“Kurrë diell me sy nuk keni me pa”, Eliza Hoxha e PDK’së i përgjigjet Dimal Bashës

Periskopi.com Lajme

Deputetja e PDK’së Eliza Hoxha i është përgjigjur deputetit të VV’së, Dimal Basha, i cili tha ditën e mërkurë për partinë e Memli Krasniqit se “kurrë diell me sy nuk keni me pa”.

Në emisionin DPT te Fidani në T7, Hoxha tha se Basha ka tentuar të ironizojë, por se informacionet nuk i kishte të sakta rreth asaj që po bën PDK.

“Unë e di pse e ka pas (reagimin) me diell, për dy arsye”, tha Hoxha.

“Pak ne që e kemi një slogan ‘dielli do të lind përsëri” e pak që e ka ironizuar qeverinë në hije por që Dimali ka harruar që ne nuk e kemi quajt (qeveri në hije) mekanizmin tonë të ri që veç e kemi krijuar tashmë”, shtoi ajo.

“Modelin e kemi marrë nga ajo që ka bërë PDK’ja dikur, por nisur nga emërimi është huqje, është Kabineti i Qeverisjes së mirë dhe do ta krijojmë momentumin dhe mundësinë për të parë se çka nënkupton me qeverisë mirë dhe cilat janë idetë me qeverisë mirë”, tha Hoxha.

Ajo ka kritikuar edhe kryeministrin Albin Kurti.

“Z.Kurti është duke na fut të gjithëve në agjendën e tij për t’i qëndruar si ushtarë në atë se çfarë bën ose për t’i dalë karshi dhe për t’i cilësuar pastaj në një tjetër momentum”, tha ajo.

Aksident i rëndë në Kaçanik, tetë persona të lënduar

Periskopi.com Lajme

Tetë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur sonte rreth orës 22:00 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKMF-në e Kaçanikut, ndërsa disa janë dërguar për trajtim në spitalin e Ferizajt.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se në këtë aksident janë të përfshira dy vetura.

“Rreth ores 22:11 ne rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik ne hyrje te autostradës ne Kaçanik ka ndodhur nje aksident trafiku në mes dy automjeteve të udhëtareve me targa vendore.

Të lënduar janë 8 persona , disa janë trajtuar në Kaçanik e disa janë përcjell më pas për Ferizaj”, tha Veseli.

Paçarizi: Vuçiq në këtë situatë mori më shumë simpati nga ndërkombëtarët

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, tha që tensionimi disaorësh që u bë përmes protestave në Mitrovicë, Graçanicë dhe Shtërpce kishte për qëllim ta “kristalizonte fitoren e Vuçiqit, në raport me Kosovën dhe Bashkësinë Ndërkombëtare”.

Paçarizi në një intervistë në Rubikon në Klan Kosova, tha që Vuçiqi donte të dërgonte një mesazh që Serbia është një faktor i stabilitetit në rajon.

“Ai [Vuçiq] donte të dërgonte një mesazh që Serbia është një faktor i stabilitetit në rajon; se Serbia në këtë kohë të trazirave dhe pozicionimeve ndërkombëtare në një anë duhej të shpëtonte nga situata e deklarimit në raport me luftën në Rusi-Ukrainë dhe në anën tjetër dëshironte që të paraqiste Serbinë si një faktor stabiliteti në raport me Kosovën. Kjo sepse Kurti dhe kryeministrat e tjerë të Kosovës nuk e kanë kuptuar ende që dialogu me Serbinë në fakt nuk është dialog mes Kosovës dhe Serbisë, por është dialog mes Kosovës me Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Serbisë me Bashkësinë Ndërkombëtare”.

“Vuçiq këtë e ka kuptuar me kohë dhe e ka luajtur lojën. Në këtë lojë, të dy kanë fituar atë që kanë dashur të fitojnë, por kjo varet se sa vizionarë janë. Kurti ka fituar në planin e brendshëm një grup pikësh, se për herë të parë nuk mbahen zgjedhjet në Serbi dhe Vuçiq ka fituar një simpati te Bashkësia Ndërkombëtare”.

Paçarizi tha se në anën tjetër, Kurtit i është ngre veshi në disa raste.

“Qoftë përmes komunikatës të ashpër të QUINT-it dhe komunikatës që mendoj që ishte goxha turpëruese, që doli nga Kurti dhe kryeministri i Norvegjisë. Në këtë situatë, Vuçiq ka fituar më shumë në planin ndërkombëtar – pasi i organizoi serbët të mbajnë protesta, kërcënoi me dalje nga institucionet dhe brenda pak orësh i qetësoi serbët dhe tha që do t’i mbajmë zgjedhjet në Serbi, që të mos e tensionojmë situatën”.

“Është normale që simpatia e Bashkësisë Ndërkombëtare shkon kah Serbia, sepse në këtë situatë ka nevojë për një pozicion pak më të butë të Serbisë që ta tërheqë nga raporti me Rusinë”, tha ai.

Biden thotë se Putini duket se po izolohet

Periskopi.com Lajme

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden tha sot se presidenti rus Vladimir Putin “duket se po izolohet”.

Në një konferencë për media, Biden tha poashtu se ka indikacione se Putini ka pushuar nga puna ose ka vënë në arrest shtëpiak disa nga këshilltarët e tij, raporton BBC.

“Ka disa indikacione se ai ka pushuar nga puna ose ka vënë në arrest shtëpie disa nga këshilltarët e tij,” pohoi ai derisa shtoi se nuk kanë prova të forta lidhur me këtë.

SHBA: Kërkesa e Rusisë për rubla për gaz është shenjë e dëshpërimit

Periskopi.com Lajme

Kërkesa e presidentit rus Vladimir Putin që blerësit e huaj të paguajnë për gazin rus në rubla është një shenjë e “dëshpërimit” ekonomik dhe financiar të Moskës.

Kështu tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price të enjten, i cili vlerësoi se ky dëshpërim është shkaktuar nga sanksionet perëndimore në përgjigje të pushtimit të Ukrainës

Putin tha se blerësit e gazit rus duhet të hapin llogari në rubla në bankat ruse dhe t’i përdorin ato për të bërë pagesa për dërgesat e gazit nga e premtja (1 prilli).

Vendet evropiane, disa prej të cilave mbështetenshumë në gazin rus, e kanë refuzuar kërkesën dhe qeveria gjermane tha se ajo përbënte “shantazh”.

“Unë mendoj se në thelb ky është vetëm një tregues tjetër i gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet ekonomia e Rusisë,” u tha Price gazetarëve në një konferencë të rregullt për shtyp, duke shtuar se u takonte vendeve evropiane të vendosin pë reagimin e tyre.

Sanksionet, kontrollet e eksportit dhe masat e tjera ekonomike të vendosura në përgjigje të pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt kanë pasur “një efekt të rëndësishëm, thelbësor dhe të thellë” dhe kanë çuar në “dëshpërim ekonomik dhe financiar” nga ana e Rusisë, tha Price. /REL

Vetaksident në fshatin Mrasor të Klinës, lëndohet tre persona

Periskopi.com Lajme

Tre persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën Gjakovë – Klinë, konkretisht në fshatin Mrasor.

Dy nga të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë, ndërkaq një nga ta është dërguar në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Deri tek aksidenti erdhi si shkak i mospërshtatjes së kushteve të rrugës.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Gjurkaj.

Vajza me shami me simbol ndalues në një shkollë, Dude Balja: Veprim skandaloz

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Parlamentit të Kosovës, Dude Balja, ka reaguar lidhur me një fotografi që po qarkullon në rrjete sociale, ku në një shkollë në Gjakovë është vendosur me simbol ndalues një vajzë me shami, shkruan Gazeta Periskopi.

Balaj e ka pyetur drejtoreshën e Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha”, në Gjakovë, znj. Florentina Gjergjaj, se mbi cilën bazë juridike është marrë ky vendim.

Tutje, Balaj ka thënë se kjo mënyrë e krahasimit të simboleve ku përfshihen disa simbole të tjera si dhe vajza me shami është skandaloze.

Balja ka thënë se nuk do të qëndrojë indiferente ndaj këti veprimi duke thënë se do të kërkojë sqarim nga Kryetari i Komunës së Gjakovës z.Ardian Gjini.

Këtu keni statusin e saj të plotë:

“Drejtoresha e Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë znj. Florentina Gjergjaj, nuk e di se, në bazë të cilës Kushtetutë apo ligji keni vendosur simbolet ndaluese?!!! Me një pjesë të simboleve jam dhe unë dakord. Mirëpo, me simbolin e një vajze me shami, krahasimi i simboleve në këtë mënyrë është skandaloz dhe gjithashtu ofendim për secilin qytetarë dhe Republikën tonë, papërjashtuar edhe besimet fetar. Unë nuk mund të jam indiferent dhe gjithashtu kërkojë një sqarim edhe nga Kryetari i Komunës së Gjakovës z. A. Gjini.

Krahasimi i një arme që vretë, me atë të një vajze me shami, për mua është vrasje e të drejtës së besimit të sajë”, ka shkruar Balja në llogarinë e saj në Facebook. /PERIKSOPI

 

Arsyetohet Durmishi: Do të na shkoj i gjithë mandati duke rregulluar problemet e trashëguara

Periskopi.com Lajme

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi thotë se i gjithë viti 2021 i ka shkuar qeverisë duke bërë rregullimin e çështjeve të shpronësimeve.

Durmishi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se kur kanë ardhur në detyrë janë përballë me probleme të mëdha me shpronësimet e pronarëve që shteti ua ka marrë tokat për ndërtimin e rrugëve.

“Kur kemi ardhur në Qeveria e kemi gjetur buxhetin e miratuar. Ka shumë projekte që kanë filluar për një kohë të gjatë e janë zvarritur me vite e që tash ne duhet të zgjidhim këto probleme. Kemi gjetur buxhetin me 2.2 milionë euro për të gjitha shpronësimet në Kosovë. Shumica e kontratave problemet kryesore i kanë me pronat. Kjo tregon se qeveria paraprake nuk e ka pas në plan të vazhdojë asnjërin nga projektet e nisura”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Me rishikimin e buxhetit në qershor rritëm buxhetin në 4 milionë, derisa në fund të vitit 2021 arritëm të paguajmë shpronësime prej 23 milionë euro. Kemi gjetur borxh 182 milionë euro borxhe për shpronësime”.

Durmishi thotë se në situatën aktuale të shpronësimeve nuk mund të pritet progres në ndërtimin e rrugëve.

“Me borxhe 182 milionë euro, me qenë ekonomisti më i mirë në botë nuk mund t’i zgjidhësh problemet e trashëguara. Neve do të na duhen disa vite për t’i zgjidhur këto probleme. Pra neve na shkon i gjithë mandati për të zgjidhur problemet që na kanë lënë”.

Durmishi thotë se kjo qeveri duhet të kompensojë pronarët e tokave për 12 rrugë që janë ndërtuar shumë moti në mënyrë që të mos përfundojë shteti në procedura gjyqësore.

Zëvendësministri i Infrastrukturës thotë se traseja e rrugës Kijevë-Zahaq është anuluar për shkak të disa anomalive në lidhje me shpronësimet.

“Në vlerësimin fillestar shpronësimet janë vlerësuar se kushtojnë rreth 8 milionë euro, derisa në fund komisionet e Ministrisë së Financave kanë ardhur në përfundim se shpronësimet kapin vlerën e mbi 40 milionë eurove”.

Durmishi thotë se edhe traseja e anuluar e rrugës Kijevë-Zahaq thotë se ishte shumë e çuditshme.

“Aq shumë kishte zig-zage në projekt sikurse të ishin ndjekur prona të personave të caktuar”, tha ndër të tjera Durmishi.

Vllahiu: Nga deklarimet në Prishtinë e Beograd del se dy palët janë gati për konflikt (VIDEO)

Periskopi.com Lajme

Analisti politik Arbër Vllahiu ka thënë se duke parë deklarimet e Prishtinës dhe Beogradit, krijohet përshtypja se të dyja palët janë të gatshme për një konflikt.

Ai, në “Rubikon” të Klan Kosovës, ka thënë se të dyja palët po ngritin tensione, duke thënë se për “vallëzim tango duhen dy persona”.

“E para duhet qartësuar çka është e drejtë dhe ajo që është e drejtë a është edhe e mundshme dhe reale, e dyta çka është e mundshme a është e dobishme dhe e treta nëse është e dobishme a është e ligjshme dhe a është legjitime. Në tërë këtë tollovi që është krijuar ditëve të fundit duhet parë nëse vendimi i Qeverisë së Kosovës është vendim i dobishëm për Kosovën në një moment të caktuar politik, ose në një moment të caktuar kur ndodhin zhvillime të mëdha në botë – qoftë lufta në Ukrainë apo kriza të tjera në botë. Duhet ekskluzivisht parë se cila do të jetë dobia e vendimit të qeverisë së Kosovës. Nga deklaratat që i shohim unë mund të them që për vallëzim tango duhen dy vetë, por edhe për konfliktin duhen dy vetë. Nga krejt ajo që shohim sot nga deklarimet në Beograd dhe deklarimet në Prishtinë na del sikur të dyja palët janë shumë të gatshme për t’u konfliktuar me njëra-tjetrën”.

“Është deklarata e [Aleksandar] Vuçiqit në Beograd që Marrëveshja e Brukselit ka vdekur, kurse deklarata e [Albin] Kurtit në Prishtinë ka qenë që janë dhjetë organizata paralele apo të tilla në veri të Kosovës, të cilat mund ta rrezikojnë sigurinë e Kosovës. Jemi në një situatë kur të dyja palët janë të gatshme për konflikt, verbalisht dhe deklarativisht dhe që të dyja palët janë duke ngritur tensione”.

Vllahiu tha se Bashkësia Ndërkombëtare duhet të bëjë një kërkesë për të dyja palët që të qetësohen dhe të mos ngritin tensione.

Ai ka deklaruar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për moslejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë është i drejtë, por jo edhe i dobishëm për shkak që, sipas tij, e vë Kosovën në pozitë të vështirë karshi Bashkësisë Ndërkombëtare.

“Megjithatë Kosova do të ketë pasoja shumë më të mëdha. Vendimet e Qeverisë së Kosovës janë të trefishta në konfliktuim me Bashkësinë Ndërkombëtare. Vitin e kaluar, në muajin shtator, kemi pasur vendimin e parë të Qeverisë së Kosovës, që ishte dërgimi i forcave speciale në veri të Kosovës në vend që ta bënte një formë tjetër, duke zhvendosur dialogun nga ai politik në teknik. E dyta është që Kosova është marrë më fajtore për ndërprerjen e dialogut me Serbinë dhe e treta janë dy vendimet për moslejimin e mbajtjes së referendumit serb dhe zgjedhjeve serbe në Kosovë. Vendimi në aspektin kushtetues i Qeverisë së Kosovës është i drejtë, por a është vendimi i dobishëm në momentin e caktuar mendoj se jo. Mendoj se kemi ardhur në një pozicion kur politika e jashtme e Kosovës po konfliktohet me bashkësinë ndërkombëtare. Jemi në pozicion të vështirë karshi bashkësisë ndërkombëtare prej të cilës po kërkojmë anëtarësim në BE, anëtarësim në NATO, përshpejtimin e proceseve të tjera të ndërkombëtarizimit të Kosovës. Ne po kërkojmë diçka, por në anën tjetër nuk po kryejmë atë që po kërkohet prej nesh”.

Shikoni sa shumë ka ndryshuar miku i Kosovës, Eliot Engel

Periskopi.com Lajme

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar një takim me mikun e madh të Kosovës kongresmenin Eliot Engel, ku ndër të tjera bie në sy edhe ndryshimi i tij në kohë, shkruan Gazeta Periskopi.

Eliot Engel njihet si një mik i madh i Kosovës i cili ka lobuar për të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

Engel ka qenë disa herë në vizita në Kosovë ku është pritur nga krerët më të lartë të shtetit. / PERISKOPI

Postimi skandaloz në drejtim të babait të tij, Kylian Mbappe vjen me reagim të ashpër

Periskopi.com Sporti
Kylian Mbappe ka reaguar ndaj “Winamax Sport”, pas postimit skandaloz nga ana e tyre.

Brenda këtij postimi shihet një person i zhveshur në stadium, ku kjo faqe i referohet me një përshkrim të turpshëm,”Wilfrid Mbappe gjatë golit të djalit të tij kundër Afrikës së Jugut”, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo ka ngjallur reagimin e ashpër të sulmuesit francez, atje ku Mbappe ka kërkuar më shumë respekt ndaj tij dhe familjes së tij.

“Rreziku i basteve online… nuk ka më një kufi. Pak respekt ju lutem”, ka shkruar ai.

 

Vuçiq e pret me gardë Ambasadorin e ri të SHBA-së në Beograd, Chris Hill

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i ri SHBA’ve Chris Hill ka nisur sot punën në Serbi. Herën e fundit që ka qëndruar në atje, Hill ishte përpjekur ta bindë Sllobodan Milosheviqin ta pranojë Marrëveshjen e Rambujesë për t’i evituar sulmet e NATO’s. Pas 23 vjetësh, Vuçiq e nxori gardën për ta pritur diplomatin veteran.

Para pallatit serb valëviteshin flamuri amerikan dhe ai brazilian, ndërsa ambasadorët Christopher Hill dhe ai brazilian Jose Mauro da Fonseca Costa Couto u pritën nga Garda e Ushtrisë Serbe, shkruan media serbe, rts.

Vuçiq nga dy ambasadorët pranoi letra kredenciale, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, ambasadori i ri i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka folur për media pasi ka arritur në Beograd sot.

Hill ka thënë se s’ka qenë për një kohë të gjatë në Serbi dhe ka theksuar se është e rëndësishme të kuptohet brezi i ri i njerëzve në Serbi dhe perspektiva e re e Serbisë, pasi Hill thotë se Serbia është ndryshe prej kohës kur ai ishe në Beograd herën e fundit.

“Unë s’kam qenë për një kohë të gjatë këtu, më duhet të mësoj shumë për Serbinë. Më duhet të dëgjoj shumë dhe do të filloj nga sot, kur do ta kem mundësinë të marr letrat kredenciale nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq”, ka thënë Hill.

 

​Erërat e forta në vend, KEDS: Po sanojmë dëmet e shkaktuara në rrjet

Periskopi.com Lajme

Derisa erërat e forta po vazhdojnë të mbretërojnë në vend, KEDS ka deklaruar se në disa zona janë lokalizuar prishjet dhe ekipet janë mobilizuar në sanimin sa më të shpejtë të tyre.

Ndërsa në disa zona tjera sikurse është Vushtrria, KEDS ka thënë se për shkak të erërave të forta është e pamundur të intervenohet për momentin, për shkaqe sigurie.

Qendra Dispeqerike dhe ekipet në terren po vlerësojnë situatën dhe në momentin që u jepet mundësia do të intervenojnë për të sanuar dëmet në rrjet dhe rikthyer energjinë elektrike.

“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve sikurse kërkojmë që në zonat ku ka erëra të kenë kujdes të shtuar”, apelon KEDS-i.

Biden: Nuk ka prova të qarta për tërheqjen e Rusisë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i SHBA Joe Biden tha të enjten se nuk ka “asnjë provë të qartë” se Vladimir Putin po zvogëlon operacionet ushtarake rreth Kievit dhe sugjeroi se presidenti rus mund të ketë urdhëruar shkarkimin e disa këshilltarëve të tij ose vendosjen në arrest shtëpiak.

Biden u tha gazetarëve se “ka disa tregues” se Putini i ka ndërmarrë ato hapa kundër disa prej këshilltarëve të tij por sipas tij nuk ka prova të forta për këtë.

Shtëpia e Bardhë publikoi të mërkurën gjetje të paklasifikuara të inteligjencës se Putini po keqinformohet nga këshilltarët e tij se sa keq po performon ushtria ruse.

Presidenti i bëri komentet pasi njoftoi zyrtarisht se SHBA-ja do të lëshonte 1 milion fuçi naftë në ditë nga rezerva strategjike e naftës e vendit me shpresën për të ulur çmimet e derivateve.

Biden përsëriti gjithashtu se administrata e tij mbetet skeptike se Rusia do të zvogëlojë operacionet rreth Kievit, siç njoftoi Moska në fillim të kësaj jave.

Forcat ruse vazhduan të bombardojnë periferitë e Kievit të enjten, dy ditë pasi Kremlini njoftoi se do të zvogëlonte ndjeshëm operacionet pranë kryeqytetit dhe qytetit verior të Çernihivit.

 

Syla: Politika e përkëdhel diasporën për vota, estrada për bakshishe

Periskopi.com Lajme

Gazetari Valon Syla thotë se diaspora përkëdhelet shumë nga grupet e interesit në Kosovë, e që sipas tij, këto grupe janë, politika, kafeteritë, dhe estrada shqiptare.

Syla në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se ne jemi të vetmit popull që e këndojnë ende këngën ‘Niset trimi për gurbet’, e që sipas tij, trimi nuk niset në gurbet, por nevojtari.

“Arsyeja pse ata të diasporës kanë qef me nejtë me mu është se unë flasë më ndryshe se ata çka janë mësu me dëgju, Politika e përkëdhel diasporën, sepse merr vota prej tyre, estrada sidomos janë më tepër përkdhelës për diasporën sepse marrin bakshishe prej tyre. Me diasporën ka shumë grupe të interesit që nuk kanë qef me i prish punët.

Por në esencë, diaspora shpeshherë nuk është e vetëdijshme se sa na prish punë neve, ose ka është duke shku për mu dok një etintet ma i vecant, ose një shtres e popullatës që ka dalë jasht e thirret si patritot. Na jemi i vetmi popull që sonte këndon këngë ‘Niset trimi për gurbet’, trimi nuk niset në gurbet, por migrani, nevojtari, pra deri këtu shkon përkdhelja”, tha Syla.

Ibrahimi: Kurti po shkakton vet kriza që ta dërgojë vendin në zgjedhje (VIDEO)

Periskopi.com Lajme

Opinionisti Ilir Ibrahimi, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po krijon vet kriza në mënyrë që ta çojë vendin në zgjedhje.

Ibrahimi në Rubikon në Klan Kosova tha nuk ka shpjegim tjetër racional lidhur me acarimet e Kurtit me bashkësinë ndërkombëtare dhe veteranët e luftës.

“Pra, duke krijuar kriza të tilla zotëri Kurti ndoshta do ta çon vendin në zgjedhje dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Po shkojmë në zgjedhje? Zotëri Kurti njihet për krijimin e situatave të tilla të acarta. Nuk ka shpjegim tjetër racional. Në këto situata ti po acarohesh me bashkësinë ndërkombëtare dhe po acarohesh me veteranët të cilët e di se do të reagojnë,sidomos duke pasur parasysh që e ke vendimin e gjykatës”.

“Pra, këtu duhet dhënë sqarime shtesë të cilat unë nuk po i kuptoj. Pra, acarimin me bashkësinë ndërkombëtare nuk e kuptoj, acarimin që tani e shohim me veteranët e luftës nuk e kuptoj. Këtu i vie erë diçka tjetër”.

Ai theksoi se vendet e QUINT-it asnjëherë nuk e kanë kontestuar të drejtën e Kosovës për të lejuar apo moslejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

“Pra, në momentin kur Kosova duhet t’i ketë raportet sa më të ngushta dhe sa më të mira me vendet e QUINT-it dhe përmes saj ta shfrytëzojë pozicionimin e Serbisë pro Rusisë, ne e sjellim vetën në një tabor armiqësie me vendet e QUINT-it. Në asnjë moment vendet e QUINT-it nuk e kanë kontestuar të drejtën e Kosovës për të marrë vendim sovran për lejimin apo moslejimin e zgjedhjeve”.

Opinionisti shtoi se që nga viti 2008, zgjedhjet e Serbisë janë mbajtur në Kosovë me lejen e Qeverisë së Kosovës.

“Nga 2008-ta zgjedhjet serbe janë mbajtur gjithmonë me lejen e Qeverisë së Kosovës. Pra, nëse Qeveria e Kosovës pyetet se a mund të mbahen zgjedhjet? Dhe e jep atë Po-në apo Jo-në këtu nuk ka shkelje të sovranitetit.Qeveria e Kosovës vendos a t’i lejojë zgjedhjet apo t’i mos i lejojë. Qeveritë deri më tani i kanë lejuar, kjo qeveri ka vendosur që t’i mos i lejojë. Dhe si pasojë e kemi një relacion të tillë me vendet e QUINT-it, të cilët deshëm ta pranojmë apo jo e japin deklaratën më të ashpër që e kanë dhënë ndonjëherë ndaj Kosovës”.

“Unë besoj që opinioni këtu nuk i ka të gjitha informatat sepse duke e pasur parasysh që vendet e QUINT-it e kanë thënë që Kosova e ka këtë të drejtë, të dalin me një deklaratë të tillë këtu ka pasur diçka tjetër të cilën Qeveria e Kosovës nuk po tregon”.

” Vendet e QUINT-it kanë ardhur më një propozim. që ai nuk ka ndodhur një ditë apo dy ditë. Pra, këtu është problemi sepse propozimi dhe dialogu që ka ndodhur me vendet e QUINT-it ka nxitur vendet e QUINT-it të kenë një reagim të tillë. Se çfarë dialogu ka pasur duhet ta mësojmë nga Qeveria e Kosovës, sepse ky reagim është goxha i ashpër dhe sidomos duke e pasur parasysh një moment të rrezikshëm që po kalon bota”.

Seferi: Vuçiq dëshiron t’i kalojë zgjedhjet qetë, pasi është nën vëzhgim për qëndrimin ndaj Rusisë

Periskopi.com Lajme

Gazetari Idro Seferi, që është korrespodent tash e shumë vjet në Beograd, ka thënë se fushata parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi ka nisur me refuzimin e Kosovës për të lejuar mbajtjen e tyre edhe në territorin e saj.

“Sigurisht që ka qenë një nga temat e rëndësishme të fushatës parazgjedhore dhe duhet thënë që fushata në Serbi ka filluar me refuzimin e Kosovës për të votuar, për shkak se deri në ato momente kemi qenë të zënë me qëndrimin rreth Ukrainës ku Serbia fillimisht mbante politikën e saj të vjetër derisa pati edhe një moment kur u detyrua që të votojë në OKB kundër Rusisë. Në një formë [Aleksandar] Vuçiq kishte një fushatë paralele, por jo në funksion të presidentit të shtetit, gjithsesi ai shumë gjatë e shfrytëzon këtë çështje”.

“Ajo që është dukur, të paktën në Serbi, është që Serbia në aspektin diplomatik kaloi më mirë me çështjen e zgjedhjeve në Kosovë sepse pati lëvdatë nga vendet e QUINT-it, por në anën tjetër pati edhe tension mjaft të madh me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe takimit me serbët e Kosovës dhe përfaqësuesit e Quint-it në të njëjtin moment”.

Ai, në “Rubikon” të Klan Kosovës, deklaroi se nuk ka pritur që Serbia të jetë më e ashpër në insistimin që zgjedhjet e 3 prillit të mbahen edhe në Kosovë për shkak që Serbia dhe presidenti i saj janë nën ‘llupën’ e ndërkombëtarëve për shkak të qëndrimit në një mënyrë pro Rusisë.

“Në këto momente besoj se [Aleksandar] Vuçiq dëshiron t’i kalojë zgjedhjet qetë dhe të mos përmendet për konflikte edhe për faktin që është nën vëzhgim edhe për shkak të qëndrimit ndaj Rusisë dhe Ukrainës. Serbia është njëkohësisht është në një dyzim diplomatik çfarë të bëjë pas zgjedhjeve, pasi priten të shtohen presionet për sanksionet e mundshme. E vetmja gjë që mund të bënte ishte që të pranohej kërkesa, që u paraqit si e serbëve të Kosovës, për vendime më radikale si tërheqje nga institucionet në Kosovë dhe mundësi bllokimi më pas siç jemi mësuar ta shohim në vitet e shkuara”.

Por, a e shfrytëzuan këtë qëndrim ‘më të zbutur’ të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, partitë që e bëjnë opozitën në Serbi?

“Përveç presidentit Vuçiq shumica e kandidatëve për president kanë të paktën nga një videospot i cili lidhet me Kosovën dhe ai që shihet si kundërkandidati më serioz  Zdravko Ponosh, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë në Serbi, e ka një videospot ku flet për mbrojtjen e Serbisë nga bombardimet e NATO-s, një justifikim që e ka për akuzat që janë bërë nga partia e Vuçiq që nuk ka qenë në lufdtë në Kroaci”.

“Ka një lloj pretendimi nga një pjesë e opozitës për tradhti nga Vuçiq edhe për këto që janë arritur deri më tani në dialog me Kosovën. Kjo sigurisht që Vuçiqit i ndikon pjesërisht në numër të votave, për shkak se shumica e votave nga Kosova shkojnë për të por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Serbi e ka mundësuar që në Bujanoc, Rashkë dhe qytete të tjera të Serbisë serbët e Kosovës të mund të votojnë. Pres që ditën e diel një nga temat në media sigurisht të jetë edhe pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në qendrat e votimit në Serbi, dhe një mobilizim shumë i madh për të treguar mesazhin që serbët s’i ndal asgjë që të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi”.

Seferi ka folur edhe për qasjen e kundërkandidatëve të Vuçiqit, që synojnë postin e të parit të shtetit, karshi Kosovës për shumicën e të cilëve thotë se ose kanë qëndrim të njëjtë me presidentin aktual serb ose edhe më radikal se kaq.

“Sigurisht që shumica e kundërkandidatëve të Aleksandar Vuçiqit, përveç grupit që nuk ka kandidaturë për president që i përket Lëvizjes së Gjelbër e që janë ata që bllokuan Serbinë në dhjetor dhe janar me protestat e mëdha kundër qeverisjes së Vuçiqit, të tjerat shumica ose kanë qëndrim që Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë dhe se me dialog mund t’i ofrohet Kosovës një autonomi ose kanë edhe qëndrime më radikale sesa vetë presidenti Vuçiq”.

“Një pjesë e madhe e opozitës në Serbi hezitojnë të deklarohen rreth çështjes së Kosovës, përveç Grupit të Gjelbër që duket se janë më liberalë por që nuk merren shumë në fushatën e tyre me çështjet rajonale dhe janë të fokusuar drejt të bëmave të pushtetit të Vuçiqit gjatë këtyre 10 vjetëve”.

Gazetari Idro Seferi ka treguar edhe për hulumtimet e fundit të opinionit publik në Serbi në të cilat Aleksandar Vuçiq ka dalë me përqindje më të madhe sesa opozita në total.

“Besoj që Aleksndar Vuçiq fitoren për president do ta ketë të sigurtë, megjithëse tentimet e opozitës janë që të shkojë në raund të dytë në mënyrë që të zbusin rezultatin e këtyre zgjedhjeve derisa edhe referendumi i janarit ka treguar që në disa zona, si Beograd, beteja do të jetë mjaft e ngushtë”.

Gjermania do të vendos sanksione tjera ndaj Rusisë

Periskopi.com Lajme

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck njoftoi sot se do të vendosen sanksione të tjera që shënjestrojnë Rusinë në kuadër të pushtimit të saj të vazhdueshëm të Ukrainës.

“Paketa e sanksioneve ndaj Moskës nuk do të jetë e fundit”, tha sot Habeck në Berlin pas një takimi me homologun e tij francez, Bruno Le Maire.

“Ne diskutuam mundësitë e vendosjes së sanksioneve të tjera për të ndaluar presidentin rus Vladimir Putin nga vazhdimi i luftës së tij barbare në Ukrainë”, tha Habeck, pa dhënë detaje, raporton atsh.

FSK në trajnim me ushtrinë amerikane, Departamenti i Mbrojtjes i ShBA-së publikon pamjet

Periskopi.com Lajme

Nuk janë raste të rralla kur Forca e Sigurisë së Kosovës dhe ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës stërviten së bashku.

Së fundmi, të dyja ushtritë kanë kryer stërvitjet në Prishtinës.

Departamenti i Mbrojtjes së ShBA-së i ka publikuar disa nga pamjet e stërvitjes së përbashkët.

“Ushtarët nga Grupi i 10-të i Forcave Speciale dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës marrin pjesë në një stërvitje në Prishtinë, Kosovë”.

Lufta i bashkoi: Ushtari ukrainas dashurohet me ushtaren pasi luftuan një muaj së bashku, i propozon martesë

Periskopi.com Lajme

Në luftën në Ukrianë përveç që qytetarët po kanë dhimbje për humbjen e më të dashurve, frikë e terror, nuk po iu mungon as dashuria, shkruan Periskopi.

Martesa, propozime e shumë momete tjera të bukura janë të pranishme në mesin e të shtënave me armë e frikës nga vdekja.

Volodymyr dhe Irina janë dy të rinj që u takuan në një nga njësitë ushtarake dhe kanë një muaj që kur janë njoftuar.

Irina ka tre vjet që shërben në ushtri dhe nuk ishte menduar që  brenda një muaji do të merrte një propozim për t’u martuar.

Më poshtë keni pamjet nga propozimi për martesë në mesin e detyrës në mbrojtje të atdheut.