Zeka: Gjasat janë që Abdixhiku të votojë kundër Vjosa Osmanit

Periskopi.com Lajme

Gazetari Milaim Zeka ka folur rreth çështjes së zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente.

Zeka në DTP te Fidani në T7 tha se ka gjasa që edhe vetë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku të votojë kundër Vjosa Osmanit.

“Përderisa votimi është i fshehtë nuk mundet askush me e ditë e me e imponu votën. Gjasat janë që edhe Lumir Abdixhiku mundet me votu kundër Vjosa Osmanit. Po bëhet luftë me i prish matematikat e Albin Kurtit. Matematikat e Kurtit janë me e bë Vjosa Osmanin presidente”, tha Zeka.

Ai shtoi se nëse Albin Kurti e çon vendin në zgjedhje dhe nëse opozita e bind elektoratin se Kurti don vetëm kaos, ai mund të pësoj disfatë të jashtëzakonshme.

Abdixhiku pas mbledhjes të LDK-së kishte deklaruar se kryesia e partisë ka vendosur me shumicë absolute që të marrin pjesë në votim për presidentin.

“Pas një diskutimi të hapur, të gjithë bashkarisht kemi marrë vendim që LDK nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidenti të vendit, dhe LDK të marrë pjesë në votimin për presidentin, ky është vendim i Kryesisë i votuar me shumicë absolute. Pres që secili deputet të respektojë vendimin e shumicës dhe pres që nga secili deputet të sillen si institucionalist dhe ta kapërcejnë veten dhe çfarëdo hidhërimi që mund të kenë”, ka thënë ai.

Vlora Çitaku: Ndoshta as Challandes nuk është në vendin e duhur

Periskopi.com Lajme

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, si duket është dëshpëruar me humbjen e Kosovës në ndeshjen me Spanjën.

Ajo ka komentuar në një postim të analistit Imer Mushkolaj, i cili ka cituar trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes, që ka deklaruar pas ndeshjes se “nuk jeni në planetin e duhur nëse mendoni se Kosova duhet të fitojë ndaj Spanjës”, përcjell Periskopi.

Çitaku ka komentuar në postimin e Mushkolajt duke thënë se “ndoshta, as Challandes nuk është në vendin e duhur”. /Periskopi

Notat e “Dardanëve”, Muriqi e Ujkani më të vlerësuarit

Periskopi.com Sporti

Kosova është mposhtur me rezultat 3:1 nga Spanjë në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror Katar 2022.

Besar Halimi shënoi për Kosovën, kurse Olmo, Torres e Moreno shënuan për Spanjën.

WhoScored ka publikuar notat e lojtarëve në këtë ndeshje, teksa Vedat Muriqi ka notën më të lartë 7.2, kurse menjëherë pas tij ishte Ujkani 7.1.

Notën më të dobët te Kosova e pati Mërgim Vojvoda, 5.8. Te Spanja, lojtari i ndeshjes ishte Dani Olmo i cili pati notën 8.3.

Shënoi supergol, Halimi: I lumtur me golin, i dhashë pak shpresa të gjithëve

Periskopi.com Sporti

Kosova është mposhtur 3-1 nga Spanja në ‘La Cartuja’ të Sevillës, sfidë që u zhvillua në kuadër të Grupit B kualifikues për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Dardanët s’mundën t’i rezistojnë sulmeve të vazhdueshme të vendasve, duke pranuar tre gola në ‘La Cartuja’.

Për Spanjën realizuan Dani Olmo, Ferran Torres dhe Gerrard Moreno, derisa për Kosovën shënoi një gol të bukur Besar Halimi.

Pas ndeshjes, për Super Sport ka folur lojtari që shënoi golin e vetëm të Kosovës, Besar Halimi.

“Jam shumë i lumtur që kam shënuar atë gol, që i kam dhënë pak shpresë të gjithë. Por jemi të dëshpëruar sepse ato 5 minuta pas golit kishim më shumë presa, por Spanja është nivel shumë më lart dhe ishte e vështirë. Të gjithë tifozët duhet të jenë me neve dhe na japin forcë për në të ardhmen”.

“Shumicën e ndeshjeve i kam luajtur në atë pozicion si sonte dhe unë besoj që gjithmonë e jap maksimumin, kam fituar edhe topa në pjesën e parë, por me Spanjën është e vështirë dhe çdo lojtar i këtij pozicioni do ta kishte pasur të vështirë”.

“Problemi është se në përgjithësi te goli i parë spanjollët na zurën shumë keq dhe ishte shumë e vështirë”.

Kosova tani gjendet e fundit në Grupin B me zero pikë.

Spanja prin me 7 pikë, e ndjekur nga Suedia me 6 pikë, Greqia e treta me 2 pikë dhe Gjeorgjia para Kosovës me një pikë pas tri ndeshjeve.

 

 

 

Torres: E dinim se do të ishte ndeshje e vështirë

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Spanjës, Ferran Torres, ka thënë se e kanë pasur parasysh që do ta kenë të vështirë ndaj Kosovës.

Por, ai ka theksuar se e rëndësishme ishte që fituan ndaj “Dardanëve”.

“Ishte shumë e lehtë të luash me njerëz si Dani Olmo. Në fund të fundit duhet të luaj lojën time, të shënoj dhe të shënoj gola. Sot kisha më shumë raste, por e rëndësishme ishte që fituam. Ne ishim të sigurt në vetvete. Ne e dinim se do të ishte një lojë e vështirë, por shkoi gjithçka në favor tonin, sepse kemi punuar për një gjë të tillë”, ka thënë Torres.

Torres shënoi një gol në fitoren e Spanjës përballë Kosovës (3:1), në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror “Katari 2022”.

Ujkani: “Nuk mujm me menu me fitu ndaj Spanjës, veç me zane naj pikë si Greqia”

Periskopi.com Sporti

Kosova sonte zhvilloi duelin e dytë të grupit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku u mposht me rezultat 3:1 në udhëtim te Spanja.

Pas takmit, në një prononcim për SSK, ka folur i shumëkritikuari, Samir Ujkani, i cili sonte pati një paraqitje dinjitoze.

“Besoj se kena luftu me njani tjetrin, Spanja është prej ekipeve ma të mira në botë. Besoj se kena provu me luftu, me i kriju do shansea të vogla, me këtë mentalitet u kane normale që kena me hek”

“Duhet me provu me lujt, me luftu si sot, besoj që kena mujt me i nal edhe kena shku me i nal”

“Na e shohim Spanjën si kokurrencë, s’mujm me menu me fitu ndaj Spanjës, veç me zane naj pikë si Greqia”, tha Ujkani.

Ndryshe, Furia e kuqe tashmë ka fituar tri prej pesë ndeshjeve të fundit në të gjitha garat, duke e humbur një dhe duke barazuar në dy të tjera.

Verdhekaltrit, në anën tjetër, i kanë humbur katër prej pesë ndeshjeve të fundit.

Derisa Spanja përjetoi barazim zhgënjyes 1:1 me Greqinë në ndeshjen e saj hapëse në kualifikime për Botërorin e Katarit para se ta mposhte Gjeorgjinë me zor në ndeshjen pasuese, Kosova u mposht bindshëm 3:0 nga Suedia në ndeshjen e saj hapëse në Prishtinë.

Komisioneri për Zgjerim i BE’së shpreson që dialogu të jetë prioritet i Qeverisë së Kosovës

Periskopi.com Lajme

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, theksoi rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi dhe u bëri thirrje të dyja palëve të shfrytëzojnë mundësinë, duke shtuar se ai shpresonte që dialogu do të ishte një përparësi për qeverinë e re të Kosovës, pasi është thelbësor për të dy palët.

Varhelyi është deklaruar edhe për procesin e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE, për çka tha se do të përshpejtohet, duke shtuar se kjo varet nga Serbia dhe shpejtësia e zbatimit të reformave kryesore.

“Bashkimi Evropian duhet të sigurojë më shumë parashikueshmëri në proces, për të bërë të qartë se çfarë mund të pritet nga vendet kandidate dhe për të siguruar që nëse vendet e bëjnë, BE-ja gjithashtu plotëson vendet e veta”, tha ai, raporton Zëri i Amerikës.

“Unë mendoj se kemi një shans për të shpejtuar ndjeshëm anëtarësimin mbi metodologjinë e ndryshuar”, tha Varhelji gjatë debatit online “Serbia në rrugën e lëkundur drejt anëtarësimit në BE”, e organizuar nga një organizatë holandeze dhe Ambasada Serbe në Holandë.

 

Luis Enrique me fjalë të mëdha pas ndeshjes me Kosovën: Ju respektojmë shumë

Periskopi.com Sporti

Kosova është mposhtur 3-1 nga Spanja në ‘La Cartuja’ të Sevillës, sfidë që u zhvillua në kuadër të Grupit B kualifikues për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Dardanët s’mundën t’i rezistojnë sulmeve të vazhdueshme të vendasve, duke pranuar tre gola në ‘La Cartuja’.

Për Spanjën realizuan Dani Olmo, Ferran Torres dhe Gerrard Moreno, derisa për Kosovën shënoi një gol të bukur Besar Halimi.

Pas ndeshjes, për Super Sport ka folur trajneri i Spanjës, Luis Enrique.

Ai u pyet edhe lidhru me raportimin e mediave të Spanjës, por nuk deshi shumë të përzihet në këto punë.

“Mendojmë se e merituam të fitojmë këtë ndeshje, por kur je 2-1 në atë rast është e vështirë, por në fund mendoj se e merituam këtë fitore. Gjithashtu më pëlqeu mënyra se si Kosova luajti, ishte një ekip agresive dhe jeni mbrojtur mirë”, u shpreh Enrique.

“Nuk dëshiroi të flas për politik dhe për gjërat si këto, ne ju respektojmë shumë, ne si njerëz të sportit e respektojmë ekipin e Kosovës dhe nuk dua të flas për gjëra të tilla, por për futbollin”.

Kosova tani gjendet e fundit në Grupin B me zero pikë.

Spanja prin me 7 pikë, e ndjekur nga Suedia me 6 pikë, Greqia e treta me 2 pikë dhe Gjeorgjia para Kosovës me një pikë pas tri ndeshjeve.

Shqipëria mposht San Marinon

Periskopi.com Sporti

Shqipëria ka arritur të arkëtojë pikë të plota ndaj San Marinos, duke fituar me rezultat 2-0 si mysafir.

Shqipëria ka arritur që të fitojë ndeshjen e dytë në kualifikimet për Kampionatin Botëror, “Katari 2022”.

Pas golave të shënuar nga Rey Manaj në minutën e 63-të dhe Myrto Uzuni në minutën e 85-tëm, ‘Kuq e Zinjtë’ kanë marrë edhe tre pikë të reja.

Renditja në grupin I, është si vijon: Shqipëria e para me nëntë pikë, Hungaria ka shtatë, derisa Shqipëria është e treta me gjashtë të tilla.Theksojmë se ndeshja e ardhshme e Shqipërisë do të jetë ndaj Polonisë, në shtator.

Thaçi i pakënaqur me pozitën që sot VV’ja ia dha Kusari-Lilës, ka disa pyetje

Periskopi.com Lajme

Analisti Jusuf Thaçi ka reaguar pasi Mimoza Kusari-Lila u emërua ushtruese e detyrës së Kryesuesit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Thaçi përmes një postimi në Facebook tha se shef i grupit parlamentar duhet të jetë dikush nga deputetët që përfaqëson më së miri aspektet themelore identitare të subjektit politik parlamentar.

Tutje Thaçi ka pyetur se cili është mesazhi i VV-së nëse e emëron në këtë pozitë Kusari-Lilën e cila nuk është as anëtare e kësaj partie dhe e cila ka mospërputhje për gjëra themelore me këtë parti.

Ai tha se me një emërim të tillë VV-ja ose po heq dorë nga identiteti i vet ose nuk ka asnjë deputet tjetër të aftë që e përfaqëson më mirë Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nëse LVV vendos përfundimisht që Shef i grupit parlamentar të LVV-së të bëhet një person që nuk është as anëtar i LVV-së dhe me të cilin (aq sa dimë) ka edhe mospërputhje për gjëra themelore, atëherë cili është mesazhi i këtij vendimi të LVV-së?! 1) LVV po heq dorë nga identiteti i vet?! Apo 2) LVV nuk ka asnjë deputet/e tjetër të aftë e të shkathtë, e/i cila/i e mishëron, e përfaqëson dhe e simbolizon më së miri e më së shumti identitetin e LVV-së, në mënyrë që ai/ajo të zgjidhet Shef i grupit parlamentar të LVV-së”, shkroi Thaçi.

Challandes pas humbjes nga Spanja: Po harroni, Gjermania ka pranuar gjashtë gola

Periskopi.com Sporti

Kosova është mposhtur 3-1 nga Spanja në ‘La Cartuja’ të Sevillës, sfidë që u zhvillua në kuadër të Grupit B kualifikues për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Dardanët s’mundën t’i rezistojnë sulmeve të vazhdueshme të vendasve, duke pranuar tre gola në ‘La Cartuja’.

Për Spanjën realizuan Dani Olmo, Ferran Torres dhe Gerrard Moreno, derisa për Kosovën shënoi një gol të bukur Besar Halimi.

Pas ndeshjes, ka folur për Super Sport trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes.

“Nuk mund të them diçka skuadrës, sepse kemi luajtur kundër një ekipi shumë të fortë. Ata nuk ia japin topin kundërshtarit. Nëse ti i bën presion, ata të zënë në kundërsulm. I patë shumicën e lojtarëve të tyre, ndoshta më të mirët në botë, se si luanin. Nuk ishte e lehtë, lojtarët tanë kanë tentuar, vrapuar, provuar, por nuk ishte e lehtë kundër Spanjës”, u shpreh ai.

“Nuk mund të thuash se nuk kemi progres, kemi luajtur kundër Suedisë një skuadër e fort, dhe kundër Spanjës një tjetër skuadër shumë, shumë e fort”.

“Kemi mundur të pranonim më shumë gola, ka ndodhur me Gjermaninë, ka pranuar gjashtë, gjashtë, ne jemi Kosovë dhe kemi luftuar kundër një skuadër shumë të fortë. Kjo është mënyra se si ne bëjmë progres”.

“Kurrë s’kemi luajtur kundër një kundërshtari si ky, progresi është një rrugë e gjatë. Ti nëse dëshiron mund të kritikosh trajnerin, po kjo skuadër ka probleme, me lëndime e gjëra tjera, ne po luajmë në kualifikime për Botërorin ku mund të shkojnë vetëm 12 ekipe, duhet ta kuptoni sa vështirë është për ne”.

Kosova tani gjendet e fundit në Grupin B me zero pikë.

Spanja prin me 7 pikë, e ndjekur nga Suedia me 6 pikë, Greqia e treta me 2 pikë dhe Gjeorgjia para Kosovës me një pikë pas tri ndeshjeve.

Dani Olmo: E dinim se ata janë një ekip i guximshëm

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar fitoren e dytë në fazë para-kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Spanja mposhti 3 me 1 Kombëtaren e Kosovës në stadiumin e Sevillas ‘La Cartuja’.

Lojtari i RB Leipzig, Dani Olmo që shënoi golin e parë në ndeshje tha se Kosova ishte ekipi guximshëm.

“Unë jam shumë i lumtur me lojën. Gjërat shkuan shumë mirë. Pas golin të parë, ata janë hapur më shumë. Ne e dinim që ata ishin një ekip i guximshëm. Ata nuk ka kanë befasuar në këtë drejtim, bën presion të vazhdueshëm”, ka thënë Olmo

Kujtojmë që golin e vetëm për ‘Dardanët’ e shënoi Besar Halimi.

‘Marca’ shkruan për ndeshjen me Kosovën, ky është titulli i artikullit për triumfin e tyre

Periskopi.com Sporti

Kosova sonte zhvilloi duelin e dytë të grupit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku u mposht me rezultat 3:1 në udhëtim te Spanja, shkruan Insporti.

Pas fitores ndaj Kosovës, mediet në Spanjë, përkatësisht prestigjiozja, Marca e ka quajtur fitoren e spanjollëve si një triumf pa mund.

“Spanja mposht Kosovën pa u munduar (lehtazi)”.

Ndryshe, Furia e kuqe tashmë ka fituar tri prej pesë ndeshjeve të fundit në të gjitha garat, duke e humbur një dhe duke barazuar në dy të tjera.

Verdhekaltrit, në anën tjetër, i kanë humbur katër prej pesë ndeshjeve të fundit.

Gazetari i famshëm spanjoll reagon pas skandalit të televizionit publik me Kosovën

Periskopi.com Sporti

Një gazetar i njohur spanjoll, Antonio Maestre  ka reaguar pas skandalit të televizionit publik të vendit të tij i cili gjatë ndeshjes së futbollit ia vuri emrin Kosovës krejt me të vogla.

Maestre i cili ka mbi 500 mijë ndjekës në Tëitter e ka përmendur këtë rast duke e cilësuar Spanjën si kompleksive.

‘’ Ata e kanë vendosur Kosovën në shkronjë të vogël. Kompleksitet i Spanjës perandorake’’.

Përndryshe sonte ndeshja Spanjë-Kosovë përfundoi me rezultat 3-1./PERISKOPI/

 

Harrojeni ndeshjen Kosovë-Spanjë, befasia e natës së sotme vjen nga Gjermania

Periskopi.com Sporti

Maqedonia ka shënuar fitore ndaj Gjermanisë, pasi e mposhti atë me rezultat 2-1.

Goran Pandev hapi serinë e golave në këtë ndeshje, pas një asistimi nga Enis Bardhi në minutën e 45.

Ilkay Gundogan barazoi shifrat në pjesën e dytë 63′, mirëpo nuk ishte e mjaftueshme pasi Maqedonia shënoi një gol tjetër.

Elif Elmas shënoi në minutën e 85-të, për t’i dhënë epilogun përfundimtar ndeshjes.

Me këtë fitore, Maqedonia ëshë në vendin e dytë me pikë të barabarta me Gjermaninë, derisa në vendin e parë në grupin J është Armenia.

Tifozi kosovar ia kërkon fanelën Ramosit, ky është reagimi i tij

Periskopi.com Sporti

Një fans i Kosovës, i ka kërkuar fanelën lojtarit spanjoll, Sergio Ramos.

Në videon e dërguar nga gazetari i Periskopit që ka përcjellur nga afër ndeshjen Spanjë-Kosovë, shihet fansi duke i kërkuar Ramosit që t’i dhurojë fanelën e tij.

Në anën tjetër, Ramos vetëm e ka përshëndetur tifozin kosovar, duke vazhduar rrugën për në zhveshtore. /Periskopi

 

Renditja në Grupin B pas humbjes së Kosovës nga Spanja

Periskopi.com Sporti

Kosova është mposhtur 3-1 nga Spanja në ‘La Cartuja’ të Sevillës, sfidë që u zhvillohet në kuadër të Grupit B kualifikues për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Dardanët s’mundën t’i rezistojnë sulmeve të vazhdueshme të vendasve, duke pranuar tre gola.

Realizuan Dani Olmo, Ferran Torres dhe Gerrard Moreno, derisa për Kosovën shënoi një gol të bukur Besar Halimi, raporton Gazeta Express.

Kosova tani gjendet e fundit në grup me zero pikë.

Spanja e fortë për Kosovën: Eurogoli i Halimit do të mbahet mend gjatë nga spanjollët

Periskopi.com Sporti

Spanja ka arritur të arkëtojë pikë të plota ndaj Kosovës, duke fituar me rezultat 3-1, mirëpo spanjollët do ta mbajnë mend për kohë të gjatë supergolin që shënoi Besar Halimi.

Spanja dominoi gjithë pjesën e parë sikurse në posedimin e topit, ashtu edhe në krijimin e rasteve

Në minutën e 14-të, Dani Olmo arriti që të shënojë një gol mjaftë të mirë pas asistimit të Jordi Alba.

Vetëm dy minuta më pas, sulmuesi i Manchester City, Ferran Torres dyfishoi epërsinë për kombëtaren e Spanjës.

Besar Halimi shënoi golin më të mirë në këtë ndeshje në minutën e 70-të, kur edhe Unai Simon bëri një gabim.

Gerard Moreno i dha epilogun përfundimtar ndeshjes duke shënuar gol pas një goditje nga këndi në minutën e 75-të

Kjo ndeshje u zhvillua në “La Curtaja” të Sevillës, pas shumë polemikave për shkak se Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet, megjithatë ia dolëm, flamuri i jonë u shfaq, e himini i Kosovës u dëgjua në Spanjë./Periskopi/

Mediat botërore reagojnë pas skandalit të televizionit publik spanjoll me Kosovën

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës është duke luajtur ndaj Spanjës takimin e dytë të grupit B, në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Televizioni publik spanjoll (TVE) nuk ka ndërprerë transmetimin gjatë intonimit të himnit të Kosovës, por në grafikat e paraqitur, emri i Kosovës është shkruar me shkronja të vogla, duke mos treguar respekt për shtetin e Kosovës.

Ndaj këtij skandali kanë reaguar edhe media të ndryshme botërore siç është GOAL në version gjermanisht, FootballJOE

“Meqenëse qeveria spanjolle nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, televizioni publik i vendit “KOS” shfaqet vetëm me shkronja të vogla në TV Spanjisht. E pakuptimit” – shkroi Goal.

Parashikimi i motit për ditët e ardhshme, fundjavë me shi e borë

Periskopi.com Lajme

Ditët e para të prillit në vendin tonë nisin me mot të ndryshueshëm. Nga e premtja do të ketë shi e bubullima, kurse në fundjavë më ftohtë me shi e borë.

Pas një moti të qëndrueshëm dhe me temperatura më pranverore që patëm këtyre ditëve, në ditët e para të prillit parashihet mot më i ndryshueshëm.

Sipas Prishtina Weather, mot i ngrohtë do të mbajë edhe ditën e enjte, mirëpo nga dita e premte priten rrebeshe shiu të shoqëruara edhe me bubullima, e nga dita e diel edhe temperaturat pësojnë rënie, e të reshurat e shiut mund të shndërrohen edhe në borë orëve të mëngjesit. Derisa në vise kodrinore-malore priten vetëm reshje bore.  Nga dita e hënë priten kthjellime, por se temperaturat mbeten të ulëta nga vlerat mesatare.

Cilësia e ajrit do të mbetet pranë vlerave mesatare dhe të pranueshme në ditët e ardhshme, vetëm orëve të mbrëmjes, gjatë periudhave të qetësisë që kalon në vlera të dobëta.  E nga dita e shtunë, moti dinamik sjell më shumë qarkullim ajror e indeksi i cilësisë së ajrit mbetet më gjatë në vlera të pranueshme.

1.04 – Më ngrohtë, kryesisht me diell, pasdite me vransira të shpërndara.

2.04 – Mbetet ngrohtë, kryesisht me vransira.  Pasdite priten rrebeshe të shpërndara shiu, me mundësi edhe për bubullima.

3.04 – Kryesisht me vransira, me rrebeshe shiu dhe bubullima orëve të pasdites.  Në mbrëmje reshjet e shiut pritet të jenë më të qëndrueshme.  Në vise kodrinoro-malore do të ketë edhe reshje bore.

4.04 – Më ftohtë, kryesisht vranët me reshje të dobëta shiu, e që në mëngjes do të  shndërrohen edhe në borë.  Në vise kodrinoro-malore vetëm reshje bore.  Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.

5.04 – Në mëngjes ngrica dhe kryesisht me vransira.  Ditën vransirat shpërndahen, e në mbrëmje priten kthjellime.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 4C deri në 6C, e ditën e diel pësojnë rënie edhe deri në 0C, e të hënën në -1C.  Maksimalet shënojnë rritje deri në 18C ditën e premte, e të dielen zbresin edhe në 5C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 5-13m/s, e të shtunën me hove edhe deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike në tendencë të rënies edhe nën vlera normale ditëve të fundjavës.