Arifi nuk i ndalë akuzat ndaj Sinanit: Me para të komunës subvencionoi parukeren personale

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i është kundërpërgjigjur ashpër akuzave të ish kryetares të Komunës, Ardita Sinani, të cilën javë më parë e rrëzoi nga qeverisja lokale.

Që pas largimit nga detyra, Sinani në vazhdimësi ka hedhur akuza të rënda ndaj kryetarit Arifi dhe kryesuesit të Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salihut, duke thënë se kanë kontribuuar që Parlamenti i Serbisë të mbetet pa asnjë deputet shqiptar. Të njëjtit ajo i pati quajtur edhe “pakicë ekstreme politike dhe elektorale”.

Akuzave të tilla Arifi i është përgjigjur me “të njëjtën monedhë”, madje edhe më keq.

I kontaktuar nga Telegrafi, ai ka thënë se Sinani ka zgjedhur strategji politike opozitare të linçimit dhe shpifjeve publike ndaj tij dhe ish-partnerit të saj të koalicionit pasi ka humbur përsëri për herën e dytë pushtetin lokal për vetëm pak muaj.

Madje, Arifi ka deklaruar se ajo dhe deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shqip Kamberi, kanë padi për korrupsion në Gjykatën e Specializuar për Anti-Korrupsion në Nish.

“Sinani ka probleme të theksuara të brendshme partiake, ndërsa asaj së bashku me kryetarin e Partisë Shaip Kamberi i’u është ngritur aktpadi për korrupsion në Gjykatën e Specializuar për Anti-Korrupsion në Nish gjatë udhëheqjeve me pushtetin lokal në Preshevë dhe Bujanoc”.

“Tani ajo ka një pozitë të rëndë politike sepse ka edhe shumë e shumë skandale tjera gjegjësisht: keqmenaxhim, korrupsion, familjarizëm, nepotizëm etj, të cilat tani më janë duke u proceduar në instancat të drejtësisë”, ka thënë i pari i Preshevës.

Tutje, ai ka akuzuar Sinanin se “pasi e ka kapur shtetin, ka subvencionuar me buxhetin e Komunës së Preshevës parukieren e saj personale, si dhe është përkujdesur që subvencionet të ndahen për familjarët e saj në Preshevë nën pretekstin ‘ndihmë për zhvillimin e ekonomive të vogla lokale’”.

E sipas tij, për t’i mbuluar këto veprime, ish-kryetarja e Preshevës ka zgjedhur “strategjinë e akuzave të pabaza dhe shpifjeve të paskrupullta në drejtim timin si dhe ish-partnerit të saj të koalicionit”.

Arifi tutje e akuzuar atë se në Komunën e Preshevës i kanë lënë trashëgim “një lëmsh të parregullsive të rënda, keqmenaxhimit dhe aktiviteteve tjera korruptive pothuajse në gjitha institucionet lokale”.

“Kjo do ti vijë si një Boomerang për çdo rast, ku do të jap përgjegjësi para organeve përkatëse. Sa për patriotizëm, po ja përkujtoj se Sinani vizitën e parë pasi është emëruar në postin e kryetares së Komunës së Preshevës, ka vizituar nënkryetarin e SPS-it të Daçiqit në Beograd, ku është zotuar se me ndihmën e tyre Komuna e Preshevës do të përfitoj shumë projekte vitale në zhvillimin ekonomik dhe social”, u shpreh ai.

Kuvendi i Preshevës më 11 prill 2022 votoi pro shkarkimi të Ardita Sinanit nga posti i kryetares së Preshevës, ndërkaq pas këtij votimi, Kuvendi votoi Shqiprim Arifin për kryetar të Komunës së Preshevës.

Sinani u shkarkua nga pozita e kryetares së Preshevës, pasi partnerët e koalicionit nga radhët e Lëvizjes për Reforma nuk patën vullnet ta vazhdojnë koalicionin, pa përmendur arsye specifik.

Florentino Perez: Ancelotti një trajner i madh, Benzema e meriton “Topin e Artë”

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, vlerësoi trajnerin Carlo Ancelotti, pas fitores ndaj Espanyolit (4-0) që u shërbeu merengëve për të festuar titullin e 35-të të kampionëve të Spanjës, si dhe theksoi se Topi i Artë duhet të jepet te Karim Benzema.

“Ancelotti ka shumë përvojë. Gjithmonë është dikush që kritikon diçka, por identifikimi i tij me Real Madridin, me vlerat e tij dhe me atë që përfaqëson është i madh dhe kjo është e rëndësishme te një trajner i madh”, theksoi Perez në një prononcim për televizionin Movistar.

Ai ishte këmbëngulës për sulmuesin francez: “Benzema ka qenë i mirë këtë vit dhe që kur erdha unë. Nuk ka dyshim se duhet t’i japin atij Topin e Artë këtë vit”, përfundoi Perez.

Donfried takon Abazoviqin, thekson mbështetjen për integrimin e Malit të Zi në BE

Periskopi.com Lajme

Mbështetja e SHBA-së për integrimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian ishte ajo çka theksoi ndihmëssekretarja e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried në Podgoricë, pas turit të vizitave në disa vende të Ballkanit Perëndimor.

Donfrid u takua me kryeministrin e ri, Dritan Abazoviç, të cilin e nxiti që të ecin së bashku përpara, me bindjen në rrugën e demokratizimit të shoqërisë malazeze dhe të reformave të nevojshme për integrimin në BE.

Abazoviç nënvizoi orientimin e fortë pro evropian të qeverisë së tij, sipas të cilit, është e fokusuar në bazat e shtetit të së drejtës dhe bashkëpunimit rajonal, shkruan ATSH-Ansa,

Donfried gjithashtu nënvizoi rëndësinë e përmbushjes së detyrimeve që rezultojnë nga përkatësia e vendit ballkanik në NATO dhe për të vazhduar me vendosmëri luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

Mali i Zi iu bashkua NATO-s në vitin 2017, pavarësisht kundërshtimit të fortë nga Rusia, dhe është i angazhuar prej disa vitesh në negociatat e anëtarësimit në BE.
”Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm rrugën euroatlantike të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, theksoi Donfried.

Polici që u gjet i vdekur në bunar, flet Policia: Dyshime për vetëvrasje

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e policit nga Drenasi i cili u gjet i vdekur në bunar sot pasdite në fshatin Gradicë.

Në përgjigjen e Policisë për Periskopin thuhet se dyshimet janë për vetëvrasje.

‘’ Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur  në  fshatin Gradicë të komunës së Drenasit. Pas marrjes së kësaj informate, policia menjëherë ka dalë  në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se; viktima, 53 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, në rrethana që aktualisht po trajtohen nga ana e policisë ka humbur jetën në një bunar. Si vijimsi e veprimeve hetimore  me synim sqarimin e rrethanave specifike dhe të veçanta, trupi i pajetë i viktimës është është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion. Megjithë dyshimet e ngitura për vetëvrasje, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia me  kujdes të  shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do ti kontribuonin hetimit të plotë të kësaj ngjarjeje. I njëjti ka qenë pjestar i Policisë së Kosovës.’’

Eskalon totalisht situata në festën e titullit në Turqi – Tifozët thyen xhamat e makinave në rrugë

Periskopi.com Sporti

Trabzonspor është kampion i ri i Turqisë.

Trabzonspor ka pritur mbrëmjen e sotme Antalyaspor në kuadër të javës së 35-të të Superligës Spor Toto, me ndeshjen që përfundoi 2 me 2.

Ky barazim i dha mundësinë skuadrës turke që të shpallet kampione, pas diferencës së madhe të pikëve që ka krijuar me Fenerbahcen e vendit të dytë.Megjithatë, kjo mbrëmje po shoqërohet me incidente të ndryshme, atje ku së fundmi, tifozët e Fenerbahces kanë sulmuar tifozët e Trabzonsporit.

Avioni rus provokon sërish, shkel hapësirën ajrore suedeze

Periskopi.com Lajme

(Fotoja është ilustrim)

Një avion zbulues rus ka shkelur për një kohë të shkurtër hapësirën ajrore suedeze, njoftoi sot shtabi i përgjithshëm skandinav, autoritetet e të cilit po shqyrtojnë një aplikim të mundshëm për anëtarësim në NATO, pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Një avion rus AN-30 shkeli hapësirën ajrore suedeze të premten mbrëma”, tha Ministria suedeze e Mbrojtjes në një deklaratë, duke shtuar se ekuipazhi e saj ka monitoruar incidentin dhe e ka fotografuar .

“Aeroplanët luftarakë suedezë ndoqën incidentin dhe fotografuan avionin rus”, tha ministria e mbrojtjes.

Ministri suedez i mbrojtjes Peter Hultqvist dënoi incidentin e së premtes, i cili ndodhi në sfondin e aplikimit të parashikuar të Suedisë për anëtarësim në NATO, të cilit Rusia e kundërshton fuqishëm, edhe Finlanda fqinje pritet të aplikojë.

“Ne, sigurisht, do të veprojmë në rrugë diplomatike kundër kësaj,” tha Hultqvist, sipas gazetës Aftonbladet.

“Ky veprim është joprofesional dhe duke pasur parasysh situatën e përgjithshme të sigurisë, jashtëzakonisht i papërshtatshëm. Sovraniteti suedez duhet të respektohet gjithmonë.”

Suedia dhe Finlanda pritet të aplikojnë për anëtarësim në NATO në javët e ardhshme, një veprim që dikur ishte i paimagjinueshëm.

Kur ka tollovi kërset edhe ‘dajaki’ – Tifozët e Trabzonsporit dalin jashtë vetit, sulmojnë portierin kundërshtar

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar takimin ndërmjet Trabzonsporit dhe Antalyasporit, duel ky në kuadër të xhiros së 35’të në Superligën turke.

Skuadra e Trabzonsporit e ka mbyllur këtë takim me rezultatin 2:2, ku dhe fituan titullin e Superligës turke, shkruan Periskopi.

Por, ndodhi e veçanta në këtë ndeshje, tifozët e Trabzonsporit nuk u duruan ata u futen në fushë ende pa përfunduar gjyqtari ndeshjen.

Megjithatë, jo gjithçka ka përfunduar mirë pas ndeshjes. Tifozët vendas janë futur në fushë për të festuar dhe gjatë festës kanë sulmuar portierin kundërshtar.

Kështu, Trabzonspori me 77 pikë të grumublluara ka arritur ta fitojë titullin, duke lënë parapa Fenerbahcen.

VIDEO

Aksident në rrugën Gjilan-Kamenicë, një person i vdekur

Periskopi.com Lajme

Një 70 vjeçar ka humbur jetën sonte pas një aksidenti trafiku në rrugën Gjilan-Kamenicë.

Lajmin e konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se edhe pasagjeri ka marrë lëndime.

Hashani bëri të ditur se njësitet e komunikacionit rrugor janë duke i udhëheq hetimet rreth këtij aksidenti  të rëndë.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 19:14 ka ndodh një aksident trafiku në mes dy veturav, në rrugën Gjilan Kamenicë afër fshatit Ranillug, ku një person SMK rreth 70 vjeçar  me urgjencë është dërguar në qendrën spitalore në Gjilan , por edhe për kundër ndihmës së ofruar ka nëdrrue jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, poashtu lëndime ka pësuar  edhe pasagjeri që ishte me të në veturë”, u shpreh ai.

 

Dorëhiqet politikani britanik pasi u kap duke shikuar pornografi në Parlament

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Partisë Konservatore të kryeministrit Boris Johnson, Neil Parish pritet të japë dorëheqjen pasi pranoi se kishte parë filma me përmbajtje të lartë erotike gjatë seancave në Dhomën e Komunëve.

Parish tha për mediat britanike se herën e parë që pa materialin pornografik ishte një aksident pasi kërkoi në internet për automjete bujqësore ndërsa herën e dytë e cilësoi një moment çmendurie.

Qeveria e Johnson aktualisht është përfshirë nga skandale të shumta, vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve vendimtare lokale.

Vetë kryeministri është gjobitur së fundmi nga policia për shkeljen e rregullave ndaj Covid, të vendosura nga ai vetë, gjatë periudhës së lockdown në vitin 2020 dhe përballet me një hetim nëse po mashtron Parlamentin për festat në Downing Street.

Javën e kaluar, partia e tij u akuzua se kishte një problem serioz me mizogjininë, pasi një nga mbështetësit pretendoi në mënyrë anonime për një gazetë se Angela Rayner, nënkryetare e Partisë Laburiste të opozitës, shpërqendroi Johnson në Dhomën e Komunëve duke kryqëzuar këmbët e saj si në filmin “Basic Instinct”.

 

Besnik Limani ‘ia ndal frymën’ serbit në ring, fiton vetëm pas 36 sekondave

Periskopi.com Sporti

Besnik Limani është një sportist nga Zajazi i Kërçovës, i cili nga viti 2005 është angazhuar në botën e sportit, duke u angazhuar në karrierën e KickBox.

Sportisti i lindur në Vienë të Austrisë ka nisur një rrugëtim të ri, teksa javën e shkuar ka zhvilluar ndeshjen e parë në MMA, ku do të kërkojë që të nderojë flamurin kuqezi.

Pas 100 ndeshjes si kickboxier, Limani arriti që të marrë fitoren e parë në ndeshjen me sportistin serb Dalibor Balej. Në kategorinë nën 76kg, Limani ishte dominues absolut, duke mos e vënë në asnjë çast në diskutim triumfin e duke i mbyllur llogaritë që në raundin e parë pas vetëm 31 sekondash.

Një fitore që i hap udhën një karriere të re për Limanin, i cili për SuperSport është treguar i emocionuar që ka nisur një rrugëtim të ri, duke u treguar besimplotë se do të ketë të tjera suksese në vijim, në mënyrë që të nderojë akoma dhe më shumë ngjyrat kuqezi.

VIDEO

Mbeti i habitur – Komentatori i ndeshjes vjen me deklaratën e fortë pas shpalljes së Trabzonsporit kampion

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar takimin ndërmjet Trabzonsporit dhe Antalyasporit, duel ky në kuadër të xhiros së 35’të në Superligën turke.

Skuadra e Trabzonsporit e ka mbyllur këtë takim me rezultatin 2:2, ku dhe fituan titullin e Superligës turke, shkruan Periskopi.

Por, ndodhi e veçanta në këtë ndeshje, tifozët e Trabzonsporit nuk u duruan ata u futen në fushë ende pa përfunduar gjyqtari ndeshjen.

Dhe komenataori i kësaj ndeshje ka shkaur në rrjete sociale se nuk ka parë diçka të tillë asnjëherë.

“Nuk kam parë diçka të tillë asnjëherë në jetën time”, tha ai.

Kështu, Trabzonspori me 77 pikë të grumublluara ka arritur ta fitojë titullin, duke lënë parapa Fenerbahcen.

Gratë s’pushojnë as të dieleve: Nesër protestë në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Me rastin e 1 Majit, Ditës së Punëtorëve, do të protestohet në Prishtinë.

Protesta do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 12:00.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social, nga faqja “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist”.

“Përgatitjet e fundit për protestën e 1 majit. Nesër, punëtore/ë, të papuna/ë, studente/ë, pensioniste/ë, bashkohemi e qëndrojmë bashkë kundër patriarkatit hetero-seksist, kapitalist, racist, ksenofob e transfob dhe ritheksojmë se ndryshimet rrënjësore e çlirimi i përket klasës punëtore”, thuhet tutje në njoftim.

 

VIDEO – Nuk është protestë – Janë tifozët e Trabzonsporit që kanë ‘pushtuar’ fushën për ta festuar titullin

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar takimin ndërmjet Trabzonsporit dhe Antalyasporit, duel ky në kuadër të xhiros së 35’të në Superligën turke.

Skuadra e Trabzonsporit e ka mbyllur këtë takim me rezultatin 2:2, ku dhe fituan titullin e Superligës turke, shkruan Periskopi.

Por, ndodhi e veçanta në këtë ndeshje, tifozët e Trabzonsporit nuk u duruan ata u futen në fushë ende pa përfunduar gjyqtari ndeshjen.

Shikoni se si u mbush fusha me tifozë:

VIDEO

Kështu, Trabzonspori me 77 pikë të grumublluara ka arritur ta fitojë titullin, duke lënë parapa Fenerbahcen.

Vdekja e policit nga Drenasi në rrethana të dyshimta, Lladrovci e ngushëllon familjen

Periskopi.com Lajme

Me rastin e vdekjes në mënyrë tragjike të Xhemajl Muja nga fshati Gradicë i Komunës së Drenasit, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka shprehur ngushëllimet me të sinqerta për familjen Muja.

“Me pikëllim morëm lajmin për humbjen e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht zyrtarit policor në Drenas, Xhemajl Muja. Ngushëllimet me të sinqerta familjes Muja për humbjen e Xhemajlit”, ka shprehur ngushëllimin kryetari Lladrovci, në një postim në faqen e Komunës së Drenasit.

Indeksonline raportoi se polici u gjet i vdekur në bunar. Xhemajl Muja ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Brigadën 114, ndërsa që nga pas lufta zyrtar policor në Stacionin Policor në Drenas.

 

Çmenduria sapo ndodhi në Turqi – Tifozët e Trabzonsporit futen në fushë ende pa përfunduar ndeshja për ta festuar titullin

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar takimin ndërmjet Trabzonsporit dhe Antalyasporit, duel ky në kuadër të xhiros së 35’të në Superligën turke.

Skuadra e Trabzonsporit e ka mbyllur këtë takim me rezultatin 2:2, ku dhe fituan titullin e Superligës turke, shkruan Periskopi.

Por, ndodhi e veçanta në këtë ndeshje, tifozët e Trabzonsporit nuk u duruan ata u futen në fushë ende pa përfunduar gjyqtari ndeshjen.

Kështu, Trabzonspori me 77 pikë të grumublluara ka arritur ta fitojë titullin, duke lënë parapa Fenerbahcen.

Aktivisti i VV’së për vizitën e afaristëve: Gërvalla s’ka kurrfarë kontributi këtu, sa për të s’kishin ardhë as afër Kosovës

Periskopi.com Lajme

Kirurgu Wal Baraliu, djali i ish-kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mazllum Baraliu, është shprehur i nervozuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Baraliu ka komentuar së fundi në një prej postimeve të MPJD-së, ku janë publikuar pamje me investitorët gjermanë që qëndruan sot në Kosovë.

I biri i ish-kandidatit për deputet nga LVV-ja, ka thënë se Gërvalla nuk ka dhënë kontribut për sjelljen e afaristëve në Kosovë dhe se “kontributi” i saj i vetëm është vizita private në Konsullatën e Hamburgut.

“I vetmi “kontribut” qe ka ba znj. Gërvalla për Kosovën ne Gjermani edhe për Gjermaninë në Kosovë është vizita private ne Konsullaten e Hamburgut. Bash kurfar kontributi nuk ka ba kjo për sjelljen e ketyre afaristeve gjerman në Kosovë. Kështuqe marrja e meritave edhe buja mediatike qe po beni ju me keso postimi, pa i falenderu sepaku kontribuesit edhe organizatorët e vertete te kesaj ngjarjeje, është mëse e turpshme dhe hipokrite. Kjo vizitë edhe këto kontakte me Gjermaninë jane rezultat i punes se palodhshme dhe shume profesionale te Konzullates se Republikës se Kosovës ne Shtutgart perkatësisht të ish- Konzullit te Pergjithshëm Z. Imer Lladrovci qe i ka vendose bazat e ketij bashkepunimi, dhe të Konzullit aktual Z.Besnik Miftaraj i cili po e vazhdon kete bashkepunim”, thuhet në komentin e tij.

Ai tutje ka shtuar se Gërvalla, “rastësisht” është Ministre dhe për këtë, i ka takuar që të dalë e t’i presë afaristët që vizituan Kosovën.

Baraliu i ka bërë thirrje MPJD-së që t’i ndalojë postimet e tilla të cilat i cilësoi “të gërditshme”, duke shtuar se personat e pamerituar po paraqiten si shpëtimtarë të kombit.

“Sa për znj. Gërvalla e cila rastesisht eshte Ministre e Jashtme edhe i ka taku ne baze te Protokolit shtetnor me i pritë , keta Afariste skishin ardhe as afer Kosoves hiq po kishin shku ne plot vende tjera ku fuqia puntore e mundesite e biznesit jane shume me te volitshme. Duhet te bahet kulture shtetnore me jau njohte meritat atyne qe punojne e angazhohen me te vertete per te miren e Kosoves e me i ndale keto postime pompoze e te gerditshme ku personat e institucionet e pamerituara dalin ne pah e paraqiten si shpetimtarë të kombit”, tha ai.

Baraliu, i cili punon në Gjerman si kirurg, është djali i Mazllum Baraliut. Ky i fundit, në vitin 2014 kishte garuar në zgjedhjet parlamentare me Lëvizjen Vetëvendosje.

 

Boksieri i madh zbulon shumën e parave që fitoi në meçin e parë – Me to mund të blinte një palë patike falco

Periskopi.com Sporti

Canelo Alvarez kishte fillime modeste si një boksier profesionist.

Canelo e filloi karrierën e tij në vitin 2005 dhe zbuloi disa detaje të asaj lufte, si shuma që fitoi për meçin.

“Unë fitova 800 pesos meksikane [rreth 37 euro ose 39 dollarë] për atë luftë,” tha Canelo për DAZN.

“Më është dashur të paguaj gjysmën e saj në bileta, sepse familja ime është e madhe dhe ata donin të më shihnin duke luftuar”.

Nuk ishin një shumë e madhe parash për Alvarezin , i cili vetëm në moshën 15-vjeçare po hynte në fushën e sporteve luftarake.

Kujtojmë se lufta e tij e parë u zhvillua më 29 tetor 2005 në Arena Chololo Larios në Tonala, Jalisco.

 

Kur era e keqe e gojës paralajmëron sëmundje

Periskopi.com Shëndeti

Duke filluar nga diabeti deri tek problemet me veshkat dhe mëlçinë, ja cilat janë disa nga problemet shëndetësore që kanë si simptomë të parë erën e keqe nga goja.

Diabeti

Nëse fryma juaj ka erë të ngjashme me frutat e kalbura në acid, do të thotë se trupi po përdor yndyrat për energji në vend të sheqerit (glukozës). Kjo do të thotë se mund të jeni duke vuajtur nga diabeti, prandaj duhet të bëni një kontroll tek mjeku.

Gërhisni

Mund të keni tharje të gojës nëse gërhisni ose flini me gojën hapur, duke e bërë një vendstrehim të përshtatshëm për bakteret dhe shkaktuar “frymën e mëngjesit”. Jeni më të rrezikuar që të gërhisni nëse flini me shpinë, prandaj flini në njërën anë. Ushqimet e mbetura në dhëmbë gjithashtu mund të shkaktojnë zhvillim të baktereve – një larje e mirë e dhëmbëve para gjumit është patjetër e nevojshme.

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve

Nëse keni si një shije metalike në gojë, mund të jenë duke u zhvilluar baktere përreth dhëmbëve – që çojnë në inflamacion dhe infeksion. Në gjuhën mjekësore quhet ndryshe periodontiti. Mund të keni këtë shije metalike nëse pini duhan ose nuk i lani dhe pastroni dhëmbët me fill dentar. Sëmundja e mishrave të dhëmbëve mund të trashëgohet në familje.

Refluks acid

Refluksi acid është një sëmundje kronike e dëmtimit të mukozës së stomakut dhe ezofagut si rezultat i kthimit mbrapsht të acideve të stomakut drejt ezofagut.

Mund të shkaktojë një aromë si të thartë në gojë, si dhe shkakton gromësira.

Bakteri  H. Pylori

Ky lloj bakteri lidhet me ulcerën. Mund të shkaktojë një erë shumë të rëndë nga goja, si dhe të vjella, dhimbje stomaku, probleme me tretjen etj. Shumë nga këto simptoma mund të lehtësohen me antibiotikë.

Infeksione në rrugët e frymëmarrjes

Ftohja, kolla dhe infeksioni i sinusit shkaktojnë kalim të mukusit të mbushur me baktere nëpërmjet hundës dhe gojës, duke ndikuar kështu direkt në erën e gojës. Era zakonisht fillon të përmirësohet pasi  trajtoheni nga këto sëmundje.

Ilaçet

Disa ilaçe shkaktojnë erë të keqe si pasojë e tharjes së gojës. Ilaçe të tjera – si nitratet që trajtojnë sëmundjet e zemrës, kimioterapia për kancerin dhe disa ilaçe për gjumin – lëshojnë kimikate që shkaktojnë erë të rëndë në gojë kur këto ilaçe treten në trup. Kjo mund të ndodh edhe nëse ju merrni më shumë vitamina seç duhet.

Gurët në bajame

Formohen nga mbushja e kripteve të bajameve me mbetje ushqimore, të cilat herë pas here dalin në formën e tapave të vogla të bardha me erë të rëndë.

Dehidratim

Kur nuk pini mjaftueshëm ujë, keni mungesë të pështymës, që normalisht pastron bakteret nga goja. Kjo mund të çojë në erën paska të rëndë nga goja. Disa sëmundje që ndikojnë në gjëndrën që prodhon pështymën – si sindroma Sjögren dhe skleroderma – mund të shkaktojnë gjithashtu tharje të gojës dhe aromë të keqe.

Probleme me mëlçinë

Mund të shkaktojë një erë si myk në gojë, që në gjuhën mjekësore quhet ndryshe “fetor hepaticus”. Përveç erës së keqe nga goja, sëmundja e mëlçisë shfaq edhe simptoma të tjera, si verdhëza – kur lëkura dhe të bardhat e syve marrin një nuancë si të verdhë për shkak të krijimit të një pigmenti të quajtur bilirubinë në sistem.

Probleme me veshkat

Mund të keni një erë të rëndë si “peshk” nëse veshkat nuk i filtrojnë lëngjet siç duhet. Kjo simptomë shfaqet zakonisht në fazat e fundit të problemeve me veshkat, njohur ndryshe si faza e fundit e sëmundjes renale. Në këtë fazë është i nevojshëm trajtimi me një pajisje që filtron gjakut (dializa) ose transplanti i veshkës.

E tmerrshme: Zbulohet gjyshja 70-vjeçare nga Prizreni që i keqpërdorte seksualisht të miturit për para (Video)

Periskopi.com Lajme

Një rast tjetër i tmerrshëm është zbuluar në Prizren. Kësaj radhe pjesë e pedofilisë u bë një gjyshe 70-vjeçare, e cila dyshohet se ka abuzuar seksualisht me dhjetëra të mitur, transmeton Periskopi.

Bazuar në hulumtimin e gazetarit Visar Dërmakut, e moshuara i çonte adoleshentët në banesën e saj, ndërkohë që u kërkonte shuma parash në shkëmbim të shërbimeve të jashtëligjshme.

Në storie, e moshuara e mohoi krejt këtë, ndonëse deri në momentin e fundit ajo bënte pazar me gazetarin i cili u shtir si klient.

Shihni videon më poshtë:

Ancelotti vallëzon në stilin e Vinicius, bëhet viral në rrjetet sociale

Periskopi.com Sporti

Real Madrid e ka fituar sot tiullin e 35-të në La Liga.

Carlo Ancelotti është trajneri i parë që fiton të gjitha pesë ligat më të mira të Evropës.

Trajneri italian ka fituar tituj në Serie A, La Liga, Ligue 1, Premier League dhe Bundesliga.

Ai u bë viral me vallëzimin e tij në stilin e Vinicius, me trajnerin që tashmë është pranë tifozëve në Cibeles.

VIDEO