhë (43′), rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Roma barazoi shifrat përmes Veretout që shënoi pas asistimit të Spinazzola (50′).

Mirëpo, gëzimi zgjati vetëm pak, meqenëse Milan realizoi përmes Ante Rebic që shënoi gol të bukur pas një goditje të fortë (58′).

Pas kësaj fitore, Milan rikthehet në garë për titull duke u renditur në pozitën e dytë me 52 pikë, derisa Roma gjendet në vendin e pestë me 44 sosh.

Ahmeti kujton kryetarin e Zagrebit që vdiq sot: Si iu gëzua golit të Xhakës e Shaqirit kundër Serbisë

Periskopi.com Lajme

Pas lajmit për vdekjen e kryetarit të Bashkisë së Zagrebit në Kroaci, Milan Brandiç, ka reaguar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, teksa ka treguar relacionet e politikanit kroat me shqiptarët e Prishtinën.

Ahmeti, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se ky i fundit ka qenë mik i Prishtinës, si dhe shqiptarëve në Kroaci.

Ai, tutje ka rikujtuar edhe për gëzimin që kishte ndarë me kreun e Zagrebit, tashmë të ndjerin Bandiç, për ndeshjen e Zvicrës kundër Serbisë në futboll.

Përgjatë ditës së diel, mediet kroate raportuan për vdekjen e kreut të Bashkisë së Zagrebit, i cili ndërroi jetë pas një sulmi në zemër.

Postimi i plotë:

Sot, papritmas ka vdekur kryetari i Zagrebit, Milan Bandic. Gati 20 vite kryetar i Zagrebit, Bandic ka qenë mik i madh i Prishtinës e po ashtu edhe mik i imi.  Kryetari i parë që më ka vizituar pas marrjes së mandatit. Mik i madh i shqiptarëve në Kroaci.

Ishim në Shkup në vitin 2018 në darkë në Shkup bashkë me kryetarët e Athinës dhe Shkupit.  Ishte nata e lojës në mes të Zvicres dhe Serbisë.  Bandic ishte dashamir i madh i futbollit që nuk mungonte në asnjë lojë të Dinamos e Kroacisë.

Kërkoi nga unë që gjatë darkës ta shikojmë lojën në tel.  Darka përfundoi para golit të Xhakes.  Derisa shkuam nëpër vetura, Xhaka shënoi dhe Bandic ishte i gëzuar për mu.  Duke hyrë në makinë, më tha “sigurno ce biti 2:1 za Svajvarsku samo gledaj” )sigurtë do të jetë 2:1 vec shikoje lojën.

 

Kur shënoi Shaqiri isha diku në kufi dukë bërtitur në makinë.  Bandic në telefon “jel sam ti reko, jel sam ti reko, veceras da slavis”.  A të thash, a të thash, sonte festo.

Kështu do ta mbaj mend.  Në çdo takim më thoshte, sirotinju Shpend samo za sirotinju radi.  Vec për të varfërit puno, vec për të varfërit.

Më falni që e zgjata por sa herë që ndihmontë shqiptarët në Zagreb më telefononte.  Sa herë kam kërkuar ndihmë ka ofruar menjiherë.  Dhe krejt në fund më thoshte kur ke nevojë me pushu hajde në Zagreb. Je si në shpinë tënde.

Pusho i qetë miku jonë Bandic. Ja dhe jetën qytetit të Zagrebit.  Si çdokund do të lëvdërojnë e kritikojnë por  me rëndësi jetën e ke dhënë për qytet.

Shqipëri: Koronavirusi i merr jetën regjisorit Kujtim Gjonaj

Periskopi.com Lajme

Ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare si pasojë e koronavirusit regjisori i njohur shqiptar Kujtim Gjonaj.

Regjisori Gjonaj ndodhej prej disa ditësh i shtruar në spital infektiv “Shefqet Ndroqi” ku gjendja e tij u rënduan dhe nuk mundi të mbijetonte. Lajmi për vdekjen e tij u dha nga i biri përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kujtim Gjonaj ishte skenarist, regjisor i filmave dokumentarë dhe vizatimorë, producent dhe botues. Ai lindi në 13 nëntor të vitit 1946 në qytetin e Tiranës.

Në vitin 1968 mbaron studimet e larta në Universitetin e Tiranës Dega Gjuhë – Letërsi dhe po atë vit fillon punën si redaktor i skenarëve të filmave dokumentarë në Kinostudion “Shqipëria e Re”.

Në vitin 1974 kalon si regjisor në sektorin e filmave dokumentarë duke shkruar edhe shumë nga skenarët e këtyre filmave./A2news

Këndellet Liverpooli, merr fitore pas 4 humbjeve radhazi

Periskopi.com Sporti

Liverpooli ka arkëtuar pikë të rëndësishme në triumfin (2-0) ndaj Sheffield Unitedit në Bramall Lane.

Fraksioni i parë i lojës nuk prodhoi gola, ndërsa skuadrës vendase iu anulua një gol për pozitë jashtë loje.

Me të filluar pjesa e dytë (48’), mysafirët e zhbllokuan rezultatin. Curtis Jones reagoi më së miri në zonë për të realizuar.

Roberto Firmino ishte autor i golit të dytë (64’), të cilin e realizoi pas asistimit nga Sadio Mane…

 

“Kush e paska negociu revokimin e urdhër-arrestit për Milan Radoiçiqin?”

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për tërheqjen e urdhër arrestit ndaj Milan Radoiçiqit i cili ishte i dyshuar për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Ndaj kësaj ka reaguar avokati Besnik Berisha.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ai ka pyetur kush e ka negociuar revokimin e urdhër arrestit për Radoiçiqin.

“Urdhërarresti pa shkak ligjor, apo revokimi i tij Pazar ditor, mbetet të mësohet në ditët në vijim. Ajo çfarë dihet deri më tani është se një praktikë e tillë, për dyshimin siç rendonte mbi Radoiçiqin nuk është aplikuar asnjëherë për asnjë të dyshuar shqiptar”, ka shkruar Berisha.

Në gusht të vitit 2019 Ministria e Drejtësisë kishte lëshuar letër- rreshtim ndaj Milan Radoiçiqit.

Konfirmimin për letër- rreshtimin në vitin 2019 e kishte dhënë edhe ish- ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Milan Radoiçiq ka qenë në kërkim me anë të një letër- rreshtimi në lidhje me vrasjen e ish- politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq. Radoiçiq po dyshohet se ka marrë pjesë në organizimin dhe vrasjen e Ivanoviqit.

Sipas një aktakuze të ngritur nga Prokuroria Speciale në Kosovë, Milan Radoiçiq dhe një serb tjetër i Kosovës, Zvonko Veselinoviq, ishin udhëheqësit e një grupi të organizuar kriminal përgjegjës për vdekjen e Oliver Ivanoviqit.

Në bazë të kërkesës së Prokurorisë Speciale për tërheqjen e letër-rreshtimit, Gjykata e ka aprovuar këtë kërkesë.

Barazohet gjithçka në Romë, francezi Veretout me supergol

Periskopi.com Sporti

 

Dueli Roma – Milano po e përbën derbin kryesor në kuadër të javës së 24’të të Serie A, shkruan Periskopi.

Tani kur loja po hynë në minutën e 50’të të saj, skuadra e Romës ka realizuar golin e barazimit ndaj skuadrës së Milanit.

Autor i golit për ‘romakët’ është mesfushori francez Veretout

Të dy skuadrat janë nën presion për të fituar, pasi Milani rrezikon të ngelë shtatë pikë prapa liderit dhe rivalit, Inter, derisa fitorja do ta dërgonte Romën në vendin e tretë, vetëm dy pikë larg kuqezinjve. /Periskopi

Me tri gola të anuluara, Milan e mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Romës

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit italian Roma – AC Milan, kryendeshja e xhiros së 24-të në Seria A.

 

“Rossonerët” janë duke dominuar dukshëm në të gjitha aspektet, por rezultati momental është 0 – 1.

VAR deri me tani ka anuluar plotë tri gola, dy prej tyre të shënuara nga Milan (u anuluan për pozitë jashtë loje) dhe një nga Roma (faull në sulm).

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi mesfushori Franck Kessie që u tregua i saktë nga pika e bardhë (43’).

Mbetet të shihet në pjesën e dytë, nëse Milan do arrijë t’i arkëtojë pikët e plota./Lajmi.net/

“Shqiptar m***”: U tregua racist ndaj lojtarit, trajneri italian e pëson rëndë

Periskopi.com Sporti

Në dhjetor të vitit të kaluar u regjistrua një ngjarje e pakëndshme në ndeshjen mes dy skuadrave italiane në Serinë D, Trento dhe San Xhorxhio Sediko.

Trento ku luan futbollisti shqiptar, Grasjan Aliu, triumfoi me rezultatin 3-2 asokohe, por sulmuesi durrsak u përball me një situatë të pakëndshme. 31-vjeçari u fye për kombësinë e tij shqiptare nga trajneri kundërshtar, Luka Tioko, i cili e quajti: “Shqiptar m***”.

Ky i fundit është dëgjuar nga gjyqtarët, që gjatë ndeshjes kishte fyer futbollistin shqiptar nga kombësia. Federata në atë kohë, mori vendimin për ta përjashtuar trajnerin nga aktivitetet futbollistike për 4 muaj.

Megjithatë asgjë nuk ka përfunduar këtu, pasi Prokuroria e Trentos e ka përjashtuar për 5 vite nga aktivitetet futbollistike trajnerin Tioko, duke e larguar kështu përfundimisht nga futbolli.