24-vjeçarja rrahet brutalisht nga ish i dashuri xheloz, pamje tmerruese

24-vjeçarja rrahet brutalisht nga ish i dashuri xheloz, pamje tmerruese

Burri xheloz rrahu aq rëndë ish të dashurën e tij sa ajo kaloi një muaj në gjendje kome.

Britney Bashforth u rrah më 13 prill të këtij viti nga ish i dashuri i saj Shaka Williams.

Ajo mbeti me gjakderdhje të mëlçisë dhe shpretkës, tetë brinjë të thyera, një hundë dhe nofull të thyer dhe mavijosje të gjerë në të gjithë trupin e saj.

Bashforth ka thënë që jeta e saj ishte “shkatërruar” nga Williams, i cili është babai i fëmijës së saj.

“Shaka Williams pothuajse më vrau, unë jam me fat që jam gjallë. Unë kam jetuar në këtë marrëdhënie të dhunshme për dy vjet, dhe sulmi i tij i fundit ndaj meje ishte më i keqi”, u shpreh ajo.

24-vjeçarja ka thënë që ajo ka vuajtur nga ankthi, depresioni dhe humbja e flokëve që nga sulmi.

Gjithë kjo kishte ardhur pasi Bashforth kishte kaluar një natë në shtëpi me miqtë dhe një fqinj të saj. Shaka Williams, 31 vjeçar është burgosur për 10 vjet.

Shpërndaje në: