24 orë Kryetar: Uran Ismaili nisë aktivitet 24-orësh, pa ndërprerje të takimeve e vizitave nëpër Prishtinë

24 orë Kryetar: Uran Ismaili nisë aktivitet 24-orësh, pa ndërprerje të takimeve e vizitave nëpër Prishtinë

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka njoftuar se ka nisur një aktivitet 24 orësh, pa ndërprerje të takimeve, vizitave dhe diskutimeve me njerëz që lëvizin në Prishtinë.

Ismaili ka thënë se sigurisht që as 24 orë nuk janë të mjaftueshme për të përfunduar detyrën e Kryetarit, por ai do të bëj çmos për të takuar sa më shumë akterë të Prishtinës që të jetë e mundur.

“Kjo është një sfidë personale, edhe për mua. Por unë jam i shtyrë nga bindja ime e fortë: puna e Kryetarit është 24/7. Për mua nuk ka mënyrë tjetër për ta bërë transformimin e madh të qytetit. Kjo është arsyeja pse unë kam dhënë dorëheqjen nga pozita ime si deputet i Kuvendit të Kosovës, kjo është arsyeja pse po ia jap 100 përqind të përvojës sime, energjisë dhe kohës sime kësaj fushate.”,ka thënë Ismaili.

Ai ka shtuar se qytetarët nuk meritojnë asgjë më pak se një kryetar komune i cili është 100 përqind i përkushtuar për të rregulluar problemet e tyre.

Në 24 orët e ardhshme Uran Ismaili do të takoj përfaqësues të institucioneve publike, shoqatave, qytetarë të zakonshëm që punojnë ditë e natë për qytetin tonë.

“Dua të di nga afër shqetësimet e tyre aktuale, dhe zgjidhjet e tyre gjithashtu. Kjo është ajo që duhet të bëjë një kryetar i mirë. Para se të më pyesni, PO, do t’i kem këto takime gjatë gjithë ditës edhe gjatë gjithë natës, sepse qyteti ynë nuk fle poashtu. Do të vizitoj urgjencën, stacionin policor, zjarrfikësit, kompaninë e pastrimit, por edhe bizneset të cilat punojnë gjatë natës gjithashtu.”, ka thënë ai.

“Jam shumë i emocionuar për këtë punë. Ndiqëmni në Facebook për 24 orë, aty do ti ndaj me momentet më të mira me juve.”, ka zbuluar Ismaili.

Ismaili ka thënë se për të kjo nuk është vetëm një fushatë zgjedhore. Ai thotë se e kam nisur këtë udhëtim muaj më parë nga dashuria dhe pasioni për Prishtinën.

“Kam takuar dhe dëgjuar mijëra qytetarë; kam bujtë në shtëpitë e njerëzve; kam mësuar shumë në muajt e kaluar; ekipi ynë i vogël, entuziast është bërë një lëvizje; kemi zhvilluar një program vizionar për një qytet të gjelbër, të pastër, të sigurt dhe digjital dhe kemi propozuar zgjidhje konkrete, jo të pakuptimta, por gjëra të arritshme për problemet e përditshme të lagjeve tona.”, ka përfunduar ai.

Shpërndaje në: