Tentim-rrahje mes Xhafer Tahirit dhe asambleistit të VV-së: Mshele se t’a çkyjë gojën

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka tentuar ta sulmojë fizikisht asambleistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Ymer Haradinaj.

Gazeta Blic merr vesh se ngjarja ka ndodhur në një restaurant në perfieferi të qytetit të Vushtrrisë, në  një mbrëmje të matures.

Tahiri dhe Haradinaj ishin pjesmarrës në mbrëmjen e maturës së njërës nga shkollat e mesme të Vushtrrisë, teksa përleshja mes tyre ka ndodhur për shkak të një debati politik.

Lidhur me rastin për GazetaBlic, ka foluar asambleistin Ymer Haradinaj, i cili ka thënë se është kërcënuar nga Tahiri, duke i thënë ta çkyjë gojën.

“Ishim në mbrëmje të maturës, erdhi kryetari i komunës Xhafer Tahiri dhe më kërcënoi duke më thënë mbylle se ta çkyjë gojën. Jam afër restorantit po e pres policinë, me shku në stacion me dhënë deklaratë. Kemi pasur debate për çështje të komunës, kurse sonte pata këcënim direkt, në restaurant janë kamerat. Unë kam qenë me kolegët në tavolinë, ai ka ardhur gjoja se me na përshëndet, por ai ka qenë provokim nga ana e tij. Unë i thash s’kam nevojë me u pershendet me ty tha mshele se ta çkyjë gojën. Ka bërë përpjekje edhe me sulmu”, deklaroi Haradinaj për Gazeta Blic.

Gazeta Blic ka provuar të kontaktojë edhe me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, por që ai nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë.

Rasti është inicuar në Policinë e Kosovës, teksa Gazeta Blic do ju mbajë të informuar lidhur me këtë ngjarje.

Video nga momenti i mbrëmjes:

Konfirmohet: Vjosa Osmani do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, ka bërë të ditur se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike që mbahen në Tokio të Japonisë.

Kosova do të marrë pjesë me 11 lojtarë në Lojërat Olimpike Verore.

Lojërat e XXXII Olimpike Verore mbahen në Tokio të Japonisë, prej 23 korrik – 8 gusht të vitit 2021. LO Tokio 2020 ishin paraparë të mbahen në verën e vitit 2020, por shkaku i pandemisë u shtynë për vitin 2021.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendosi që përkundër shtyrjes për një vit, Lojërat Olimpike të vazhdojnë të quhen “Tokio 2020”.

Për Ekipin Olimpik të Kosovës do të jenë Lojërat e dytë Verore, pas debutimit në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Ndërkaq Ismet Krasniqi nga KOK’u, ka bërë të ditur në Kanal 10 se cilët krerë institucionalë do të shkojnë së bashku me ekipin në Tokio.

“Presidentja Vjosa Osmani e ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe do të udhëtojë në Tokio, ndërsa jemi duke pritur edhe konfirmimin nga kryeministri Albin Kurti. Me ne gjithashtu do të vije edhe zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës”, ka thënë Krasniqi.

Presidenti i KOK’ut, nuk e ka cekur se me kë janë të ftuar Osmani dhe Kurti, që të shkojnë për udhëtim në këto Lojëra Olimpike.

Specialja tregon si merren lejet për të vizituar Thaçin dhe të tjerët në Hagë

Periskopi.com Lajme

Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë treguar se çdo i afërm i të paraburgosurve duhet të aplikojë dhe të marrë leje.

Për tetë muaj radhazi mundësinë për ta parë e patën përmes ekrani.

Një kontakt tjetër ishte telefoni, apo video lidhjet.

Por asnjëherë, të paraburgosurit në këtë Qendër Paraburgimi, nuk u takuan me familjarët e tyre.

Pas vaksinimit, masat e aplikuara ndaj Thaçit e të tjerëve që ndodhen këtu, po hiqen gradualisht.

Kështu vizitat familjare për bashkëshortët, prindërit, fëmijët dhe vëllezërit e motrat e të arrestuarve do të jenë të mundshme nga 15 korriku i këtij viti.

Por për t’i bërë këto vizita, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për T7 kanë treguar se çdo i afërm i të paraburgosurve duhet të aplikojë dhe të marrë leje.

E madje, të njëjtit mund të sigurojnë edhe një leje vjetore për vizita.

Tutje nga kjo Zyrë tregojnë se çfarë duhet të paraqesin të afërmit e ngushtë në momentin që aplikojnë për leje vjetore.

Gjithashtu për të hyrë në territorin e  Holandës, familjarët e të paraburgosure do t’u ndihmohet në procesin e marrjes së vizës.

E kërkesat për vizita vetëm se kane filluar të përgatiten.

Djali i kryetarit të Organizatës të Veteranëve të dalë nga lufta, Hysni Gucatit, Musli Gucati ka treguar se mbrojtja e babait të tij, po përkujdeset për këtë çështje.

Gucati i cili e sheh të rëndësishme nisjen e vizitave tutje tregon se kush pritet t’i mbulojë shpenzimet e familjarëve gjatë vizitave në Hagë.

Hashim Thaçi e të tjerët,  po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, që nga nëntori i vitit të kaluar.

Që nga ajo kohë vetëm Kadri Veseli pati mundësinë të shoh prindërit e tij, pas një leje që ju dha nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ish-hulumtuesi ndërkombëtar thotë se Franco Simatoviq ishte i përfshirë në krime edhe gjatë luftës në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ish-hulumtuesi i Human Rights Watch gjatë luftës në Kosovë, Peter Bouckaert, në një reagim të tij së fundi, ka shkruar për të dënuarin e sotëm nga Gjykata Penale në Hagë, Franko Simatoviq.

Ai bashkë me një fotografi të publikuar, tregon se si disa anëtarë të Forcave Speciale Serbe të Franko Simatoviq, luteshin në Manastirin e Deçanit në Kosovë më 1998, duke thënë se të njëjtit ishin të përfshirë në krime lufte në Kosovë.

”Këta janë anëtarë të Forcave Speciale Serbe të Franki Simatoviq që luten në Manastirin e Deçanit në Kosovë në 1998, gjatë përfshirjes së tyre në konfliktin midis Kosovës dhe Serbisë në 1998. Ata ishin të përfshirë në mizori atje, si dhe në Kroaci dhe Bosnjë. Franki sot u dënua sot për përfshirjen e tij në mizoritë në Kroaci dhe Bosnjë. Ai ishte i përfshirë në mënyrë të ngjashme në mizoritë në Kosovë që çuan në ndërhyrjen ushtarake të SHBA atje. Ky është një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë ndërkombëtare”, shkruan Simatoviq

Mekanizmi për Gjykatat Penale në Hagë, dënoi ish-udhëheqësit e sigurimit të shtetit serb Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq me nga 12 vjet burg secilin.

Vesmira Haradinaj jep dorëheqje nga pozita e drejtoreshës së marketingut në Telekom

Periskopi.com Lajme

Vesmira Haradinaj, e punësuar në Telekomin e Kosovës si drejtoreshë e marketingut, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Këtë e ka konfirmuar vetë Vesmira Haradinaj, e cila edhe i ka dhënë arsyet e dorëheqjes.

Sipas Haradinajt, dorëheqja ka qenë për shkak të mungesës së bashkëpunimit dhe presionit të vazhdueshëm për anulim të kontratës.

Haradinaj po ashtu ka dhënë edhe disa arsye të tjera të cilat e kanë shtyrë të japë dorëheqje.

“Po, kam dhënë dorëheqje. Pika e parë dhe kryesore mungesa e bashkëpunimit dhe koordinimit. Presioni i vazhdueshëm për anulim të kontratës së punës. Duke u thirr ne evitim te paligjshmërisë, veprojnë totalisht vetë në mënyrë të paligjshme duke i dhënë hapësirë shoqërisë me autorizime që të adresohen në emër të UD KE-së. Mungesa e lidershipit, mungesa e një vizioni të qartë strategjik dhe orientimi i tyre selektiv përmes përdorimit të presionit në forma të ndryshme e sollën vendimin”, ka thënë Haradinaj për KALLXO.com.

Pas kërkesës për dorëheqje, të dërguar te kryeshefja Burbuqe Hana, Haradinaj ka thënë që ende s’ka marrë përgjigje.

 

Real Madridi rinovon kontratën me Kosovare Asllanin

Periskopi.com Sporti

Kosovare Asllani ka vazhduar kontratën me Real Madridin.

Ambasada sllovene: Qeveria e Kosovës t’i bindë vendet skeptike për liberalizim të vizave

Periskopi.com Lajme

Vendimi për liberalizim të vizave për kosovarët, tashmë është në duart e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, thonë për klannkosova.tv nga Ambasada e Sllovenisë në Kosovë.

Kjo përgjigjie e tyre vie vetëm pak orë që kur Bashkimi Europian do gjendet më nën presidencën e Sllovenisë.

”Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e madhe të liberalizimit të vizave me BE-në për Kosovën dhe e mbështesim atë. Vendimi tani është në duart e vendeve anëtare të BE”.

Tutje në përgjigjien e tyre thuhet se është me rëndësi jetike që tashmë Qeveria e Kosovës, të zhvillojë dialog me vendet anëtare të BE-së për t’i bindur pro liberalizimit, transmeton klankosova.tv.

”Është e rëndësishme që qeveria e Kosovës të zhvillojë dialog të rregullt me vendet anëtare të BE-së ‘skeptik’ dhe t’i bindë ata. BE-ja përbëhet nga 27 shtete anëtare dhe të gjithë duhet të jenë në bord për vendimet”.

Bedri Hamza kandidat për kryetar të PDK’së? Ja çfarë thotë ai

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka treguar se nuk do të jetë kandidat për kryetar të kësaj partie.

Bedri Hamza në T7, duke thënë se deri tani vetëm Memli Krasniqi ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të PDK’së dhe se ai vet nuk do të jetë.

“Jo nuk do të jem kandidat , deri tani kemi një kandidat që ka shpallur kandidaturën e tij, edhe nesër ka afat që ata që janë të interesuar të futen në garë, dhe pastaj me datën 3 është konventa dhe do zgjidhet kryetari i PDK’së”, tha Hamza.

Kujtojmë që zgjedhjet në PDK mbahen ditën e shtunë me 3 korrik.

Deri tani është vetëm Memli Krasniqi që ka shpallur kandidaturën për të parin e PDK’së.

Nesër deri në ora 17:00 është afati i fundit kur mund të dorëzohen kandidaturat për kryetar të PDK’së.

Quhen pije “energjike”, por mund të sjellin lodhjen

Periskopi.com Shëndeti

Është vonë pasdite dhe ndjeni se po ju mbyllen sytë, mund të jetë joshëse për të arritur një rregullim të shpejtë të energjisë. Zgjidhja e shpejtë? Një (ose disa) pije energjike. Ndërsa kërkimet përparojnë, mjekët dhe shkencëtarët pajtohen: Pijet energjike nuk janë të shëndetshme. Ja pse:

– Përmbajnë shumë sheqer

Shumica e njerëzve e dinë që pija është e mbushur me një vëllim jo të shëndetshëm sheqeri. Besojeni apo jo, disa pije energjike kanë deri në 16 lugë çaji sheqer për kanaçe, pavarësisht se prodhuesit i tregtojnë pijet e tyre si “shtesa dietike”. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që konsumatorët të kenë jo më shumë se gjashtë lugë çaji (24 gram) sheqer në ditë, pasi shumë sheqer mund të çojë në mbipeshë, sëmundje të zemrës, në prishjen e dhëmbëve dhe kancer. Edhe një pije energjike mund ta kalojë këtë kufi të sugjeruar, duke e vendosur trupin në rrezik për shqetësime serioze shëndetësore.

– Shkaktojnë probleme me gjumin

Pijet energjike mund të ndjehen sikur e përmirësojnë përformancën tuaj gjatë ditës (sidomos gjatë periudhave të lodhjes ekstreme), por e vërteta është që ato në fakt mund të kenë efekt të kundërt. Lodhja është mënyra e trupit për t’i treguar mendjes se ka nevojë për gjumë – kur kjo injorohet, trupi nuk është në gjendje të kryejë funksione kritike si rritja dhe riparimi i muskujve, sintetizimi i hormoneve dhe freskimi i funksionit njohës.

Në një studim të vitit 2010, studiuesit zbuluan se njerëzit që pinin tre ose më shumë pije energjike në ditë kishin më shumë gjasa të raportonin më pak se katër orë gjumë në natë sesa ata që shmangnin pijet energjike. Nga ky grup, personat që punonin si roje, raportonin se i zinte gjumi gjatë punës dhe për ta evituar këtë, konsumonin një pije tjetër energjike. Kështu, krijohej një cikël vicioz.

– Një gjë e mirë, e servirur më shumë seç duhet

Kafeina është relativisht e sigurt për shumicën e njerëzve, veçanërisht në moderim. Në fakt, nivelet e ulëta të kafeinës mund të përmirësojnë kujtesën afatshkurtër dhe të përshpejtojnë kohën e reagimit. Sidoqoftë, për shkak se pijet energjike nuk rregullohen nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), prodhuesit mund të përfshijnë nivele të pasigurta të kafeinës në pijet e tyre ose të përziejnë kafeinën me stimulues të tjerë si guarana. Mbidozimi i tepërt në kafeinë është i mundur dhe shumë më i mundshëm kur përzihet me këto stimulues shtesë që shpesh gjenden në pijet energjike.

Vetëm një pije energjike mund të përmbajë sasi shumëfish të kafeinës krahasuar me një filxhan kafe, dhe ato shpesh konsumohen shumë më shpejt – duke çuar në një goditje më të papritur kafeine.

Nëse keni probleme me mbajtjen e energjisë në nivele të larta, konsideroni të bëni ndryshime afatgjata të jetesës. Përmirësimi i cilësisë ushqyese të dietës tuaj, ushtrimet e rregullta dhe mbajtja e një orari të shëndetshëm të gjumit janë të gjitha mënyrat për të parandaluar lodhjen kronike dhe për të zvogëluar dëshirën për të arritur një rritje energjie të shkurtër e të shpejtë në mes të ditës.

E konfirmon edhe Marota: “Hakimi po shkon në Psg”

Periskopi.com Sporti

Drejtori gjeneral i Interit Giuseppe Marotta ka konfirmuar se mbrojtësi i krahut të djathtë Achraf Hakimi do të jetë një lojtar i PSG-së brenda 24 orëve të ardhshme.

 

Hakimi u bashkua me Interin verën e kaluar nga Real Madridi, dhe marokeni ndihmoi klubin ta fitonte titullin në sezonin 2020-21 në sezonin e tij të parë me klubin.

Sidoqoftë, mes vështirësive financiare të Interit, klubi është detyruar të shesë Hakimin për të mbledhur fonde.

“Ne jemi në fazat e fundit për kompletimin e kalimit të Hakimit në PSG, do të jetë një punë e përfunduar brenda 24 orësh,” tha Marotta për “Sky Italia”.

“Padyshim, ky është një moment i dhimbshëm për ne, por unë jam një administrator që duhet të garantoj ekonominë dhe qëndrueshmërinë e klubit gjatë një kohe të vështirë për botën e futbollit në përgjithësi”.

“Sapo të përfundojë operacioni Hakimi, ne do të kemi pak hapësirë për të marrë frymë dhe ne me të vërtetë shpresojmë se nuk do të kemi më nevojë të shesim ndonjë lojtar tjetër të madh, pasi duam të ruajmë pjesën më të madhe të skuadrës që fitoi Scudetton”.

Hakimi ishte njëri nga lojtarët kryesor për Interin në edicionin 2020-21, duke shënuar shtatë herë në kampionat dhe duke bërë tetë asistime.

Hoxhaj: Vlora Çitaku do të jetë anëtare e kryesisë së PDK’së

Periskopi.com Lajme

Enver Hoxhaj ka thënë se Vlora Çitaku do të jetë anëtare e ardhshme e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në ‘Politiko’, Hoxhaj ka treguar se a do ta kishte në ekip Vlora Çitakun nëse ai do të kandidonte për kryetar të PDK’së.

Ai ka thënë se Çitaku do të jetë anëtare e kryesisë së PDK’së.

“Vlora Çitaku do të jetë anëtare e kryesisë së PDK’së. Unë me të jam takuar para 4 orësh”, ka thënë Hoxhaj.

Tutje ai është pyetur se a do ta ketë në ekip Çitakun nëse kandidon për kryetar të PDK’së.

“Nuk mund të jesh kandidat pa e ditur se cilat do të jenë figurat kyçe që do të jenë pjesë e partisë. Zonja Çitaku është mëse e mirëseardhur. Figurat që vijnë prej UÇK’së, duhet të mbesin tutje në PDK dhe nuk duhet të largohen. Edhe zonjën Çitaku e shoh kyçe”, ka thënë Hoxhaj.

Ai madje ka treguar se e ka nxituar Vlora Çitakun që të garojë për kryetare të PDK’së.

Berisha: Kapitalistët e Vetëvendosjes kundër kapitalizmit

Periskopi.com Lajme

Analistja Kimete Berisha, përmes një postimi në “Facebook”, i ka reaguar ashpër Vetëvendosjes, duke i quajtur mashtrues përderisa këta të fundit sipas saj janë kundër kapitalizmit por me pasuri janë kapitalistë.

“Kapitalistët e Vetëvendosjes kundër kapitalizmit. Kjo është një kontradiktë e thellë. Deklarohet milioner majtisti që është kundër kapitalizmit. Me fjalë janë kundër kapitalizmit, ama me pasuri janë kapitalistë”, shkruan Berisha, përcjell Periskopi.

Sipas Berishës deklarimi i pasurisë e zbuloi doktrinën e Vetëvendosjes, me të cilën do ta kishin kompleksuar edhe Marksin.

“Janë kundër luksit, ama jetojnë jetë luksoze. Janë edhe majtistë, edhe milionerë. Edhe socialistë, edhe kapitalistë. Janë gjithçka sepse janë asgjë. Janë thjesht mashtrues”, shkroi ndër të tjera ajo.

Më poshtë shkrimi i saj:

Manchester United më në fund e transferon Jadon Sanchon

Periskopi.com Sporti

Sapo është bërë e ditur që Jadon Sancho është lojtari më i ri i Manchester United.

Kjo temë është folur që dy vite dhe më në fund sipas Fabrizio Romano, lojtari ka nënshkruar dhe është transferuar në Angli.

Lojtari së  ishte pjesë e Borussia Dortmund, ku në 104 paraqitje për klubin ka shënuar 38 gola.

Vdes ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld

Periskopi.com Lajme

Ish-Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, ka vdekur në moshën 88-vjeçare në Nju Meksiko, njoftoi familja e tij të mërkurën (30 qershor).

“Gjatë gjashtë dekadave të shërbimit të tij, historia mund ta kujtojë atë për arritjet e tij të jashtëzakonshme”, tha familja në një deklaratë.

Rumsfeld, një ish-anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, shërbeu si Sekretar i Mbrojtjes gjatë presidencës së George W. Bush, dhe njihet si një nga arkitektët kryesorë të luftës në Irak dhe Afganistan.

Rumsfeld mbikëqyri sulmet ndaj bazave të Al-Kaidës në Afganistan pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA. Nga intervenimi ushtarak amerikan shumë shpejt talibanët u rrëzuan nga pushteti dhe u krijua një qeveri e re e zgjedhur në mënyrë demokratike, shkruan rel.

Më 2003, forcat amerikane rrëzuan nga pushteti presidentin irakian, Saddam Hussein, por pas kësaj, nuk arritën të mbanin rendin dhe rregullin.

Më vonë, Bush e zëvendësoi Rumsfeldin pasi Shtetet e Bashkuara disi u bllokuan në luftimet në atë vend.

Zyrtari i LDK-së në Istog i bashkohet AAK-së, mbështet Bekë Berishën në garën për kryetar

Periskopi.com Lajme

Zyrtari i LDK-së Lorik Mehmetaj, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet që ka mbajtur deri më tani në LDK, komuna e Istogut.

Ai ka bërë të ditur se këtë hap e ka marr, pasi që tash e tutje punën dhe përkushtimin do t’i ja besojë kandidatit për kryetar të komunës së Istogut nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha.

Mehmetaj ndër të tjera tha, që së bashku me kandidatin Bekë Berisha, komunën e Istogut do të ua kthejm qytetarëve.
“Pas dorëheqjes time nga të gjitha funksionet në LDK-në e komunës së Istogut, ju njoftoj se do të rreshtohem në përkrahjen e kandidatit për kryetar komune në Istog, z.Bekë Berisha.
Besoj në punën dhe përkushtimin e deputetit në favor të qytetarëve, dhe unë do të jem njëri nga bashkëpunëtorët e shumtë të tij, që komunën e Istogut të ua kthejm qytetarëve”, ka shkruar Mehmetaj në Facebook.

Hoti: Ai që kundërshton marrëveshjen e Washingtonit, promovon interesa ruse dhe kineze

Periskopi.com Lajme

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se marrëveshja e Washingtonit është marrëveshja politike me e rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Sipas Hotit Qeveria Kurti me qasjen ndaj kësaj marrëveshje është duke i dëmtuar raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

”Në qeverinë e Kosovës u dorëzua studimi i fizibilitetit për liqenin e Ujmanit dhe ata tash kur pyeten thonë se nuk e kanë lexuar, dhe kjo qasje e tyre është lëndim i raporteve me partnerin kryesor që e kemi, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

”Marrëveshja e Washingtonit është marrëveshja më e rëndësishme që ka nënshkruar shteti i Kosovës që nga shpallja e pavarësisë. Ata e kanë kritikuar për të ndërtuar kauza të rrejshme, dhe tash po del që janë vërtetë kauza të rrejshme”.

Doli raporti për liqenin e Ujmanit dhe aty vendosen qartë parimet teknike për menaxhimin e ujërave ndërkombëtare që janë në territorin e dy vendeve dhe mua më kanë akuzuar për futjen e kësaj pike në marrëveshje, sepse e cenon sovranitetin e Kosovës, më thoni ju mua tani a e cenon ky studim sovranitetin e Kosovës? pra e shihni që është mashtrim tipik. Prandaj me këtë qasje këta do ta izolojnë veten por edhe vendin”, tha Hoti në Rubikon të Klan Kosovës.

Tutje Hoti tha se moszbatimi i marrëveshjes së Uashingtonit do të ishte një humbje e madhe për Kosovën në aspektin ekonomik, por edhe atë të interesave strategjike të vendit.

”Mos zbatimi i kësaj marrëveshje është humbje e madhe sepse për 3 ose 4 vite mund të sjellë investime që shkojnë në rreth 1 miliard dollarë amerikanë në Kosovë në forma të ndryshme investime publike dhe private, por përtej kësaj kjo marrëveshje ka rëndësi strategjike sepse nëse e studioni me kujdes këtë marrëveshje ka elemente që e lidhin komplet regjionin me Amerikën, me perëndimin, me furnizimin e gaz, me energji, me 5G edhe çështje të tjera, pra është e rëndësisë strategjike për ruajtjen e influencës perëndimore dhe për të ndaluar influencën e Rusisë dhe Kinës”.

Sipas ish- kryeministrit Hoti, kushdo që e kundërshton marrëveshjen e Washingtonit është duke i promovuar interesat Ruse e Kineze në Kosovë.

”Këtë po e them për herë të parë; ai që e kundërshton marrëveshjen e Washingtonit në Kosovë, ose në cilin do prej vendeve të rajonit, sepse në Serbi e kundërshtojnë marrëveshjen e Washingtonit sepse e dinë çfarë është kjo marrëveshje, ai që e kundërshton me vetëdije ose pa vetëdije promovon interesa ruse dhe kineze në Kosovë”.

Zyrtare: Tottenham bëhet me trajner të ri

Periskopi.com Sporti

Nuno Espirito do të jetë trajner i Tottenhamit duke filluar nga sezoni i ri 2021/22.

Lajmi është bërë i ditur edhe zyrtarisht nga klubi anglez përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare.

“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë emërimin e Nuno Espírito Santos si trajnerin tonë të ri me një kontratë deri në vitin 2023.”, thuhet në njoftimin e Tottenhamit.

Nuno i shkaktohet Tottenhamit pas një periudhe katër-vjeçare në Wolverhampton Wanderers, ku ai e drejtoi klubin nga Championshipi në Premier League dhe siguroi pozitën e shtatë në dy sezonet e fundit.

AGK: Nga nesër gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët mund të aplikojnë për vaksinim

Periskopi.com Lajme

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës- AGK, njofton të gjithë gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët se që nga nesër do të mund të aplikojnë për imunizim me vaksinat kundër COVID 19.

Sipas njoftimit, kjo është arritur pas kontakteve të shpeshta të AGK-së me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Sot komiteti respektiv ka marr vendim për përfshirje te Gazetareve me prioritet për imunizim! Me siguri qe nga neser edhe platforma e – Kosova do e mundësoj versionin me këtë ndryshim, dhe do njoftoheni sapo te jete bere përditësimi i ndryshimit ne platformën e cekur”, thuhet në njoftimin e ministrisë për AGK-në.

“AGK-ja e sheh si tejet të rëndësishëm këtë vendim pasi që gazetarët kanë kontribuuar në vazhdimësi gjatë pandemisë, si me informim të drejtë, ashtu edhe në parandalimin e shpërndarjes së dezinformatave.

E tërë veprimtaria e tyre është shtrirë në vijën e parë të frontit, së bashku me punonjësit e tjerë esencial. Kanë raportuar nga vatrat e infeksionit që para shfaqjes së rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, kanë mbuluar ngjarjet politike dhe sociale gjithashtu, në mënyrën më profesionale të mundshme, në ndërkohë që janë përballur me një të panjohur për të gjithë ne”, thuhet në komunikatën e AGK-së.

A u koordinua me Thaçin e Veselin për kandidaturën e tij për të parin e PDK’së, tregon Memli Krasniqi

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka treguar nëse kandidatura e tij për të parin e PDK’së  është e koordinuar me ish-liderët e UÇK’së në Hagë, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Memli Krasniqi  ka thënë se kandidatura e tij nuk është e koordinuar.

“Unë i kam hy garës sepse pres që të ketë garë. Unë nuk e kam koordinuar këtë kandidaturë me askënd sepse nuk ka në PDK njerëz që vendosin çka ka me ndodh”, është shprehur Krasniqi.

Tutje, ai u pyet se a ka pasur megjithatë ndonjë amin nga Thaci e Veseli, por Krasniqi tha u përgjigj negativisht.

“Jo, absolutisht. Është ditur që duhet të ndodhte konventa, megjithatë beteja e tyre sot është tjetër. Beteja e tyre është betejë e historisë së Kosovës dhe jo personale. Të shtunën unë do të dalë para PDK’së që t’ua prezantoj një platformë. Nëse ata pajtohen me bindjet e mia, atëherë pres të më mbështesin. Pres të ketë edhe kandidatë të tjerë, i ftoj të mos kenë mungesë të guximit. Edhe vetë kam pasur dilema, në fakt ka qenë shumë e vështirë. Mendoj që duhet me qenë një garë e hapur, jo rivalitet por konkurencë”, ka thënë Krasniqi

Hoti: Kurti do ta mbyllë mandatin shumë keq, për veten dhe për vendin

Periskopi.com Lajme

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti mendon se Qeveria Kurti do përfundojë keq mandatin, transmeton Periskopi.

‘’Jam i bindur se do ta mbyllin mandatin shumë keq. Për veten dhe për vendin. Një thënie 200 vjeçare thotë se ai që jeton përmes shpatës, nga shpata do të bie, ai që ngritet përmes mashtrimeve, ato ia thejnë qafën. Por problem është se ku është vendi’’, tha ai në Rubikon.

Hoti po ashtu thotë se askush në Vetëvendosje nuk guxon të flasë pa lejen e Albin Kurtit.PERISKOPI/