Ambasadori i SHBA-së në Kosovë: Nëse Rusia zgjedh ta pushtojë thellë Ukrainën, jemi të gatshëm të vëmë pasoja masive

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, është shprehur se po duan të vazhdojnë tutje ndërtimin e koalicionit ndërkombëtar të partnerëve në Europë dhe më gjerë.

Në një opinion të dhënë për Metro, Jeff Hovenier, ndërsa komenton zhvillimet mes Ukrainës dhe Rusisë, po thotë se SHBA janë të përkushtuar ndaj diplomacisë dhe se për Rusinë sikurse ka thënë edhe sekretari Antony Blinken, rruga diplomatike mundëson zgjidhje të vetme për të gjithë, përcjell Klankosova.tv.

Megjithatë, sipas tij, nëse Rusia zgjedh një tjetër rrugë, do të ketë pasoja:

”Por, nëse Rusia zgjedh atë rrugën e dytë dhe pushton edhe më thellë Ukrainën, jemi të gatshëm dhe në vijë me partnerët dhe aleatët tanë për të vënë pasoja masive ndaj Rusisë, siç është konfirmuar së fundmi nga G7, BE-ja dhe NATO-ja. Këto do të ishin sanksione të rëndësishme – financiare, ekonomike dhe të tjera që nuk i kemi vënë në të kaluarën. Sipas nevojës, ne gjithashtu do të forconim mbrojtjen e Ukrainës dhe NATO-s, duke bërë pikërisht atë që Putini pretendon se nuk e dëshiron.

Kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është kërcënim ndaj vlerave demokratike kudo. Amerikanët dhe kosovarët duhet të qëndrojnë së bashku me Ukrainën për të siguruar një Evropë të lirë dhe të qëndrueshme, e cila është në interesin më të mirë të popujve të demokracive, qofshin ata amerikanë, kosovarë apo të tjerë anembanë globit”.

Biden: Ne jemi gati për çfarëdo që të ndodhë në Ukrainë

Periskopi.com Lajme

Në Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden po takohet me emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, në Zyrën Ovale.

Gazetarët u lejuan në Zyrën Ovale për fillimin e takimit dhe presidenti foli për zhvillimet e fundit në lidhje me krizën në Ukrainë, shkruan The Guardian.

Biden vuri në dukje se ka biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, të enjten e kaluar, dhe të dy vendet janë të angazhuara në “diplomaci të pandërprerë”, ndërsa monitorojnë kërcënimin e një pushtimi të mundshëm rus.

“Ne vazhdojmë të nxisim diplomacinë si rrugën më të mirë përpara. Por me Rusinë, që vazhdon të grumbullojë forcat e saj rreth Ukrainës, ne jemi gati, pavarësisht se çfarë ndodh,” tha Biden.

Presidenti lavdëroi zyrtarët nga SHBA-ja dhe vendet aleate për paraqitjen e kërcënimit të përshkallëzimit të agresionit rus në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më herët sot.

“Kauzë personale, qytetarët u manipuluan”, deputeti i VV’së komenton protestën kundër shtrenjtimit të rrymës

Periskopi.com Lajme

Deputeti Arbër Rexhaj ka komentuar protestën e së shtunës së kaluar kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike. Tha se qytetarët u manipuluan pasi protesta kishte kauzë personale.

Komentet Rexhaj i bëri në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Kauzë personale. Mos durim, ta themi në gjuhën më të edukuar, mosdurim ndaj kryeministrit Kurti”, tha Rexhaj.

“Kauza për një çështje sociale mundet të kapërdihet në kuptimin më të lehtë tek qytetarët”, shtoi ai.

“Ata qytetarë të cilët kanë dalë në protestë janë manipuluar sepse ajo protestë nuk është për energjinë elektrike”, tha Rexhaj.

Studimi i ri: Nënvarianti omicron më ngjitës se origjinali

Periskopi.com Lajme

Nënvarianti omicron BA.2, i cili u përhap shpejt në Danimarkë, është më i transmetueshëm se nënvarianti më i zakonshëm BA.1 dhe ka edhe më shumë gjasa të infektohet dhe të vaksinohet, ka treguar një studim i ri danez.

Midis dhjetorit dhe janarit, u krye një studim për të analizuar përhapjen e infeksionit të koronavirusit në më shumë se 8.500 familje daneze.

Studimi tregoi se probabiliteti që personat e infektuar me nënvariantin BA.2 të infektojnë të tjerët rreth tyre është 33 për qind më i lartë krahasuar me personat e infektuar me variantin BA.1.

Studimi tregoi gjithashtu se nënvarianti “origjinal” BA.1 shkakton më shumë se 98 për qind të infeksioneve omikron, por “i afërmi i tij” BA.2 u bë shpejt lloji dominues në Danimarkë, duke rrëzuar BA.1 nga froni në javën e dytë të janarit.

“Ne konkludojmë se omicron BA.2 është dukshëm më i transmetueshëm se BA.1 dhe në të njëjtën kohë ka faktorë që anashkalojnë sistemin imunitar dhe në këtë mënyrë zvogëlojnë më tej efektin mbrojtës të vaksinimit kundër COVID-it”, thanë shkencëtarët që kryen studimin.

Studimi, i cili ende nuk ka kaluar rishikimin e kolegëve, u krye nga shkencëtarë nga Instituti shtetëror Serum (SSI), kolegë të tyre nga Universiteti i Kopenhagës dhe nga Byroja Daneze e Statistikave dhe Universiteti Teknik Danez.

“Nëse keni qenë të ekspozuar ndaj nënvarianteve BA.2 në familjen tuaj, probabiliteti që të infektoheni me të brenda një jave është 39 për qind. Vaksinat vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm. Nëse do të ekspozoheshit ndaj BA.1 në vend të BA.2, probabiliteti për t’u infektuar brenda një jave do të ishte 29 për qind,” tha drejtuesi i studimit dhe autori kryesor Frederik Plesner, duke shtuar se gjetjet tregojnë se BA.2 rreth 33 për qind më shumë ngjitëse se BA.1.

Rastet e nënvariantit të omicron BA.2 janë raportuar gjithashtu në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Suedi dhe Norvegji, por në një masë shumë më të vogël se në Danimarkë, ku ato përbëjnë rreth 82 për qind të të gjitha rasteve të raportuara.

Studimi tregoi gjithashtu se BA.2 ishte relativisht më i suksesshëm se BA.1 kur bëhej fjalë për infeksionin e personave të vaksinuar me dy doza dhe atyre që morën një dozë shtesë përforcuese.

Kjo është dëshmi se ky nënvariant ka faktorë që anashkalojnë sistemin imunitar edhe më me sukses se të mëparshmit.

Shkencëtarët përsërisin se vaksinat vazhdojnë të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e individëve.

Studimi tregoi se edhe në këtë rast ata ishin plotësisht të vaksinuar dhe veçanërisht ata që morën një dozë përforcuese ishin më pak të ndjeshëm ndaj infeksionit dhe transmetimit të virusit në krahasim me ata që nuk ishin vaksinuar.

Analiza paraprake e SSI tregoi se nuk ka dallim në rrezikun e shtrimit në spital të personave të infektuar me nënvariantin BA.2 krahasuar me ata të infektuar me BA.1.

Lajçak: Jemi dakorduar për nevojën e përshpejtimit të punës për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur

Periskopi.com Lajme

Emisari special i BE-së Miroslav Lajçak ka dhënë detaje nga takimi i tij me presidenten Vjosa Osmani.

Ai ka shkruar në Twitter se së bashku me emisarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë zhvilluar sot një takim me presidenten Vjosa Osmani, në ditën e parë të vizitës në Kosovë.

“Ndër të tjera, ramë dakord për nevojën e përshpejtimit të punës për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur”, ka shkruar diplomati sllovak.

Çështja e ta pagjeturve ka qenë pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Në shtator të vitit 2020, zyrtarët e delegacionit të Kosovës kishin deklaruar se është arritur me Serbinë një marrëveshje për të pagjeturit. Por, ata nuk patën sqaruar detajet e marrëveshjes.

Në qershor të vitit të kaluar, kryeministri Albin Kurti ka thënë se çështja e të pagjeturve është një plagë e hapur dhe se është e rëndësishme të hapen arkivat shtetërore të Serbisë.

Ndryshe, edhe mbi 1600 persona konsiderohen si të pagjetur që nga koha e luftës në Kosovë.

Spanjollët në botën e çudirave: Nuk shfaq flamurin e Kosovës në prezantimin e Muriqit te Mallorca për arsye kot

Periskopi.com Sporti

Transferimi i Vedat Muriqit te skuadra e Mallorcas shkaktoi zhurmë, kjo pasi nga La Liga është prezantuar me flamurin e Shqipërisë, anipse sulmuesi prizrenas është pjesë e përfaqësueses “dardane”.

Në një hulumtim në faqen zyrtare të La Ligës, ku pasqyrohen të gjitha lëvizjet në merkato, në krah të emrit të Vedat Muriqit është vendosur flamuri shqiptar.

Kjo nuk është hera e parë, që në Spanjë krijohen të tilla situate. Kujtojmë që kur Kosova u ndesh me Spanjën, ndodhën shumë incidente të shëmtuara në lidhje me flamurin e Kosovës.

Dardanët ishin në grup me Spanjën në kuadër të kualifikueseve për Botëror. Në dy ndeshjet që u zhvilluan, Spanja vazhdimisht e injoronte Kosovën duke e shmangur emrin dhe simbolet. Madje, në ndeshjen e parë, Spanja iu referua Kosovës si “territori i Kosovës”.

Muriqi do të jetë si i huazuar te Mallorca deri në fund të sezonit, ndërsa ekipi spanjoll do ta ketë të drejtën e blerjes së shqiptarit të Kosovës.

Escobar e Lajcak takohen ndaras me shefin e dialogut, çfarë tha Bislimi pas takimit?

Periskopi.com Lajme

Lajçak dhe Escobar po qëndrojnë në Kosovë për takime me liderët e vendit, ku pas takimit me kryeminsitrin Kurti dhe Presidenten Osmani janë takuar edhe me zv.kryeministrin e parë për për integrim evropian, zhvillim dhe dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

I dërguari Special i BE-së për dialog, Miroslav Lajcak, së bashku me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar janë takuar ndaras me Bislimin ku kanë folur për çështje të ndryshme e për të cilat ky i fundit ka shkruar në Facebook.

“Sot mirëprita në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, z. Miroslav Lajčák dhe  Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherit i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar”, ka thënë Bislimi.

Bislimi ka treguar se mbarëvajtja e procesit të dialogut ka qenë ndër pikat kyçe në takim. Ai bëri të ditur se në takim është potencuar rëndësia e pacënueshmërisë së sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues.

“Mbarëvajtja e procesit të dialogut, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces ishin në qendër të fokusit të takimit dhe temave të diskutimit. Riktheksova se dialogu është në shërbim të qytetarëve dhe paqes e sigurisë së përgjithshme, përmes një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke. U potencua pacenueshmëria e parimeve të sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues”, shkroi tutje Bislimi.

“Shpreha mirënjohjen për angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbështetur procesin e dialogut të drejtuar nga BE. Z. Escobar tha se ky proces ka përkrahje të plotë nga ana e SHBA-ve. Ndërkohë, z. Lajçak tha se ky takim është një mundësi e mirë për të vazhduar diskutimet dhe avancuar mëtej në këtë proces. Gjithashtu, konfirmova përkushtimin e Kosovës në vazhdimin e angazhimit konstruktiv në procesin e dialogut”, përfundoi ai.

“S’ka marrëveshje Kosovë-Serbi pa trajtimin e çështjes shqiptare në Luginë”

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, deklaroi sot se pa trajtimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës nuk do të mund të ketë marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai për RTK ka thënë se vizitën e përbashkët të Mirsolav Lajçak dhe Gabriel Escobar në Kosovë e sheh si presion për përcaktimin e agjendës së dialogut.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës që në vitin 2006 në platformën e përbashkët politike, në njërën nga pikat e saj theksojnë se duan që të kenë reciprocitet në kuptimin e të drejtave me serbët që jetojnë në Kosovë. Por këtë sot e shoh të pamundshme për t’u arritur për disa arsye. Vizitën e Lajçak dhe Escobar e shoh si një presion të shtuar të përcaktimit të një agjende, përkatësisht temave që duhet të trajtohen në të ardhmen. Por, nuk e shoh që mund të arrihet kaq shpejt ndonjë zgjidhje për asociacionin sepse në Serbi ka zgjedhje më 3 prill dhe në rast se ka vazhdim në këtë temë kjo nënkupton që ose duhet t’i sigurohet Vuçiqit që të arrijë një sukses të caktuar e që ta promovojë si një arritje të madhe në Serbi, e që nuk besoj se institucionet e Kosovës janë në gjendje që kaq shpejtë ta krijojnë Asociacionin dhe tjetra që është shumë e rëndësishme që nuk mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa e trajtuar edhe çështjen e Luginës së Preshevës”, ka theksuar Mustafi.

Sipas tij çështja e shqiptarëve të Luginës është e patejkalueshme pasi pozita e tyre është peng i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se nëse shihet niveli i të drejtave që gëzojnë serbët në Kosovë është i pakrahasueshme me atë se çfarë gëzojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës.

SHBA kërcënon me sanksione oligarkët rusë nëse Rusia e sulmon Ukrainën

Periskopi.com Lajme

Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur sanksione specifike kundër anëtarëve të elitës ruse dhe familjeve të tyre në rast se Rusia sulmon Ukrainën, tha sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Uashingtoni ka identifikuar “individë që i përkasin ose gravitojnë rrethit të parë rreth Kremlinit”, tha ajo, duke vënë në dukje se ata individë janë “objektivë veçanërisht të ndjeshëm” për sanksione për shkak të lidhjeve të tyre shumë të ngushta financiare me vendet perëndimore.

“Është vetëm një nga elementët në dëshirën tonë për të goditur Rusinë nga të gjitha këndvështrimet në rast se ajo sulmon Ukrainën, tha Psaki.

Britania e Madhe, një nga destinacionet e preferuara të investimeve të oligarkëve rusë, njoftoi gjithashtu sot se po forcon arsenalin e saj të sanksioneve të mundshme kundër individëve ose kompanive ruse.

Uashingtoni prej disa ditësh po studion detajet e sanksioneve të mëdha që amerikanët po kërcënojnë t’i vendosin Rusisë në rast të një përshkallëzimi ushtarak.

Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar tashmë se do të ndërpresin qasjen e bankave ruse në transaksionet me dollarë dhe do të ndalojnë shitjen e teknologjisë amerikane në Rusi.

Aubameyang te Barcelona jo në formë huazimi por me kontratë afatgjate

Periskopi.com Sporti

Pierre-Emerick Aubameyang pritet të kalojë te Barcelona me kontratë afatgjate dhe jo në formë huazimi, sic u raportua fillimisht.

Sulmuesi i Arsenalit është pajtuar të heqë dorë nga një pjesë e madhe e pagës së tij, në mënyrë që të nënshkruajë për Blaugranët.

Të gjitha palët janë të kënaqura me marrëveshjen, nga e cila Arsenali do të kursejë 25 milionë funte (30 milionë euro) nga mospagimi i rrogave të tij.

Sonte (e hënë), sulmuesi nga Gaboni do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, para se të zyrtarizohet marrëveshja – njofton Sky Sports.

Transferimi te Barca do të ndodhë me parametrat zero, meqë Arsenali dëshiron të lirohet nga paga e tij e majme prej 350.000 funtesh (418.800 euro) në javë.

Kështu që në total, nga largimi i tij, Topçinjtë do të kursejnë 30 milionë euro, por Mikel Arteta do të mbetet vetëm më dy sulmues, Eddie Nketiah dhe Alex Lacazette.

32-vjeçari nuk ka luajtur për Arsenalin që nga 6 dhjetori dhe ishte lënë jashtë skuadrës në stërvitjet në kampion në Duabi.

Zyrtare: Kemal Ademi transferohet te Paderborni

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi shqiptar Kemal Ademi, ka lënë Khimkin, duke kaluar në Bundesliga 2 te Paderborn.

Ka qenë klubi gjerman që ka njoftuar ardhjen e sulmuesi, duke e konsideruar si goditje në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror.

“I lindur në Villingen-Schëenningen, Kemal Ademi vjen në Paderborn nga klubi rus FK Khimki. Sulmuesi 26-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit”.

“Pas qëndrimeve në 1899 në Hoffenheim, St. Gallen dhe Xamax Neuchatel, Ademi bëri përparimin e tij në FC Basel në sezonin 2019/2020”.

“Ai kaloi në ligën ruse nëpërmjet Fenerbahçes së Stambollit në verën e vitit 2021”, thuhet në njoftimin e klubit.

Drejtori sportiv i Paderborn, Fabian Wohlgemuth, e ka lavdëruar sulmuesin, sidomos për gjatësinë e tij.

“Me përvojën e tij ndërkombëtare dhe lartësinë e tij prej 1.95 metrash, Kemal do të pasurojë skuadrën tonë,” ka thënë drejtori sportiv Wohlgemuth.

 

Erdogan do të vizitojë Ukrainën më 3 shkurt në përpjekje për të lehtësuar tensionet

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan do të vizitojë Ukrainën të enjten për bisedime me presidentin Volodymry Zelenskiy, që synojnë të zbutin tensionet midis Kievit dhe Rusisë, tha të hënën një zyrtar i lartë turk.

“Erdogan do t’i përcjellë mesazhe Zelenskiy për ruajtjen e paqes në rajon dhe parandalimin e rritjes së tensionit dhe konfliktit të armatosur”, tha zyrtari.

Ai tha se po bëhen gjithashtu plane që presidenti rus Vladimir Putin të vizitojë Turqinë pas Lojërave Olimpike Dimërore, që do të mbahen në Kinë midis 4 dhe 20 shkurtit.

“Ne presim që të dyja bisedimet të jenë efektive në uljen e tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës,” tha zyrtari, duke kërkuar anonimitet, shkruan Reuters.

Javën e kaluar, Erdogan tha se nëse Rusia do të sulmonte Ukrainën, Turqia do të bënte atë që është e nevojshme si një anëtare e NATO-s.

Ankaraja ka lidhje të mira me Kievin dhe Moskën, por kundërshton politikat ruse në Siri dhe Libi, si dhe aneksimin e gadishullit të Krimesë në vitin 2014.

Ndërsa forcon bashkëpunimin me Rusinë për mbrojtjen dhe energjinë, Ankaraja i ka shitur gjithashtu Ukrainës drone të sofistikuar.

Gani Geci e kthen në Facebook vallëzimin e famshëm: Profë, kush ta ka inati maje gjuhe i daltë i thati

Periskopi.com Lajme

Ish-deputeti Gani Geci ka ripublikuar në Facebook një video në të cilën ai shihet duke vallëzuar për shkak të një gëzimi në familje.

Me këtë, ai ka inkurajuar mësuesin Lulzim Paci i cili u bë viral me vallëzimin e tij në TikTok.

“Prof, kush ta pastë inati maje gjuhe i daltë ithati”, shkroi Geci.

“Po e përseris edhe një herë vallen hitë të vitit 2020 në shenjë mbështetje për profën. Prof, kush ta pastë inati maje gjuhe i daltë ithati.”, theksoi ai.

Putin e Macron diskutuan për Ukrainën

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron zhvilluan sot një bisedë telefonike mbi situatën në Ukrainë, si dhe për garancitë e sigurisë të propozuara nga Moska, njoftoi sot Kremlini.

Në deklaratë thuhet se Moska dhe Parisi do të shqyrtojnë mundësinë e një takimi Putin-Macron.

“Palët ranë dakord për kontakte të mëtejshme telefonike”, thuhet në deklaratë.

Kjo është biseda e dytë telefonike mes Putinit dhe Macron në pak më shumë se tri ditë, përcjell Reuters.

Putin të premten i kishte thënë Macron se përgjigjet e SHBA-së dhe NATO-s ndaj propozimeve ruse për sigurinë nuk adresonin “shqetësimet kryesore” të Moskës dhe se ai nuk dëshiron përshkallëzimin e situatës në Ukrainë.

Behrami: Presidentja nuk po arrin ta menaxhojë nervozen e saj pas takimit me Eskobarin dhe Lajçakun

Periskopi.com Lajme

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, ka thënë se Presidentja, Vjosa Osmani nuk po mund ta menaxhojë nervozën pas takimit që pati me emisiarin e SHBA-së, Gabriel Escobar dhe atë të BE-së, Miroslav Lajçak.

Reagimi i Behramit vjen pas një shkrimi të Vjosa Osmanit, e cila u tregua e ashpër më kritikuesit e saj.

“Presidentja nuk po arrin ta menaxhojë nervozen e saj pas takimit me Eskobarin dhe Lajçakun. Nuk ka faj, do ta kapërdijë çdo fjalë dhe çdo kauzë të rreme që ka ndërtuar këto vjet – prej luftës speciale kundër UÇK-së e deri te Zajednica dhe Manastiri i Deçanit.”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Presidentja nuk po arrin ta menaxhojë nervozen e saj pas takimit me Eskobarin dhe Lajçakun.

Nuk ka faj, do ta kapërdijë çdo fjalë dhe çdo kauzë të rreme që ka ndërtuar këto vjet – prej luftës speciale kundër UÇK-së e deri te Zajednica dhe Manastiri i Deçanit.

Lëreni ta tregojë fytyrën e saj të vërtetë kështu, sepse kjo është origjinalja. Gjithçka tjetër përtej kësaj është fals.

Zajednica kalon kah Vjosa Osmani.

Manastiri i Deçanit kalon kah zyra e saj.

Presidentja e parë e Kosovës, të cilën nuk e pret as Sekretari i Shtetit, e shpreh kështu nervozen që e ka me vetveten.

Presidentja, njëjtë siç votoi pro-demarkacionit pas gjithë propagandës që bëri, do të jetë dhe bartëse e Zajednicës dhe Manastirit të Deçanit.

‘Ta keni të qartë’: Presidente Osmani nuk i duron kritikët

 

Hoxhaj: Nëse Kurtit nuk i pëlqejnë marrëveshjet e deritanishme, le t’i sjell në Kuvend t’i shfuqizojë

Periskopi.com Lajme

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se nëse kryeministrit Albin Kurti nuk i pëlqejnë marrëveshjet e deritanishme që i ka arritur Kosova, le t’i sjellë ato në Kuvend dhe le t’i shfuqizojë.

Hoxhaj, thotë se thënë beson në dialogun Kosovë-Serbi dhe e sheh atë si platformë për ta përmbyllë shtetndërtimin e Kosovës.

“Nëse Kurti nuk iu beson marrëveshjeve të bëra deri më tani, atëherë le t’i sjell në Kuvend dhe le t’i shfuqizojë”, ka thënë Hoxhaj në Kanal 10.

Ai, tutje ka shtuar se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Ne e kemi ndërtuar një shtet nga themelet bashkë me partnerët tanë amerikanë, kushdo që beson që Kosova duhet të ngritë flamurin në OKB dhe duhet ta mbyllë shtetndërtimin do të duhej ta sheh dialogun si platformë zgjidhëse.”, ka thënë Hoxhaj tutje.

“Ne nuk duhet ta kemi një dialog teknik, por një dialog për njohje të ndërsjellë. Kosova duhet të negociojë në Bruksel vetëm për njohje të ndërsjellë”, ka shtuar Hoxhaj.

Zyrtare: Muhamed Dubova transferohet te klubi sllovak

Periskopi.com Sporti

Muhamed Dubova do ta vazhdojë karrierën larg Kosovës.

Lojtari i Gjilanit ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Sllovakia, FK Dubnica nad Vahom.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Gjilanit, e cila nuk ka publikuar detaje të marrëveshjes.

Dokumentacioni i lojtarit është duke u kompletuar dhe ai do t’i bashkohet skuadrës sllovake.

Skandaloze: Një mishtore në Mitrovicë e bart mishin duke e hedhur në dyshmenë e furgonit

Periskopi.com Lajme

Një mishtore e njohur në Mitrovicë ka zgjedhur një formë më të lehtë për transportimin e mishit.

Sasi e madhe e mishit është transportuar duke u hedhur në dyshemen e furgonit, dhe të njëjtit do të ju shitet qytetarëve posa të dërgohet në mishtore.

Nga pamjet e siguruara nga “Jepi zë” shihet se mishi po transportohet me furgon në pjesën e prapme të tij ku pastërtia lë shumë për të dëshiruar.

Qytetarët janë shprehur të shqetësuar me këtë veprim pasi kanë thënë se rrezikojnë të infektohen nga konsumi i këtij mishi.

Ndryshe, edhe vite më parë ishte zbuluar një skandal i mishit në dy markete në Mitrovicë.

Atje ishte raportuar se mishi po shitej me afat të skaduar.

Kurti me deklaratë pas takimit me Escobarin e Lajçakun: Del kundër “Open Ballkan”

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të hënë pas, takimit me emisarët evropian dhe amerikan, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.

Kurti tha se e mbështesin procesin e Berlinit, teksa tha se integrimet evropiane dhe euroatlantike nuk kanë alternativëë, ku u shpreh se BE-ja dhe NATO-ja janë fati i Ksoovës.

“Gjithashtu, angazhohemi edhe për bashkëpunimin rajonal, ne e mbështesim fuqishëm procesin e Berlinit dhe tregun e përbashkët rajonal dhe e ritheksova që integrimet evropiane dhe euroatlantike nuk kanë alternativë. Evropa është kontinenti ynë dhe Bashkimi Evropian e NATO-ja, janë fati ynë”, është shprehur Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se në këtë kuptim dëshiron ndihmën e Bashkimit Evropian, teksa shtoi se kjo ndihmë do të hasë në Kosovë respektin më të lartë për vlerat evropiane.

“Në këtë kuptim ne dëshirojmë ndihmën e Bashkimit Evropian, ndihmë kjo e cila do të hasë në vendin tonë respektin më të lartë për vlerat evropiane. Pra, fondet evropiane dhe vlerat evropiane ne i shohim si të lidhura pashkëputshëm prej njëra-tjetrës”, ka thënë Kurti, përcjell Klankosova.tv.

Kujtojmë se Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak janë duke zhvilluar një vizitë treditore në Kosovë, ku do të takohen me të gjithë liderët e institucioneve në vend, ndërsa gjatë ditës ata të dy janë takuar me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani.

Nuk humb kohë Lazio: Menjëherë gjen zëvendësuesin e Vedat Muriqit të larguar

Periskopi.com Sporti

Vedat Muriqi edhe zyrtarisht është huazuar te skuadra e La Ligas, Mallorca.

Kjo u bë e ditur fillimisht nga klubi spanjoll, i cili e zyrtarizoi Muriqin me një formë unike.

Muriqi do të jetë si i huazuar te Mallorca deri në fund të sezonit, ndërsa ekipi spanjoll do ta ketë të drejtën e blerjes së kosovarit.

Ndërkohë, Lazio ka njoftuar për futbollistin që do ta zëvendësoj Vedat Muriqin te Lazio.

Bëhet fjalë për Jovane Cabral i cili vjen si i huazuar nga Sportingu.

“SS Lazio njofton se ka marrë në formë huazimi futbollistin Jovane Eduardo Borges Cabral nga Sporting Clube de Portugal”, thuhej në njoftimin e klubit italian.