26 të vdekur nga stuhia në Indi, zhduken 37 të tjerë

26 të vdekur nga stuhia në Indi, zhduken 37 të tjerë

Punonjësit e shpëtimit të shtunën tërhoqën trupat e njerëzve të vdekur gjatë përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të mërkurën në Indi.

Puna e shpëtimit pritet të vazhdojë për disa ditë në terrenin e thyer kodrinor për 37 personat e tjerë të zhdukur, njofton Klan Kosova.

Shiu i rrëmbyeshëm i disa ditëve radhazi shkaktoi përmbytje e rrëshqitje të dheut të mërkurën nga të cilat mbetën të vdekur 26 persona.

Në fakt moti me shi që vazhdoi më pas ua ngadalësoi ekipeve të shpëtimit punën, që u ndihmuan nga 250 ushtarë e policë.

E Irani të shtunën në mëngjes u godit nga një tërmet që la të vdekur të paktën pesë persona.

Nga dridhja e tokës me magnitudë prej 6.3, 44 iranianë të tjerë u plagosën.

Tërmeti ndodhi në një fshat me rreth 300 banorë, derisa njerëzit qëndruan në rrugë sepse pati edhe disa dridhje të tjera më pas.

Shpërndaje në: