22 viktima si pasojë e përmbytjeve në Kinë
Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe 197 mijë të tjerë janë zhvendosur që nga e shtuna pas përmbytjeve që kanë ndodhur në Kinën Qendrore, raportojnë mediat shtetërore të këtij vendi.
20 persona të tjerë janë ende të zhdukur, raporton agjencia e lajmeve Xinhua.
Poashtu bëhet e ditur se humbjet e drejtpërdrejta ekonomike nga përmbytjet që goditën këtë vend kanë arritur vlerën e 410 milionë dollarëve
Sipas parashikimit të motit, reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe në jug të Kinës gjatë tre ditëve të ardhshme, transmeton Klan Kosova.



