Sërish zjarr në Londër, merr flakë një tjetër apartament (Video)

Sërish zjarr në Londër, merr flakë një tjetër apartament (Video)

Kur ende nuk ka marrë veten pas ngjarjes tragjike të pak kohëve më parë ku rreth 100 vetë humbën jetën pas flakëve të mëdha që përfshinë një pallat, Londra përballet sërish me të njëjtin problem.

Një zjarr masiv ka përfshirë një bllok apartamentesh luksoze në lindje të Londrës, me dëshmitarët që tregojnë se shkak u bënë panelet diellore.

Çatia e kompleksit “Boë Wharf” është përfshirë nga flakët duke shkaktuar kaos ndërmjet zonave “Bethnal Green” dhe “Mile End”.

Turmat e njerëzve të shokuar janë bërë sëbashku për të parë rreth 80 punonjës të zjarrfikëses që luftojnë me flakët që përfshinë ndërtesën me 5 kate, ndërkohë që shtëllunga të mëdha tymi kanë mbushur ajrin.

Rezidenca luksoze, që është ende në ndërtim e sipër, ka 5 shtëpi dhe 19 apartamente, të cilat janë të gjitha në shitje me çmimin 1 milion paund secili.

http://www.dailymail.co.uk/news/article-4658696/Large-blaze-brand-new-block-flats-East-London.html?ito=embedded

Shpërndaje në: