23 vjeçarja që familjarët thonë se vdiq nga vaksina: Ja çka thotë QKUK-ja

23 vjeçarja që familjarët thonë se vdiq nga vaksina: Ja çka thotë QKUK-ja

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dal me një sqarim për vdekjen e 23-vjeçares pasditen e djeshme.

QKUK me sqarimin nga Klinika Emergjente ka thënë se pacientja është pranuar pa vetëdije, me bebëza të zgjeruara, pa tension arterial dhe pa puls perfirerik e me frymëmarrje të vështirësuar.

“Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikën Emergjente, pacientja nuk arriti të mbijetonte, vdekja konstatohet në ora 17:45. Diagnoza përfundimtare e vdekjes ishte hemorragjia intraabdominale (gjakderdhje në bark), shok hemorragjik. Familjarët kanë refuzuar abduksionin”, thuhet në sqarimin e QKUK-së.

Familjarët e 23-vjeçares kanë njoftuar për vdekjen e saj duke pretenduar se lidhet me vaksinimin kundër Covid-19 dy ditë para vdekjes.

Sqarim nga Klinika Emergjente:

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, në lidhje me lajmet e publikuara për vdekjen e Z. I ( 1998), nga fshati Zabel i Drenasit, sqaron se, pacientja vjen në Klinikën Emergjente në QKUK në ora 16:30, të datës 15 shtator 2021, me autoambulancë nga Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, për shkak të humbjes së vetëdijes, me bebëza të zgjeruara, pa tension arterial, pa puls periferik, me frymëmarrje të vështirësuar.

Menjeherë mjekët dhe stafi shëndetësorë ka ndërmarrë masat reanimatore, pacientes i bëhen analizat laboratorike, radiologjike dhe konsulencat tjera mjekësore.

Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikën Emergjente, pacientja nuk arriti të mbijetonte, vdekja konstatohet në ora 17:45.

Diagnoza përfundimtare e vdekjes ishte hemorragjia intraabdominale (gjakderdhje në bark), shok hemorragjik.

Familjarët kanë refuzuar abduksionin.

Flet daja i vajzës që vdiq në Drenas: Dyshojmë te vaksina, s’ka vdekje të natyrshme kur pëlcet mëlçia

Shpërndaje në: