21 mijë e 668 raste aktive me COVID në Kosovë

21 mijë e 668 raste aktive me COVID në Kosovë

Në Kosovë aktualisht janë 21 mijë e 668 raste aktive me COVID-19.

Në 24 orët e kaluara kanë humbur betejën më COVID dy qytetarë ndërkaq nga 11 mijë e 144 testime të bëra, dy mijë e 707 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Janë shëruar 556 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161 mijë e 726, njofton Klankosova.tv

Në këto 24 orë janë dhënë edhe gjashtë mijë e 492 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.754.334 doza të vaksinës.

Deri më sot 802 mijë e 301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë e janë dhënë 44 mijë e 143 doza përforcuese dhe 16.991 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Shpërndaje në: