21 vjeçari provon të kryejë plaçkitje sipas stilit të Lupinit që shfaqet në Netflix, e pëson keq

21 vjeçari provon të kryejë plaçkitje sipas stilit të Lupinit që shfaqet në Netflix, e pëson keq

Një burri i ka thënë policisë se po e ‘shtramonte’ stilin e hajdutit të famshëm të portretuar në filmin serik francez Lupin kur provoi të vjedhte barin oratorisë së një kishe në veri të Italisë.

I veshur me një xhaketë lëkure, të ngjashme me atë që vishet nga protagonisti i filmit në Netflix, 21 vjeçari tha që po priste kambanat e kishës për të nisur thyerjen e xhamave të derës.

Ai i kishte thënë policisë që me kujdes i kishte studiuar teknikat e Assane Diopit, karakterit kryesor te Lupini, para se të provonte këtë plaçkitje, raporton The Guardian, përkthen Periskopi.

Por, gjërat nuk kishin shkuar sipas planit.

Para se të futej në barin e oratorisë në Monza, ai arriti të vjedhte 21 euro dhe asgjë më shumë.

Por, ai po ashtu u plagos nga xhamat e derës dhe u desh të kërkonte ndihmë pasi u kthye në shtëpi.

Shpërndaje në: