Prishtina me ajër shumë të ndotur sonte

Periskopi.com Lajme

Rënia ekstreme e temperaturave ka sjellë edhe ajrin tejet të pashëndetshëm në Prishtinë, si një fenomen që ndodh tradicionalisht.

Matësi i Ambasadës Amerikane aktualisht po tregon një nivel ndotës prej 183 Ppm. Ky nivel bazuar në standarte të zakonshme rreth cilësisë së ajrit konsiderohet si tejet i dëmshëm për njeriun.

Vlen të ritheksohet se çështja e ajrit të ndotur në kryeqytetin kosovar është ndër problematikat me të cilën prishtinasit përballen që një kohë të gjatë, dhe i cili është ende i pazgjidhur.

Shkaqet e këtij problemi mendohet të jenë numri shumë i madh i veturave si dhe djegia e qymyrit për ngrohje.

Romeo i dërgon letër Donaldit, ai shpërthen në lot

Periskopi.com Showbiz

Në edicionin e sotëm pati një befasi për Donaldin.

Teksa ishte brenda shtëpisë duke debatuar me banorët, atij i erdhi një mesazh nga vëllai i tij.

Brenda një letre ai i tha se ka qenë kundër hyrjes në ‘BBV’ sepse kishte frikë të jetonte pa të. Gjithashtu ai shtoi se është krenar për vëllain e tij.

Nga këto fjalë Donaldi u emocionua dhe shpërtheu në lot./Indeksonline/

 

Hykmete Bajrami thotë se nuk mban përgjegjësi për vjedhjen e Thesarit sa ishte ministre

Periskopi.com Lajme

Ish-ministrja e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami ka folur për zhvillimet e fundit në vend dhe për debatin që u riaktualizua për çështjen e vjedhjes së Thesarit të Shtetit.

Bajrami në dpt të Fidani  ka thënë se vjedhja e Thesarit “nuk është pika e dobët e Hykmete Bajramit”.

Ajo shtoi se nuk mbanë përgjegjësi për atë që ka ndodhur pasi thotë se i ka marrë të gjitha masat.

“E vetmja përgjesësi ka qenë që kam qenë ministre në kohën kur ka ndodhur ky skandal. Të gjithë duhet ta dinë, se Thesari nuk është pika e dobët e Hykmete Bajramit. Ka qenë fatkeqsi, nuk ka qenë përgjegjësi e imja. Unë nuk mbaj përgjegjësi për atë që ka ndodhur, i kam marrë të gjitha masat. Ka aktakuzë të ngritur. Njerëzit janë në burg dhe ai rast po hetohet”, tha Bajrami.

Gazetari i ‘Deutsche Welle’: Merkel nuk erdhi në Kosovë për vizitë shkaku i politikave të brendshme

Periskopi.com Lajme

Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani ka thënë se Merkel nuk erdhi në vizitë në Kosovë, shkaku i politikave të brendshme këtu.

Bahri Cani ka komentuar vizitën lamtumireshe të kancelares Merkel në Ballkanin Perëndimor, gjegjësisht në Beograd, dhe Tiranë.

Ai ka thënë se Merkel ka mundur të vizitojë edhe Kosovën, por se ai beson se fajin për këtë e ka politika e brendshme në Kosovë.

“Ajo nuk ka mundur ti vizitojë të gjitha vendet, por kur e shikojmë se cilat pika i a vizituar si vizita lamtumirëse është mirë që ë ka vizituar Ballkanin Perëndimor. Është një mesazh i mirë që ë ka vizituar jo vetëm Beogradin, por edhe Tiranën dhe i ka mbledhur të gjithë. Për mendimin tim ka pasuar hapësirë të vizitojë edhe Kosovën, sepse Kosova është një fëmijë, një bebe e perëndimit diçka që e kanë kriju vetë krijimin e saj, dhe mendoj se ka pasë hapësirë, por pse nuk është realizu kjo ndoshta disa prej shkaqeve duhet kërkuar edhe në politikën e brendshme të Kosovës, edhe në zhvillimet e fundin, korrelacionet e këtushme, unë nuk dua te futem tepër, por me siguri që ka elemente pse nuk ka ndodhur kjo kështu. Shpjegimin zyrtarë mund ta them, që për shkaqe kohore nuk e kemi vizituar, mirëpo unë besoj dhe shpresoj që ka pasuar hapësirë për vizitën e Kosovës”, tha Cani në Prime Time.

Kujtojmë që me 13 dhe 14 shtator kancelarja Angela Merkel pati zhvilluar një turne lamtumire në Ballkanin Perëndimor, mirëpo që Kosova nuk ishte fare në agjendën e saj.

Shqiptari që është vaksinuar 4 herë kundër koronavirusit

Periskopi.com Lajme

Altin Hazizaj zbuloi në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, se është nga të paktët shqiptarë që ka marrë 4 doza vaksine: dy doza nga vaksina kineze Sinovac dhe dy nga vaksina e Pfizer.

Kur duhej të bëja vaksinën, në dispozicion për personat pa probleme të tjera ishte vetëm vaksina kineze, Sinovac. Ndërkohë, në Europë u vendosën kufizime dhe nuk mund të udhëtoje nëse nuk kishe dy doza të një vaksine perëndimore. Kjo më detyroi, për shkak të punës, që të vaksinohem me dy doza të tjera. Por, problem është se sistemi e-Albania më tregonte jo më shumë se dy vaksina. Sot, sistemi më tregon vetëm 3 doza vaksine. I kam kërkuar ministres së Shëndetësisë që të marrë masat që të më njihet edhe vaksina e katërt”, deklaroi Hazizaj, nga Qendra për Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.

“Dy kinezet i kam bërë te mjeku i familjes, ndërsa vaksinat Pfizer i kam bërë te sheshi “Skënderbej”. Unë besoj te shkenca dhe njoh edhe njerëz të tjerë që kanë bërë 4 doza vaksine”, shtoi Hazizaj.

Dënohet me burg bashkëshortja e El Chapo

Periskopi.com Lajme

Emma Coronel Aispuro, bashkëshortja e “mbretit” të trafikut të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman është dënuar me 3 vjet burg dhe 48 muaj lirim të mbikëqyrur.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Coronel u deklarua fajtore në fillim të këtij viti për ndihmën e kartelit të burrit të saj, kartelit Sinaloa, në procesin e shpërndarjes së drogës, ndërsa bashkëshorti i saj ishte në burg.

“E pandehura ka vepruar kryesisht në mbështetje të bashkëshortit të saj. E pandehura ka vepruar sipas urdhrave të tij, e cila, nga ana tjetër, ka çuar përpara interesat e kartelit kriminal. E pandehura nuk ishte organizatore, udhëheqëse, shefe apo ndonjë lloj tjetër menaxhereje, përkundrazi, ajo ishte një dhëmbëz në një rrotë shumë të madhe të një organizate kriminale”.

Për shkak se Coronel, nuk ka asnjë dënim të mëparshëm penal, ajo mundi të shmangte një dënim minimal 10-vjeçar për krimet e saj.

Dënimi tre-vjeçar është një vit më pak se rekomandimi i qeverisë federale prej katër vitesh, të cilin mbrojtja e quajti “të papërshtatshme” gjatë seancës së dënimit të së martës.

Aksident zingjiror në Obiliq

Periskopi.com Lajme

Një aksident trafiku zingjiror ka ndodhur rreth orës 22:00 në komunën e Obiliqit.

Sipas informacioneve fillestare, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë disa vetura për shkak të ngricave në rrugë.

Si pasojë e aksidentit, janë krijuar kolona të mëdha.

Ndërkohë nuk raportohet për të lënduar.

Gratë e Letonisë u terrorizuan 20-0 nga ato të Anglisë: Vetëm shikoni çfarë degazhimi bën portierja letoneze

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e femrave të Anglisë mundi Letoninë me një rezultat të pabesueshëm 20-0, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2023.

Në pjesën e parë, skuadra e Anglisë po fitonte 8-0, kurse në pjesën e dytë shënuan dhjetëra gola të tjerë.

Kjo ndeshje u bë virale në rrjetet sociale – teksa u shpërnda edhe një video e portieres së Letonisë, Sinutkina.

Në momentet e fundit, Sinutkina bën një goditje e cila shkon krejtësisht keq…

Juventusi pa probleme mposhtë më të dobëtit e ligës

Periskopi.com Sporti

Juventusi ka mposhtur me rezultat 2-0 si mysafir Salernitanan, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15 në Serie A.

Paulo Dybala kaloi në epërsi biankonerët në minutën e 21 fillimisht, shkruan Periskopi.

Golin e dytë dhe të fitores për ‘Zonjën e Vjetër’ e shënoi Alvaro Morata në minutën e 70.

Pas kësaj fitoreje, Juve grumbullon 24 pikë dhe zë pozitën e shtatë, me 11 më pak se lideri Napoli, teksa kjo e fundit ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Salernitana mbetet në pozitën e fundit në tabelë me vetëm tetë pikë të grumbulluara. /Periskopi.com/

Pallaska: Zëvendësimi i Komandantit të FSK-së duhet të bëhet me ceremoni solemne ushtarake e jo me postime në Facebook

Periskopi.com Lajme

Avokati Dastid Pallaska ka folur rreth emërimit të Komandantit të ri të FSK-s, ku sipas tij zëvendësimi i Komandantit të FSK-së duhet të bëhet me ceremoni solemne ushtarake, siç ndodhi më 15 mars 2015 kur Gjeneral-lejtant Rrahman Rama pranoi detyrën nga Gjeneral-lejtant Kadri Kastrati.

Pallaska ka thënë se, nëse fotografia e sotme nga Presidenca dhe postimi në Facebook i Kryeministrit paraqesin tërë “ceremoninë” e zëvendesimit të Komandantit të FSK-së, kjo nuk i bënë nder askujt.

“Po që se fotografia e sotme nga Presidenca dhe postimi në Facebook i Kryeministrit paraqesin tërë “ceremoninë” e zëvendësimit të Komandantit të FSK-së, kjo nuk i bënë nder askujt. As ish Komandantit, as Komandantit të ri, e as FSK-së, ka shkruar Pallaska, përcjell Periskopi.

Ai ka kujtuar ngjarjen e ish Komandanti Kadri Kastrati në kohën kur është dekoruar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Komandanti i Gardës Kombëtare të shtetit të Iowa-së në ShBA.

Postimi i plotë:

 

 

Surroi thotë se Kurti e Rama s’e kanë prioritet referendumin: Nëse s’ishin pyetur, s’do ta përmendnin si temë

Periskopi.com Lajme

Publicisti Veton Surroi ka folur mbi temën e referendumit dhe përgjigjes së dy kryeministrave, Edi Ramës e Albin Kurtit të cilët të dy u përgjigjen se në një referendum paqësor do të votonin pro bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Surroi tha se në listën e temave të cilat mbesin me relevancë, çështja e referendumit nuk do të jetojë shumë gjatë si temë dhe se edhe Rama edhe Kurti janë përgjigjur në pyetjen për referendum sepse u është shtruar pyetja.

“Njerëzit janë përgjigjur sepse u është shtruar pyetja, por nëse nuk do të ishte shtruar pyetja nuk do ta përmendnin si temë”, ka thënë Surroi në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se nëse çështja e referendumit do të ishte prioritet, qeveritë do të ishin ulur dhe do t’i përcaktonin afatet kohore për këtë temë.

“Po të ishte prioritet, qeveritë do të ishin ulur dhe do thoshin se brenda kësaj periudhe do ta organizojmë referendum dhe brenda kësaj kohe Kosova duhet ta kalojë Ligjin për Referendumin dhe duhet ta ndryshojë Kushtetutën”.

“Referendumi duhet të jap përgjigje për një pyetje dhe ajo pyetje duhet të ndërtohet mbi një strukturë të një projekti juridik kushtetues dhe ai projekt kushtetues duhet të jetë produkt i një konsultimi të qytetarëve, partive politike”, ka thënë Surroi.

Më tej, Surroi tha se kapaciteti për të gjeneruar pyetje që marrin vëmendje brenda ditës është i jashtëzakonshëm, duke aluduar kështu në pyetjen drejtuar dy kryeministrave për votën e tyre në referendum.

“Kapaciteti ynë për të gjeneruar pyetje që marrin vëmendje brenda ditës është i jashtëzakonshëm dhe kapaciteti ynë për tu përqendruar në tema të cilat bëhen transformative është shumë i vogël”, ka thënë ai.

Alvaro Morata shkund më të dobëtit e Serie A-së për herë të dytë

Periskopi.com Sporti

Juventusi ka shënuar edhe golin e dytë dhe tash po avancon 2-0, si mysafir i Salermitanas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15 në Serie A.

Alvaro Morata ka realizuar për 2-0 në minutën e 70, pas asistimit nga Federico Bernardeschi, i cili me një pasim ‘tinëzar’ gjeti në afërsi të shtyllës së parë sulmuesin spanjoll, e ky me një prekje të lehtë devijoi topin në rrjetë – minuta e 70.

Shikoni golin më poshtë.

VIDEO

Toni Kroos kritikon triumfin e Leo Messit në ‘Topin e Artë’ dhe mendon se CR7 është dashur të përfunonte mbi të

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi ka fituar ‘Topin e Artë’ për herë të shtatë në karrierë, se na u janë lodhur gishtat duke e shkruar e rishkruar këtë frazë.

Pasi e kishte fituar më herët çmimin prestigjioz në vitet 2009, 2010, 2011, 2012, 2015 dhe 2019, Messi ka zgjatur distancën me Cristiano Ronaldon me triumfin e fundit këtë vit, transmeton Periskopi.

Tash duket pak e mundur që rekordi i Messit me shtatë ‘Topa të Artë’ të thyhet, me Ronaldon që është përcjellësi më i afërt me pesë të tillë.

Sidoqoftë, pavarësisht se shumë analistë potencuan se Messi është fituesi meritor, nuk ka mohim se 2021-ta ka qenë një prej viteve më diskutabile sa i përket asaj se ku duhet të shkojë ky trofe.

Pas së gjithash, Robert Lewandowski ishte në qafën e Messit me konkurrencë të jashtëzakonshme.

Sidoqoftë, sipas Toni Kroos, Karim Benzema ka qenë individi më i mirë si futbollist i vitit dhe Ronaldo ka pasur 12 muaj më të mirë se Messi.

”Absolutisht është i pamerituar,” tha Kroos. ”Nuk ka mohim se Messi me Cristianon kanë qenë më të mirët e dekadës, por këtë vit është dashur të jenë të tjerë para tij.”

Gjermani shtoi: ”Për mua, Karim do të duhej të kishte qenë numri një, nëse po kërkoni lojtarin më të mirë individual të vitit të kaluar, sepse e shoh nga afër çfarë futbollisti i jashtëzakonshëm është ai.

“Kur shoh sa gola vendimtarë ka shënuar kohët e fundit Cristiano – Manchester United është ende në Ligën e Kampionëve vetëm falë tij – atëherë, në sytë e mi, Cristiano gjithashtu do të kishte ardhur para Messit”. /Periskopi.com/

Sot u anulua dënimi me burg të përjetshëm për Naser Pajazitajn, flet vëllau i Donjeta Pajazitajt

Periskopi.com Lajme

Gjykata e Apelit sot ka marrë vendim që ta kthejë në rigjykim rastin e Naser Pajazitajt, i cili ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt me burgim të përjetshëm për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitaj.

“Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se me aprovimin e ankesave të mbrojtësve të të akuzuarit N.P. dhe duke vepruar sipas detyrës zyrtare, duhet që të anulohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, PKR.nr.9/20 i datës 7 korrik 2021, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Në anën tjetër, vëllau i së ndjerës Donjeta Pajazitaj, Shkëlqim Pajazitaj, në një prononcim për lajmi.net ka thënë se familja e së ndjerës nuk e ka pritur që të merret një vendim i tillë, duke u bazuar në faktet e mjaftueshme të paraqitura kundër të pandehurit.

“Ne si familje nuk kemi pritur që të merret ky vendim pasi që ka pasur fakte të mjaftueshme kundër të pandehurit. E gjithë drejtësia mund t’i hedhë poshtë faktet por si mund ta hedhin poshtë faktin kryesor ku e kemi rastin e vajzës së të pandehurit që u revoltu dhe është fjalosur me të në prezencë të policisë. Sinqerisht, ne kemi pritur që do të zbulohet ndonjë bashkëpunëtor ose arsyeja që e ka shtyrë Naserin ta kryejë këtë vepër”, ka thënë Pajazitaj.

Ai ka thënë se si familje janë lodhur me procesin gjyqësor, andaj edhe nuk dijnë se çfarë të bëjnë tutje.

“Ne si familje e Donjetës jemi lodhur tash e gjashtë vite, më nuk po dimë as si të veprojmë e as çfarë të bëjmë, por do t’ia lëmë Prokurorisë ajo i di procedurat si duhet të vazhdohet tutje. Të shohim tani deri ku është ndërgjegjja e Prokurorisë”, ka thënë Pajazitaj.

Në njoftimin e Gjykatës së Apelit bëhet e ditur gjithashtu se Naser Pajazitaj do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim deri në marrjen e një vendimi tjetër për të nga gjykata e shkallës së parë.

Kujtojmë se sipas Prokurorisë në ditën kritike, Donjeta përderisa ishte duke shkuar në punë, i akuzuari Naser Pajazitaj ishte ndalë me veturë dhe e kishte marrë Donjetën duke e dërguar tek vendi ‘Kroi i lajthisë’, ku më pas me dy plumba në kokë e kishte privuar nga jeta.

Të paktën tre të vrarë në një shkollë në Miçigan

Periskopi.com Lajme

Të paktën tre persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën të martën kur u hap zjarr në një shkollë të mesme në Oksford të Miçiganit dhe një nxënës u arrestua menjëherë pas incidentit, thanë autoritetet e rendit.

Ngjarja ndodhi në shkollën e mesme të Oksfordit, rreth 55 km në veri të Detroitit, pak pas mesditës me kohën lokale. Forcat e rendit dhe personeli i urgjencës shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, tha zyra e Sherifit të Qarkut Oakland.

“Kemi në paraburgim një të dyshuar për hapje zjarri dhe kemi gjetur një armë. Nuk besojmë se ka ndonjë person tjetër në këtë moment”, tha përmes një deklarate zyra e sherifit.

Zëvendës sherifi Michael McCabe u tha gazetarëve në vendngjarje se i dyshuari ishte një nxënës 15-vjeçar në shkollë, i cili përdori një pistoletë gjysmë automatike. Mes të plagosurve ishte një mësues i madh, tha ai.

“Mund t’ju them se ai goditi me disa të shtëna,” tha McCabe.

Ai shtoi se personeli i rendit po bënte ende kontroll në shkollë, e cila u vendos në izolim kur filluan të shtënat.

Javier Mascherano bëhet trajner i kësaj Kombëtareje

Periskopi.com Sporti

Legjenda e Liverpoolit dhe Barcelonës, Javier Mascherano do ta drejtojë Kombëtaren U20 të Argjentinës.

Ish-mesfushori është zgjedhur për të pasuar Fernando Batista, i cili u largua për të marrë drejtimin e Venezuelës.

Sfidat e tij të para si trajner do të jenë Kupa e Botës U-20 në Indonezi që do të mbahet në vitin 2023.

Nëse ka rezultate, Mascherano do të ishte edhe trajneri i ekipit olimpik argjentinas për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Ekipi teknik i Mascheranos do të përbëhet nga Pablo Blanco, trajner fizik dhe ndihmësit Alejandro Sabella dhe Oscar Hernandez Romero.

Hyjnesha nga Italia e mbyll mes lotëve dhe triumfit: Fiton garën e fundit 200 metra

Periskopi.com Sporti

‘Last Free 200’. Kështu Federica Pellegrini e kishte pagëzuar në rrjetet sociale garën e saj të fundit, të 200 metra stil i lirë në karrierë, atë që u zhvillua sot në Riccione dhe që vlente për kampionatin italian në pishinë të shkurtër.

Hyjnesha e notit italian donte ta përfundonte në mënyrën më të bukur dhe mbajti fjalën, pasi përfundoi në vendin e parë. Menjëherë pas përfundimit të garës, i gjithë publiku u ngrit në këmbë dhe bëri një ovacion të gjatë për kampionen finaliste në pesë edicione të ndryshme të Olimpiadës, e cila duke iu drejtuar publikut ndërsa ishte ende në pishinë, u përkul dhe bëri gjestin e zemrës me duar.

“Kisha arritur limitin, isha në prag të një krize nervash. Në fakt më duhej të mbaja lotët gjatë prezantimit. Ishte bukur.” Kështu, është shprehur Federica Pellegrini në mikrofonin e Rait, menjëherë pasi kishte zhvilluar garën e saj të fundit në karrierën e saj: “Për mua ishte shumë e rëndësishme ta përfundoja kështu këtu, të kisha mundësinë të kisha pranë familjen time”, shtoi Pellegrini.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Federica Pellegrini (@kikkafede88)

Lotë dhe emocion para zhytjes për garën e fundit në karrierë dhe më pas triumfi për Federican, e cila la pishinën nën duartrokitjet e stadiumit të notit në Riccione. Të pranishëm në tribuna edhe babai Roberto dhe nëna Cinzia, që gjithashtu u emocionuan.

 

Syla: Kurti e injoroi Murat Jasharin kur i pati 50,3%, tash që humbi ‘o kuku hajde kthehemi te Jasharët’

Periskopi.com Lajme

Gazetari Valon Syla, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e injoroi Murat Jasharin i cili, sipas tij, deshi të bëhej president, por u kthye kah Familja Jashari në momentin që humbi në zgjedhjet lokale.

Tutje, Syla tha se pse Familja Jashari po e meriton vetëm kur po i humb Kurti zgjedhjet, e nuk po përmenden kur po i marrin 50,3%.

“Edhe Murat Jasharin ka lyp me u bo president, pse s’e ka bo Albini, por e ka bo Vjosa Osmanin”, pyeti Syla.

“Pse po i them kontrabandim? Sepse Kurtit i vyejnë njerëz si ju që thonë ‘e ka bo zgjedhjen, mirë ka bo, s’ka pasur ma të mirë’, e presidenti, a u kanë edhe ajo zgjedhje e mirë? Pse e ka bo Osmanin? Sepse i ka pasur 50,3%. Kur i mori 24% ‘o kuku hajde kthehemi te Jasharët”, është shprehur Syla.

“Kjo është pikë e dobët e Albin Kurtit. A e meritojnë? Po, por pse po e meritojnë kur humbën, e jo kur fituan?”, shtoi Syla.

Nga kjo datë askush s’mund të hyjë në Kosovë pa qenë i vaksinuar plotësisht kundër COVID-19

Periskopi.com Lajme

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka marrë disa vendime, në mesin e tyre edhe miratimin e masave të reja.

Sipas këtij propozimi, nga data 3 janar askush nuk mund të hyjë në Kosovë nëse nuk është i vaksinuar plotësisht, ose me njërën dozë të vaksinës duke e pasur dhe testin PCR.

Në arsyetimin e Qeverisë thuhet se masat e reja janë ndërmarrë pas paraqitjes së variantit të ri Omicron.

Në mbledhjen e Qeverisë janë marrë edhe disa vendime tjera.

Juventusi shkund Salernitanan për herë të dytë, shënon ai që më së paku pritet (goli ëshë anuluar)

Periskopi.com Sporti

Juventusi ka shënuar edhe golin e dytë dhe tash po avancon 2-0 si mysafir i Salernitanas, shkruan Periskopi.

Giorgio Chiellini ka shënuar për avantazhin e dytë të Juves.

Pas një supergoditjeje të Juan Cuadrados nga distanca, topi u kthye dhe përfundoi në këmbët e qendërmbrojtësit, i cili qëlloi nga afërsia në minutën e 28.

Sidoqoftë, goli u vonua në vazhdim, pasi ne e kishim publikuar lajmin dhe, meqë ne punojmë me shpejtësi të dritës, tashmë është lansuar në rrjet.

Shikoni golin  (e anuluar për shkak të pozitës jashtë loje) më poshtë. /Periskopi.com/

VIDEO