25 vjeçari Muhamed Hajrullaga ka nevojë për ne: Ta ndihmojmë që ta fitojë betejën kundër tumorit në kokë

25 vjeçari Muhamed Hajrullaga ka nevojë për ne: Ta ndihmojmë që ta fitojë betejën kundër tumorit në kokë

25 vjeçari Muhamed Hajrullaga, ka nevojë për ndihmën tonë. I riu po lufton me tumorin në kokë, prandaj kërkohet ta ndihmojmë me aq sa kemi mundësi.

Ky është njoftimi në ‘Gofoundme’.

Njerez te vullnetit te mire,

 

Muhamed Hajrullaga, 25 vjeç, po lufton me tumorin në kokë. Për të fituar këtë betejë, Muhamedit i duhet ndihma jonë.

Muhamedi është djalë i vetëm i familjes, dhe ka filluar punën qysh në moshë të re për të përkrahur financiarisht familjen e tij. Mirëpo fatkeqsisht, në Maj të vitit 2020, filloi të kishte probleme shëndetësore dhe pas shumë vizitave mjekësore, Muhamedi u diagnostifikua me tumor në kokë (i ashtuquajtur RHABDOMYOSARCOMA SPINDLECELL), tumor ky për të cilin nuk ka tretman adekuat apo shërim në Kosovë. Me ndihmën financiare të familjarëve dhe miqve, Muhamedit iu mundësua operimi në Turqi në Gusht të vitit 2020, pas të cilit iu nënshtrua tretmanit me 33 seanca rrezatimi dhe kimioterapisë për 40 javë, një pjesë të së cilës e përfundoi në Kosovë për shkak të vështirësive financiare.

Megjithatë, gëzimi për shërimin e Muhamedit nuk zgjati shumë pasi që këto ditë kuptuam se atij i është rikthyer tumori në të njejtën pjesë të kokës, për çka rekomandohet edhe një operim i dytë në mënyrë që ai të ketë mundësinë për të jetuar. Mirëpo, familja, pavarësisht dëshirës dhe vullnetit të padiskutueshem, nuk është në gjendje që të përballojë edhe një kosto të lartë që kërkohet për operimin dhe tretmanin e Muhamedit.

Prandaj, në emër të familjes dhe farefisit, ju lutem përzemërsisht që ta shpërndani këtë kampanjë dhe të dhuroni aq sa të keni mundësi. Edhe ndihma më e vogël është e madhe për familjen e

Muhamedit dhe Muhamedin!

IBAN of Beneficiary : XK051931000922021147

Sëift Code : NCBAXKPR

Name of beneficiary: MUHAMED SELAMI HAJRULLAGA
Sinqerisht,

Kastriot Morina

 

Shpërndaje në: