Përpos disa lagjeve në Prishtinë, edhe një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë

Periskopi.com Lajme

KEDS njofton se si pasojë e mbingarkesës, në qytetin e Ferizajt, komplet stabilimenti shpërndarës i energjisë elektrike është djegur.

Sipas njoftimit të KEDS mbingarkesa në rrjet ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën energjetike në këtë qytet.

“Stabilimentet e tensionit 10/20 kV, transformatori 1000 kVA dhe ormani i tensionit të ulët 1000 kVA janë dëmtuar në tërësi duke bërë që konsumatorët që furnizohen nga kjo dalje të mbesin pa energji elektrike”, njofton KEDS.

Njoftohet se ekipet janë duke zëvendësuar komplet stabilimentin shpërndarës në mënyrë që konsumatorëve sa më parë tu rikthehet furnizimi me energji elektrike.

KEDS vazhdon të apeloj te konsumatorët që ta shfrytëzojnë sa më racionalisht energjinë elektrike dhe ta kursejnë aty ku munden në mënyrë që të parandalohen ndërprerjet e paplanifikuar si pasojë e mbingarkesave.

Mbi 200 mijë vizitorë për nëntë muaj nëpër motelet dhe hotelet e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Biznesi i moteleve në Kosovë po shihet si mjaft fitimprurës nga personat që merren me afarizëm ose duan të nisin këtë aktivitet.

Në Kosovë aktualisht janë të regjistruara 199 motele, ndërsa vetëm në periudhën janar-nëntor të vitit 2021, janë regjistruar 18 motele si biznese të reja në vend.

Motelet në Kosovë gjenerojnë të ardhura të mjaftueshme për të vazhduar veprimtaritë e tyre, pasi që gëzojnë një numër të madh të vizitorëve.

Agjencia e Statistikave të Kosovës përpunon të dhënat statistikore në baza tre mujore, ndërsa për periudhën shtator-dhjetor, raporti publikohet zakonisht në muajin janar.

Në bazë të të dhënave nga ASK-ja për periudhën janar-shtator të vitit 2021, rezulton se mbi 200 mijë vizitorë kanë realizuar buajtje në strukturat akomoduese të Kosovës.

“Departamenti i Turizmit krijon politika duke përdorur statistikat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, si të dhëna zyrtare. ASK publikon të dhënat në periudhë tre mujore. Deri tani kemi raportet TM1, TM2 dhe TM3, rrjedhimisht Janar-Shtator, ndërsa për pjesën e mbetur të vitit raporti përgatitet dhe publikohet në janar. Në bazë të përpunimit të të dhënave të realizuara nga Departamenti i Turizmit për periudhën Janar -Shtator 2021 rezultojnë 211.118 vizitorë (vendor dhe te jashtëm) që kanë realizuar buajtje në strukturat akomoduese të Kosovës dhe 353 258 buajtje”, thuhet në përgjigjen nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për lajmi.net.

Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se të dhënat përfshijnë në tërësi të gjitha strukturat akomoduese, pasi që nuk ekzistojnë të dhëna vetëm për motelet. /

Aksion i Policisë në Podujevë, ka të arrestuar

Periskopi.com Lajme

Një aksion i Policisë është duke u zhvilluar në këto momente në komunën e Podujevës.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.

Po ashtu, burime të sigurta konfirmojnë se ka të arrestuar në këtë aksion.

Në gjendje të dehur, 30-vjeçari në Kamëz hidhet nga kati i dytë i shtëpisë

Periskopi.com Lajme

Një incident që mund të kishte përfunduar në mënyrë tragjike ka ndodhur mbrëmjen e ndërrimit të viteve në Kamëz.

Njoftohet se rreth orës 20:50, në rrugën “Adriatik” një 30-vjeçar në gjendje të dehur, dyshohet të jetë hedhur nga kati i dytë i banesës ku banon.

Për pasojë ai ka marrë lëndime dhe tashmë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Përparim Rama viziton zjarrfikësit, policinë dhe Qendrën e Mjekësisë Urgjente

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama me rastin e festës së Vitit të Ri, ka bërë vizitë tek policia, zjarrëfikësit si dhe në Qëndrën e Mjekësisë Urgjente.

Ai bëri të ditur se e ka ndalur festën që është paraparë të organizohej në sheshet e Prishtinës, njofton Klankosova.tv.

Me këtë rast ai falënderoi të gjithë ata që janë në detyrë edhe në këtë natë feste.

Digjet një banesë në Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Para pak minutash ka marrë flakë një banesë në rrugën “Ferat Dragaj” në Mitrovicë.

Sipas dëshmitarëve, zjarri ka kapluar gjithë banesën dhe janë në rrezik edhe banesat e tjera, raporton media lokale në Mitrovicë, Jepi Zë.

Siç shihet nga pamjet, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ndërkohë që nuk dihen shkaqet.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po mundohen ta fikin zjarrin.

50 vajza të mitura u bënë nëna për herë të parë në 2021’n

Periskopi.com Lajme

Viteve të fundit është rritur numri i rasteve të bashkëjetesave martesore të personave nën moshën 18- vjeç.

Kësisjoj, vetëm këtë vit 49 vajza të mitura, nën moshën 18 vjeçare, janë bërë nëna.

Drejtori i Gjinekologjisë në QKUK, Jakup Ismajli, për IndeksOnline tha se vajza më e re që ka lindur në vitin 2021 ka qenë në moshën 14 vjeçare.

“Në moshën 14 vjeçare kanë qenë 2 lindje, 15 vjeçare 4 lindje, 16 vjeç 10 lindje dhe 17 vjeç 33 lindje.

Shumica kanë qenë lindje normale por ka pas edhe lindje me prerje cezariane, ato të moshës 14 dhe 15 vjeç”, konfirmoi ai.

Sipas tij, për secilin nga këto raste lajmërohet policia, prindi, dhe punëtorët social.

Sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, një vajzë nën 18 vjet, është pesë herë më shumë në rrezik të vdesë gjatë shtatzënisë apo lindjes, se sa një grua në të 20-at.

Mosrespektimi i masave, për 16 muaj u gjobiten 303 mijë qytetarë

Periskopi.com Lajme

Bota tash e dy vjet është duke luftuar me pandeminë e COVID-19.

Luftimi i këtij virusi nëpër vende të ndryshme të botës ka filluar me vendosjen e masave si: izolimi, vendosja e maskave, mbajtja e distancës si dhe ora policore.

E në Kosovë po praktikohet edhe gjobitja për ata që nuk i respektojnë masat kundër COVID-19. Tiketa më e ulët që mund të marrin qytetarët për këtë shkelje të ligjit variojnë nga 35 deri në 500 euro. Për mosvënie të maskës dhe mosmbajtje të distancës dënimi mund të jetë 35 euro, për mosrespektim të ndalimqarkullimit 200 euro, ndërsa për mosrespektim të vetizolimit 500 euro.

Për periudhën nga gushti i vitit të kaluar, deri në dhjetor të këtij viti (28.08.2020-19.12.2021) janë gjobitur 303 mijë e 23 qytetarë.

Nëse e marrim minimumin e gjobës së vënë, pra 35 euro, i bie që në total nga xhepi i qytetarëve kanë dalë 10.605.805 euro.

Andaj për të parë se si kanë ndikuar këto gjoba në ekonominë familjare, për Klankosova.tv ka folur ekonomisti Mustafë Kadriaj, i cili ka thënë se qeveria duhet të bëjë një amnisti, pasi sipas tij qytetarët nuk është se kanë bërë shkelje flagrante të ligjit.

“Qytetarit duhet t’i jepen lehtësira, të mos ngarkohen me gjoba të tilla, pasi dihet si është situata ekonomike në vend dhe si ka ndikuar pandemia në këtë aspekt, ata nuk është se kanë bërë shkelje flagrante të ligjit, shumica prej tyre kanë qenë duke dalë ose shkuar në punë. Prandaj qeveria duhet të bëjë një amnisti”, ka thënë Kadriaj.

Edhe sipas njohësit të ekonomisë Safet Gerxhaliut, këto gjoba e rëndojnë ekonominë familjare pasi janë shumë më të larta se vetë ndihmat që i ofron qeveria. Sipas tij, duhet të bëhen më shumë kampanja vetëdijësuese për qytetarët e jo gjobitje e tyre.

“Vlerësoj se gjobat që i kanë dhënë apo i kanë paguar bizneset e qytetarët në këtë kohë pandemie janë shumë më të larta sesa vetë ndihmat që ata i kanë fituar nga shteti. Shteti duhet të ketë një qasje më tolerante dhe mbi të gjitha të ketë kampanja vetëdijësuese që bizneset dhe qytetarët të mos jenë gjithmonë objekt ndëshkimi, po përmes kampanjave të jenë në funksion të zbatimit të urdhrave institucionale”, ka thënë Gerxhaliu për Klankosova.tv.

Pra gjobitja e qytetarëve për mosrespektim të masave kundër COVID-19, nga ekspertët ekonomikë po shihet si e lartë për shkak të buxhetit të ulët të Kosovës, dhe po kërkohen kampanja vetëdijesuese apo edhe amnisti në këtë aspekt.

Shkurtohet orari i vaksinave, Prishtina ankohet

Periskopi.com Lajme

Prej që kur ka nisur fushata e imunizimit masiv qendrat e vaksinimit kanë punuar me nga 13 orë.

Mirëpo, tash e disa ditë Komiteti për Imunizimi ka vendosur që qendrat e vaksinimit në vend përgjatë pesë të ditëve të punës të punojnë vetëm 8 orë ashtu sikurse në vikend.

E, ky orar ka bërë që në Prishtinë të rritet fluksi.

Drejtuesi i QKMF-së në Prishtinë, Bujar Gashi tha se nuk ka qenë momenti i duhur për një vendim të tillë.

Mirëpo, në Mitrovicë në gjë e tillë u mirëprit.

Derisa, arsyetimi për këtë vendim nga Komitetit i Imunizimit është se ka pasur rënie të dukshme të interesuarve për imunizim në orët e pasdites.

Por për shkak të specifikës të cilën e ka kryeqytetit, komiteti për imunizim po e shqyrton mundësinë për hapjen e një pike tjetër të vaksinimit.

Më këto foto Dua Lipa përshëndetet nga viti 2021

Periskopi.com Showbiz

Nëse ka një kryefjalë në dominimin e skenës së muzikës në botë, është pikërisht Dua Lipa. U cilësua “një mbretëreshë e popit” derisa në vitrinën e saj u shtua edhe një Gramy dhe dy çmime “Brit” gjatë vitit 2021.  

Këngëtarja kosovare ka qenë në element edhe në vitin 2021.

Ajo fitoi edhe çmimin e radhës “Grammy” me 2021. Kësaj radhe, këngëtarja që ka arritur çdo gjë në skenën e muzikës botërore, Dua Lipa fitoi në kategorinë “Alfa Disco”. Pavarësisht se ishte nominuar edhe në pesë kategori të tjera, Dua arriti që të fitojë vetëm në këtë kategori.

Dua po ashtu gjatë vitit 2021, me të njëjtin album arriti që të jetë fituese e dyfishë të “Brit Awards”. Kosovarja arriti që të marrë çmimin për “albumin më të mirë” “Future Nostalgia” dhe për “artisten më të mirë”.

Policia nuk lejon mbajtjen e koncertit festiv në Prizren, pritej edhe paraqitja e kryetarit

Periskopi.com Lajme

Anulohet koncerti në sheshin “Shadërvan” të Prizrenit.

Sonte nga ora 18:30- 21:30 ishte paralajmëruar mbajtja e koncerit festiv të Vitit të Ri, por një gjë e tillë nuk është lejuar nga Policia, e cila ka kërkuar nga organizatorët që të shpërndahen dhe se një organizim i tillë nuk lejohet për shkak të masave anti-Covid, raportojnë mediat lokale në Prizren.

Në këtë koncert ishte paraparë që të performojnë këngëtarë dhe rock bende nga Prizreni, ndërsa ishte paralajmëruar që para të pranishmëve të paraqitet edhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Ndërkohë edhe Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka anuluar aktivitetet në “Prite n’shesh”.Sipas komunikatës nga komuna e Prishtinës aktivitetet tjera të “Prite n’shesh vazhdojnë deri në orën 21:30, ndërsa bizneset në fushën e gastronomisë do të operojnë deri në orën 23:00.

”Ishalla lirohen ma shpejt, të pafajshëm janë” – Dëshira e babait të Thaçit për vitin 2022

Periskopi.com Lajme

Oda e familjes së ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë, çdo herë me rastin e ndërrimit të moteve ishte e mbushur plot.

Por, për të dytin vit me radhë, festa e Vitit të Ri këtu është më e zbehtë.

Kjo pasi në këto ditë feste, mërzia e malli i babait të ish-presidentit Thaçi për të birin që po gjykohet në Hagë, vetëm sa shtohet.

“U kanë ku u kanë, u ardhë. Na jem familje e madhe, u bojshum qitu krejt. Tash qe. Na ka marrë malli boll qe 1 vit e kusur”, shprehet prindi i ish-presidentit.

Duke u çmallur me fotografitë e të birit, Haxhi Thaçi ka një urim me rastin e vitit të ri, për të gjithë krerët e UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale.

“Na i presim apet e ishalla vijnë shnosh. Ua urojmë vitin e ri krejtve, Hashimit e shokëve të tij, Jakupit, Rexhepit e Kadrisë, ishalla me shnet. E ishalla lirohen ma shpejtë, të pafajshëm janë”, tha Haxhi Thaçi për RTK-në

Festë e zymtë për Vitin e Ri është edhe në familjen e Jakup Krasniqit. Kjo, në vitin e dytë me radhe që ish zëdhënësi i UCK-së po mbahet në Hagë.

“Familjet këto momente i presin me gëzim, sado halle brenga që kanë, ka momente që njerëzit i harrojnë dhe dojnë me festu festa të tilla bashkë. Mungesa e tyre e zbeh shumë edhe gëzimin edhe festat e fundvitit, edhe ato ëndrrat që njerëzit mund të kenë për të ardhmen. Është ky realitet si është”, thotë Dardan Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit.

Natën e ndërrimit të moteve gjithmonë e ka pritur së bashku edhe familja Gucati.

Por, njësojë nuk ka ndodhur tash e dy vjet, kur Hysni Gucati po përballet me akuzat e Speciales.

“Njeri me kanë ap prindin, djalin pa bashkëshortin, është shumë e vështirë. Pasi ai bashkë me shokët e tij, me clirimtarët e tjerë luftuan dhe lanë edhe gjymtyrët e trupit vetëm që na ta gëzojmë lirinë. E sot të mos festojmë bashkë me ta është me të vërtetë shumë e vështirë”, deklaron Musli Gucati.

Përderisa krerët e UÇK do ta vazhdojnë betejën me drejtësinë e Speciales edhe në vitin 2022, në shtëpitë e tyre vazhdojnë të valojnë flamujt e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti me Rizvanollin shkojnë në KEK në natën e ndërrimit të moteve

Periskopi.com Lajme

Në natën e ndërrimit të moteve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka vizituar Termocentralin “Kosova B” dhe Termocentralin “Kosova A”.

Kryeministri Kurti takoi punëtorët që po punojnë në termocentrale në natën e ndërrimit të moteve dhe i falënderoi ata dhe menaxhmentin për angazhimin e tyre, veçanërisht në javët e fundit.

“Duke shprehur mirënjohjen për punën e tyre të palodhshme, ai ritheksoi mbështetjen e Qeverisë, për përballjen me krizën energjetike që ka prekur vendet e rajonit dhe Evropën”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

 

U premtua se s’do ketë ndalje të rrymës për Vit të Ri, Vranjevci në terr

Periskopi.com Lajme

Anipse KEDS ka njoftuar se është siguruar import i nevojshëm për festën e ndërrimit të moteve, një pjesë e Vranjevcit ka mbetur pa energji elektrike.

Lexues të  Express nga Vranjevci kanë treguar se aktualisht janë pa rrymë, gjë kjo që e vështirson festën e Vitit të Ri.

Kujtojmë se ka disa ditë që Kosova po përballet me mungesë të energjisë elektrike, por që nga dje është paralajmëruar se nuk do të ketë reduktime të rrymës në festën e ndrrimit të moteve.

​Teprim me ushqim sonte? Ja një ushtrim i thjeshtë për ta nxitur tretjen

Periskopi.com Shëndeti

Tretja është një nga gjërat më të rëndësishme për shëndet të mirë.

Por jo gjithmonë e arrijmë këtë gjë, qoftë për shkak të një ushqimi që kemi ngrënë apo nga ndonjë shkaktar tjetër jashtëm, andaj edhe duhet t’i kushtoni rëndësi e të kujdeseni nëse vëreni se keni problem me tjetrën.

Një mënyrë e thjeshtë për ta përmirësuar tretjen është përmes masazhit.

Fërkoni barkun për të stimuluar qarkullimin. Kjo lëvizje ka një efekt zbutës dhe lehtëson kalimin e ushqimit. Filloni me pjesën e sipërme të barkut, në mes të brinjëve, dhe pastaj vazhdoni me disa goditje të vogla. Efekti i menjëhershëm është barku i shtendosur.

Bëni këtë ushtrim për 10 minuta dhe do vëreni se keni nxitur tretjen.

Bora Zemani merr vendimin e papritur për Donaldin

Periskopi.com Showbiz

Siç duket moderatorja Bora Zemani ka vendosur që ta fillojë vitin 2022 pa dy persona në rrjetin social “Instagram”.

Ajo sot ka hequr nga Instagrami, vëllezërit binjakë Donald dhe Romeo Veshaj.

Poashtu, nga Instagrami ajo ka larguar edhe disa nga miqtë e Donaldit, përfshirë këngëtarin Elgit Doda.

Krisja e raporteve mes Donaldit dhe Borës kanë filluar pas fillimit të lidhjes në mes të Donaldit dhe Beatrix Ramosaj.

Dyshja kanë pasur ulje-ngritje në raportin e tyre.

Por ata pritet të hyjnë së bashku në suitën luksoze. Donaldi ka kërkuar që të jenë aty pa kamera.

Prindërit, gruaja dhe vajza: Albin Kurti vjen me portret familjar

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Albin Kurti ka uruar qytetarët për festën e Vitit të Ri.

Në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka publikuar një foto familjare.

“Me gjyshen dhe gjyshin, nga Lea, Rita dhe unë: Gëzuar 2022!”, shkroi ai.

Ndërkohë nëpërmjet adresimit për fundvit, Kurti është zotuar se gjatë vitit të ardhshëm qeveria “do të vërë binarët e shtetit ligjor, aty ku do të duhej të ishte vendosur shumë moti”.

Kurti ka lavdëruar gjithë punën që ka bërë qeveria e udhëhequr nga ai në vitin 2021.

Ish-krerët e UÇK’së në Hagë pranuan më shumë se 200 vizita më 2021

Periskopi.com Lajme

Tetë ish-drejtues dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërrimi i moteve i gjen në paraburgim në Hagë. Për 7 nga ta, ky do të jetë Viti i Ri i dytë në Scheveningnen, si të akuzuar të Dhomave të Specializuara.

Bëhet fjalë për ish-drejtorin politik të UÇK-së dhe ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi, ish-anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin, ish-eprorin zonal në Gollak, Salih Mustafën, si edhe drejtuesit e veteraneve, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Ish-luftëtari Pjetër Shala u arrestua gjatë vitit 2021.

Mbi ta, në katër procese, rëndojnë akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, si edhe për pengim të punës së Gjykatës Speciale.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle, në një intervistë për Klankosova.tv ka përmbledhur të gjitha zhvillimet përgjatë vitit 2021, ndërsa ka dhënë detaje edhe për procedurat e lirimit me kusht dhe shënimit të festave në qendrën e paraburgimit.

INTERVISTA E PLOTË:

Si ka shkuar ky vit sa iu përket të gjitha proceseve gjyqësore që kanë nisur për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?

Michael Doyle: Në vitin 2021, në Dhomat e Specializuara të Kosovës janë zhvilluar procedura për katër raste ku janë përfshirë tetë persona të akuzuar. Të gjitha procedurat kanë ecur në mënyrë efikase, në përputhje me kornizën ligjore të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Gjykimet filluan në dy nga këto lëndë, në rastin e Prokurorit Special kundër Salih Mustafës dhe në rastin e Prokurorit të Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Në gjykimin Gucati dhe Haradinaj, Prokuroria e Specializuar përfundoi paraqitjen e lëndës së saj në nëntor dhe Mbrojtja e Gucatit është afër përfundimit të çështjes. Mbrojtja Haradinaj do të nisë prezantimin e dëshmive të saj në vitin e ri.

Procedurat paraprake në Prokurorin Special kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit janë duke vazhduar. Gjyqtari i procedurës paraprake ka lëshuar një gamë të gjerë vendimesh dhe urdhrash gjatë vitit 2021 në këtë rast duke filluar nga çështjet që kanë të bëjnë me zbulimin dhe pjesëmarrjen e viktimave deri te paraburgimi i të akuzuarve, themelimi dhe juridiksioni i KSC-së si dhe defektet në formën e aktakuzës.

Në rastin e katërt të Prokurorit Special kundër Pjetër Shalës, i cili u arrestua në mars në Belgjikë dhe u transferua në Dhomat e Specializuara të Kosovës muajin pasardhës, procedurat paraprake janë duke ecur në mënyrë efikase. Gjykatësi i procedurës paraprake ka nxjerrë një sërë vendimesh, duke përfshirë në lidhje me paraburgimin e z. Shala, pjesëmarrjen e viktimave dhe juridiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Një numër i kolegjeve të ankesave janë caktuar gjatë gjithë vitit për të adresuar ankesat e ngritura nga shtatë persona të akuzuar kundër vendimeve të nxjerra në tre nga katër rastet. Ankesat kanë të bëjnë me mbajtjen e vazhdueshme të paraburgimit të një numri të akuzuarve, detyrimet për zbulim, pjesëmarrjen e viktimave dhe sfidat ndaj formës së aktakuzës, si dhe juridiksionit të Dhomave të Specializuara.

Personat të cilët janë dëmtuar nga një krim i përfshirë në aktakuzën e konfirmuar para Dhomave të Specializuara të Kosovës mund të aplikojnë për të marrë pjesë si viktima në procedurë.

Në procedurën e Salih Mustafës deri më tani janë pranuar nëntë viktima, në rastin kundër Hashim Thaçit dhe të bashkakuzuarve janë pranuar 20 viktima dhe në procedurën kundër Pjetër Shalës është pranuar një viktimë.

Është e rëndësishme të theksohet se në të gjitha rastet, procesi për aplikimin e viktimave për të marrë pjesë në procedim është ende i hapur.

Në cilin proces ka pasur më shumë vështirësi, dhe cilat janë ato që janë hasur më së shumti?

Michael Doyle: Procedurat në të katër rastet janë aktualisht në vazhdim dhe për këtë arsye nuk mund të komentojmë.

Si ka shkuar procesi i dëshmisë së dëshmitarëve të mbrojtur dhe sa persona kanë dëshmuar deri tani?

Michael Doyle: Në rastin e Salih Mustafës, dhjetë dëshmitarë të thirrur nga Prokuroria kanë dëshmuar që nga 20 shtatori 2021. Të gjithë kanë dëshmuar me masa mbrojtëse, duke përfshirë përdorimin e pseudonimit dhe deformimin e zërit dhe fytyrës gjatë dëshmisë. Prokuroria në vitin e ri pritet të thërrasë edhe dëshmitarë të tjerë për këtë rast.

Në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt deri më tani kanë dëshmuar 11 dëshmitarë dhe të gjitha dëshmitë kanë qenë pa masa mbrojtëse. SPO thirri katër dëshmitarë në prezantimin e rastit të saj, i cili përfshinte tre anëtarë të stafit të SPO-së dhe një gazetar kosovar. Mbrojtja e z. Gucati kishte 6 dëshmitarë, duke përfshirë z. Gucati, anëtarë të shoqatës së veteranëve të luftës së UÇK-së dhe një gazetar kosovar. Mbrojtja për z. Haradinaj në vitin e ri pritet të thërrasë dëshmitarët.

A kanë ofruar institucionet kosovare mbrojtje për të akuzuarit që të lirohen me kusht?

Michael Doyle: Në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, gjyqtari i procedurës paraprake kërkoi informacion nga Policia e Kosovës lidhur me mundësinë e zbatimit të kushteve të lirimit të përkohshëm.

Përgjigja e policisë së Kosovës përmendet në të dhënat publike të KSK-së, për shembull në “Versionin e redaktuar publik të përgjigjes së konsoliduar të Prokurorisë ndaj Parashtresave të Mbrojtjes të Tetorit 2021 për Rishikimin e Paraburgimit” [link: https://repository.scp-ks .org/details.php?doc_id=091ec6e980a5472f&doc_type=stl_filing&lang=eng ].

Megjithatë, nuk mund të komentojmë më tej për këtë çështje, pasi asnjë version i përgjigjes së Policisë së Kosovës nuk është bërë publik për momentin. Nëse dhe kur ndonjë informacion i mëtejshëm për këtë çështje është i disponueshëm dhe publik, ai do të publikohet në faqen e internetit të KSC-së pasi të gjitha dosjet publike janë të disponueshme në faqen e internetit të KSC-së.

Në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, Trupi Gjykues gjithashtu urdhëroi policinë e Kosovës që të ofrojë informacione lidhur me zbatueshmërinë e lirimit me kusht dhe Trupi Gjykues mori informacionin e kërkuar nga Policia e Kosovës më 25 nëntor. Trupi gjykues urdhëroi Prokurorinë e Specializuar dhe Mbrojtjen që të dorëzojnë çdo vërejtje mbi Raportin e Policisë së Kosovës, ndër çështjet tjera që kanë të bëjnë me shqyrtimin e ardhshëm të paraburgimit, përkatësisht deri më 10 dhjetor dhe 16 dhjetor.

Pse të akuzuarve iu është refuzuar lirimi me kusht dhe a pritet që ndonjëri prej tyre ta fitojë këtë të drejtë gjatë vitit 2022?

Michael Doyle: Ligji parasheh që çdo dy muaj gjyqtari i procedurës paraprake ose kolegji i gjyqtarëve të përfshirë në këtë rast shqyrtojnë nëse ekzistojnë ende arsyet për paraburgimin e një personi të akuzuar dhe nxjerr aktvendim me të cilin zgjatet ose ndërpritet paraburgimi.

Arsyet specifike pse gjyqtari i procedurës paraprake ose trupi gjykues refuzojnë një kërkesë për lirim të përkohshëm shpjegohen në vendimet përkatëse dhe vendimet publike për paraburgimin mund t’i gjeni në bazën e të dhënave të dosjeve publike të gjykatave të DSK-së.

Paneli do të zbatojë standardin ligjor të përcaktuar në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i cili parasheh që një individ mund të ndalohet vetëm kur ekziston dyshimi i bazuar se ai ose ajo ka kryer një krim brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara. . Përveç kësaj, duhet të ketë arsye të artikulueshme për të besuar se ekziston rreziku i arratisjes, se personi do të pengojë mbarëvajtjen e procedurës penale, ose rreziku që ai të përsërisë veprën penale, të përfundojë tentativën e krimit ose të kryejë një krim tjetër.

Ne nuk mund të spekulojmë për vendimet e ardhshme në lidhje me paraburgimin, pasi ato do të jenë në dorë të Panelit kompetent në secilin rast individual, bazuar në parashtresat e palëve dhe informacionin në fjalë.

Sa shpesh u janë lejuar vizitat dhe kush ka pasur mundësi t’i vizitojë të akuzuarit?

Michael Doyle: Të gjithë të arrestuarve pajisen me mjete të arsyeshme për të mbajtur marrëdhënie personale. Përveç telefonatave dhe korrespondencës me shkrim, ata mund të kenë vizita me të afërm të afërt, anëtarë të tjerë të familjes dhe persona me të cilët kanë një marrëdhënie personale që më parë. Kujdes i veçantë tregohet për lehtësimin e vizitave familjare duke përdorur procedura të thjeshtuara vizitash. Sekretari ka autorizuar video-vizita me të afërmit e afërt për t’u siguruar të paraburgosurve një mjet shtesë për mbajtjen e marrëdhënieve familjare.

Të paraburgosurve u lejohen 10 ditë vizita në çdo periudhë 30-ditore dhe vizitat në përgjithësi mund të zgjasin gjithë ditën, brenda orëve të vizitës.

Deri më tani janë bërë mbi 200 vizita të të paraburgosurve për të afërm dhe vizitorë të tjerë personalë.

Më shumë informacion mund të gjeni në “Udhëzimet praktike mbi vizitat dhe komunikimet” (https://www.scp-ks.org/sites/default/files/public/content/documents/ksc-bd-09-rev1-sqi- visitsandcomms-public_0.pdf).

Si ka qenë menaxhimi i situatës me COVID-19 me të paraburgosurit dhe sa prej tyre janë infektuar me virus?

Michael Doyle: Në muajin nëntor, kishte raste pozitive të COVID-19 në ambientet e paraburgimit dhe vizitat personale në atë kohë u kufizuan për një kohë të shkurtër. Çdo person që rezulton pozitiv merr shërbime të plota mjekësore, duke përfshirë një oficer mjekësor që monitoron nga afër situatën dhe i sheh të paktën dy herë në ditë.

Si do të shënohet nata e Vitit të Ri për të paraburgosurit dhe çfarë mundësie për kontakt me familjarët do të kenë atë natë?

Michael Doyle: Të paraburgosurve u ofrohet mundësia të kalojnë kohë së bashku dhe të festojnë festa dhe raste të veçanta në përputhje me rregullat dhe rregulloret e institucionit të paraburgimit.

Në festat e Vitit të Ri, të paraburgosurit mund të bëjnë telefonata dhe të bëjnë video-vizita me të afërmit e tyre.

Kurti për Vit të Ri: Më 2022 do vëmë binarët e shtetit ligjor, aty ku duhet

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është zotuar se gjatë vitit të ardhshëm qeveria “do të vërë binarët e shtetit ligjor, aty ku do të duhej të ishte vendosur shumë moti”.

Në adresimin e tij për festat e fundvitit, Kurti ka lavdëruar gjithë punën që ka bërë qeveria për vitin 2021.

Më poshtë mund të shihni adresimin e plotë:

Digjet trafo në natën e Vitit të Ri në Mazgit

Periskopi.com Lajme

Në natën e Vitit të Ri banorët e fshatit Magzit, në komunën e Obiliqit, kanë mundësi të mbesin pa energji elektrike.

Kjo pasiqë, një trafo a marrë flakë.