21 të arrestuar e 9 policë të plagosur: bilanc lufte në përleshjet e Marseille-PSG

21 të arrestuar e 9 policë të plagosur: bilanc lufte në përleshjet e Marseille-PSG

Përsëri trazira në stadiumet franceze në javën e fundit të kampionatit.

Ndeshja e mbrëmjes në Velodrome mes Marsejës dhe PSG-së, që përfundoi me rrjeta të paprekura, në fakt u njollos nga disa përplasje të dhunshme mes ultrasve vendas dhe policisë, të cilat, siç raporton RMC Sport, shkaktuan plagosjen e tetë policëve dhe një komisari (i cili do të qendrojë në spital për shtatë ditë), ndërsa çoi në 21 arrestime dhe mund të ketë pasoja të rënda në renditjen e vendasve.

OM ishte sanksionuar tashmë edhe dy herë të tjera nga Liga për sjelljen e tifozëve të saj dhe ndaj skuadrës së Sampaolit, në fakt, ishte në pritje dënimi me një pikë “pezull” pas ngjarjeve të ndodhura gjatë ndeshjes kundër Angers.

Komisioni disiplinor i LFP do të vendosë të mërkurën, por duket shumë e mundshme që në këtë pikë të vendoset penaliteti dhe mund të paralajmërohen edhe mbyllje të pjesshme apo totale të Velodrome.

Para fillimit të ndeshjes, një person u arrestua pasi hodhi dy bomba tymuese drejt autobusit të skuadrës pariziene, ndërsa në hyrje të skuadrave në fushë ultrasit e Marsejës shpalosën një pankartë të gjatë kundër ligës franceze të futbollit, të përcaktuar “M*t”.

Në anën tjetër të Velodrome, filloi hedhja e dendur e bombave tymuese.

Gjatë ndeshjes Neymar u godit nga një send i fortë teksa po përgatitej të ekzekutonte një goditje këndi dhe folësit të stadiumit iu desh t’u bënte thirrje tifozëve që t’u kujtonte se ndeshja rrezikonte të pezullohej.

 

Shpërndaje në: