27 vjeçarja gjendet e vdekur në shtëpinë e të dashurit

27 vjeçarja gjendet e vdekur në shtëpinë e të dashurit

Policia ka informuar se me 05.07.2017 në ora 13:20 minuta në Kumanovë në rrugën “Vëllezërit Filipoviq”, në shtëpinë e 28-vjeçarit F.I. është gjetur e vdekur e dashura e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për 27-vjeçaren M.K. nga Kumanova, për të cilën për fat të keq Ambulanca ka konstatuar vetëm vdekjen.

Kufoma nuk kishte shenja dhune. Inspektim ka kryer ekipi i SPB Kumanovë. Me urdhër të prokurorit publik, kufoma është dorëzuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shpërndaje në: