MPJ’ja e Spanjës: S’ka plan për hapjen e Zyrës Ndërlidhëse në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Gjatë ditës së sotme është raportuar se Spanja pritet të hapë zyrë ndërlidhëse në Kosovë, duke ditur qëndrimin që ky vend ka ndaj shtetit të Kosovës. E se do hapet kjo zyre e kanë mohuar Ministria e Jashtme e Spanjës duke thënë se kjo nuk ka ndodhur, dhe se dihet qëndrimi i tyre tanimë.

Në një përgjigje për Gazetën Metro, Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës, tha se nuk ka plan të hapë zyrë ndërlidhëse në Prishtinë.

Tutje në përgjigjen e tyre thuhet se tanimë dihet pozicioni i Spanjës që ka rreth Kosovës, dhe se kjo nuk do ndryshojë nëse nuk zgjidhet çështja përmes dialogut Kosovë-Serbi.

“Nuk ka asnjë plan për të hapur një zyrë ndërlidhëse në Prishtinë’’, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e MPJ’së së Spanjës.

Gjatë ditës nga ‘Demokracia’ u raportua se Spanja ka hapur zyrë ndërlidhëse në Prishtinë.

‘’Zyra ndërlidhëse e Spanjës, njëjtë sikur zyra ruse dhe ajo kineze do të hapet në UNMIK, por duke i informuar edhe institucionet e Kosovës për ekzistimin e saj. Mësohet se Borell po e garanton hapjen e zyrës spanjolle në këmbim të konstruktivitetit të kryeministrit Kurti dhe si shenjë që pesë vendet anëtare mosnjohëse të BE-së mund ta njohin Kosovën nëse ndodhë nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’’, thuhej në artikullin e mediumit.

Po diskutohej rreth takimit ndërmjet Putinit dhe Lukashenkos, një vajzë e zhveshur u shfaq në ekran

Periskopi.com Lajme

Televizionit ukrainas iu desh të ndalonte transmetimin e intervistës me një ekspert rus rreth “takimit të dy diktatorëve”, Vladimir Putin dhe Alexander Lukashenko.

Arsyeja e ndërprerjes ishte paraqitja e një vajze të zhveshur në ekran, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Siç thuhet më tej, bëhet fjalë për ekspertin Dmitry Elovsky që ishte gati të fillonte t’i përgjigjej pyetjeve të nikoqirit, por pati një pauzë të vështirë sepse ai nuk e dëgjoi pyetjen.

“A po ndodh diçka atje? Unë nuk mund të dëgjoj asgjë”, pyeti ai personin prapa ekranit të kompjuterit.

Vajza më pas e ktheu ekranin drejt saj, e zhveshur nga beli lart.

Elovsky shpejt e ktheu ekranin përsëri kah vetja, transmetimi i intervistës u ndërpre menjëherë për shkak të “vështirësive teknike”, dhe drejtuesit vazhduan me emisionin.

 

Optimist Gashi: Edhe unë nëse kandidoj për kryetar të Prishtinës me VV’në, i fitoj zgjedhjet me duar në xhepa

Periskopi.com Lajme

Avokati Tomë Gashi në emisionin Pressing të T7, ka thënë se po të kandidonte për kryetar të Komunës së Prishtinës me Lëvizjen Vetëvendosje, do t’i fitonte zgjedhjet siç thoshte dikur Isa Mustafa “me duar në xhepa”.

Gashi tha se s’do që të kandidojë për kryetar të komunës, por sipas tij, po të kandidonte do t’i fitonte zgjedhjet.

“… se s’po du me kandidu për Prishtinë, por po ta garantoj se edhe me kandidu, unë fitoj. Definitivisht po”, është shprehur Gashi.

“Unë vetë, i mirë i keq, me kandidu për kryetar komune në Prishtinë, nëse e kam dhe besoj që po, përkrahjen e Vetëvendosjes, i fitoj zgjedhjet bash siç thoshte Isa Mustafa ‘me duar në xhepa’”, ka thënë Gashi.

Tutje, Gashi u shpreh i bindur se kushdo që kandidon për kryetar komune nga Vetëvendosje, i fiton zgjedhjen.

“Kushdo që kandidon prej VV’së në Prishtinë, i fiton zgjedhjet”, shtoi Gashi.

Kurti për ndikimin e pandemisë në Kosovë: Njeriu i varfër kollaj sëmuret, e ai i sëmuri lehtë varfërohet

Periskopi.com Lajme

Ka nisur sot edicioni i katërt i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm 2021, që këtë vit temë do të jetë Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe pesë komponentët kryesorë të kësaj agjende.

Në hapje të këtij edicioni, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është pjesëmarrëse në këtë aktivitet për të konfirmuar se do ta kenë mbështetjen e saj për të avancuar agjendën e gjelbër.

“E para për t’iu konfirmuar se do të keni përherë mbështetjen time për të avancuar agjendën e gjelbër në Kosovë. Të flasësh për agjendën e gjelbër është e ardhmja dhe në këtë aspekt duhet të drejtohet stili jonë i jetesës. Ne besojmë në të ardhmen e gjelbër dhe do të punojmë në jetësimin e saj. Ky është veprimi më i mençur. E ardhmja është e gjelbër”, tha ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ndikimi i pandemisë në ekonominë e Kosovës e ka thelluar varfërinë dhe pabarazinë.

“Ndikimi i pandemisë në ekonominë tonë e ka thelluar varfërinë dhe pabarazinë. Ne po punojmë. Mbështetja e të rinjve dhe grave, ndërlidhja e tregut me aftësimin profesional, banimi social janë disa nga politikat të cilat do të adresojnë nivelin e lartë të papunësisë e te varfërisë. Të gjithë e dimë se si njeriu i varfër kollaj sëmuret, e ai i sëmuri lehtë varfërohet. Ndër prioritetet janë sigurimet shëndetësore për të gjithë. Resurset natyrore, lumenjtë do t’i trajtojmë me kujdes”, tha Kurti.

Kurti tha se menaxhimi i mbeturinave mbetet një ndër sektorët më të pazhvilluar në Kosovë.

“Kur flasim për zhvillim të qëndrueshëm nuk mund te mos flasim për arsim. Pa arsimin cilësor nuk mund të flasim për zhvillim të qëndrueshëm”, tha ai.

Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, nuk kanë pranuar të flasin për media rreth takimit që sot kanë pasur me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe emisarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Të dy morën pjesë në hapjen e edicionit të katërt të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm 2021.

“Këtu jemi për Kosovën e gjelbër, për të tjera në vende të tjera e herë të tjera”, tha Kurti. Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se për këtë takim tashmë kanë lëshuar komunikatë për media.

Aguero dëshiron të fitojë shumë në Barcelonë, së bashku me Messin

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi argjentinas Sergio Aguero është përforcimi i parë i Barcelonës për sezonin 2021/22. Ai te ekipi nga La Liga u transferua si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me skuadrën e Manchester Cityt. Me Barcelonën, Aguero ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2023 dhe ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 100 milionë eurosh.

Aguero të hënën në orën 18:15 ka firmosur kontratën zyrtarisht me Barcelonën, ndërsa prej orës 19:05 ka mbajtur konferencën e parë për shtyp përkrah kryetarit Joan Laporta dhe drejtorit Rafael Yuste. Para konferencës, Aguero i ka kaluar rreth gjysmë ore duke e vizituar stadiumin “Camp Nou”.

“Mirësevjen Sergio te Barcelona. Është krenari që të kemi si lojtar te Barcelona. Ti gjithmonë ke qenë në klubin tonë lojtar i adhuruar dhe të mirëpresim me duar të hapura. Jemi të lumtur që një lojtar me aftësitë e tua ka shprehur dëshirë që të jetë pjesë e Barcelonës dhe këtë e vlerësojmë të gjithë. Je përforcimi i parë, i cili tashmë paralajmëron një rikthim të fuqishëm të ekipit sezonin tjetër”, ishin fjalët e para të presidentit të Barçës, Laporta.

Ndërkohë, Aguero ka thënë se si fëmijë ka ëndërruar të luajë për Barcelonën dhe është i lumtur që ëndrra e tij është realizuar. Ai ka premtuar se do të jap më të mirën nga vetja dhe ka pranuar se shpreson që Lionel Messi të mbetet pjesë e klubit. Messi ka kontratë me Barcelonën deri në fund të muajit qershor dhe ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij.

“Unë si fëmijë kam dashur të jem pjesë e këtij ekipi. Madje, edhe Guardiola më tha se po shkoj në ekipin më të mirë në botë”, tha Aguero, i cili pranoi se ende nuk ka folur me trajnerin e Barcelonës, Ronald Koemanin.

“Padyshim, se është krenari për mua që do të luajmë së bashku me Messin, por në fund ai vendos nëse do të mbetet në klub. Nëse Messin vazhdon të jetë pjesë e Barcelonës, gjë që unë mendoj se do ta bëjë, ne do të përpiqemi të japim më të mirën, ashtu siç kemi bërë te Argjentina”, ka thënë ai.

Sulmuesi 32-vjeçar u largua nga City pas dhjetë vjetësh ku edhe arriti të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të klubit me 260 gola të shënuar karshi 12 trofeve të fituar. Para se t’i bashkohet Cityt në vitin 2011, Aguero për pesë vjet ka qenë pjesë e skuadrës së Atletico Madridit (2006-2011).

“Me përjashtim të këtij edicioni, edicionet tjerë te City ishin shumë të mira. Këtë vit, për shkak të një problemi në gju nuk kam arritur të kem shumë paraqitje. Mirëpo, unë u shërova dhe tani jam mirë. Kështu që, te Barcelona kam ardhur të dëshmoj se mund ta bëjë atë që e bëra te City”, është shprehur Aguero. “Kështu që, kur më erdhi mundësia t’i bashkohem Barcelonës nuk hezitova aspak, pasi asnjë futbollist nuk do të hezitonte t’i bashkohej klubit më të mirë në botë”.

Aguero gjithashtu ka zbuluar se ka marrë një mesazh urimi nga Messi, i cili e ka përgëzuar që ka zgjedhur Barcelonën për të vazhduar karrierën. “Unë flasë çdo ditë me Leon dhe ai me ka uruar për transferimin tim. Shpresoj të kem një fazë përgatitore të mirë dhe pastaj vendimin nëse do të luajë apo jo, do ta marrë trajneri. Të luajë rregullisht do të jetë mirë, por kjo nuk varet nga unë”, shtoi Aguero. “Nuk kam pasur nevojë të kem motiv t’i bashkohem Barcelonës, ekip në të cilin luan lojtari më i mirë në botë. Ka mjaftuar kjo. E di që Barcelona në çdo sezon lufton për trofe dhe shpresoj që të kem sa më shumë suksese, pasi për këtë edhe kam ardhur. Mbi të gjitha, shpresoj që në fund të sezonit të ardhshëm, klubi të jetë i kënaqur me mua”.

Pas konferencës, Aguero menjëherë është nisur për në vendlindje për t’iu bashkuar Përfaqësueses së Argjentinës për ndeshjet eliminatore për Kampionatin Botëror “Katari 2022” dhe për turneun “Copa America” që mbahet në Brazil dhe nis më 13 qershor.

Syla: VV-ja mund ta kandidojë Liburn Aliun për kryetar të Prishtinës

Periskopi.com Lajme

Gazetari Valon Syla ka folur për zgjedhjet e ardhshme lokale në vend që pritet të mbahen në muajin tetor.

Syla në Pressing të T7 ka thënë se kandidati më i favorshëm i Lëvizjes Vetëvendosje është Liburn Aliu.

Syla shtoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka njerëz adekuat, duke theksuar se zgjedhjet i ka fituar me ish anëtarë të LDK-së, si Vjosa Osmani e Shpejtim Bulliqi.

“Më i favorshëm është Liburin Aliu dhe sot badihava nuk doli me fol për taksë për Shqipëri që me ia jep shancën me u popullarizu pak Liburni për opinionin publik. Vetëvendosja edhe pse i ka marrë shumicën e votave, nuk ka njerëz, kryesisht janë ish-LDK. Me Bulliqin e fitoi Podujevën, me Vjosa Osmanin i fitoi zgjedhjet, Vetëvendosja vetë nuk ka njerëz, ky është problemi kyq që do ta ketë komuna. Qendra është e rëndësishme dhe të ndihmon me i fitu zgjedhjet”, tha Syla.

Tutje ai shtoi se për zgjedhjet lokale është shumë e rëndësishme që partia të ketë njerëzit adekuat, pasi sipas tij, PDK ka qenë shumë e fort por kandidatët nëpër komuna nuk i kanë dhezë, si dhe LDK i ka humbë krejt bastionet.

22 vjeçarja nga Skënderaj zhduket, në telefonin e saj vijnë mesazh kërcënuese

Periskopi.com Lajme

Një person nga Skenderaj lajmëroi në polici të dielën se vajza e tij 22 vjeçare është zhdukur dhe nga telefoni i saj po pranojnë mesazhe kërcënuese.

Familja thotë për Klan Kosova se nuk dinë arsyet pse ka ndodhur kjo, ndërsa pohojnë se nuk kanë raporte të këqija e as konflikt me dikë.

Rastin e konfirmuan edhe policia që thanë se këtë çështje po e hetojnë si “zhdukje”.

Ndërsa, lokacioni prej ku po vijnë mesazhet nuk po mund të identifikohet meqenëse ato po dërgohen nga interneti dhe kjo po krijon vështirësi.

 

Koci: Politikanëve që e kanë nënshtetësinë e Shqipërisë nuk ua kisha besuar negocimin për liberalizim të vizave

Periskopi.com Lajme

Arianit Koci, avokat, ka thënë se ai nuk do t’ia besonte udhëheqjen e procesit të liberalizimit të vizave politikanëve kosovarë të cilët gëzojnë nënshtetësinë e Shqipërisë.

Koci, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka thënë se të njëjtit po ua sigurojnë pasaportat shqiptare edhe familjarëve të tyre.

“I kanë rahatu me pasaporta pa viza gratë, fëmijet, vëllëzërit, miqtë, vetën – madje në disa raste edhe dashnorët”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Koci thotë se hallin e ka tek të rinjtë, të cilët nuk po arrijnë të zhvillohen as akademikisht e as intelektualisht.

Postimi i plotë:

Asnjë politikani të Kosovës që e ka nënshtetësinë e Shqipërisë, nuk ia kisha besuar negocimin e liberalizimit e vizave.

I kanë rahatu me pasaporta pa viza gratë, fëmijet, vëllëzërit, miqtë, vetën – madje në disa raste edhe dashnorët.

Natyrisht, nuk e kanë as idenë më të vogël se në çfarë mundimesh, poshtërimësh dhe shpenzimesh kalon qytetari i zakonshëm, me rastin e aplikimit për viza.

Për më tepër, mundi shumë shpesh shkon huq.

Nē fakt, më së shumti po më dhimbset rinia.

Po pengohen në shkollim, zhvillim intelektual dhe shëtitje; nuk po zhvillohen në kushte të barabarta, me moshatarët e regjionit.

Thjesht, po diskriminohen.

Detaje nga gërmimet në Rashkë: 10 viktima të zhvarrosura deri më tani

Periskopi.com Lajme

Kushtrim Gara nga Komisioni qeveritar për të pagjeturit ka thënë se nga procesi i gërmimeve në varrezën masive në Kizhevak të Rashkës mendohet se janë nxjerrë të paktën mbetjet mortore të nëntë personave.

“Janë nxjerrë së paku mbetjet mortore të së paku nëntë personave dhe një rast ribashkimi, pra gjithsejtë dhjetë persona. Gara thotë se nga procesi i zhvarrimeve i filluar në muajin nëntor janë identifikuar mbetjet e dy personave”, tha gara në rtv Dukagjini.

Gara thotë se së pari do të bëhet analiza e AND-së e më pas edhe identifikimi i mëtejmë i këtyre personave.

Ai thotë më tej se varreza masive në Kizhevak të Rashkës ka lidhje me varrezën masive në Rudnicë të Rashkës.

“Siç dihet nga varreza masive në Rudnicë të Rashkës janë gjetur mbetjet e 54 viktimave përfshirë edhe 29 viktima nga Masakra e Rrezallës. Aktualisht janë edhe shtatë persona nga Masakra e Rrezallës, vendndodhja e të cilëve nuk dihet, si dhe tri viktima tjera nga Rrezalla por që janë të zhdukura në data të ndryshme”.

Gara thotë se me të identifikuar këto viktima do të njoftohen familjarët për të caktuar datën e rivarrimit.

Zyrtari nga Komisioni qeveritar për të pagjeturit ka thënë se do të priten analizat ADN-së për të vendosur se si do të vazhdohet me gërmime në Rudnicë.

Ai ka thënë se janë edhe disa lokacione të dyshuara në Serbi për varreza masive siç është Liqeni i Rudnicës apo disa lokacione në Novi Pazar.

Gara thotë se se edhe në Kosovë do të vazhdojnë gërmimet për varreza masive.

“Varrezat në Mitrovicë, Shtime, Gjakovë dhe lagjen Arbana të Prizrenit janë lokacione të gërmimeve për varreza të mundshme”, deklaroi ndër të tjera Kushtrim Gara.

Chelsea ka gati £200 milion për merkato, këta janë lojtarët që Tuchel dëshiron

Periskopi.com Sporti

Thomas Tuchel po fokusohet në merkato pasi fitoi Ligën e Kampionëve me Erling Haaland dhe Declan Rice të dy në radarin e tij.

Gjermani e mori detyrën vetëm në janar, por ka dërguar londinezët perëndimorë në majën e futbollit evropian dhe ka synimet e tij për rekrutët e rinj.

Tuchel ka në dispozicion 200 milion £ nga Roman Abramovich, transmeton Periskopi.

Rusi shpenzoi shumë edhe 12 muaj më parë, por është gati të shkojë përsëri në tregun e transferimeve.

Gjuajtën me automatik e pistoletë nga dy vetura në Batllavë, arrestohen 5 persona

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka arrestuar sot pesë persona në Batllavë të Podujevës, të cilët prej dy veturave të ndryshme, dyshohet se kanë shtënë në ajër dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërsa veturat e personave të dyshuar janë ndaluar në fshatin Lluzhan, ku nga ana e policisë janë gjetur dhe sekuestruar një armë automatike zjarri AK-47 me 9 fishekë, një pistoletë e tipit Ekol -T, me 5 fishekë si dhe një shkop.

Personat e arrestuar ngarkohen me veprat shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje. Ndaj tyre po kryhen procedurat e nevojshme policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit, njofton Policia e Kosovës.

Berisha: Arben Vitia po e shfrytëzon politikisht pandeminë, po sillet si superfuqi botërore

Periskopi.com Lajme

Opinionistja, Kimete Berisha, ka kritikuar masat e reja anti-Covid të Qeverisë Kurti të cilat janë në fuqi nga sot, duke thënë se Qeveria ‘po e rrezikon shëndetin publik duke ‘dhuruar’ liri të rreme’.

Berisha më anë të një shkrimi në profilin e saj në Facebook, shkruan se ministri i Shëndetësisë po e përdor pandeminë politikisht dhe se po sillet si superfuqi botërore në raport me të.

“Ministri i Shëndetësisë po sillet si superfuqi botërore, sikur Kosova e ka vaksinuar krejt popullin dhe e para në botë i ka vënë kapak pandemisë!

Po e rrezikon shëndetin publik duke ‘dhuruar’ liri të rreme!”, ka shkruar ajo, transmeton Periskopi.

“Ky mendon se duke ‘i çliruar’ shqiptarët (nga maskat), i bën për vete!”, shkruan tutje Berisha.

Postimi i saj i plotë:

Simpatik nuk bëhesh më!

Nuk i thuhet shqiptarit ‘hiqe maskën’.

Edhe kur e urdhëron ‘mos e hiq maskën’, s’të bën hesap për njeri, e lëre më kur e sheh n’tana anët sallaadi.

Arben Vitia po e shfrytëzon politikisht pandeminë.

E ka lajthitur popullin me mesazhe dhe me vendime dykuptimëshe.

Shqiptarët po kujtojnë që u kry pandemia.

Sot na u afrua në rrugë një grua e moshuar dhe na mori myzhde me eufori të madhe, na tha ‘Hiqni maskat, se u kry’ pandemia!

Na trembi.

Pasi nuk iu përgjigjëm, na i lëshoi do kungja, por nejse!

Radio KFOR-i kurrë pa pushuar ta rikujton bartjen e maskës dhe distancën,

kurrë pa pushuar të tregon se ende duhet të jemi të kujdesshëm,

e jashtë radio KFOR-it të pret ‘çmendina’ e frikshme e Arben Vitisë dhe dalldia e një shoqërie të qejfit!

Ministri i Shëndetësisë po sillet si superfuqi botërore, sikur Kosova e ka vaksinuar krejt popullin dhe e para në botë i ka vënë kapak pandemisë!

Po e rrezikon shëndetin publik duke ‘dhuruar’ liri të rreme!

Ky mendon se duke ‘i çliruar’ shqiptarët (nga maskat), i bën për vete!

Ju e dini shumë mirë a kemi ne vetëdije kolektive a jo!

Prandaj, të sillesh sikur s’ka pandemi, për t’u bërë simpatik, kushton shtrejtë, plus më nuk bëhesh simpatik, ta garantoj!

P.S. Gjobat e pandemisë nuk bën të falen!

Kushdo që mundohet të përfitojë politikisht nga pandemia, e ka hëngër!

Duhet të hiqet kultura e pandëshkueshmërisë!

Të gjithë po pyesin se për Alonso piu birrë nga atletet e Tuchel – gjermani tregon arsyen e vertetë

Periskopi.com Sporti

Marcos ALonso ka pushtuar rrjetet sociale me veprimin që bëri pas finales së Ligës së Kampionëve.

Chelsea fitoi 1-0 ndaj Manchester Cityt në finalen e garës më të madhe për klube në Evropë, fal golit të Kai Havertz.

Më pas filloi festa e bluve, që ishte disi e pazakontë, sidomos në rastin e Alonsos.

Spanjolli kishte marrë ateletet e trajnerit Thomas Tuchel dhe i kishte mbushur me birrë, duke pirë më pas nga ato.

Gjermani ka treguar historinë e atleteve dhe se përse Alonso e bëri atë veprim.

“Kam harruar që i kisha këto atlete në Paris dhe dhashë një premtim se do t’i vishja këto atlete kur të arrinim në finalen e Ligës së Kampionëve”, ka zbuluar Tuchel.

“Ato ishin një dhuratë nga presidenti i PSG. Unë i premtova stafit tim se do t’i vishja kur të shkonim në finale, por unë nuk i vura dhe humbëm. Kështu që unë i vura ato sot dhe funksionoi”.

“Më pas ajo u mbush shpejt me birrë nga një shishe dhe Marcos Alonso piu prej saj”, përfundoi strategu i bluve.

Rrëfim emocional i veteranit të UÇK’së: I vramë pesë ushtarë serbë prej katër metrave distancë

Periskopi.com Lajme

Një bashkëluftëtar i heroit Xhemajl Fetahaj, Cen Aliçkaj, ka rrëfyer për përballjet e tyre gjatë 1999-ës, me forcat serbe, në betejën e Koshares.

Siç tregoi Aliçkaj në Info Magazine të Klan Kosovës, luftimet mes UÇK-së dhe forcave serbe, kishin nisur me një distancë prej katër metrash nga të dyja palët.

”Në maj të 1999-ës, ne kemi marrë iniciativë për eliminimin e një grupi vëzhgues të brigadës. Na kanë dhënë një informacion, jo të plotë, jo të saktë”.

”Na është thënë se ‘’është një njësi që bën korrigjimin e artilerisë’’, dhe në  konsultim me Hisen Berishën, kemi marrë vendim që ta eliminojmë atë pikë”.

”Ne jemi nis bashkë me Xhemajl Fetahajn, Milazim Shalën, Florim Matajn, Xhevdet Matajn. Kemi thënë veç një komunikim, për krejt tjetër gjë me folë, por me pasë koordinimin se për çka po flasim”.

”Kur jemi ngjit prej një pjese shumë të rrëshqitshme, terren shumë i thyer. Dhe kur kemi shku lartë, një pjesëtar ka lëvizë pak dhe jemi takuar me forcat serbe. Distanca ka qenë katër metra”.

”Pastaj kemi nisur luftimet nga ajo distancë. Kemi asgjësuar pesë pjesëtarë të forcave serbe, që kanë qenë të pozicionuar aty”.

”Ata kanë filluar tërheqjen sepse mendonin që jemi një grup i  madh i luftëtarëve, ndërsa na ishim vetëm pesë”.

”I pari në betejë, duke e gjuajt bombën, është goditur dhe ka rënë Milazim Shala. Pas vrasjës së tij, serbët e kuptuan se jemi pakicë dhe na u kundërpërgjigjën me gjithë arsenalin e tyre. Ne ua kishim marrë armët e tyre, zollat, ua kemi marrë kallashët që kanë pasë, dhe pas vrasjes së Milazimit ne kemi tentuar ta tërheqim atë, por aq kanë qenë në pozicion sa s’kemi mund ta tërhiqnim trupin e tij”.

Tutje ai tregon edhe se si kishte ndodhur rënia heroike e ushtarit të DELTA-ve, në Koshare, njofton Klan Kosova.

”Isha i pajisur me armë snajper, jam detyruar me heq snajperin dhe kam gjuajtur me shënjestër mekanike. E kam paralizuar një që ka qenë aty me mitrolez”.

”Dhe iu kam thënë atyre që (forcat serbe) i kemi shumë afër. Sepse kam pasur një vijë me ta, me [Xhemajlin, Florimin dhe Xhevdet Matajn]. E kam heq zollën me gjuajt me një armë që është armë e fortifikuar, por në momentin që jam ngritur, një ushtar ose oficer serb ka dalur në anën bash ku e kam pasur kokën, por  fati që kam dalur në një pjesë tjetër shkëmbi që ka qenë dhe i kam gjuajt një bunker me zollë”.

”Pastaj iu kam thënë të tërhiqen dhe gjatë tërheqjes e kanë goditur dhe e kanë vra edhe dëshmorin, tashmë, heroin, Xhamajl Fetahajn”.

U organizua ekskursion me mbi 100 nxënës, Komuna e Skenderajt gjobit qendrën e kurseve me 2000 euro

Periskopi.com Lajme

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Skenderajt, ka gjobitur një qendrat e kurseve të gjuhëve të huaja, pas organizimit të ekskursionit për nxënësit që ndjekin kursin aty.

Pas këtij inspektimi është konstatuar se menaxhmenti i kësaj qendre ka organizuar udhëtim me qëllim rekreacioni me afërsisht 100 nxënës, ku me këtë veprim kanë shkelur Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19, me saktë kanë renë në kundërshtim me nenin 25 të Ligjit Nr/07/L-006.

Me këtë rast Inspektorati Komunal, subjektit në fjalë i ka shqiptuar gjobën me masë ndëshkimore në vlerë prej 2000 euro.

Komuna e Skenderajt apelon gjithë qytetarët e Skenderajt që të respektojnë vendimet si dhe ligjet që kanë dalë nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e pandemisë, në mënyrë që sa me shpejt të bëhet tejkalimi i kësaj situate.

Trent Alexander i Liverpool do të mbetet jashtë skuadrës së Anglisë për Euro 2020

Periskopi.com Sporti

Trent Alexander-Arnold është vendosur të largohet nga skuadra përfundimtare e Anglisë për Euro 2020, kanë thënë burimet e ESPN.

Gareth Southgate do të shkurtojë grupin e tij fillestar prej 33 personash në 26 lojtarë të martën pasi bëri kontrollet e fundit të fitnesit për ata që ishin të përfshirë në finalen e Ligës së Kampionëve të së Shtunës midis Chelsea dhe Manchester City.

Burimet i kanë thënë ESPN se mbrojtësit e djathtë Reece James dhe Kyle Walker të dy tregojnë se ata kanë kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve në Portugali të padëmtuar siç pritej – asnjëri nuk pësoi probleme të dukshme të fitnesit me sy të lirë – Alexander-Arnold do të mbetet jashtë skuadrës përfundimtare e Southgate.

Një mbrojtës i tretë i djathtë, Kieran Trippier, pritet gjithashtu të zgjidhet. Lajmi do të vijë si një goditje e hidhur për Alexander-Arnold.

Ambasada Amerikane thotë se Palmer pati takim konstruktiv me Lajçak dhe liderët e kosovarë

Periskopi.com Lajme

Ambasada Amerikane në Kosovë përmes një shkrimi në twitter ka shkruar rreth vizitës së Matthew Palmer në Kosovë dhe takimet që ka zhvilluar gjatë ditës me liderët kosovarë.

Në cicërim thuhet se Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit Amerikan, Matthew Palmer, pati një takim konstruktiv me emisarin e BE’së, Miroslav Lajcak dhe liderët kosovarë.

“Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, mbajti një takim konstruktiv me Përfaqësuesin Special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren e Jashtme Donika Gërvallën”, shkroi Ambasada në Twitter.

E kryeministri Kurti tha se koordinimi në mes të BE-së dhe SHBA-së në proces të dialogut është i domosdoshëm.

Ndërsa presidentja Osmani u kërkoi Palmerit e Lajçakut njohje të ndërsjellë, si dhe vaksina falas nga SHBA’ja

Ndërsa LDK’ja e Abdixhikut shfrytëzoi takimin me Palmerin për t’i treguar qëndrimet e partisë së ti lidhurm e dialogun.

Me Palmerin u takua edhe Lista Serbe të cilët u ankuan për mungesë të të drejtave.

Gërxhaliu rrëfen se si iu vra babai dhe familjarët nga forcat serbe

Periskopi.com Lajme

Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka rrëfyer se si forcat serbe ia kishin vrarë babanë në Masakrën e Studimes midis anëtarëve të tjerë të familjes së Selatin Gërxhaliut.

“Më datën 2 maj ka qenë një ndër masakrat më të mëdha në Kosovë ku janë ekzekutuar 128 shqiptarë. Më datën 8 maj të vitit ‘99 po ashtu janë ekzekutuar tetë vajza të familjes Gërguri duke shërby bukë për ushtarët, dhe me 31 maj është kjo tragjedi që sot e kujtojmë”, ka thënë Gërxhaliu në Klan Kosova.

“Ka qenë një ditë e zymtë, një ditë që është mendu se e keqja ka ka kalu nga fshati dhe janë kthy nëpër familjet e veta dhe të nesërmen në mëngjes në ora shtatë kanë ardhur forcat e armatosura serbe që kanë kanë hyrën në shtëpinë e Selatin Gërxhaliut”.

Gërxhaliu tregon edhe se si babai i tij kishte përfunduar i vrarë nga serbët pasi kishe vajtur në ndihmë të familjes së Selatinit.

“Në shtëpinë në të cilën ka qenë Selatini me nanën me shoqen e vet, me grun e vllaut dhe kanë qenë fëmijët e tjerët të cilët nga brima si duket e kanë provoku babën tem që të shkojë dhe t’iu ndihmojë dhe në prani të babës, në prani të Selatinit, dhe në prani të djalit të madh të Selatin Shabanit i kanë ekzekutuar gratë dhe fminë”.

“Masandej këta tre janë marrë peng dhe janë dërguar 700 metra mbi shtëpi dhe janë ekzekutu dhe diku të nesërmen në ora 10:00 jemi lajmëru për të shku për t’i marrë kufomat”.

Molliqaj: VV doli kundër faljes së gjobave gjatë pandemisë vetëm që t’i dalin kundër PSD’së

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, i ka reaguar ushtrueses së detyrës së shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se falja e gjobave ndaj qytetarëve përgjatë pandemisë do t’i dekurajonte ata në zbatimin e ligjit.

Molliqaj, nëpërmjet një reagimi në ‘Facebook’, e ka pyetur Kusari-Lilën se “si e arsyetojnë faktin që ishin po të njëjtit që para pak ditësh votuan dhe ua paguan 11 milion euro serbëve në veri për rrymën e pa paguar?”.

Tutje, ai ka thënë se kjo kundërshti po bëhet vetëm për faktin që PSD ndërmori iniciativën për peticionin që bën thirrje për faljen e gjobave ndaj qytetarëve, të dënuar konform Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19.

Përgjatë ditës, shefja e grupit parlamentar të VV’së ka treguar qëndrimin e subjektit politik të cilin e përfaqëson karshi faljes së gjobave përgjatë pandemisë.

“Falja e gjobave për bizneset dhe qytetarët është bërë përmes një ligji i mbështetur nga partia që po e propozon tash faljen e gjobave, nëse përcaktohet me një normë ligjore, pastaj vendosja e gjobave në interpelanca shkon jashtë normave të ligjshmërisë. Ata që kanë aplikuar të gjitha normat po bien viktimë, e ata që kanë shkelur ligjin po falen me kërkesa përmes interpelancave”, ka deklaruar ajo.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Shefja e deputetëve të VV-së paska dalë kundër faljes së gjobave të pandemisë ndaj qytetarëve. Qenkan ”arsyetuar” se falja e gjobave do t’i dekurajonte qytetarët që respektuan ligjet.

Nëse qeveria e VV nuk do të dëshironte që t’i dekurajoj qytetarët që respektojnë ligjet, si e arsyetojnë faktin që ishin po të njëjtit që para pak ditësh votuan dhe ua paguan 11 milion euro serbëve në veri për rrymën e pa paguar?

Ky kundërshtim i faljes së gjobave të pandemisë nga VV është banal dhe vjen vetëm e vetëm për faktin që është PSD-ja ajo që ndërmorri iniciativën për peticion, iniciativë kjo që po mbështetet çdo ditë nga mijëra qytetarë.

Hipokritët në qeveri duhet t’i ndalin qasjet e tyre selektive. Gjobat e pandemisë janë të padrejta, sepse janë pikërisht qeveritarët ata që i kanë shkelur masat, anipse i kanë përpiluar vetë ato.

Peticioni vazhdon, deri në arritjen e qëllimit tonë të përbashkët.

Kodra e Trimave mirëpret Daut Haradinajn

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, sot ka vizituar familjn Ademi në lagjen Kodra e Trimave.

Me këtë rast Haradinaj u bë edhe kumbar I Akilit të vogël.

Ai tha se këtë kumbari e bëra me zotimin se Akili do të rritet në një Kodër të Trimave të zhvilluar e me mirëqenie.

“Sot kisha kënaqësinë ta vizitoj familjen e nderuar Ademi nga Kodra e Trimave, me miq e dashamirë. Kjo familje më bëri nderin që të bëhem kumbar i Akilit. Këtë kumbari e bëra me zotimin se Akili do të rritet në një Kodër të Trimave të zhvilluar e me mirëqenie.

Faleminderit, e shumë respekt për ju”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.