Franca ashpërson masat kundër koronavirusit

Periskopi.com Lajme

Shkollat në Francë do të mbyllen për së paku tri javë, në kuadër të masave të reja për luftimin e koronavirusit, tha të mërkurën presidenti francez, Emmanuel Macron.

Ai tha se shkollat do të kalojnë në mësim nga distanca, nisur nga java e ardhshme.

Masat e izolimit, të vendosura në disa zona të Francës javë më parë, do të shtrihen edhe në rrethe të tjera.

Të gjitha dyqanet jothelbësore do të mbyllen nga e shtuna, ndërsa njerëzve do t’iu ndalohet të lëvizin më shumë se 10 kilometra nga shtëpia e tyre, pa pasur një arsye të mirë.

Franca, aktualisht, ka mbi 5,000 të infektuar me koronavirus në kujdes intensiv.

Ky vend, deri më tash, ka regjistruar mbi 4.6 milionë raste me koronavirus dhe mbi 95,000 viktima.

Në një adresim televiziv të mërkurën mbrëma, Macron tha se situata në Francë është “delikate” dhe se prilli do të jetë vendimtar.

Ai tha se bëhet fjalë për një garë midis vaksinimit në njërën anë dhe përpjekjes për të kontrolluar përhapjen e virusit në anën tjetër.

Spanja shënon golën e tretë kundër Kosovës

Periskopi.com Sporti

Spanja ka shënuar përsëri kundër Kosovës, duke realizuar golin e tretë në këtë ndeshje.

Goli është realizuar nga Gerard Moreno në minutën e 75-të, pas një asisti nga Koke, shkruan Periskopi.

Kjo ka vështirësuar mundësinë e Kosovës për barazim apo fitore në ndeshjen kundër Spanjës. /Periskopi

Eurogol nga Besar Halimi, dridh Spanjën midis Sevillas

Periskopi.com Sporti

Kosova ka shënuar për ta ngushtuar epërsinë në 2-1 ndaj spanjollëve në takimin që po zhvillohet në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla.

Besar Halimi ka shënuar një gol fantastik në minutën e 70’ nga gjysma e fushës ndaj Spanjës pas gabimit të portierit Simon.

Kjo është ndeshja e dytë e “Dardanëve” në këtë kampanjë për kualifikimet për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”, pas humbjes prej 3:0 në “Fadil Vokrri” nga Suedia.

 

 

Tiranë: Katër djem të vegjël qëllojnë njëri-tjetrin me thika

Periskopi.com Lajme

Katër djem në moshë të mitur, 13-vjeçare, janë goditur mes tyre me mjete të mprehta dhe sende të forta, duke çuar në plagosjen e dy prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, në Kinostudio, si pasojë e një konflikti të çastit, raporton noa.al duke cituar burime nga policia e Tiranës.

Noa.al mëson se katër djem të mitur 13-vjeçare, janë lënduar, pasi janë goditur me mjete rrethanore e të mprehta.

Mësohet se 2 nga djemtë, të moshës 13-vjeçare, u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shqipëria i shënon San Marinos

Periskopi.com Sporti

Shqipëria është duke e mposhtur 1-0 San Marinon.

Në minutën e 63’ i ka kaluar Kuqezinjtë në epërsi sulmuesi, Rey Manaj.

 

​Këto 9 ushqime forcojnë imunitetin

Periskopi.com Shëndeti

Ushqimet e pasura me vitamina mund të ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Parandalimi është ilaçi më i mirë.

Lexoni më poshtë se cilat ushqime përmbajnë substancat e nevojshme për të forcuar imunitetin, andaj sigurohuni që ta përfshini në dietën tuaj.

Brokoli

Brokoli është i pasur me përbërës që rrisin sistemin imunitar: vitamina A dhe C. Është lehtësisht i disponueshëm dhe është një shtesë e dobishme për pjatat. Në kombinim me djathin, ne e pasurojmë vaktin tonë me vitamina B dhe vitaminë D.

Lakra

Lakra është e pasur me vitaminë C dhe glutaminë, të cilat forcojnë sistemin imunitar. Duke shtuar lakër (të bardhë, të kuqe) në supë dhe merak, ju rrisni marrjen e antioksiduesve në trupin tuaj dhe vlerën ushqyese të vaktit tuaj.

Bajamet

Një grusht bajame ndihmon në rivendosjen e sistemit tuaj imunitar nga efektet e stresit. Sasia e rekomanduar ditore e 1/4 filxhan bajame është e mjaftueshme për të mbuluar pothuajse 50% të nevojës ditore të trupit për vitaminë E, e cila ngre sistemin imunitar. Gjithashtu, bajamet përmbajnë vitamina B – riboflavinë dhe niacinë, të cilat ju ndihmojnë të rikuperoheni nga stresi. Rekomandohet kundër stresit.

Agrume

Agrumet janë të pasura me vitaminë C dhe flavonoide – përbërje natyrore, kimike që mbrojnë sistemin imunitar. Nëse nuk jeni adhurues të agrumeve, provoni portokall ose mandarina. Përmban shumë vitaminë C.

Embrion i grurit

Embrioni i grurit është pjesë e kokrrës së grurit. Ata kanë rolin e të ushqyerit të një bime të re gruri që sapo ka mbirë. Kjo është arsyeja pse embrioni i grurit është shumë ushqyes. Ato janë të pasura me zink, antioksidues dhe vitamina B si dhe vitamina dhe minerale të tjera thelbësore.

Embrioni i grurit ofron një kombinim të ekuilibruar mirë të fibrave bimore, proteinave dhe disa yndyrave të mira. Është e dëshirueshme të zëvendësohet një pjesë e miellit, e cila përdoret për të bërë bukë dhe pasta, me embrionin e grurit. Është shumë ushqyes.

Kos

Një filxhan kos në ditë zvogëlon mundësinë e ftohjes. Kur blini kos, shikoni listën e kulturave aktive në etiketë. Gjithashtu, shikoni nëse kosi gjithashtu përmban vitaminë D. Hulumtimet e fundit kanë treguar se ekziston një lidhje midis niveleve të ulëta të vitaminës D në trup dhe një rreziku në rritje të ftohjes dhe gripit. Kosi është i dobishëm kundër ftohjeve.

Hudhra

Është e pasur me antioksidues që ndihmojnë në mbrojtjen e sistemit imunitar sidomos nga efektet e dëmshme të bakterit H. pylori, i cili lidhet me ulcerat dhe tumoret e stomakut.

Këshillë gatimi: Qëroni hudhrën, copëtojeni dhe lëreni të qëndrojë për 15 deri në 20 minuta para gatimit për të aktivizuar enzimat që forcojnë sistemin imunitar. Hudhra – e mirë kundër ulcerës dhe tumoreve të stomakut.

Spinaqi

Spinaqi është shumë ushqyes. Përmban folate, e cila ndihmon trupin të krijojë qeliza të reja dhe të riparojë ADN-në. Gjithashtu, spinaqi përmban fibra, antioksidues dhe vitaminë C. Hani spinaq si të gjallë ose të gatuar lehtë për të përfituar sa më shumë nga vetitë e tij shëruese. Spinaqi – krijon qelizat dhe riparon ADN-në.

Patatet e ëmbla

Ashtu si karotat, patatet e ëmbla përmbajnë antioksidues beta-karoten, i cili shkatërron radikalet e lira. Gjithashtu, patatet e ëmbla përmbajnë vitaminë A, e cila ngadalëson plakjen dhe zvogëlon rrezikun e disa tumoreve. Patatja e ëmbël – shkatërron radikalet e lira.

Skandali i televizionit publik spanjoll, emrin e Kosovës e shkruan me shkronja të vogla

Periskopi.com Sporti

Tashmë ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Spanjë-Kosovë, por një detaj skandaloz ka tërhequr syrin e shikuesve të televizionit publik spanjoll.

RTVE ka bërë një skandal të madh gjatë transmetimit të ndeshjes, duke shënuar emrin e Kosovës me shkronja të vogla (ESP-kos), shkruan Periskopi.

Para ndeshjes, Spanja kishte kërkuar që ndeshja të zhvillohet pa himnin shtetëror të Kosovës dhe pa simbole, por një gjë e tillë nuk ishte pranuar nga FFK-ja dhe FIFA. /Periskopi


​Brazil: Zbulohet një tjetër lloj i rrezikshëm i COVID-19

Periskopi.com Lajme

Brazili ka zbuluar një lloj të ri të koronavirusit në shtetin Sao Paulo, i cili është i ngjashëm me atë që gjendet në Afrikën e Jugut (B.1.351), raporton Reuters.

Ky lajm u njoftua sot nga Dimas Kovas, presidenti i institutit shtetëror bimor, sipas agjencisë.

Një lloj i rrezikshëm i virusit, P.1, tashmë po qarkullon në Brazil, i cili, sipas pohimeve të mëparshme nga shkencëtarët, mund të shkaktojë ri-infektim te njerëzit që janë prekur me koronavirus midis 25 deri 61 për qind.

Ndryshon moti, në fundjavë pritet shi e borë

Periskopi.com Lajme
Ditët e para të muajit prill nisin me mot të ndryshueshëm.

Nga e premta me shi e bubullima, në fundjavë më ftohtë me shi e borë.

Njoftimi i plotë:

 

31.03.2021 – Pas një moti të qëndrueshëm dhe me temperatura më pranverore që patëm këtyre ditëve, në ditët e para të prillit parashihet mot më i ndryshueshëm. Mbetet ngrohtë edhe ditën e enjte, mirëpo nga dita e premte priten rrebeshe shiu të shoqërura edhe me bubullima, e nga dita e diel edhe temperaturat pësojnë rënie, e të reshurat e shiut mund të shndërrohen edhe në borë orëve të mëngjesit. Derisa në vise kodrinoro-malore priten vetëm reshje bore. Nga dita e hënë priten kthjellime, por se temperaturat mbeten të ulëta nga vlerat mesatare.

Cilësia e ajrit do të mbetet pranë vlerave mesatare dhe të pranueshme në ditët e ardhshme, vetëm orëve të mbrëmjes, gjatë periudhave të qetësisë që kalon në vlera të dobëta. E nga dita e shtunë, moti dinamik sjell më shumë qarkullim ajror e indeksi i cilësisë së ajrit mbetet më gjatë në vlera të pranueshme.

1.04 – Më ngrohtë, kryesisht me diell, pasdite me vransira të shpërndara.
2.04 – Mbetet ngrohtë, kryesisht me vransira. Pasdite priten rrebeshe të shpërndara shiu, me mundësi edhe për bubullima.
3.04 – Kryesisht me vransira, me rrebeshe shiu dhe bubullima orëve të pasdites. Në mbrëmje reshjet e shiut pritet të jenë më të qëndrueshme. Në vise kodrinoro-malore do të ketë edhe reshje bore.
4.04 – Më ftohtë, kryesisht vranët me reshje të dobëta shiu, e që në mëngjes do të shndërrohen edhe në borë. Në vise kodrinoro-malore vetëm reshje bore. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.
5.04 – Në mëngjes ngrica dhe kryesisht me vransira. Ditën vransirat shpërndahen, e në mbrëmje priten kthjellime.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 4C deri në 6C, e ditën e diel pësojnë rënie edhe deri në 0C, e të hënën në -1C. Maksimalet shënojnë rritje deri në 18C ditën e premte, e të dielen zbresin edhe në 5C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 5-13m/s, e të shtunën me hove edhe deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike në tendencë të rënies edhe nën vlera normale ditëve të fundjavës.

 

 

Spanja nuk po e merr seriozisht Kosovën: Shikoni çka ndodhi pas pjesës së parë

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Spanjë – Kosovë me rezultat 2-0 për nikoqirët.

Gazetari i Periskopit ka dërguar pamje nga stadiumi ku po stërviten vetëm lojtarët e Kosovës ndërsa si duket ata të Spanjës nuk kanë interesim për tu stërvitur.

Ndoshta kjo mund të duket një mos interesim i spanjollëve për shkak të rezultatit që e kanë prej dy golave në epërsi ndaj Dardanëve.

Pamje nga atje:

 

Molliqaj: Zgjedhja e Vjosa Osmanit presidente, rrezik për vendin

Periskopi.com Lajme

Dardan Molliqaj nga PSD e sheh si rrezik për vendin zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente, transmeton Periskopi.

Atë, Molliqaj e sheh si instrument të Kurtit.

‘’Zgjedhja e Osmanit paraqet rrezik. Në moment që Kurti do ta ketë pushtetin në dorë, në Kosovë do të bëhet më keq. Dhe kjo garancë është Vjosa Osmani. Ajo ka sulmu KQZ’në. Ka bërë më shumë se vet Kurti, ka qenë instrument i tij më shumë’’, tha ai në Kanal 10.PERISKOPI/

 

Mbyllet pjesa e parë: Spanja në epërsi me dy gola ndaj Kosovës

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Spanjë – Kosovë me rezultat 2-0 për nikoqirët.

Rezistimi i Dardanëve zgjati vetëm 34 minuta.

Fillimisht shënoi një gol të bukur Dani Olmo në minutën e 34’ për rezultatin 1-0.

Më pas e dërgoi topin në rrjetë edhe sulmuesi i Manchester City, Ferran Torres, për 2-0 në minutën e 36’.

Kjo është ndeshja e dytë e “Dardanëve” në këtë kampanjë për kualifikimet për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”, pas humbjes prej 3:0 në “Fadil Vokrri” nga Suedia./Periskopi/

Spanja shënon dy gola brenda dy minutave ndaj Kosovës

Ky ishte reagimi i gazetarëve spanjoll pas golit të parë ndaj Kosovës

Periskopi.com Sporti

Pasi që Spanja ka shënuar golin e parë ndaj Kosovës, nuk kanë munguar as reagimet e gazetarëve spanjoll.

Në videon e dërguar nga gazetari i Periskopit, i cili po ndjek nga afër ndeshjen Spanjë-Kosovë, shihen gazetarët spanjoll duke festuar pas golit të parë ndaj Kosovës.

Tashmë ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes, ndërsa Spanja është në epërsi ndaj Kosovës me rezultat 2-0. /Periskopi

Spanja shënon dy gola brenda dy minutave ndaj Kosovës

Periskopi.com Sporti

Spanja ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Kosovës në ‘La Cartuja’ të Sevillës.

Golin e parë e ka shënuar Dani Olmo në minutën e 34′ më një asist nga Jordi Alba, e menjëherë për 2-0 ka shënuar Ferran Torres, në minutën e 36′.

Kjo është ndeshja e dytë e “Dardanëve” në këtë kampanjë për kualifikimet për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”, pas humbjes prej 3:0 në “Fadil Vokrri” nga Suedia.

Ja golat:

TIKA turke: Nuk kemi qëllim tjetërsimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka hedhur poshtë akuzat e fshehjes së ndonjë qëllimi prapa ndihmës financiare për restaurimin e Hamamit të Madh të Prishtinës.

Për këtë projekt, për të cilin u ngritën shqetësime nga profesorë universitarë dhe profesionistë të trashëgimisë kulturore, TIKA thotë se nuk ka për qëllim që të zbatojë asnjë projekt që është në kundërshtim më të kaluarën e shtetit të Kosovës.

“Deri më tani, në asnjë mënyrë në asnjë shtet nuk kemi zbatuar, nuk jemi duke zbatuar dhe nuk do të zbatojmë projekte në kundërshtim me kulturën dhe traditat e atij shteti”, thuhet në përgjigjen e TIKA-s dërguar Radios Evropa e Lirë.

Çështja e Hamamit të Madh u bë temë diskutimi javën e kaluar, kur në fotografitë e prezantimit të projektit nga ana e Komunës së Prishtinës dhe TIKA-s vërehej se këtij objekti i ishte ndryshuar emri.

TIKA nuk është përgjigjur në pyetjen e REL-it nëse ka propozuar që Hamami i Madh pas restaurimit të quhet “Fatih Hamami Muzesi”.

Përkundër kundërshtimeve, TIKA thotë se do të vazhdojë me zbatimin e projektit.

“Sa i përket projektit në fjalë, është një proces që është duke vazhduar për zbatimin e saj dhe ne sikur deri më tani, do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë popullit të Kosovës si dhe me projektet tona do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën në çdo aspekt”, thuhet në përgjigjen e TIKA-s.

Rishikimi i projektit
Shqetësimet e ngritura për projektin për restaurimin e Hamamit të Madh të Prishtinës kanë shtyrë Inspektoratin për Trashëgimi Kulturore që të ndërmarrë hapa drejt rishikimit të projektit.

Drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, Imer Hakaj, tha të martën për Radion Evropa e Lirë se pas shqetësimeve të ngritura, ky institucion është duke analizuar të tërë lëndën e këtij projekti.

“Jemi duke e analizuar lëndën. Ende nuk e kemi shikuar tërë projektin”, tha Hakaj.

Ai nuk dha më shumë detaje, me arsyetimin se pas rishikimit dota kenë më të qartë situatën.

Çështja e restaurimit të Hamamit të Madh u bën temë kritikash më 24 mars kur Komuna e Prishtinës bëri të ditur se ka nënshkruar një memorandum me TIKA-n për restaurimin e këtij objekti.

Ndërtesa e Hamamit të Prishtinës.

Në fotografitë që prezantoi Komuna e Prishtinës dhe TIKA, Hamamit të Madh i ishte ndërruar emri.

“Fatih Hamami Muzesi”, ishte propozuar që të jetë emërtimi i ri, por profesorë universitarë dhe drejtues institucionesh të trashëgimisë kulturore, thanë se ndërrimi i emrit e shndërron Hamamin e Madh në muze të një prej sulltanëve më famëkeq të Perandorisë Osmane, Sulltan Mehmetit të Dytë.

Projekti përfshin një shumë prej më shumë se një milion eurosh dhe rreth 51 për qind të shumës totale parashihet ta financojë TIKA.

Mehmetaj: Turqia po mundohet ta tjetërsojë trashëgiminë shqiptare
TIKA po akuzohet se ka për qëllim tjetërsimin e trashëgimisë kulturore përmes donacioneve dhe investimeve të ndryshme në objekte të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Arkeologu Haxhi Mehmetaj, që para një dekade kishte kryer gërmime arkeologjike në hapësirat e Hamamit të Madh, kundërshton projektin e propozuar nga Komuna e Prishtinës dhe TIKA.

Mehmetaj thotë se ky objekt nuk bën të tjetërsohet dhe se fillimisht duhet të kryen gërmime të reja arkeologjike të cilat i kanë paraprirë Hamamit të Madh.

Ai është kundër faktit që restaurimin ta udhëheqë TIKA.

“TIKA edhe më parë, kudo që ka punuar është përpjekur dhe ka ndryshuar autenticitetin e trashëgimisë sonë kulturore”, Mehmetaj.

Hamami i Madh i Prishtinës është ndërtuar në shekullin e XV.

Mehmetaj përmend një objekt tjetër kulti në të cilin ka qenë e përfshirë Agjencinë Zhvillimore Turke, përkatësisht Tyrbja e Sulltan Muratit, që gjenden në rrethinën e Prishtinës.

Përmes punimeve që janë kryer në këtë objekt, sipas Mehmetaj, TIKA është përpjekur që ta nxjerr ëatë si monument të Sulltan Muratit, gjë që sipas tij nuk është e vërtetë.

“TIKA kudo që ka shkuar, kudo që ka vepruar ka bërë kulturocid, do të thotë ka ndryshuar, ka rrënuar monumente, ka rrënuar shtresa të trashëgimisë kulturore vendore ndërsa është përpjekur që të ringjallë Perandorinë Otomane”, tha Mehmetaj.

Tendenca për përvetësim
Me shumë dyshime projektin për restaurimin e Hamamit të Madh po e shohin edhe në Institutin Arkeologjik të Kosovës.

Drejtori i këtij institucioni, Enver Rexha, thotë se disa organizata të huaja, duke përfshirë TIKA-n turke, vazhdimisht kanë shfaqur tendenca për të lënë gjurmë në intervenimet që bëhen në trashëgiminë kulturore të Kosovës.

“Krejt është në rregull donacioni, por jo donacioni të marrë një kuptim që ata janë njëfarëlloj hisedari sepse në qoftë se dikush dëshiron të japë një donacion, le ta japë atë donacion që të rregullohet trashëgimia e Kosovës, e jo të dilet aty me emra dhe përkushtime të ndryshme, të cilat kanë pasur tendenca dhe ka tendenca prej disa organizatave që të shfaqen por në njëfarë forme të hyjnë në atë identitetin e monumentit”, shprehet Rexha.

Rexha thotë se emri i Hamamit nuk duhet të ndryshohet pavarësisht se kush është donatori.

Shpjegimi i komunës
Pak kohë pas reagimeve, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, mohoi ndryshimin e emrit të Hamamit të Madh.

Ahmeti tha se TIKA nuk ka vendosur asnjë kusht sa i përket emërtimit dhe tha se pas restaurimit, Hamami i Madh do të shërbejë për ekspozita, konferenca dhe ngjarje të tjera që do të organizohen nga komuna që ai udhëheq.

Hamami i Madh apo siç edhe quhet Hamami i Sulltan Mehmet Fatihut, është një nga pak monumentet e epokës së Perandorisë Osmane në Prishtinë.

Në këtë objekt janë bërë gërmime arkeologjike në të kaluarën dhe është thënë se janë gjetur artefakte që i takojnë kohës të para sundimit osman.

Ky objekt është restauruar në të kaluarën, mirëpo punimet ishin ndërprerë për shkak të, siç ishte thënë, humbjes së pamjes origjinale.

Që nga viti 2012, me vendim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hamami i Madh i Prishtinës është pjesë e trashëgimisë kulturore.

Vdes një hoxhë kosovar

Periskopi.com Lajme

Sot në orët e pasditës ka ndërruar jetë hoxha kosovar nga Bellanica, Mulla Idriz ef. Sertolli.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me 01.04.2021 e enjte në ora 17:00 në vendlindjen e tij në Bellanicë.

Namazi i xhenazes falet te  xhamia e Bellanicës. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës përmes një postimi në Facebook.

“Allahu e mëshiroftë dhe me xhennetin Firdeus e gradoftë.  Idriz Sertolli u lind me 19.12.1954 në fsh. Bellanicë.  Shkollën f.e kreu në Bajë të Malishevës ndërsa te mesmen për dy vite e kreu në Medresenë  ” Alaudin” në Prishtinë dhe dy vite të tjera i kreu në Medresenë e Mesme Fetare ( Medresetu Thanevijetu Dinije) në Bagdat të Irakut. Studimet universitare i vijoj në Universitetin e Bagdatit, Fakulteti Kulijetul- Adab, dega e gjuhës arabe.

Pas përfundimit te studimeve 1982-1991 punoi imam në Xhamin e Bllacës, 1991-2000 imam në xhamin e Piranës, 2000-2020imam ne xhamin”Mesxhid” në Prizren, 2020-2021 imam në xhamin e Ratkocit Rahovec. Vdiq me 31.03.2021 në Prizren”, thuhet në njoftimin e tyre.

Intonohet himni në televizionin publik spanjoll, por një tjetër lëshim nga ta

Periskopi.com Sporti

Televizioni publik spanjoll, TVE, ka mbajtur në transmetim ndeshjen Spanjë – Kosovë, edhe pse një gjë e tillë raportohej të mos ndodhë.

TVE nuk ka ndalur transmetimin e ndeshjes kur po intonohej himni i Kosovës.

Megjithatë, ata po e shfaqin emrin e Kombëtares së Kosovës, me shkronja të vogëla “kos”, në  paraqitjen e formacionit zyrtar dhe në pjesën e rezultatit.

Megjithatë, Spanja respekton simbolet dhe himnin e Kosovës

Periskopi.com Sporti

Edhe pse kishte pasur shumë polemika për intonimin e himnit të Kosovës kundër Spanjës, megjithatë kjo ka ndodhur në fillim të ndeshjes Spanjë-Kosovë.

FFK-ja kishte deklaruar më herët se himni i Kosovës do të intonohet në Spanjë, edhe pse kjo e fundit nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Më poshtë gjeni videon e dërguar nga gazetari i Periskopit, i cili po ndjek nga afër ndeshjen Spanjë-Kosovë.

Hoxhaj: Për Spanjën dhe këdo që ka mbyllur sytë, ne jemi realitet

Periskopi.com Lajme

U.d i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shkruar në Facebook pak çaste para fillimit të ndeshjes Spanjë-Kosovë.

“Për Spanjën dhe këdo tjetër që ka mbyllur sytë. Ne jemi realitet! Forca Dardanët tanë”, ka shkruar Hoxhaj, transmeton Periskopi.

Statusi i plotë:

Ky është kosovari që u arrestua sot për krime lufte në Izbicë – Jetonte në Serbi

Periskopi.com Lajme

Gjatë ditës së sotme një person është arrestuar nga ana e organeve të hetuesisë kosovare për krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë saktësisht në fshatin Izbicë përgjatë viteve 1998/1999. IndeksOnline ju sjellë detaje ekskluzive për personin e arrestuar sot.

Sipas burimeve të InksOnline bëhet fjalë për personin Muhamet Alidemaj 46 vjecar nga fshati Kerrninë e komunës së Istogut por i cili qe nje kohe kishte jetuar ne Serbi.

 

Por ky person në vitin 1998, atë kohë kur në Kosovë po zhvillohej luftë e ashpër,  e ikishte ndërruar emrin duke e emëruar vetën në Dragan.

I njejti gjatë kohës së luftës dyshohet se ka qenë i afërt me paramilitarët serb në kryerjen e masakrës së Izbicës.

E ky person emir i vërtetë I të cilit ëhstë Muhamet Alidemaj, u arrestua sot nga ana e Policisë së Kosovës me dyshimin se kishte kryer krime lufte kundër popullësisë civile gjatë viteve 1998-1999,

Personi i arrestuar per krime lufte ne Izbice

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“KRIME LUFTE KUNDËR POPULLËSISË CIVILE

Fsh. Izbicë, Skenderaj (1998-1999) NN.   Me 30.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ai gjatë kohës së lartëcekur kishte kryer veprën penale të lartëcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./