Kur pritet të ndodh liberalizimi i vizave për Kosovën, Viola von Cramon zbulon informacionet e fundit

Periskopi.com Lajme

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se nuk ka diçka konkrete sa i përket liberalizimit të vizave, megjithatë ajo thekson që Kosova me shumë gjasa mund të hyjë në agjendë rreth muajit të dytë të këtij viti.

Ndër të tjera ajo tha se duhet ta bindin presidentin francez, Emanuel Macron, që kjo çështje është teknike e jo politike.

“Jo lajme konkrete. Do të shkojë gjithashtu në Paris për ta shtyrë përpara këtë çështje, do të përpiqem të informohem në teren me njerëzit përreth Macronit. Do të shoh se kur do ta bëjnë këtë në agjendë. Ajo që kam dëgjuar është se ka kogja gjasa se pas zgjedhjeve legjislative në fund të qershorit të ketë një mundësi më në fund. Por, sic e thashë duhet ta bindim Macronin se kjo në fakt është një çështje teknike e jo një çështje e madhe politike, as për rajonin apo Serbinë”, u shpreh Von Cramon në KTV.

E pyetur nëse pritet të lëvzim lirshëm brenda këtij viti brenda zonës Schengen ajo përgjigjet kështu: “Nuk mund të ju them gjë për këtë, do të doja sikur të mundja”./Periskopi/

“Tyson Fury do ta mposhte edhe Muhammad Alin në formën e tij më të mirë”

Periskopi.com Sporti

Tyson Fury do ta mposhtte edhe Muhammad Alin në formën e tij më të mirë – ka pohuar ylli i boksit në kategorinë e peshave të lehta, Anthony Yarde.

Kampioni i WBC-së në kategorinë e peshave të rënda konsiderohet si më i miri i gjeneratës së tij pas triumfeve ndaj Wladimir Klitschko e Deontay Wilder, ndërsa tani është boksieri numër 1 në divizionin e tij.

Stili i tij i pakapshëm dhe aftësia në goditje me grushte e kanë bërë atë të krahasohet me legjendën e boksit, Muhammad Ali.

Derisa Ali konsiderohet boksieri më i mirë i të gjitha kohërave në kategorinë e peshave të rënda, Yarde beson se Fury do ta kishte mposhtur amerikanin në kulmin e karrierës së tij.

“Ai (Fury) vazhdon të bëhet gjithnjë e më i mirë, rezultati i goditjes së tij po bëhet më i mirë, përzgjedhja e goditjeve po bëhet më e mirë dhe aktualisht ai është një krijesë anormale e natyrës. Madje edhe Shakur Stevenson ka thënë se ai do ta mposhtte Muhammad Alin; meçet i bëjnë stilet dhe unë personalisht besoj po ashtu se ai do ta mposhtte Muhammad Alin”,

Kampioni i peshave super të lehta në WBO, WBC dhe Ring Magazine, Shakur Stevenson, mori reagime të ndryshme kur e kishte thënë të njëjtën gjë muajin e kaluar.

“Do të them diçka që do t’ju hidhërojë të gjithëve. Tyson Fury do ta mposhtte Muhammad Alin. Jam shumë serioz… Unë duhet t’i mbështes njerëzit e mi, por më duhet te jem real… Si do ta godasë Muhammad Ali atë (ai është shumë i gjatë)… Tysoni është shumë i madh për këdo. Si do t’i depërtonte brenda Muhammad Ali”, kishte deklaruar Stevenson për kamerat e dokumentarit Top Rank.

Gypsy King njoftoi për pensionimin e tij pas triumfit ndaj Dillian Whyte në muajin prill në Wembley Stadium. Mirëpo, që atëherë ka vazhduar të stërvitet dy herë në ditë dhe nuk i është dhënë një afat se kur duhet ta lirojë titullin e tij nga WBC.

Promovuesi i Furyt në SHBA, Bob Arum, është i bindur se ai do të tërhiqet nga pensionimi për t’u ndeshur me fituesin e duelit ndërmjet Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk (që zhvillohet më 23 korrik).

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme, maksimalja deri 31 gradë

Periskopi.com Lajme

Sipas Institutit Hidrometerologjik në dy ditët e ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Të mërkurën kur dhe fillon stina e verës meteorologjike, parashihet mot me diell dhe me vranësira të dendura, të cilat nëpër disa lokalitete do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalist e fort nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

Pacolli në Mal të Zi takon Gjukanoviqin: E falënderova për mbështetjen ndaj Kosovës

Periskopi.com Lajme

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka takuar presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

“Pata sot kënaqësinë të takoj në Podgoricë, Milo Gjukanoviçin, Presidentin e Malit të Zi, të cilin në këtë rast, pos tjerash e falënderova për mbështetjen e tij të madhe për Kosovën, që nga njohja e Pavarësisë së Kosovës dhe për mbështetjen e tij në të gjitha forumet ndërkombëtare”, është shprehur Pacolli.

“Me Presidentin Gjukanoviç kam pasur fatin të punoj”.

Gjatë ditës Pacolli është pritur edhe nga kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Pritjes i erdhi fundi – Zbulohet se kur do të zhvillohet rimeçi i madh USYK – JOSHUA

Periskopi.com Sporti

Ende nuk është përcaktuar një datë e saktë e rimeçit mes Usyk dhe Joshua, por të paktën muaji dhe vendi tashmë dihet.

Ndeshja thuhet se ishte planifikuar të zhvillohej në Arabinë Saudite më 23 korrik, shkruan Periskopi.

Megjithatë, sipas The Telegraph, lufta tani do të shtyhet në mes të gushtit.

Siç raportohet nga shtypi britanik, fakti që Joshua ka rinovuar kontratën e tij për të drejtat televizive në Mbretërinë e Bashkuar me ‘Sky Sports’, ka ngadalësuar procesin.

Por ky rimeç do të ndodh këtë vit.

Sallahu: Më parë vjen vdekja sesa që rrëzohet Qeveria Kurti

Periskopi.com Lajme

Zv. Ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se më parë vjen vdekja sesa që rrëzohet Qeveria Kurti, përcjell Periskopi.

Këto deklarata, Sallahu i bëri në ATV ku ishte i ftuar për të diskutuar për sistemin e drejtësisë.

Duke folur për ‘jetëgjatësinë’ e qeverive të kaluara ai ka thënë kjo Qeveri nuk do të rrëzohet.

“Më parë vjen vdekja, sesa që rrëzohet Qeveria Kurti”, u shpreh zv.ministër Sallahu./Periskopi/

Kongresisti amerikan paraqet projekt-rezolutë për të nderuar aktivisten Vasfije Krasniqi-Goodman

Periskopi.com Lajme

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Colin Allred paraqiti të martën një projekt-rezolutë për të nderuar aktivisten e të drejtave të njeriut, Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Në dokument u bëhet gjithashtu thirrje Shteteve të Bashkuara që të angazhohen për t’u siguruar që qeveria e Serbisë të hetojë dhe ndjekë penalisht të gjithë ata që janë përgjegjës për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Demokrati Allred është përfaqësues i shtetit të Teksasit dhe zonja Krasniqi-Goodman është banore e këtij shteti.

Allred e paraqiti projekt-rezolutën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Pas shqyrtimit në Komision, dokumenti kalon në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Jam shumë i frymëzuar nga guximi i Vasifjes për të ndarë historinë e saj të dhimbshme së saj pikëlluese dhe për të hedhur dritë mbi realitetin e dhunës seksuale të kryer nga ushtria dhe policia serbe gjatë luftës së Kosovës,” tha zoti Allred.

“Njoftimet për dhunën seksuale që ndodhin në Ukrainë janë një kujtesë e qartë se nuk duhet t’i harrojmë tragjeditë e së kaluarës dhe të hedhim dritë mbi historitë e të mbijetuarve që të mund të punojmë për identifikimin e përgjegjësisë dhe të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë. Kjo është arsyeja pse kjo rezolutë është kaq e rëndësishme dhe pres me padurim të punoj që ajo të mbështetet dhe miratohet nga e gjithë Dhoma e Përfaqësuesve”, tha zoti Allred në një deklaratë.

Krasniqi-Goodman tha se paraqitja e projekt-rezolutës që dënon përdhunimin si armë lufte dhe thekson nevojën për drejtësi dhe vënie para përgjegjësisë, është një moment krenarie për të si edhe për “20,000 të mbijetuarit e krimeve të luftës seksuale në Kosovë dhe në mbarë botën”.

“Unë i jam jashtëzakonisht mirënjohës (anëtarit të Kongresit Allred) dhe bashkë-sponsorizuesve të (projekt-rezolutës) që po ngrenë zërin në mbështetje të të mbijetuarve dhe kërkesës sonë për drejtësi. Çdo hap në luftën tonë u jep shpresë të tjerëve dhe i inkurajon ata të ngrihen dhe të vazhdojnë luftën”, tha ajo.

Krasniqi-Goodman vlerësoi angazhimin e lëvizjes “Rally for Her Justice” për çështjen e të mbijetuarve nga dhuna seksuale në luftë dhe rolin e saj në paraqitjen e projekt-rezolutës.

Në deklaratën e shtypit të zotit Allred thuhet se dhuna seksuale dhe me bazë gjinore vazhdon të jetë një pjesë e turpshme e luftës moderne “siç dëshmohet së fundi nga mizoritë e tmerrshme në Buça të Ukrainës”.

Po ashtu, thuhet në deklaratë, ndërsa SHBA dhe aleatët e tyre punojnë për të mbledhur prova dhe të vënë para përgjegjësisë autorët e krimeve të luftës në konfliktet e sotme, “është e rëndësishme të shqyrtohen mësimet nga e kaluara”.

Projekt-rezoluta u mbështet gjithashtu nga anëtarët demokratë të Kongresit, Adriano Espaillat dhe Ritchie Torres nga Nju Jorku, Juan Vargas nga Kalifornia dhe Marc Veasey nga Teksasi.

Ditë më parë, më 11 maj, Kransiqi-Goodman e shoqëruar nga aktiviste të tjera kundër dhunës seksuale pati një takim në Kongres me ligjvënësin Colin Allred dhe dhjetë ligjvënës të tjerë. Ata patën rastin të dëgjojnë nga afër rrëfimin e saj se si ishte dhunuar nga forcat serbe kur ishte 16 vjeçare dhe betejën e saj për drejtësi, vite pas përfundimit të luftës së Kosovës gjatë viteve 98-99.

Ligjvënësit inkurajuan Krasniqi-Goodman që të vazhdojë angazhimin e saj për drejtësi, sepse siç u shprehën ata, kjo është mënyra e vetme për të fituar këtë betejë dhe për të ndihmuar viktimat e tjera të përballojnë tmerrin që kanë përjetuar në atë periudhë./Zëri i Amerikës

A keni ëndërruar të luani në ‘Camp Nou’? Tani mundeni

Periskopi.com Sporti

Nëse keni menduar se nuk do të mund ta shkelnit asnjëherë fushën e blertë të Barcelonës, jeni shumë gabim.

Madje jo vetëm të kalon mbi të, por ju mund të ftoni shokët për të luajtur plotë 60 minuta, shkruan Periskopi.

Por, për të arritur këtë, sëpari duhet paguar 300 euro dhe kjo vlenë vetëm nga data 6 qershor deri me 11 të këtij muaji.

Kujtojmë se stadiumi ka 99, 354 ulëse, dhe konsiderohet njëri ndër stadiumet me kapacitetin më të madh në botë.

Torres: Kosova mike e pandashme e ShBA-së, Serbia përfaqësuese e Rusisë

Periskopi.com Lajme

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka thënë se Kosova është një mike e pandashme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përmendur Serbinë e deklaruar se është një përfaqësuese e Rusisë.

“Ne në ShBA nuk duhet të harrojmë kurrë kush janë miqtë tanë të vërtetë”, ka thënë Torres, me anë të një shkrimi në Twitter.

Ai ka shkruar kështu duke e shpërndarë një artikull të Reuters në të cilin thuhet se Serbia ka rënë dakord për një kontratë tre vjeçare me Rusinë për naftën.

Memli Krasniqi e quan të dështuar vizitën e Kurtit në SHBA

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka quajtur të dështuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në SHBA.

Ai ka thënë se është shqetësuese që kryeministri Kurti nuk është pritur në Shtëpinë e Bardhë.

“Askënd nuk e ka takuar në Shtëpinë e Bardhë. Sullivan si këshilltar i Presidentit Biden për siguri, është njeri me rëndësi. Por nuk e ka takuar Kurtin në Shtëpinë e Bardhë. Për dallim nga Kurti, ne kemi hyrë në Shtëpinë e Bardhë edhe jo një herë, por disa herë. Ju siguroj se ajo fotografi tek ato shkallë, nuk është Shtëpia e Bardhë, por një aneks jashtë kompleksit të Shtëpisë së Bardhë”, tha Krasniqi në RTK .

Sipas tij, këshilltari Sullivan dhe çdo këshilltar në Shtëpinë e Bardhë, zyrën e vet ku punon e ka në Shtëpinë e Bardhë.

“Kjo pjesë ku ishte Kurti është një kompleks ekzekutiv ku punon stafi dhe aty shkojnë edhe zyrtarë shumë të ultë se Kurti. Në të njëjtën kohë, ka qenë edhe kryeministri i Greqisë dhe e keni parë se ka qenë me bashkëshorten në Shtëpinë e Bardhë”, tha ai.

Lampard dënohet me 35 mijë euro, arsyeja është e madhe

Periskopi.com Sporti

Frank Lampard nuk ishte aspak i kënaqur me një vendim të gjyqtarit Stuart Attwell në humbjen ndaj Liverpool (0-2) dhe tha atë që mendonte.

Trajneri Everton deklaroi se nëse Gordon do të kishte qenë Mohamed Salah, atëherë arbitri do të kishte dhënë penalltinë e supozuar.

Federata angleze analizoi deklaratat e Lampard dhe e gjobiti trajnerin me 35 mijë euro.

Federata angleze nuk toleron aspak sjelljet e tilla nga lojtarët apo trajnerët.

Avokati Koci ndalohet nga policia në Meksikë, nuk iu lejua të kalojë kufirin për shkak të pasaportës së Kosovës

Periskopi.com Lajme

Avokati kosovar, Arianit Koci është ndaluar nga policia në Meksikë. Rreth katër orë ai është ndaluar dhe nuk i është lejuar të kaloj kufirin për shkak të pasaportës së Kosovës.

Sipas tij, Policia kufitare e Meksikës, nuk mund ta gjente Kosovën në listën e shteteve, në sistemin e tyre.

Ai së bashku me gruan e tij iu deshtë me orë të tëra të prisnin derisa iu lejua kalimi.

Përmes një statusi në Facebook, Koci përshkruan se si e përjetoi qëndrimin në qendrën e ndalimit.

“Gjatë asaj kohë, zyrtarisht ishim të ndaluar. Në toalet mund të shkonim vetēm me përcjellje të policisë. Hapësira apo qendra e ndalimit për meshkuj, ishte katastrofale. Lloji me i keq i kriminelëve ishte aty. Në hapësirën ku qëndrova une shkurt, ishim rreth 25 veta. I vetmi i bardhë isha” shkruan ai.

Postimi i plotë i Arianit Kocit në Facebook:

Ndalimi policor në Meksikë

Për rreth katër orë në aeroportin e Meksikës, e provuam ndalimin policor për shkak të pasaportave të Kosovës.

Me plasë! Policia kufitare e Meksikës, nuk mund ta gjente Kosovën në listën e shteteve, në sistemin e tyre.

Prandaj, na ndaluan, na konfiskuan telefonat dhe filloi procedura e intervistimit të dytë, siç e quanin atje, me qëllim të krijimit të bazës ligjore për ekstradimin tanë nga Meksika.

Pas rreth një ore, një zyrtareje meksikane më tha që do të dëbohemi, për shkak se Meksika nuk ka marrëdhënie zyrtare me Kosovën.

Gjatë asaj kohë, zyrtarisht ishim të ndaluar.

Në toalet mund të shkonim vetēm me përcjellje të policisë.

Hapësira apo qendra e ndalimit për meshkuj, ishte katastrofale. Lloji me i keq i kriminelëve ishte aty. Në hapësirën ku qëndrova une shkurt, ishim rreth 25 veta. I vetmi i bardhë isha.

Si shtetas i Kosovës, je tërësisht i pambrojtur juridikisht në Meksikë, dhe jo vetēm.

Nuk ka përfaqësi diplomatike, madje zyrtarët meksikan, as që kishin informacione se cila përfaqësi diplomatike e Kosovës, e mbulon Meksikën.

Duhet theksuar se para nisjës në Meksikë, i kam marrë të gjitha informatat relevante. E kam pasë vizën e një shteti, me të cilin lejohet hyrja në Meksikë.

Policia në aeroportin e Meksiko Sitit pohuan, se është hera e parë që po e shohin pasaportën kosovare.

Sidoqoftë, ju kam thënë që jam i pērgatitur për çdo situatë.

E aktivizova gjithë arsenalin tim intelektual dhe rrethin shoqëror.

Problem e kisha vetëm derisa ma lejuan telefonin. Normal, edhe kontakti i im me udhëheqësin e emigracionit, e bëri të vetën.

Na lejuan me hyrë! Krej është ok!

Vështirë është mua me më refuzu, edhe që e kam pasaportën e një shteti që nuk po e konsiderojnë shtet.

Përndryshe, udhëheqësi i emigracionit dhe njëri prej policëve ishte shumë burra serioz dhe profesionista.

Tash e kemi problemim e dytë.

Për shkak të vonesës në polici, valixhja e Meritës po mungon. Aeroport i madh. Llugë po shkon.

E raportuam rastin.

Por, gjindemi. Udhëtimi pa stres e pa aventura, nuk është interesant.

P.s

Meritës për sonte, nuk po i mbetët asgjë tjetër veç me i veshë teshat e mija, duke i përfshirë edhe të brendshmet. Nëse don me u ndrru…

E nesër, dita e re, nafaka e re!

Kjo foto është pas 24 ore udhëtimi, ndalimi policor e pa valixhe.

Haradinaj për VV-në: Këta janë të huptë, ia humbën Kosovës 1 miliard e 200 milionë euro

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se me refuzimin e gazsjellësit amerikan, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka humbur vendit një miliard e 200 milionë dollarë investim.

Madje, Haradinaj, tha se për këtë fajtor janë edhe anëtarë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, për cilët vlerëson se “janë njerëz të huptë”.

Po ashtu, kreu i AAK-së thekson se për shkak të refuzimit të këtij investimi, pasojat janë evidente si rinovimi i termocentraleve dhe blerja e rrymës në shtetin serb.

“Janë humbur një miliardë e 200 milionë dollarë investim prej Albin Kurtit, prej Vetëvendosjes, prej kolegëve të tij. E kanë lënë Kosovën pa 500 Megavat, me teknologji të re duhet me thith ende pluhurin e teknologjisë së vjetër,  duhet me i rinovu shpesh duhet me na ra turbinat, duhet me ble rrymë në Serbi me qu pare, për shkak se këta  njerëz, më falni në shprehje, këta janë të huptë”, ka thënë ai në Tëvë 1.

Blendi Baftiu: Së bashku shkruam histori, kjo nuk është një lamtumirë por një mirëupafshim

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Ballkanit ka njoftuar se Blendi Baftiu është larguar nga ekipi i tyre.

Sipas Ballkanit, klubi ishte i interesuar ta mbajë – por Blendi Baftiu ka vendosur të largohet.

Baftiu ka theksuar se së bashku kanë shkruar historinë – teksa potencoi se kjo nuk është një lamtumirë – por një mirëupafshim.

Ja postimi i Blendi Baftiut:

“Se bashku shkruam histori !
Krenar qe pergjate ketyre 4 vitesh me plot emocione beme endrren e cdo qytetari te Suharekes realitet.
E kjo nuk do ishte e mundur pa kontributin e te gjithe bashkelojtareve, pa perkrahjen e Xhebrailave, stafit dhe veqanerisht kryesise se klubit me ne krye presidentin Arsim Kabashi.
Kjo nuk eshte lamtumire por nje mireupafshim !
Faleminderit per kujtimet FC Ballkani”, ka shkruar Blendi Baftiu në rrjetin e tij social, Facebook.

 

Ukrainasit të “çmendur” pas Bayraktarit, pse droni turk konsiderohet “mbreti i qiellit”

Periskopi.com Lajme

Në një panair tregtar në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, më 28 maj, turma të mëdha u mblodhën për të bërë selfie së bashku me një dron TB2 Bayraktar (Flamurtar). Kjo ngjarje ilustroi famën që kjo fluturake ka arritur që nga fluturimi i saj i parë më 2014.

Vizitorët në Festivalin e Hapësirës Ajrore dhe të Teknologjisë bëjnë fotografi me një dron Bayraktar më 28 maj.

Në Ukrainë, ku të paktën 36 fluturake të llojit TB2 janë blerë nga forcat e armatosura ukrainase, një këngë iu dedikua këtyre dronëve dhe po ashtu disa kafshë ukrainase janë emëruar Bayraktar, në nder të fluturakes.Protestuesit ukrainukaias, po ashtu, janë incizuar duke kënduar këngën e Bayraktarit, për t’i tallur trupat ruse.

Një Bayraktar TB2 i forcave ukrainase pranë një avioni Su-25. Kjo fotografi është shkrepur në qershor të vitit 2021.

Droni i madhësisë së avionëve civilë sërish u bë kryetitull në media më 29 maj, kur lituanezët përmes donacioneve grumbulluan 5 milionë euro për të blerë një TB2 për Ukrainën, teksa ky vend po lufton pushtimin rus.

Droni TB2 është zhvilluar në Turqi nga Selcuk Bayrakar, i diplomuar në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit. Ai krahasohet me amerikanin Elon Musk, për avionin unik ushtarak që ka zhvilluar dhe për një prani në rrjetet sociale, ku shpesh është i egër ndaj kritikëve të tij.

Bayraktar, i cili është shef i teknologjisë në kompaninë e mbrojtjes Baykar, më 2016 është martuar me vajzën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Bayraktar TB2 mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij. Kjo fluturake, po ashtu, mund të pajisjet me katër raketa të llojit të “mikro municioneve të mençura”, që janë mjaft të sakta për të shkatërruar automjete të blinduara nga disa kilometra distancë.

Një stacion mobil tokësor për kontrollimin e dronëve Bayraktar TB2.

Por, ky dron shihet si revolucionar për shkak të kostos realitivisht të lirë dhe disponueshmërisë së lehtë. Dronët e mëdhenj ushtarakë të prodhuar nga Shtetet e Bashkuara, sikurse MQ-9 Reaper, kushtojnë dhjetëra-miliona dollarë dhe madje shtetet që mund të përballojnë një teknologji të tillë ka pak gjasa që mund t’i blejnë këto fluturake.

Uashingtoni miraton shitjet ushtarake vetëm për disa qeveri të zgjedhura dhe dronët e kushtueshëm amerikanë gjerësisht shihen se dështojnë që të përmbushin konceptin e “përballimit të humbjes” së avionëve pa pilot.

Turqia, që ka në krye një president islamist, ka më pak kritere sa i përket shitjeve të armëve dhe TB2 aktualisht po përdoret nga të paktën 11 ushtri. Disa shtete të tjera po presin dërgesat me këta dronë, përfshirë edhe Poloninë, që është shteti i parë i Bashkimit Evropian që ka blerë këta dronë.

Çmimi për një njësi të Bayraktar TB2 nuk është bërë publik, por organizatorët lituanezë të mbledhjes së fundit të fondeve kanë sugjeruar se 5 milionë euro janë të mjaftueshme për një dron. Është e paqartë nëse një stacion shoqërues komandues do të blihet së bashku me dronin.

Dronët TB2 janë përdorur nga Turqia në ato që ajo i quan operacione “kundër terrorizmit” kundër militantëve kurdë, por edhe në luftën civile që ende po vazhdon në Libi. Por, ndikimi i tyre shkatërrues u pa gjatë konfliktit të vitit 2020 mbi rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakut, kur dronët TB2 u përdorën nga Azerbajxhani kundër forcave etnike armene.

Dhjetëra video të publikuara nga Azerbajxhani tregonin luftëtarët armenë duke ikur teksa raketat niseshin drejt automjeteve, për dallim nga konfliktet e mëhershme kur makinat e tyre të blinduara ishin të sigurta duke u fshehur pas pemëve ose kodrave.

Një luftëtar armen, me të cilin Radio Evropa e Lirë bisedoi më 2020, deklaroi se dronët mund të dëgjoheshin “vazhdimisht” në qiell gjatë ofensivës masive të Azerbajxhanit për të rimarrë Nagorno Karabakun dhe ushtarët armenë u detyruan që të ecnin vetëm në zona të hapura si “mbrojtje” e vetme kundër raketave Bayraktar. Një luftëtar i vetëm dukej se nuk ia vlente të vritej me një raketë të shtrenjtë.

Ndikimi i TB2 në konfliktin në Ukrainë fillimisht dukej të ishte i madh, me Kievin që postoi disa video të objektivave të mëdhenj, përfshirë edhe anijet detare ruse që shkatërroheshin nga këta dronë. Por, publikimi i videove të tilla nuk po ndodh më aq shpesh dhe ushtria ruse pretendon se ka rrëzuar dhjetëra dronë të Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kohëve të fundit ka lënë të kuptohet se këta dronë të ngadalshëm dhe lehtësisht të zbulueshëm, mund të jenë bërë një pre e lehtë për sistemet kundërajrore ruse, duke deklaruar për gazetarët se një “histori” e mbrojtjes ajrore, nënkupton se “me gjithë respektin për dronët Bayraktar, dhe për çdo armë tjetër, mund t’iu them, sinqerisht, se kjo është një luftë e ndryshme”.

“Dronët mund të ndihmojnë, por nuk do të bëjnë dallimin”, shtoi ai. /REL

Zinchenko në lot: Secili ukrainas ka vetëm një dëshirë, që lufta të mbarojë

Periskopi.com Sporti

Në fund të shkurtit, Rusia pushtoi Ukrainën. Një nga pasojat e shumta ishte shtyrja e play-offit të Botërorit të Kombëtares së Ukrainës, që do të luhej më 24 mars.

Ndeshja kundër Skocisë do të luhet të mërkurën mbrëma në Hamden Park në Glasgow. Kombëtarja tashmë është mbledhur për herë të parë që nga fillimi i pushtimit. Një ditë para ndeshjes u mbajt një konferencë për shtyp dhe në podium doli lojtari i Manchester City, Alexander Zinchenko.

Dhe u emocionua kur u takua me shtypin, veçanërisht kur ai mori pyetje për luftën.

“Çdo ukrainas ka vetëm një dëshirë: që lufta të përfundojë. Kam takuar fëmijë që nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh, por ata kanë të njëjtën ëndërr: që lufta të përfundojë. Por ne kemi edhe një ëndërr tjetër, të shkojmë në Botëror” tha ylli ukrainas dhe nuk i mbajti dot lotët.

Fituesi i ndeshjes mes Skocisë dhe Ukrainës do të përballet me Uellsin në finalen e playoff-it. Skuadra kualifikuese hyn në Grupin A, ku do të luajnë edhe Anglia, SHBA dhe Irani.

Krasniqi: Një tërheqje e parave nga Trusti është e nevojshme, Qeveria do duhej t’i kompensonte ato

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, deklaroi sot se një tërheqje e dytë e parave nga Trusti nga ana e qytetarëve është shumë e nevojshme në kohën kur rritja e çmimeve në Kosovë është e më e larta ndër vendet e rajonit.

Ai në një intervistë në emisionin “RTK Prime”, thotë se tërheqja e parave nga Trusti është iniciativë e PDK-së dhe deputetit Bekim Haxhiu, si përgjigje ndaj krizës së ekonomike.

“Qeveria nuk ka pasur kurajë të rrisë paga as në sektorin publik e as në atë privat. Kjo është arsyeja se përse pas shumë diskutimeve kemi çuar përpara projektligjin për tërheqje të parave nga Trusti. Nëse 500 milionë euro tërhiqen nga Trusti, e mira do të ishte që qeveria të thoshte se përgjatë 5 vjetëve, do t’i kompensonte ato para me nga 100 milionë euro në vit”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se rritja e çmimeve është rekorde dhe në Kosovë më e larta në rajon.

“Përtej inflacionit zyrtar, rritja e çmimeve ka kaluar deri në 200%”, tha Krasniqi, i cili për gjendjen e rëndë ekonomike përgjegjës e bën Qeverinë.

“Qeveria nuk ka liruar tatimet mbi produktet bazë e masa të tjera, por ka vepruar ndryshe”, tha ai.

Hovenier i mbledh për darkë Sejdiun, Çekun, Surroin dhe anëtarët e ekipit që negocionin në Vjenë

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka bërë bashkë “Ekipin e Unitetit” që kishte marrë pjesë në bisedimet e Vjenës gjatë viteve 2006-2007.

Hovenier bën të ditur se gjatë takimit u kujtua e kaluara, udhëheqja e Marti Ahtisaarit dhe arritje t e Kosovës.

“Mirënjohës për pritjen e miqve të vjetër për një darkë ribashkimi të “Ekipit të Unitetit” të Kosovës, negociatorë në bisedimet e Vjenës 2006/2007.”, shkruan ambasadori për takimin.

“Ndërsa kujtuam të kaluarën, udhëheqjen e shkëlqyer të Martti Ahtisaarit dhe arritjet e shumta të Kosovës që atëherë, diskutimet tona u fokusuan në dëshirën tonë të përbashkët që Kosova të realizojë të ardhmen e saj evropiane dhe euroatlantike.”, shton ai.

Në “Grupin e Unitetit” janë shumë fytyra të njohura që ende merren me politikë dhe kanë pozita vendimmarrëse. Ndër ta kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, nënkryetari i parë i LDK-së, Lutfi Haziri, pastaj ish-presidenti Fatmir Sejdiu, ish-komandanti i UÇK-së, Ardian Gjini, gazetari Veton Suroi, ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, pastaj Skender Hyseni, Blerim Shala etj.

“Ekipi i Unitetit” negocionte me një palë nga Serbia nën ndërmjetësimin nga “Grupi i Kontaktit” në të cilin bënte pjesë edhe Marti Ahtisaari. Në to bisedohej për statusin final të Kosovës, por ato dështuan pasi pala serbe nuk pajtohej me propozimet. Këto bisedime i paraprinë shpalljes së pavarësisë së Kosovë më 2008.

Rama takon Guterres dhe Greenfield pasi Shqipëria merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur vizitën e tij në SHBA në kuadër të kryesimit nga Shqipëria të Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Rama është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Gueterrez, ku në takim kryeministri shqiptar ka qenë i shoqëruar nga ministrja e Jashtme shqiptare, Olta Xhaçka.

Në takim është diskutuar për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurimit në tryezën drejtuese të OKB-së.

Njëherësh me shefin e OBK-së u diskutua dhe gatishmëria për të ofruar kontributin e Shqipërisë në shërbim të paqes dhe sigurisë, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm ndërkombëtar.

Gjatë qëndrimit në selinë e OKB-së në Neë York Rama pati një takim edhe me Ambasadoren e SHBA-ve në OKB, Linda Thomas Greenfield, e cila shprehu konsideratat më të larta për performancën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

Paraditen e 2 Qershorit, kryeministri Rama do të drejtojë debatin e hapur të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit mbi llogaridhënien ndërkombëtare, si një ndër përparësitë e vendit tonë në Këshillin e Sigurimit, të theksuar edhe më shumë për shkak të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Shqipëria merr presidencën e Këshillit të Sigurimit më 1 Qershor dhe kjo është hera e parë që vendit tonë i jepet mumndësia për të drejtuar tryezën më të lartë të vendimmarrjes botërore.

Shqipëria i është bashkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtar jo i përhershëm për periudhën 2022-2023. Vendi ynë ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, për çështjen e Ukrainës.

Blendi Baftiu largohet nga Ballkani, gati për sfidën e re

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi Blendi Baftiu i ka dhënë fund aveturës së tij me Ballkanin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Ballkanit përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook, shkruan Periskopi.

Skuadra nga Suhareka e ka falënderuar lojtarin për kontributin e dhënë.

𝗙𝗔𝗟𝗘𝗠𝗜𝗡𝗗𝗘𝗥𝗜𝗧 𝗕𝗟𝗘𝗡𝗗 𝗕𝗔𝗙𝗧𝗜𝗨

Magjiku i skuadrës tonë, nga sot nuk do i mbrojë më ngjyrat e klubit portokalli.

Klubi ynë ishte shumë i interesuar për të vazhduar kontratën ,mirëpo Baftiu vendosi që të ndërroj ambient pasi që katër vite ka dhënë të gjitha për klubin tonë, ne si klub e mirëpritem vendimin e tij dhe patjetër se ai do të mbetet në historinë tonë
Po largohet si kampion

Skuadra e falenderon për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar shëndet e suksese në karrierë.

Urojmë që kjo të jetë një mirupafshim e jo një lamtumirë!

Të priftë e mbara Blendi🧡🖤

#fcballkani #blendbaftiu