Përdoruesit tallen me emrin e ri të korporatës së Facebook – çfarë do të thotë “Meta” në gjuhën hebraike

Periskopi.com Lajme

Përdoruesit e medieve sociale në Izrael po tallen me ndryshimin e emrit të kompanisë së Facebook në Meta, pasi tingëllon e ngjashme me fjalën e hebraike për “i vdekur”.

Sipas medieve të huaja, shumë përdorues të Twitter u tallën me emrin e ri të kompanisë, që u bë i ditur nga themeluesi Mark Zuckerberg gjatë kësaj jave, duke përdorur hashtag #FacebookDead. “Dikush nuk e bëri kërkimin e tyre për brendin”, thuhej në një postim.

Nirit Weiss-Blatt, autor i The Techlash dhe Tech Crisis Communication, shkroi në Twitter se fjala ‘Meta’ në hebraisht do të thotë “i vdekur”, derisa thotë se “komuniteti hebre do të tallet me këtë emër për vitet në vijim”.

Gabim i rëndë?? Emri i ri i Facebook, Meta do të thotë i vdekur në hebraisht. Shumë qesharake”, shkroi një tjetër përdorues në Twitter.

Dy nëndegë të VV-së në Podujevë do ta përkrahin Ekrem Hysenin e LDK-së për balotazh

Periskopi.com Lajme

Aktivisti i LDK-së Erblin Bujaku ka bërë të ditur se dy degët e VV-së në fshatin Lluzhan dhe Sallabajë kanë kaluar në përkrahje të kandidatit të LDK-së për Podujevë, Ekrem Hyseni.

Ai ka thënë se këto dy nëndegë të VV-së e përkrahin Hyseni në balotazh.

Postimi i tij:

Duke e pare qe po marr mesazhe te shumta,desha te konfirmoj ate qe postova me pare. Dega e Lluzhanit dhe veprimtare te Vv ne Sallabaje,sot kaluan ne mbeshtetje te Ekrem Hyseni ne garen per Kryetar te Podujeves.

LDK eshte nje shtepi e madhe,e qe ka vend per te gjithe ne te.

Ne po rritemi e po shtohemi cdo dite,e qe iu ftoje qe te na bashkangjiteni sa me shume.

Fitorja e LDK-se ne Podujeve tashme po ndodh dhe qe vulen e fitores do e marrim me daten 14 Nentor.

Faleminderit per mirepritjen tuaj Blerim Mustafa,Besnik Mustafa, Enver Bici, Nexhat Bunjaku , Sadri Bunjaku, Qazim Bici e shume te tjere.

Zaevit teksa i dridhet zëri thotë: U zgjodhën dhunuesit, u shoqëruan viktimat dhe dhunuesit e 27 Prillit

Periskopi.com Lajme

I zhgënjyer nga shumica e votuesve dhe nga ata që qëndruan në shtëpi, është shprehur lideri i LSDM-së dhe kryeministri në dorëheqje, Zoran Zaev.

Ai tha se e kanë zhgënjyer rezultatet të cilat sipas tij bënë që të zgjedhen për këshilltarë dhe kryetarë të komunave dhunues të Kuvendit më 27 prill të 2017-ës.

Përmendi, se “pamë edhe lidhje mes viktimave dhe dhunuesve të 27 prillit”, duke aluduar në koalicionin mes Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe VMRO-DPMNE-së.

“Shpreh zhgënjim për veten dhe të gjithë, sepse shumica e qytetarëve, bashkë me ata që qëndruan në shtëpi i zgjodhën politikanët e njëjtë të cilët para katër vjetësh, të vetëm, në Kuvend, para syve të të gjithëve dëshiruan dhe u drejtuan që të vrasin. Disa nga ata dhunues madje janë zgjedhur për këshilltarë dhe kryetar të komunave të tjera dhe të Shkupit. Në këto zgjedhje madje pamë edhe lidhje mes viktimave dhe dhunuesve të 27 prillit. U shoqëruan viktima dhe dhunues të 27 prillit, pa ndonjë arsye, për para dhe pushtet. E përmend këtë, sepse dua që të mbahet mend. Nuk aspak e vështirë largimi nga politika. E vështira është ta mendosh vendimin e popullit, por, nejse!”, tha Zaev, transmeton TV21 Maqedoni.

Kush fitoi e kush humbi: Rezultatet e zgjedhjeve në komunat më të mëdha në Maqedoninë e Veriut

Periskopi.com Lajme

Ka përfunduar raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, ndërsa partitë politike kanë filluar me festat në komunat ku kandidatët e tyre kanë arritur fitore.

KSHZ ka filluar me publikimin e rezultateve të para për këto zgjedhje lokale, të cilat nga ana e tyre u vlerësuan si fer dhe demokratike, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Komunën e Tetovës fitore ka shpallur kandidati i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i Lëvizjes Besa. Në Komunën e Gostivarit edhe një mandat kryetar do të jetë Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët, ndërsa në Çair BDI ka shpallur fitoren e kandidatit të tyre, Visar Ganiu.

Në Komunën e Strugës ka fituar Ramiz Merko i BDI-së, i cili edhe për katër vite tjera do të jetë kryetar komune, kurse poashtu edhe në Kërçovë kryetar komune do të jetë edhe një mandat Fatmir Dehari. Edhe Merko, edhe Dehari janë kandidatë nga partia BDI.

Në Komunën e Kumanovës fitore ka shpallur kandidati i pavarur Maksim Dimitrievski, kundrejt kandidatit të LSDM-së, Oliver Ilievski.

Kurse në Bashkinë e Shkupit fitore ka shpallur kandidatja e pavarur Danella Arsovska, e cila është përkrahur nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM. Në garë për Bashkinë e Shkupit ajo ka qenë me kryetarin aktual Petre Shilegov.

Ndryshe, sipas të dhënave të fundit nga KSHZ dalja në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve lokale ka qenë mbi 48 përqind.

Milan fiton ndaj Romës edhe me 10 lojtarë – Pioli leksione Mourinhos

Periskopi.com Sporti

Derbi i xhiros së 11-të mes Romës dhe Milan i ka takuar skuadrës mysafire.

Milan ka marrë tri pikë të mëdha në kryeqytet, duke mposhtur Romën 1:2, ndonëse për një periudhë luajti me 10 lojtarë në fushë, shkruan Periskopi.

‘Rossoneri’ shkuan në epërsi qysh në minutën e 25′, kur Zlatan Ibrahimovic shënoi nga gjuajtja e lirë për 0:1.

Në pjesën e dytë Milan gjeti golin edhe një herë, por VAR anuloi me offside. Megjithatë, mysafirët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 57′ dyfishuan me anë të Franck Kessie, i cili u tregua i saktë nga penalltia për 0:2.

Minuta e 66′ e la Milanin me 10 lojtarë në fushë, pasi Theo Hernandez u ndëshkua me karton të kuq (i dyti i verdhë). Por, skuadra e Pioli ia doli të menaxhonte rezultatin edhe me 10 njerëz në fushë, ndonëse pësoi një gol në minutën e 93′, kur u vendos rezultati final 1:2.

Kësisoj, Milan shkon në 31 pikë, aq sa ka edhe Napoli në krye të tabelës, kurse Roma mbetet me 19 pikë në pozitën e pestë. /Periskopi/

Jep dorëheqje Zoran Zaev

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, njëherësh kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë.

Ai këtë e bëri në një konferencë për media në Shkup, ku ka uruar kundërshtarët politikë për fitoren në zgjedhjet komunale.

Partia e Zaev nuk shënoi rezultate të mira në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale në Maqedoninë Veriore./AlsatM/

Idri Istrefi pranon humbjen në Strugë

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryetar të Komunës së Strugës nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën, Idri Istrefi, përmes profilit të tij në Facebook e ka pranuar humbjen.

“Të dashur qytetarë, struganët e mi. Ne dështuam. Ne luftuam kundër një qeverie të tërë me gjithë energjinë që kishim. Por duket se nuk ka mjaftuar për të mposhtur Strugën. Jeta Vazhdon. Bashkë me të dhe përpjekjet për të bërë më të mirën për Strugën, për brezat që do të vijnë. Ne do të analizojmë gjithçka ku kemi gabuar. Do të ketë një reflektim të thellë. Ky zhvillim nuk duhet të ndikojë në jetën e një strugani të thjeshtë. Por dua t’ju ​​falënderoj për besimin dhe t’ju ​​kërkoj falje që nuk mund të bëj më shumë”, ka shkruar Istrefi në Facebook.

Kundër tij ka qenë kryetari në detyrë i Strugës, Ramiz Merko./Alsat M

Partia opozitare maqedonase feston me flamurin shqiptar në Shkup

Periskopi.com Lajme

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka filluar festën para selisë së tyre qendrore në Shkup.

Mirëpo ajo që është kapur nga mediat, është se krahas flamurit maqedonas, në këtë festë është valvitur edhe flamuri kombëtar shqiptar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OBRM-PDUKM më herët shpalli fitore në Bashkinë e Shkupit, me kandidaten e pavarur që është përkrahur nga ata, Danella Arsovska, e cila përveç tyre në raundin e dytë e ka marrë edhe mbështetjen e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Arsovska në garë për Bashkinë e Shkupit ka qenë me kryetarin aktual Petre Shilegov, i cili ka qenë kandidat i LSDM-së.

Theksojmë që partia maqedonase OBRM-PDUKM, në ciklet e mëparshme zgjedhore ka pasur retorikë anti-shqiptare, ndërsa tani udhëhiqet nga Hristijan Mickoski, i cili është pasardhës i Nikolla Gruevskit.

Arben Taravari shpall fitoren në Gostivar

Periskopi.com Lajme

Arben Taravari ka shpallur fitoren në komunën e Gostivarit.

Nga Shtabi i Taravarit kanë vlerësuar se nuk ishte vetëm Nevzat Bejta, që u dënua nga gostivarasit, por Ali Ahmeti, pasi siç thonë, “kundërkandidat i vërtetë i Taravarit ishte Ali Ahmeti”.

“Në katër vitet e ardhshme komunë do ta udhëheqë Aleanca dhe Alternativa. Unë i mora 18 mijë vota, kurse Ali Ahmeti i mori 12 mijë vota”, tha Taravari, transmeton TV21.

“Ne nuk e kishim kundërshtar vetëm Bejtën, por edhe Ahmetin, qeverinë, kryetarin e parlamentit dhe të gjithë që këto dy javë ishin në Tetovë”.
“U porosis atyre që edhe në një rreth të shkojmë në Gostivar”.

E mbaroi paraqitjen para mediave me “Të fala nga Gostivari”.

Kujdesen për fëmijët por prindërit kujdestarë nuk mund t’i marrin shtesat e fëmijëve nga shteti

Periskopi.com Lajme

Kërkohet që të bëhen lëshime për disa raste kur paratë e fëmijëve nuk mund t’i marrin nënat.

Kanë një llogari bankare, por kjo s’mjafton për të marrë ndihmë nga shteti.

Afrim Beqiri i cili është divorcuar nga gruaja e tij, e që njëkohësisht është shtetas i huaj nuk i lejohet aplikimi për t’i marrë shtesat prej 10 eurosh për dy fëmijët e tij.

Ai tutje ka treguar se nëna e të vegjëlve të tij nuk jeton me fëmijët dhe se kujdestaria e tyre është në dorë të tij.

Kështu që të udhës po e sheh që në raste të tilla paratë t’i bien në llogari të fëmijëve ose të kujdestarit të tyre.

Një nga kërkesat e tij kryesore është që ky projektligj i formuluar nga Ministria e Financave të ndryshojë për disa raste konkrete.

Ai tutje ka treguar një rast tjetër kur familjarëve të tij nuk i është mundësuar marrja e këtyre mjeteve.

Problematikë të ngjashme me Beqirin ka edhe dikush tjetër.

Zaha Zekaj tash e disa vite kujdeset për nipërit e saj të cilët mbetën jetimë.

Megjithatë kjo e fundit po kërkon nga Ministria e Financave që t’i lejohet personit kujdestar të marrë të hollat e destinuar për fëmijët nga mosha 2-16 vjeç.

Në anën tjetër Ministria e Financave ka bërë të ditur se të gjitha këto kategori duhet të aplikojnë në një formë tjetër.

Shtesave e ndara për fëmijë e lindur në vitin 2020 dhe 2021 janë me nga 20 euro në muaj. Derisa nga fillimi i janarit të vitit 2022 do të shtohen grupmosha të tjera deri në moshën 16 vjeçare, për të cilat vlera e shtesës është 10 euro në muaj.

Kandidatja e pavarur udhëheq bindshëm në Shkup

Periskopi.com Lajme

Kandidatja e pavarur Danella Arsovska duket se udhëheq bindshëm në qytetin e Shkupit.

Janë numëruar 52.55 përqind e votave dhe Arsovska udhëheq me gati 20 mijë vota para, ose me përqindje me mbi 60 përqind.

Kryetari aktual, Petre Shilegov, ka arritur të marrë vetëm 43 mijë e 413 vota deri më tani/Alsat-M.

Milani e dyfishon epërsinë kundër Romës

Periskopi.com Sporti

Milani e ka dyfishuar epërsinë kundër Romës, në derbin e javës në Serie A, që po zhvillohet momentalisht në kryeqytetin italian.

Franck Kessie shënoi për 2:0 për Milanin, në minutën e 57-të.

Zlatan Ibrahimovic e fitoi penalltinë pasi u ndal me faull në zonën e Romës dhe Kessie ishte i saktë nga pika e bardhë.

Kurti e pret në Qeveri djalin e George Soros, ja çka biseduan

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF), zëvendëskryetarin Alexander Soros, drejtoren ekzekutive të OSF-së për Evropë dhe Euroazi, Daniela Schwarzer, drejtorin ekzekutiv të OSF-së në Kosovë, Luan Shllaku dhe drejtorin ekzekutiv të OSF-së në Shqipëri, Andi Dobrushi.

Kurti me këtë rast foli për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe procesin e vaksinimit të popullatës, si dhe për rritjen ekonomike që Banka Qendrore e Kosovës e parasheh të arrijë 9.9 për qind.

Në këtë drejtim u theksua kontributi i mërgatës në rritjen ekonomike dhe rëndësia e përfshirjes së saj në zhvillimin e mëtejshëm të vendit nëpërmjet Fondit të Ekselencës.

U bisedua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe synimin e përbashkët të rajonit për integrim në Bashkimin Evropian.

Në takim u prezantua projekti më i ri i Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Kosovë, një bashkëpunim ky me kolegjin “Riinvest”, që ka për qëllim promovimin e agjendës së gjelbër nëpërmjet një qendre, e cila ofron edukim për administratë, për sektorin privat dhe shoqërinë civile, si edhe ligjërata dhe bashkëbisedime mbi temat më të rëndësishme për avokimin e politikave të gjelbra.

Theks të veçantë pati nxitja e qeverisjes edhe më të mirë dhe kryeministri Kurti potencoi rëndësinë e e-qeverisjes dhe të dhënave të hapura.

Përfaqësuesit e OSF-së u shprehën shumë optimistë me programet që do t‘i implementojnë, nëpërmjet të cilave Qeveria e Kosovës do ta ketë potencialin që në dy vjetët e ardhshëm të jetë qeveria më transparente dhe më e hapur në rajon

Shoferi i kamionit ndalon në rrugë t’i rrah fëmijët pasi e gjuajtën me vezë

Periskopi.com Lajme

Një shofer duket se është nervozuar pasi kamioni i cili ishte duke vozituar u gjuajt me vezë nga disa fëmijë.

Pas këtij veprimi, shoferi ka ndaluar kamionin dhe ka dalur që t’i rrahë fëmijët.

“Jepi zë” ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shoferi shihet i nervozuar.

Ndryshe sonte festohet 31 tetori që njihet si “Nata e Shtrigave” ku simbolikë e kësaj feste është hedhja me vezë.

Mbyllet pjesa e parë: Ibra vendos fatin e 45 minutëshit të parë mes Romës dhe Milan

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Roma – Milan.

Milan ka shkuar me epërsi minimale në pauzën mes dy pjesëve, pas një dominimi ndaj Romës, shkruan Periskopi.

Kjo periudhë e lojës u vendos nga goli i Zlatan Ibrahimovic, në minutën e 25′ të takimit.

Ibra shënoi nga gjuajtja e lirë, me një goditje jashtëzakonisht të fuqishme.

Rossoneri tani do të synojnë të administrojnë këtë epërsi, kurse Mourinho duhet të jap instruksione më të mira nëse dëshiron pikë ndaj Piolit./ Periskopi/

Ja kush udhëheq me Kumanovën dhe Haraçinën

Periskopi.com Lajme

Sipas të dhënave KSHZ-së nga 70 kuti në 167 të numëruara udhëheq kandidati i pavarur dhe kryetari aktual i Kumanovës Maksim Dimitrievski me gati 1000 vota ose në përqindje 51,40%.

Kurse kandidati i LSDM-së ka arritur të marrë vetëm 46.06% të votave deri më tani.

Në komunën e Haraçinës nga tri në 42 kuti të numëruara ose në 23.08% të votave të hapura, udhëheq kandidati i BDI-së Ridvan Ibraimi me 50.42% kundrejt kandidates së LSDM-së Milikije Halimi me 48.42%./AlsatM

‘Çmendet’ Ibrahimovic i jep epërsinë Milanit ndaj Romës – gjuajtje e lirë e pandalshme

Periskopi.com Sporti

Është zhbllokuar ndeshja mes Romës dhe Milanit.

Skuadra e Milan ka kaluar në epërsi në ‘Olimpico’, pas 26 minutave lojë, përcjell Periskopi.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi Zlatan Ibrahimovic.

Më poshtë mund ta shihni golin. /Periskopi/

15 vite më parë, Lampard shënonte një nga golat më të bukur të karrierës së tij – perla kundër Barcelonës

Periskopi.com Sporti

Frank Lampard do të mbahet mend si një nga mesfushorët më të mirë që ka prodhuar Anglia.

Ikona e Chelsea kishte një karrierë mjaft të pasur si me klub, ashtu edhe me kombëtare, duke shënuar shumë gola e dhuruar shumë asistime.

Por, një nga golat që do t’i mbahet mend gjithmonë, duke u kujtuar me video, është goli në kuadër të Champions League, përcjell Periskopi.

Në vitin 2006, kundër Barcelonës, Lampard e la pa gjasa Victor Valdesin, me një goditje nga këndi i vdekur, kur nuk e priti askush.

Më poshtë mund ta shihni golin për të cilin bëhet fjalë. /Periskopi/

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet caktimi i seancës ku do të diskutohet për projektin e gazit

Periskopi.com Lajme

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë të hënën takim duke filluar nga ora 11:00, ku do të caktohet data për seancën e re plenare.

Në seancën e re plenare do të ketë debat parlamentar në lidhje me veprimet e Qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë dhe veçanërisht Projektin e Gazit me MCC.

Në rend dite është pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021, për votimin e rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të Hortikultura për vitin 2020.

Po ashtu, për diskutim do të jenë edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021 për votimin e Projektligjit për ratifikimin e amendamentimit të marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10.

Po ashtu, votimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet MASHTI dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+).

Si dhe votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni, si dhe pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 19 tetor 2021, për votimin e raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.

Deputetët do të shqyrtojnë për herë të parë edhe një sërë projektligjesh, si ai për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare, Projektligji për të drejtën ndërkombëtare private, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar, Projektligji për Topografitë e Gjysmëpërçuesve.

Po ashtu, për shqyrtim për herë të parë janë edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deminim Humanitar, shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm, shqyrtimi i raportit vjetor të KPM-së për vitin 2020, shqyrtimi i raportit vjetor të ZRRE për vitin 2020, shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe raportin vjetor të Auditimit të Buxhetit të Kosovës për 2020, emërimi i kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit, emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, si dhe propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Një tjetër zarf në shtëpi! Çfarë do të ndodhë?

Periskopi.com Showbiz

Një zarf tjetër ka ardhur në shtëpinë e famshme në Shqipëri.

Vëllai i madh ka caktuar një tjetër provë për banorët e shtëpisë.

Kësaj radhe prova nuk ka të bëjë me ndonjë lojë, por me sjelljet e banorëve.

Vëllai i madh ka vendosur që banorët përgjatë kësaj prove të injorojnë çdo situatë që shpie deri në konflikt, situatat e tilla duhet të injorohen në çdo kohë që ato ndodhin.

Për më shumë shikoni videon.