3 shenja që tregojnë se trupi po të kërkon ta stërvisësh!

3 shenja që tregojnë se trupi po të kërkon ta stërvisësh!

Sipas trajnerëve ka disa shenja të caktuara që trupi ju jep kur do t’ju tregojë se ka nevojë që ju të kujdeseni për të, edhe përmes aktivitetit fizik.

Ridge Davis, atlet dhe trajner i certifikuar, thotë:

“Stërvitja ka shumë përfitime fizike dhe mendore. Lëvizja e vazhdueshme do t’ju bëjë më të lumtur dhe do të zvogëlojë nivelin tuaj të përgjithshëm të stresit dhe tensionit. Gjithashtu të paturit nyje dhe inde muskujsh të forta e të shëndetshme, kontribuon për të jetuar një jetë më cilësore. Nëse nuk po lëvizni (mjaftueshëm), ose të paktën aq sa dëshiron trupi juaj, ju po i humbisni të gjitha këto përfitime”.

Kështu, ai tregon 3 shenja të pamundura për t’i injoruar. Nëse përputhen me ju, ju lajmërojmë se ka ardhur koha ta vini trupin në punë!

#1 – Po ndiheni të lodhur dhe pa energji

Kur stërviteni, truri juaj lëshon endorfina, të cilat mund t’ju ndihmojnë të zgjoheni edhe më mirë se kafeina. “Endorfinat janë ato hormone të një ndjenje të mirë që lëshohen si rezultat i stërvitjes dhe komponentëve të rëndësishëm për një stërvitje energjike. Ato janë përgjegjëse për të na mbajtur zgjuar dhe gjithashtu kontribuojnë në ndryshime pozitive në shëndetin mendor. Provoni me diçka bazike, si një kardio duke kërcyer dhe do e kuptoni për çfarë e kemi fjalën.

#2 – Keni probleme me fokusimin

Nëse keni qëndruar ulur në tryezën tuaj duke parë të njëjtin email për orë të tëra, kjo është një shenjë e mirë se është koha të lëvizni. Ushtrimet aerobike si ecja, vrapi dhe biçikleta aktivizojnë receptorët e dopaminës në trurin tuaj, dhe dihet se dopamina luan një rol të madh në funksionin njohës dhe të mësuarit.

#3 – Muskujt tuaj janë super të ngurtë

“Ngurtësia shpesh shfaqet kur nuk po ushtrohemi sa duhet, kështu që mënyra më e mirë për të parandaluar ngurtësinë e muskujve është duke qenë rregullisht aktive”, thotë Katie Sun, fizioterapiste.

Mbani mend se çdo lloj aktiviteti fizik, i lehtë apo i vështirë, është i vlefshëm. Mos harroni: Pak është më mirë se aspak.

Një ide për t’ia filluar:

Burimi: Well & Good

Shpërndaje në: