Këto janë fjalët e Shefat Isufit pas fitores së madhe ndaj boksierit bullgar

Këto janë fjalët e Shefat Isufit pas fitores së madhe ndaj boksierit bullgar

Boksieri shqiptar nga Tërnoci, Shefat Isufi e ka fituar meçin e madh ndaj bokserit bullgar, Grigor Saruhanian.

Me këtë fitore, Shefat Isufi u shpall edhe kampioni i Botës në peshat gjysmë të rënda për brezin WBF, shkruan Periskopi.

Isufi e fitoi këtë meç pas vendimit të gjyqtarëve, pasi nuk kishte nokaut për 12 runde.

Ai pas meçit në gjuhën shiqpe tha se falënderon mbështetësit e tij dhe se këtë titull duhet ta gëzojnë të gjithë.

“Faleminderit shumë, sot ne e murrem këtë titull dhe ta gëzojmë të gjithë”, tha boksieri ynë.

Kujtojmë se ku meç kishte 12 runde dhe u zhvillua në stadiumin ‘Infinit Arena’ në Mynih të Gjermanisë.

 

Shpërndaje në: