26 vjet nga vrasja e Escobar, autogoli në Kupën e Botës ishte “krimi” i tij

26 vjet nga vrasja e Escobar, autogoli në Kupën e Botës ishte “krimi” i tij

Amerika e Jugut i ka dhuruar botës disa ikona të futbollit, por ka vuajtur edhe nga disa tragjedi të tmerrshme.

Një prej tyre është vrasja e Andres Escobar, lojtarit të kombëtares së Kolumbisë, “krimi” i vetëm i të cilit ishte shënimi i një autogoli në Kupën e Botës “USA 94”.Pavarësisht problemeve me kartelet e drogës, shpresat e gjithë kombit për të ndryshuar imazhin vareshin të skuadra e futbollit, që në përbërje kishte emra të rëndësishëm të sportit, si Faustino Asprillia dhe Carlos Valderrama.

Por turneu nuk shkoi si duhej dhe më 22 qershor 1994, saktësisht të shtunën, 26 vite më parë.Kolumbia u mund 2-1 nga SHBA, falë autogolit të Escobar-it, i cili përveç mbiemrit dhe qytetit të lindjes (Medelin) nuk kishte asnjë lidhje me trafikantin famëkeq Pablo.

Grupet kriminale në Kolumbi, që kishin vënë shumë para në lojë për kualifikimin e kombëtares nuk e pritën aspak mirë këtë që ndodhi. E duke qenë se qytete si Kali, apo Medelini, kishin nivelet më të larta të vrasjeve në botë në ato vite, gjithçka dukej se të çonte te më e keqja. Me t’u kthyer në shtëpi, miqtë e Andres e këshilluan të mos dilte nëpër rrugë sa të ulej tensioni, por ai mësohet t’u ketë thënë që nuk dëshironte të fshihej prej njerëzve. Ky vendim do të ishte fatal, në një qytet si Medelini, ku çdo javë ndodhnin 80 vrasje. Ai shkoi në një klub nate por aty njerëzit nisën të flisnin për autogolin. Escobar vendosi të largohej, por teksa doli në parkim për të hipur në makinë, dy vetë e qëlluan me gjashtë plumba. Thonë që dy vrasësit bërtitën “gooool” ndërsa tërhiqnin këmbëzat… Më vonë, vrasjen e mori përsipër një “ushtar” i kartelit, i cili u dënua me 43 vite burg, por qëndroi pas hekurave vetëm 11.

Shpërndaje në: