Daut Haradinaj: Abdixhiku ia ka anuluar Përparim Ramës projektin për Badovcin

Periskopi.com Lajme

Daut Haradinaj, kandidat për kryetar të kryqytetit, ka premtuar se në pjesën Badovcit do të jetë e tëra më gjelbërim, por jo me ndërtim, përcjell Periskopi.

Haradinaj ka përmendur edhe kundërkandidatin e tij Përparim Rama dhe projektin e tij të ndërtimit për atë pjesë, e që sipas z.Haradinaj, Abdixhiku-Rama është dashur të merren vesh para se me kandidu ky i fundit për kryetar.

“ Ajo zonë duhet të jetë  e gjelbërt. Është një mundësi që ajo pjesë me u bë rekracion për fëmijë, por në asnjë  variant ndërtim që kish me bë të pamundshëm ujin e pijes në kryeqytet. Është e vërtetë që është project i bukur, por z.Rama shefi i tij ia ka anuluar këtë project. Ata dy është dashur të merren vesh para se me kandidu.”

Haradinaj: Vitia është dashur të dorëhiqet, nuk fitohet Prishtina me duar në xhepa

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se ministri aktual i shëndetësisë, Arben Vitia është dashur të jap dorëheqje në momentin që është kandiduar për kryetar të Prishtinës nga VV.

“Problemi i pandemisë në e dimë se është një problem global, dhe nuk kisha dashtë me shfrytëzu fatkeqësinë e Kosovës në këtë rast, se kemi vdekshmëri të lartë ,kemi të infektuar shumë, por unë mendoj që Vitia ëshë dashur që në momentin që është emëruar kandidat më dhanë dorëheqje, dhe me iu përkushtu Prishtinës, sepse pandemia në një të ardhme kalon, ndërsa problemet e Prishtinës mbesin”, tha Haradinaj në Kanal10.

Haradinaj ka theksuar se nuk fitohet Prishtina me duar në xhepa.

Tutje, Haradinaj ka kërkuar nga kundërkandidatët e tij që të përballen në një debat televiziv.

Daut Haradinaj tregon planin e tij për menaxhimin e mbeturinave

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryetar të Prishtinës në radhët e AAK’së, Daut Haradinaj ka treguar planin e tij për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë, shkruan Periskopi.

“Sistemi i pastrimit për momentin menaxhohet nga një ndërmarrje regjionale, e që është ndërmarrje e madhe por e pamundshme të menaxhohet mirë  në një nivel kaq të madh”, deklaroi Haradinaj.

“Ligji i ri për kryeqytetin ta lejon që të operojëë një ndërmarrje e vetëm për kryeqytet”

“E dyta është digjitalizimi ikontenjerve. Është një sinjal që i jepet ndërmarrjes për secilin kontenjerë që është i mbushur dhe nuk ka nevojë që kamioni të sillet posht e lartë por ajo të tregon vetvetiu që është e mbushur full”, përfundoi Haradinaj. /Periskopi/

 

Murati: Politika kosovare po noton në popullizëm, s’po i kupton ndryshimet në botë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka kritikuar politikën në vend.

Thotë se po e karakterizon populizmi, vetëkënaqësia e vetëmjaftueshmëria.

“Ngjarjet e kohëve të fundit, por edhe ky fjalim po dëshmojnë se po e jetojmë një botë që po ndryshon, tani më edhe në fjalor. A po i kupton këto ndryshime politika kosovare dhe mundësitë që hapen për shqiptarët në Ballkan nëse shfrytëzohen drejtë, apo pasojat që mund të ketë, nëse nuk shfrytëzohen këto mundësi? Kam frikë se jo! Kjo politikë ende po noton në ujërat e popullizmit dhe të një vetëkënaqësie dhe vetëmjaftueshmërie të pakuptueshme”, shkroi ai në Facebook.

Shkrimi i plotë në Facebook:

Një botë që po ndryshon

Duke e dëgjuar fjalimin e presidentit Biden me rastin e largimit të trupave amerikane nga Afganistani nuk mund të mos bie në sy:

Përmendja periferike e koncepteve si demokracia dhe të drejtat e njeriut;

Përqendrimi tek nocionet si ‘mbrojtja e interesave kombëtare vitale amerikane’.

Paralajmërimi i rritjes së rivalitetit dhe ndeshjeve në shumë fronte me Kinën, Rusinë por edhe ballafaqimi me terrorizmin që është përhapur si kancer në shumë vende të botës (andaj edhe nevoja për të përqendruar forcat dhe jo humbur në luftëra të gjata si në Afganistan).

Ngjarjet e kohëve të fundit, por edhe ky fjalim po dëshmojnë se po e jetojmë një botë që po ndryshon, tani më edhe në fjalor. A po i kupton këto ndryshime politika kosovare dhe mundësitë që hapen për shqiptarët në Ballkan nëse shfrytëzohen drejtë, apo pasojat që mund të ketë, nëse nuk shfrytëzohen këto mundësi? Kam frikë se jo! Kjo politikë ende po noton në ujërat e popullizmit dhe të një vetëkënaqësie dhe vetëmjaftueshmërie të pakuptueshme.

Mbyllet afati kalimtar në Serie A: Këto janë lëvizjet te të gjitha klubet

Periskopi.com Sporti

Afati kalimtar verorë në Serie A është mbyllur, kështu që klubet italiane nuk do të mund të regjistrojnë lojtarë (përveç atyre të lirë) – deri në janar 2022.

Pandemia COVID-919 ka prekur financat e çdo klubi, jo vetëm në Itali, por pothuajse kudo në Evropë.

Roma dhe Milani janë ndër shpenzuesit më të lartë në Serie A me Rossonerët të cilët kanë investuar më shumë se 70 milionë euro në nënshkrime të reja, përfshirë Olivier Giroud, Mike Maignan dhe Junior Messias i cili u ble në ditën e fundit.

Serie A mbetet kampionat i shqiptarëve, pasi edhe këtë vit do të shohim emra si Berat Gjimshiti, Vedat Muriqi, Amir Rahmani, Elseid Hysaj, Samir Ujkani, Etrit Berisha, Ardian Ismjali, Nedim Bajrami e Rey Manaj.

Më poshtë i gjeni të gjitha marrëveshjet e bëra në afatin kalimtar verorë.

ATALANTA

Erdhën: Musso (Udinese), Giu. Pezzella (Parma), Lovato (Verona), Demiral (Juventus), Zappacosta (Chelsea), Koopmeiners (AZ Alkmaar)

Rikthim nga huazimi: Carnesecchi (Cremonese dhe Spezia),  Piccoli (Spezia)

U larguan: Caldara (Venezia), Radunovic (Cagliari), Gollini (Tottenham), Ruggeri (Salernitana), Romero (Tottenham), Kovalenko (Spezia), Sutalo (Verona), Lammers (Eintracht Frankfurt), Mallamo (Bari)

BOLOGNA

Erdhën: Urbanski (Lechia Gdansk), Bonifazi (Udinese), Van Hooijdonk (NAC Breda), Bardi (Frosinone), Arnautovic (Shanghai SIPG), Theate (Oostende)​.

Rikthim nga huazimi: Corbo (Ascoli), Cangiano (Ascoli), Falcinelli (Red Star).

Largimet: Da Costa (pa kontratë), Danilo (pa kontratë), Palacio (pa kontratë), Antov (Cska Sofia), Faragò (Cagliari), Vergani (Inter), Ravaglia (Frosinone), Poli (Antalyaspor), Baldursson (Copenaghen), Juwara (Crotone).


CAGLIARI

Erdhën: Strootman (Genoa), Radunovic (Atalanta)​, Altare (Olbia), Dalbert (Rennes), Grassi (Parma), Bellanova (Bordeaux), Keita Baldé (Monaco)

Rikthim nga huazimi: Faragò (Bologna), Pinna (Ascoli), Oliva (Valencia), Caligara (Ascoli), Ladinetti (Olbia), Ceter (Pescara), Farias (Spezia).

Largimet: Klavan (Paide Linnameeskond), Calabresi (Bologna), Asamoah (pa kontratë), Rugani (Juventus), Duncan (Fiorentina), Nainggolan (Inter), Sottil (Fiorentina), Tramoni (Brescia), Vicario (Empoli), Bradaric (Al Ahly), Juwara (Crotone), Tripaldelli (Spal), Cerri (Como), Simeone (Verona)


EMPOLI

Erdhën: Vicario (Cagliari)​, Stojanovic (Dinamo Zagreb), Marchizza (Spezia), Ismajli (Spezia), Henderson (Lecce), Luperto (Napoli), Cutrone (Wolverhampton), Pinamonti (Inter), Tonelli (Sampdoria), Di Francesco (Spal), Ujkani (Torino).

Largimet: Fiamozzi (Lecce), Terzic (Fiorentina), Casale (Verona), Cambiaso (Genoa), Olivieri (Juventus), Matos (Udinese), Sabelli (Genoa), Nikolaou (Spezia), Moreo (Brescia), Canestrelli (Crotone), Crociata (SPAL), Pirrello (Cosenza), Brignoli (Panathinaikos)


FIORENTINA

Erdhën: Nico Gonzalez (Stuttgart), Maleh (Venezia), Nastasic (Schalke 04), Torreira (Arsenal), Odriozola (Real Madrid).

Rikthim nga huazimi: Terzic (Empoli), Benassi (Verona), Duncan (Cagliari), Saponara (Spezia), Sottil (Cagliari).

Largimet: Eysseric (Kasimpasa), Maxi Olivera (pa kontratë), Borja Valero (pensionim), Ribery (pa kontratë), Caceres (pa kontratë), Barreca (Monaco), Malcuit (Napoli), Pezzella (Betis), Kouame (Anderlecht), Montiel (Siena), Ranieri (Salernitana)


GENOA

Erdhën: Buksa (Wisla Krakow), Andrenacci (Brescia), Sabelli (Empoli), Vanheusden (Standard Liege), Sirigu (Torino), Hernani (Parma), Ekuban (Trabzonspor), Semper (Chievo), Vazquez (Pumas), Touré (Nantes), Caicedo (Lazio), Maksimovic (Napoli), Fares (Lazio)

Kthimet nga huazimi: Vodisek (Triglav), Bani (Parma), Njie (Skenderbeu), Cambiaso (Empoli), Sturaro (Verona)

Largimet: Perin (Juventus), Pellegrini (Juventus), Goldaniga (Sassuolo), Onguené (Salzburg), Zapata (pa kontratë), Zappacosta (Chelsea), Strootman (Cagliari), Zajc (Fenerbahce), Scamacca (Sassuolo), Paleari (Benevento), Pjaca (Torino), Shomurodov (Roma), Czyborra (Arminia Bielefeld), Agudelo (Spezia), Oddei (Crotone)


INTER

Erdhën: Calhanoglu (Milan), Cordaz (Crotone), Dzeko (Roma), Dumfries (PSV Eindhoven), Correa (Lazio)

Rikthimet nga huazimi: Brazao (Oviedo), Dimarco (Verona), Vagiannidis (Sint-Truiden), Salcedo (Verona), Colidio (Sint-Truiden),

Largimet: Padelli (Udinese), Young (Aston Villa), Hakimi (PSG), Lukaku (Chelsea),  Pinamonti (Empoli), Lazaro (Benfica), Joao Mario (pa kontratë), Agoume (Brest), Vergani (Salernitana)


JUVENTUS

Erdhën:  Kaio Jorge (Santos), Locatelli (Sassuolo), Kean (Everton)

Kthimet nga huazimet: Perin (Genoa), De Sciglio (Lyon), Rugani (Cagliari), Pellegrini (Genoa)

Largimet: Buffon (pa kontratë), Frabotta (Verona), Demiral (Atalanta), Cristiano Ronaldo (Manchester United), Ranocchia (Vicenza), Dragusin (Samp), Fagioli (Cremonese), Delli Carri (Salernitana)


LAZIO

Erdhën: Kamenovic (Cukaricki)​, Hysaj (Napoli), Felipe Anderson (West Ham), Pedro (Roma), Romero (Mallorca), Basic (Bordeaux), Zaccagni (Verona)

Kthimet nga huazimet: Adamonis (Salernitana), Vavro (Huesca), Durmisi (Salernitana), Lukaku (Anversa), Jorge Silva (Boavista), Dziczek (Salernitana), Maistro (Pescara), Jony (Osasuna), Lombardi (Salernitana), Gondo (Salernitana).

Largimet : Minala (pa kontratë), Lulic (pa kontratë), Parolo (pa kontratë), Hoedt (pa kontratë), Pereira (Manchester United), Armini (Piacenza), Correa (Inter), Musaccchio (pa kontratë), D. Anderson (Cosenza), Caicedo (Genoa), Fares (Genoa), Casasola (Frosinone), Cicirelli (Frosinone)


MILAN

Erdhwn: Maignan (Lille), Giroud (Chelsea), Ballo-Touré (Monaco), Florenzi (Roma), Pellegri (Monaco), Bakayoko (Chelsea), Messias (Crotone), Adli (Bordeaux, kthehet si huazim te klubi)

Kthimet nga huazimet: Plizzari (Reggina), Conti (Parma)

Largimet : Mandzukic (pa kontratë), G. Donnarumma (pa kontratë), A. Donnarumma (pa kontratë), Calhanoglu (pa kontratë), Meité (Benfica), Dalot (Manchester United), Hauge (Eintracht Frankfurt).


NAPOLI

Erdhën: Juan Jesus (Roma), Marfella (Bari), Anguissa (Fulham).

Kthimet nga huazimet: Malcuit (Fiorentina), Ounas (Crotone).

Largimet: Hysaj (Lazio), Maksimovic (Genoa), Bakayoko (Chelsea), Ciciretti (Pordenone), Tutino (Parma), Luperto (Empoli), Bakayoko (Chelsea), Contini (Crotone), Gaetano (Cremonese), Palmiero (Cosenza)


ROMA

Erdhën: Rui Patricio (Wolverhampton), Shomurodov (Genoa), Matias Viñ​a (Palmeiras), Abraham (Chelsea).

Rikthimet nga huazime: Olsen (Everton), Bouah (Cosenza), Nzonzi (Rennes), Riccardi (Pescara).

Largimet: Mirante (pa kontratë), Farelli (pa kontratë), Juan Jesus (pa kontratë), Bruno Peres (pa kontratë), Pau Lopez (Marseille), Under (Marseille), Dzeko (Inter), Pedro (Lazio), Pastore (pa kontratë)


SALERNITANA

Erdhën: Zortea (Atalanta), Strandberg (lojtar i lirë), Obi (Chievo), Ruggeri (Atalanta), Kechrida (Etoile Sportive du Sahel), Lassana Coulibaly (Angers), Bonazzoli (Torino), Fiorillo (Pescara), Kastanos (Frosinone), Simy (Crotone), Delli Carri (Juventus), Gagliolo (Parma)

Largimet: Adamonis (Lazio), Bogdan (Livorno), Casasola (Lazio), Durmisi (Lazio), Dziczek (Lazio), Kiyine (Venezia), Anderson (Lazio), Lombardi (Lazio), Cicerelli (Lazio), Gondo (Lazio), Antonucci (Cittadella), Tutino (Parma), Kupisz (Pordenone), Mantovani (Alessandria), Sy (Cosenza), Micai (Regggina), Kiyine (Venezia), Kristoffersen (Cosenza).


SAMPDORIA

Erdhën: Ihattaren (PSV, Juve), Dragusin (Juve), Caputo (Sassuolo)

Kthimet nga huazimet: Falcone (Cosenza), Murillo (Celta Vigo), Depaoli (Benevento), Murru (Torino), Chabot (Spezia), Vieira (Verona), Ciervo (S, Roma)

Largimet: Ramirez (pa kontratë), Regini (pa kontratë), Letica (Bruges), Keita (Monaco), La Gumina (Como), Leris (Brescia), Jankto (Getafe), Tonelli (Empoli), Rocha (Internacional), Caprari (Verona)


SASSUOLO

Erdhën: Henrique (Gremio). ​

Kthimet nga huazimi: Goldaniga (Genoa), Meroni (Pisa), Ravanelli (Cremonese),  Pinato (Cremonese), Frattesi (Monza), Scamacca (Genoa)

Largimet: Marlon (Shakhtar Donetsk) Turati (Reggina), Locatelli (Juve), Bourabia (Spezia), Haraslin (Sparta Praga), Caputo (Sampdoria), Brigonla (Benevento), Pierini (Cesena)


SPEZIA

Erdhën: Hristov (Fiorentina), Zovko (lojtar i lirë), Amian (Toulouse), Colley (Verona), Kovalenko (Atalanta), Nikolaou (Empoli), Mraz (Zaglebie Lubin), Sher (Hammarby), Antiste (Tolouse), Reca (Crotone), Sanca (Braga), Bourabia (Sassuolo), Manaj (Barcelona), Strelec (Slovan Bratislava), Agudelo (Genoa)

Largimet: Mattiello (Atalanta), Marchizza (Sassuolo), Chabot (Sampdoria), Dell’Orco (Sassuolo), Estevez (Estudiantes), Agoumé (Inter), Pobega (Milan), Saponara (Fiorentina), Farias (Cagliari), Piccoli (Atalanta), Galabinov (pa kontratë), Acampora (Benevento), Ismajli (Empoli), Capradossi (Spal), Terzi (Siena), Ramos (Penarol), Vignali (Como).


TORINO

Erdhën: Berisha (Spal), Warming (Lyngby), Pjaca (Genoa), Pobega (Milan), Zima (Slavia Praga), Praet (Leicester), Brekalo (Wolfsburg)

Kthimet nga huazimet: Aina (Fulham), Djidji (Crotone), Segre (Spal), Edera (Reggina), Iago Falque (Benevento)

Largimet: Nkoulou (pa kontratë), Murru (Sampdoria), Bonazzoli (Sampdoria), Goyak (Dinamo Zagreb), Sirigu (Genoa),  Lyanco (Southampton), Ferigra (Las Palmas), Segre (Perugia), Ujkani (Empoli), Millico (Cosenza)


UDINESE

Erdhën: Padelli (Inter), Udogie (Verona), Silvestri (Verona), Samardzic (Lepizg), Perez (Atletico Madrid), Soppy (Rennes), Beto (Portimonense)

Rikthimet nga huazimi: Teodorczyk (Charleroi)

Largimet: Prodl (pa kontratë), Ouwejan (Schalke), Bonifazi (Bologna), Musso (Atalanta), Gasparini (Legnago), De Paul (Atletico Madrid), Cristo Gonzalez (Valladolid), Palumbo (Juventus U23), Scuffet (Apoel Nicosia), Matos (Perugia).


VENEZIA

Erdhën: Sandberg (Nykopings), Pecile (Vancouver Whitecaps), Heymans (Waasland-Beveren), Schnegg (Lask), Peretz (Maccabi Tel Aviv), Ebuehi (Benfica), Tessmann (FC Dallas), Arvidsson (Helsbinborgs), Jonsson (Valur Reykjavik), Sigurdsson (Cska Mosca), Busio (Sporting Kansas City), Caldara (Atalanta), Okereke (Club Bruges), Henry (Leuven), Neri (Livorno), Kiyine​ (Salernitana), de Vries (Philadelphia), Ampadu (Chelsea), Haps (Feyenoord), Vergani (Salernitana)

Kthimet nga huazimi: Zigoni (Novara).

Largimet: Maleh (Fiorentina), Cremonesi (pa kontratë), Ricci (Parma), Marino (Carrarese), Ferrarini (Fiorentina), Esposito (Basel), Karlsson (Siena), Pomini (Spal), Di Mariano (Lecce), Taugourdeau (Vicenza)


VERONA

Erdhën: Hongla (Anversa)​, Montipò (Benevento), Frabotta (Juventus), Sutalo (Atalanta), Simeone (Cagliari), Caprari (Sampdoria)

Kthimet nga huazimet: Casale (Empoli), Ragusa (Brescia),

Largimet: Badu (pensionim), Dimarco (Inter), Benassi (Fiorentina), Sturaro (Genoa), Vieira (Sampdoria), Colley (Spezia), Salcedo (Inter), Favilli (Monza), Udogie (Udinese), Laribi (Reggina), Silvestri (Udinese), Lovato (Atalanta),  Amione (Reggina), Zaccagni (Lazio)

 

Daut Haradinaj: Në vend që të mbjellim kungja, do mbjellim gjelbërim

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryetar të Prishtinës në radhët e AAK’së, Daut Haradinaj ka thënë se me qeverisjen e tij, Prishtina do jetë e gjelbër.

“Në vend që të mbjellim kungja, do mbjellim gjelbërim. Pra, ka mundësi që Prishtina të jetë e gjelbër vetëm nëpërmjet kriterit që kur të jepen leje ndërtimi të detyrohen të mbjellin një pjesë të madhe me gjelbërim. Pra, është një shembull I thjeshtë që mundesh ta bësh”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka thënë se në Komunën e Prishtinës është bërë një neglizhencë dhe me ardhjen e tij në Prishtinë do ketë zbatim të ligjit.

“Nëse e shihni rrugën Muharrem Fejza e shihni në cfarë gjendje është, kjo është neglizhencë”

“Premtimi im I vetëm është zbatimi I ligjit”, tha Daut Haradinaj përcjell Periskopi.

 

 

 

 

 

 

 

Çitaku i kërkon Lajçakut ta kryej punën e tij: Ia kujton kohën kur votonte kundër Kosovës në UNESCO

Periskopi.com Lajme

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i është drejtuar me një mesazh të fuqishëm emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Çitaku i ka kërkuar Lajçakut që ta çojë deri në fund misionin e tij, duke iu drejtuar me shprehjen “ëalk the ëalk”, transmeton lajmi.net.

Ajo tutje ia ka kujtuar Lajçakut kohën kur si ministër i Jashtëm i Sllovakisë votonte kundër Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

“Kryeni punën tuaj(ecni ecjen). Më kujtohet kur si ministër i Jashtëm i Sllovakisë votuat kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO…etj. Ne ju kemi dhënë përfitimet e dyshimeve, por siç thotë fjala e urtë: është lirë të flasësh”, ka shkruar Çitaku.

Kjo e fundit, këto komente i ka bërë duke iu referuar një deklarate të Lajçakut që thotë se në dialog prioritet do të jetë integrimi i plotë ndërkombëtar i Kosovës.

Prishtina do të bëhet me spital: Projekti i Haradinajt që pritet të realizohet brenda dy viteve qeverisje

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, në emisionin “Politiko”, ka kritikuar deri më tani qeverisjen në kryeqytet.

Haradinaj thotë se Prishtinës i mungon spitali. Ku sipas tij tash e 21 vite vetem ka arsyetime banale për mos realizimin e këtij spitali, përcjell Periskopi.

AAK’ja në krye me Daut Haradinajn tashmë ka realizuar projektin e këtij spitali, ku siç tha Haradinaj, ky projekt do të realizohet Brenda 2 viteve.

Ai përmes slideve ka prezantuar projektin.

“Unë e kam një ekip, lista personalitete, që kam dashur të dëshmojë që kemi njerëz, nëse ja boni një analizë e shihni, pastaj është programi që bazohet në element të sakta se i zgjidhen problemet Prishtinës. Unë mendoj që kam përvoj në menaxhim. Këto i kemi përfarësisht  500 mijë banorë, ku të gjithë e kanë QKUK, vendin e vetëm që orientohen për shërbime shëndetësore . Kryeqyteti jonë nuk ka spital e arsyetimet janë banale. Na jemi 21 vite pas lufte e nuk kemi spital.  Ky spital brenda dy viteve pretendohet se do të realizohet. Ekipe kemi.”, tha Haradinaj në emsionin/Periskopi

 

Hamiti: Qeveria Kurti më e papërgatitura në politikën e jashtme

Periskopi.com Lajme

Ish-ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe Muhamet Hamiti, e ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, për shkarkimin e ambasadorëve.

Hamiti tha se kjo qeveri ka dhënë shenja sikur me ardhjen e saj politika e jashtme do të nis nga e para.

Ai theksoi se për këto pesë apo gjashtë muaj Qeveria Kurti është më e papërgatitura dhe më e pazonja në krahasim me qeveritë e kaluara.

“Në të vërtetë kjo qeveri ka dhënë shenja se edhe punët e jashtme do t’i niste nga e para. Fliste edhe për dialogun thoshte s’ka vazhdim të dialogut po e nisim nga e para”.

“Në Londër ka tre vjet që nuk kemi ambasador. Nuk është përgjegjësi vetëm e kësaj qeverie por po shihet se në këta pesë apo gjashtë muaj është më e papërgatitura më e pazonja më jokompetente”.

“Në një vend kaq të rëndësishëm si Londra të mos kesh ambasador për tre vjet është papërgjegjësi e këtyre tre qeverive a sa kanë qenë në këto tre vjet. Janë ndërruar si shpesh. Po them unë sepse nuk kam qenë pjesë e këtyre proceseve, sigurisht ka pasur mosmarrëveshje ose mungesë ujdie në mes të koalicionit, mes qeverisë dhe presidencës. Ka mundësi që kjo të jetë arsyeja për mosveprim edhe në këto muaj tash”, tha Hamiti në KlanKosova.

“Sepse po e shohim se nuk është ndërmarrë asnjë hap. Nuk është paraqitur asnjë emër në Komisionin e Jashtëm ende. Kur i kanë bërë këto shkarkime në masë sepse unë jam kundër shkarkimeve në masë të këtij soji sidomos pa vlerësim të përformancës dhe sidomos pa i bërë përgatitjet për emërime të reja”.

Muhamet Hamiti tha se programi i Qeverisë Kurti për politikën e jashtme është pa substancë dhe i dobët.

Konfirmohet: PSG sapo ka refuzuar një ofertë prej 220 milionë eurove nga Real Madridi për Mbappen

Periskopi.com Sporti

Paris Saint-Germaini ka refuzuar më shumë se 220 milionë euro nga Real Madridi për Kylian Mbappe – njofton Sky Sports.

Klubi mbretëror ka qenë i lidhur gjatë gjithë verës me yllin francez, por deri më tani nuk ka arritur ta sigurojë.

Gazetari i Sky Sports, Kaveh Solhekol, gjatë një emisioni ka thënë se në bazë të informacioneve që ai ka,  PSG ka refuzuar ofertë mbi 220 milionë euro.

Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në fund të afatit kalimtar, duket që transferimi nuk do të ndodh.

Los Blancos do ta transferojnë anësorin francez në sezonin e ardhshëm duke filluar negociatat që në janar.

 

Haradinaj: Për një punë që mund kryhet për një ditë nuk duhet të pritet një vit

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryetar të Prishtinës në radhët e AAK’së, Daut Haradinaj ka thënë se në secilën lagje është bërë një kaos urbanistik.

Haradinaj ka folur për gjendjen e planit urbanistik në Prishtinë.

“Në secilën lagje që kam shkuar është një kaos urbanistik. Nuk janë në planin rregullativ”, është shprehur z. Haradinaj.

Ai gjithashtu ka thënë se në Prishtinë jepen edhe ndërtime pa leje.

“Për dikënd janë mbyll sytë e për dikënd veshët. Kjo është e patolerueshme”

Haradinaj ka thënë se për një punë që mund kryer për një ditë nuk duhet të pritet një vit./Periskopi/

 

 

 

 

 

 

 

Punë e kryer, Griezmann është rikthyer tek Atletico Madridi

Periskopi.com Sporti

Ka mbetur të bëhet vetëm zyrtare, pasi Barcelona ka arritur marrëveshje me Atlético Madridin për Antoine Griezmann, si huazim për sezonin 2021/22.

Transferimi sipas Marca-s, u bë për disa arsye: urgjencat financiare e Barcelonës, dëshira e Diego Simeones për ta pasur përsëri në skuadër dhe pse jo, edhe dëshira e lojtarit për t’u kthyer në Atlético.

Në mungesë të konfirmimit të më shumë detajeve të operacionit, duket se Atlético Madrid do ta marr si huazim me mundësi blerje.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, lojtari do të kalojë në huazim një vit, ndërsa Atletico mund ta blejë për 40 milionë euro.

Griezmann ka kaluar te Barcelona për më shumë se 100 milionë euro.

 

Daut Haradinaj fton kundërkandidatet në debat: Qytetarët nuk duhet ta votojnë dikënd që i ik debatit

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, sonte ka qenë i ftuar në emisionin ‘Politiko’, në Kanal 10, përball panelistëve dhe gazetarit Kushtrim Sadiku.

Haradinaj i ka bërë thirrje publike të gjithë kandidatëve për kryetar të kryeqytetit të dalin të gjithë së bashku, për tu ballafaquar në një debat publik.

Haradinaj thotë se qytetarët nuk duhet ta votojnë dikënd që i ik debatit, përcjell Periskopi.

“Është e palogjikshme që një të zhvillohet gara për kryetar të kryeqytetit e të mos ketë një debat publik. I bëjë thirrje publike kandidatëve që ta kemi një debat të tillë, dhe ti ballafaqojmë argumentet në mënyrë që qytetarët të shohin se cilat argumente janë më të fuqishme. Mendoj që qytetarët nuk duhet ta votojnë një kandidatë që i ik debatit publik. Unë kurdo jam i gatshëm 24/7”, tha Haradinaj /Periskopi

Haradinaj: Tash Prishtinës i nevojtitet një kryetar që i kryen punë

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryetar të Prishtinës në radhët e AAK’së, Daut Haradinaj ka thënë se tash Prishtinës i nevojitet një kryetar që i kryen punë. Sipas Haradinajt, Prishtina ka shumë problem që I kërkohet një vendimmarrje e fortë, përcjell Periskopi.

“Tash Prishtinës i nevojtitet një kryetar që i kryen punë. Sipas Haradinajt, Prishtina ka shumë problem që I kërkohet një vendimmarrje e fortë. Qytetarët le ta vlerësojnë, atyre iu takon të vendosin nëse jam I duhuri për Prishtinën” shprehet Haradinaj.

Ai ka komentuar edhe kryetarin e tanishëm Shpend Ahmeti.

“Mandatin e fundit shumë pak është parë në lëvizje, unë jetoj në kryeqytet jetoj tash e 20 vite, I kam hyrë garës me seriozitet të punës, mendoj se deri sot nuk kemi vërejtur një rezultat pozitiv nga kryetari I Komunës”

“Prishtina është kryeqyteti I Kosovës, për këtë arsye e kemi quajtur edhe “e para Prishtina”, e kemi filuar herët fushatën sepse e kemi marrë punën seriozisht”, tha Daut Haradinaj. /Periskopi/

 

 

Rikujtojmë paraqitjen magjike të Camavingas kundër PSG-së vetëm si 16-vjeçari, pas transferimit te Real Madridi

Periskopi.com Sporti

Transferimi 40-milionësh i Eduardo Camavingas nga Rennes te Real Madridi, tashmë është bërë zyrtar.

18-vjeçari sensacional nënshkroi marrëveshje 6-vjeçare me klubin spanjoll dhe është një transferim që mund të dalë tejet i qëlluar në të ardhmen.

Camavinga konsiderohet si një prej prospekteve më premtuese në botën e futbollit dhe për këtë Real Madridi e sheh si pasues afatgjatë të Luka Modricit.

Mesfushori tinejxher tashmë ka bërë tri paraqitje me skuadrën seniore të Francës dhe dhuroi disa paraqitje spektakolare në Ligue 1.

Mirëpo, një performancë e tij qëndron mbi të tjerat sa i përket elitës së futbollit francez.

Në vitin 2019, si 16-vjeçar, Camavinga startoi një ndeshje në shtëpi për Rennesin kundër PSG-së dhe performoi në një standard jashtëzakonisht të lart.

Rennes fitoi ndeshjen 2-1 dhe ishte Camavinga ai që asistoi për Romain de Castillo, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 48-të.

Kontributi për golin ishte thjesht qershia mbi tortë, megjithatë.

Asnjë lojtar i Rennesit nuk e kishte prekur topin më shumë se Camavinga gjatë ndeshjes dhe ai gjithashtu regjistroi një saktësi prej 98% në pasime.

Jo befasisht, paraqitja e tij individuale kundër PSG-së shkoi viral në vitin 2019 dhe tash që kompletoi transferimin te Real Madridi, duket e drejtë ta rishikojmë.

Pa elaborime tjera, t’i hedhim një sy pamjeve 16-vjeçarit Camavinga duke performuar si një veteran i mesfushës. /Periskopi.com/

Paçarizi: Kundërshtimet konceptuale në qeverisje mes Kurtit dhe Gërvallës po e vonojnë emërimin e ambasadorëve

Periskopi.com Lajme

Analisti politik Rrahman Paçarizi thotë se arsyeja e vonesës së emërimit të ambasadorëve të rinj ka të bëjë me kundërshtimet konceptuale në qeverisje mes kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

Ai, në Rubikon të Klan Kosovës, tha se kryediplomatja do të duhej të ishte në një linjë me kryeministrin në zbatimin e politikave qeveritare.

“Donika [Gërvalla-Schwarz] është në çkordinim të plotë me konceptin qeverisës edhe të Albin Kurtit, sepse shihet që ajo zhvillon disa politika krejt vullnetare dhe të pavarura të cilat Kurti pastaj detyrohet t’i mbështesë, sepse nuk mund ta rrezikojë koalicionin qeverisës, nëse ka tashmë koalicion.”

Sipas tij, Gërvalla-Schwarz bën gabime elementare që nuk i bëjnë as fillestarët në politikën e jashtme.

“Kjo qeverisje vërtetë e ka prodhuar një krizë apo një lloj tjetër të krizës, por kriza në diplomacinë kosovare ka nisë në vitin 2013 dikur. Kur Hashim Thaçi është bërë ministër i jashtëm unë mendoj që ka qenë vendimi më i gabuar asokohe, sepse Thaçi nuk ka qenë i përqendruar te politikat e jashtme të Kosovës por në menaxhimin e situatave të brendshme në Kosovë”.

Paçarizi deklaroi se edhe të tjerët që e kanë pasuar Hashim Thaçin në postin e ministrit të jashtëm nuk kanë qenë zgjedhje e duhur ose nuk kanë dhënë kontribut. Ai ka deklaruar se ka një periudhë tetë ose nëntë vjeçare që kur diplomacia kosovare vetëm ka rënë poshtë.

Hamiti: Qeveria Kurti më e papërgatitura dhe më e pazonja në politikën e jashtme

Periskopi.com Lajme

Ish-ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe Muhamet Hamiti, e ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, për shkarkimin e ambasadorëve.

Hamiti tha në emisionin Rubikon në Klan Kosova se kjo qeveri ka dhënë shenja sikur me ardhjen e saj politika e jashtme do të nis nga e para.

Ai theksoi se për këto pesë apo gjashtë muaj Qeveria Kurti është më e papërgatitura dhe më e pazonja në krahasim me qeveritë e kaluara.

“Në të vërtetë kjo qeveri ka dhënë shenja se edhe punët e jashtme do t’i niste nga e para. Fliste edhe për dialogun thoshte s’ka vazhdim të dialogut po e nisim nga e para”.

“Në Londër ka tre vjet që nuk kemi ambasador. Nuk është përgjegjësi vetëm e kësaj qeverie por po shihet se në këta pesë apo gjashtë muaj është më e papërgatitura më e pazonja më jokompetente”.

“Në një vend kaq të rëndësishëm si Londra të mos kesh ambasador për tre vjet është papërgjegjësi e këtyre tre qeverive a sa kanë qenë në këto tre vjet. Janë ndërruar si shpesh. Po them unë sepse nuk kam qenë pjesë e këtyre proceseve, sigurisht ka pasur mosmarrëveshje ose mungesë ujdie në mes të koalicionit, mes qeverisë dhe presidencës. Ka mundësi që kjo të jetë arsyeja për mosveprim edhe në këto muaj tash”.

“Sepse po e shohim se nuk është ndërmarrë asnjë hap. Nuk është paraqitur asnjë emër në Komisionin e Jashtëm ende. Kur i kanë bërë këto shkarkime në masë sepse unë jam kundër shkarkimeve në masë të këtij soji sidomos pa vlerësim të përformancës dhe sidomos pa i bërë përgatitjet për emërime të reja”.

Muhamet Hamiti tha se programi i Qeverisë Kurti për politikën e jashtme është pa substancë dhe i dobët.

Komisioni i Garave i Superligës vendos për incim disiplinor për dy klube, dy trajnerë dhe dy futbollistë

Periskopi.com Sporti

Komisioni i Garave i Superligës, duke u bazuar në të gjitha faktet dhe materialet ka hapur inicim disiplinor ndaj dy klubeve, dy trajnerëve, dy futbollistëve dhe një përfaqësuesi zyrtar, transmeton Insporti.

Inicim diciplinor është hapur ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatinës dhe trajnerit të KF Drenica, Tahir Lushtaku.

Po ashtu inicim diciplinor u hap ndaj Përfaqësuesit zyrtar të FC Llapi, Muhamet Rexhepi, lojtarit të KF Ulpiana, Silvester Shkalla dhe futbollisit të KF Vllaznia, Art Hoxha. Nuk shpëtuan pa inicim diciplonor dhe dy klubet FC Drita dhe FC Vushtrria.

Vendimet e plota nga Komisioni i Garave: 

Inicim disiplinor
ndaj: Kryetrajnerit të FC Llapi, Tahir Batatina, ID.nr.001144-M77.
MOTIVI: Në minutën e 85-të në ndeshjen Drita –Llapi ishte ndëshkuar me karton të verdhë, ndërkaq i njëjti në vazhdim reagon ashpër dhe me të dy duart në gjoks e shtyn referin kryesor të ndeshjes, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor.

ndaj: Kryetrajnerit të KF Drenica, Tahir Lushtaku, ID.nr.010175M70.

MOTIVI: Në minutën e 83-të, në ndeshjen Dukagjni-Drenica hynë në fushë dhe fyen rëndë referin kryesor të ndeshjes, për çka i njëjti është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor.

ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të FC Llapi, Muhamet Rexhepi, ID.nr.001413-M88.
MOTIVI: Në minutën e 86-të, në ndeshjen Drita –Llapi pas ofendimeve të rënda drejtuar referit kryesor të ndeshjes, i njëjti është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor.

ndaj: Lojtarit të KF Ulpiana, Silvester Shkalla, ID.nr.024483M95.
MOTIVI: Në minutën e 62-të, në ndeshjen Ulpiana – Malisheva shkakton ndërhyrje të rrezikshme ndaj lojtarit kundërshtar, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor.

ndaj: FC Drita.
MOTIVI: Në minutën e 86-të të ndeshjes Drita –Llapi, tifozët e FC-Drita, kanë hedhur dy (2) shishe PVC të mbushura në drejtim të bankinës së FC Llapi. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes.

ndaj: FC Vushtrria
Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes së VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi B, Vushtrria-Vitia, disa shikues të FC Vushtrria, kanë hedhur shishe në drejtim të lojtarëve mysafirë, ku si pasoj janë lënduar disa lojtarë të KF Vitia. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes.

ndaj: Lojtarit të KF Vllaznia (P), nr 4 Art Hoxha dhe nr ID 002988M01.
Motivi: Në minutën e 82-të të ndeshjes së VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi B Ferizaj –Vllaznia (P), ngritet nga bankina, ofendon asistentin e parë. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor.

​Biden: Mbrëmë SHBA përfundoi luftën e saj 20 -vjeçare në Afganistan

Periskopi.com Lajme

Presidenti Joe Biden iu drejtua sonte kombit amerikan nga Shtëpia e Bardhë, pasi Shtetet e Bashkuara i dhanë fund luftës 20-vjeçare në Afganistan.

“Mbrëmë në Kabul, Shtetet e Bashkuara i dhanë fund luftës 20-vjeçare në Afganistan. Lufta më e gjatë në historinë amerikane. Ne përfunduam një nga ngritjet ajrore më të mëdha në histori me më shumë se 120.000 njerëz të evakuuar në vend të sigurt. Ky numër është më shumë se dyfishi i atij shumica e ekspertëve mendonin se ishte e mundur. Asnjë komb nuk ka bërë ndonjëherë diçka të tillë në të gjithë historinë. Vetëm Shtetet e Bashkuara kishin kapacitetin dhe vullnetin dhe aftësinë për ta bërë atë. Ne e bëmë atë sot. Suksesi i jashtëzakonshëm i këtij misioni ishte për shkak të aftësisë së pabesueshme, trimërisë dhe guximit vetëmohues të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe diplomatëve tanë dhe profesionistëve të inteligjencës ”, tha Biden.

Presidenti Biden mbrojti tërheqjen e administratës së tij dhe vlerësoi përpjekjet e evakuimit të vendit.

“Që nga marsi, ne u drejtuam 19 herë amerikanëve në Afganistan, me paralajmërime dhe oferta të shumta për t’i ndihmuar ata të largohen nga Afganistani, deri në mars. Pasi filluam evakuimin 17 ditë më parë, ne bëmë shtrirjen dhe analizën fillestare dhe identifikuam rreth 5,000 amerikanë që vendosën më parë të qëndronin në Afganistan, por tani donin të largoheshin,” tha ai.

Biden tha se operacioni përfundoi duke nxjerrë më shumë se 5.500 amerikanë nga Afganistani, si dhe “mijëra përkthyes afganë”. Megjithatë, ai pranoi se rreth 100 deri në 200 amerikanë mbeten në Afganistan, por tha se shumë prej tyre janë banorë të dyfishtë që vendosën të qëndrojnë.

“Në fund, 90% e amerikanëve në Afganistan që donin të largoheshin ishin në gjendje të largoheshin. Për ata amerikanë të mbetur, nuk ka afat. Ne mbetemi të përkushtuar t’i nxjerrim ata nëse duan të dalin,” tha presidenti amerikan.

Presidenti Biden thotë se nuk pajtohet me ata që kritikojnë tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani si të çrregullt dhe që thonë se evakuimet duhet të kishin filluar më herët.

“Unë marr përgjegjësinë për vendimin,” tha Biden për planin për t’i dhënë fund misionit. “Tani disa thonë, ne duhet të kishim filluar evakuimet masive më shpejt dhe a nuk mund të kishte ndodhur kjo, të ishte bërë në një mënyrë më të rregullt? Unë nuk jam dakord, me respekt,” tha ai.

Biden tha se “do të kishte pasur një nxitim për në aeroport” pa marrë parasysh kur Shtetet e Bashkuara filluan tërheqjet.

“Imagjinoni nëse fillojmë evakuimet në qershor ose korrik, duke sjellë mijëra trupa amerikane dhe evakuuar mbi 120.000 njerëz në mes të një lufte civile. Ende do të kishte pasur një nxitim në aeroport, dhe akoma do të kishte qenë një mision shumë i vështirë dhe i rrezikshëm, “tha Biden.

“Përfundimi është se nuk ka evakuim nga fundi i një lufte që ju mund ta drejtoni pa llojet e ndërlikimeve, sfidave, kërcënimeve me të cilat përballemi. Asnjë,” tha Biden.

Vllahiu: Shtetet pritëse ku Kosova ka pasë ambasadorë pyesnin kush është pasardhësi yt

Periskopi.com Lajme

Ish-ambasadori i Kosovës në Çeki, Arbër Vllahiu, ka thënë se në periudhën e fundit tremujore në një formë edhe ka qenë në detyrë edhe nuk ka qenë, pas vendimit të presidentes për lirimin e tij dhe 12 ambasadorëve të tjerë të Kosovës.

“Realisht kjo ishte periudha tre mujore e secilit prej nesh që ishim shefa të misioneve, të atyre që ishim liruar në bazë të vendimit të presidentes Vjosa Osmani dhe me kërkesën e ministres së punëve të jashtme Donika Gërvalla. Kjo është periudha tremujore kur je në detyrë dhe nuk e ke lënë misionin pa asnjë shef. Nuk është që ke hequr dorë nga detyrat e tua të përgjithshme dhe të përditshme, prej atyre që janë detyra dhe obligime shtetërore të cilat i ke marrë në ditën kur je nis për mision. Ishte periudha e fundit në të cilën jemi përpjekur që ta bëjmë mirëmbajtjen e punëve në misionin diplomatik, njëkohësisht edhe një lloj komunikimi të vazhdueshëm me institucionet e shteteve pritëse dhe me misionet e tjera diplomatike të akredituara në shtetet ku ishim të akredituar edhe ne”.

“Është një përvojë me një periudhë të caktuar kohore kur edhe je në detyrë edhe nuk je në detyrë. Duhet të përmbyllësh të gjitha gjërat dhe kur e di se pas kësaj do të duhej që të vinte një tjetër diplomat i rangut të ambasadorit që do të duhej ta merrte detyrën prej teje”.

Vllahiu, në Klan Kosova, ka thënë se shtetet pritëse ku Kosova ka pasë ambasadorë të akredituar janë të shqetësuara se kush do të jetë ambasadori/ja pasardhës që do të vijë pas atyre që e kanë përfunduar tashmë misionin.

“Unë nuk e kam pasë problemin e komunikimit me institucionet e Çekisë, në kuptimin që është përfunduar ose jo mandati. Me institucionet e Republikës së Çekisë dhe Polonisë për të cilën kam qenë përgjegjës kam pasë komunikim deri në ditët e fundit. Ka qenë komunikim i rregullt me ta, pavarësisht vendimit për tërheqje prej misionit. Mund t’iu them që ka misione të tjera që kanë pasë probleme, sepse ti e ke kry mandatin dhe shtetet pritëse fillojnë të përgatiten për pasardhësin tënd. Pyetja e vetme në të gjitha misionet ku kemi qenë të akredituar nga shtetet pritëse dhe misionet e tjera është se kush  është pasardhësi yt. Nuk ka të bëjë me emrin e atij/asaj që vjen sa ka të bëjë me vazhdimësinë e komunikimit dhe marrëdhënieve të Kosovës me shtetin pritës. Më 30 gusht kanë përfunduar mandatet e 13 diplomatëve dhe tani kemi një boshllëk që nuk është mbushur. Është një shqetësim edhe në Kosovë edhe i shteteve pritëse se çfarë do të bëhet tani, cilët janë ata njerëz që do të vijnë dhe kur do të vijnë ata”.