2022: Këto janë 22 deklaratat më qesharake të Kurtit me vartës gjatë vitit (Fotolajme)

2022: Këto janë 22 deklaratat më qesharake të Kurtit me vartës gjatë vitit (Fotolajme)

Viti 2021 po merr fund pasi solli dëshpërim e zhgënjim të madh te populli, edhe pse kishte ardhur me shumë shpresë për ndryshime rrënjësore pozitive. Periskopi në këtë artikull festiv ju sjell disa nga deklaratat më interesante të thëna nga Albin Kurti, kryeministër, me vartës të tij. 

Këtë artikull po e nisim me shefen e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Schwarzin, që i kishte bërë një varg huqjesh të shumta nga kjo pozitë e lartë shtetërore.

Fjalët që po shihni më lart ishin thënë në vitin 2020, në kohën sa Rexhep Selimi ishte shef i deputetëve të Vetëvendosjes. Selimi që ndodhet në Hagë, vazhdon të jetë shef i deputetëve të Vetëvendosjes, por është zëvendësuar aktualisht nga Mimoza Kusari Lila që mban pozitën e ushtrueses së detyrës.

Një deklaratë të tillë z. Besnik Bislimi e kishte thënë në muajin e dytë në pozitën e zv.kryeministrit të Kosovës, kur Qeveria Kurti II pretendonte se nuk kishte marrë të gjitha dosjet nga Qeveria e kaluar. Natyrisht, një gjë e tillë nuk përmendet më nga ana e pushtetit, raporton Periskopi.

Një ilustrim se si ndryshonin qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti. Fillimisht ai thoshte një deklaratë, dhe të cilën kur e shkilte komunikimi vinte prej ndonjë vartësi të tij. Edhe pas nëntë muajsh e katër ditësh në pushtet, Kurti nuk e ka vendosur Reciprocitetin e plotë tregtar, ekonomik dhe politik me Serbinë.

Raporti i Kosovës me Shqipërinë u reduktua në raport mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës, dy kryeministrave të vendeve tona, pas ardhjes së të parit në pushtet. Por, kjo marrëdhënie vazhdon të jetë komplekse ashtu siç është komplekse edhe deklarata e zyrtarit të VV-së Boiken Abazit.

FAKT: Serbia nuk e plotësoi asnjë kusht për ta takuar Kosovën në rikthim të negociatave. Kosova me ardhjen e Albin Kurtit plotësoi kushte përkundër qëndrimeve të tij të palëkundura për vite me radhë sa ishte në opozitë.

Kjo listë ishte disa muaj më herët, ndoshta gjashtë muaj më herët, dhe natyrisht se do të ishte shumë më ndryshe po të bëhej sot.

Vjosa Osmani për Reciprocitetin! Natyrisht, ajo sot nuk kritikon Qeverinë për mos-vendosjen e saj siç e kritikonte ish partinë e saj LDK-në, për mos-zbatim të masës. Ajo po konsiderohet thjesht një militante tjetër e Albin Kurtit, veçse e ulur në karrigen e presidentes së shtetit nga zërat kritikë në shoqëri.

Dhe, ishte çështja e stikerave kur qytetarëve për pak sa nuk iu zhvatën nga pesë euro për regjistrim të veturave.

S’po themi asgjë!

Përsëri: asgjë!

Kush do ta mendonte që një zyrtar i lartë i Vetëvendosjes, i ulur në karrige pushteti [kryekuvendar] do ta jepte një deklaratë të tillë?

Kur Agim Bahtiri u pyet për programin e tij për Mitrovicën, pasi kishte qenë 8 vite në pushtet. Bahtiri humbi pa balotazh nga Bedri Hamza i Partisë Demokratike më 17 tetor.

Përsëri: s’po themi asgjë!

Deklarata e një deputeti të VV-së për NATO-n.

Dy muajt e lartpërmendur janë: gushti dhe shtatori! Arben Vitia do të jepte dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, por jo sepse ndjente përgjegjësi morale. Në kohë pandemia ai do t’i hynte garës për kryetar të Prishtinës.

Tash e ka zbutur pak, po thotë 10 mijë.

Pas humbjes në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, zyrtari i lartë i VV-së Elvis Hoxha, konsideronte që familjet e Kosovës janë kapur nga krimi.

Projekti amerikan i gazit është refuzuar nga Qeveria Kurti II, dhe edhe më tej shpjegimet për gjithë procesin dhe refuzimin mungojnë. Nuk ka transparencë. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur. Nuk dihet sa do të përfitojë dhe sa do të humbë Kosova nga ky vendim strategjik i Albin Kurtit.

Erdhëm te rasti “Qebja” që e shtyri PSD-në ta quante Qeverinë Kurti si QEBEri Kurti. Vendi vazhdon të përballet me krizë energjetike dhe qeveritarët vazhdojnë t’u kërkojnë qytetarëve që të gjejnë metoda alternative të ngrohjes.

Përpjekja për t’i bërë qytetarët që të kursenin sa më shumë rrymën!

Albin Kurti nuk e ka ndryshuar asnjë qëndrim! Veç opozita me inatçorë mendojnë ndryshe! 😛

Na ishte një herë, dikush që mendonte se rryma ishte e shtrenjtë. Ja çka mendon tash!

Ja edhe disa të tjera jashtë rendit të ditës:

 

 

Shpërndaje në: