23-vjeçares nga Drenasi iu keqësua gjendja në vendin e punës, Policia nis hetimet

23-vjeçares nga Drenasi iu keqësua gjendja në vendin e punës, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin e vdekjes së 23-vjeçares nga Drenasi.

Sipas raportit, asaj i ishte keqësuar gjendja në vendin e punës, dhe pasi ishte dërguar në QKUK, kishte vdekur.

Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

“QKUK, Prishtinë, 15.09.2021-17:45. Viktima femër kosovare, të cilës sipas informatave të para i ishte keqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës, pasi ishte dërguar në QKUK kishte ndërruar jetë, dhe sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore ishte e rëndë. Sipas mjekëve të QKUK-së, rekomandimi i tyre ka qenë që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion, por familjarët ka refuzuar. Për shkak të dyshimeve, njësitet policore janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori”, thuhet në raport.

Për vdekjen e 23-vjeçares janë deklaruar dje edhe nga Klinika Emergjente e QKUK’së.

Sipas QKUK’së, ajo ishte dërguar në Emergjencë shkaku i humbjes së vetëdijes, me bebëza të zgjeruara, pa tension arterial, pa puls periferik dhe me frymëmarrje të vështirësuar.

“Menjeherë mjekët dhe stafi shëndetësorë ka  ndërmarrë masat reanimatore,  pacientes i  bëhen analizat laboratorike, radiologjike dhe konsulencat  tjera mjekësore. Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikën Emergjente,  pacientja nuk arriti të mbijetonte, vdekja konstatohet në ora 17:45. Diagnoza përfundimtare e vdekjes  ishte  hemoragjia intraabdominale (   gjakderdhje në bark) , shok hemoragjik. Familjarët kanë  refuzuar abduksionin”, ka njoftuar QKUK’ja.

Shpërndaje në: