3 vjeçari vazhdimisht e bëri gabim passwordin e shkrimtarit, ia bllokoi iPad-in deri më 2067

3 vjeçari vazhdimisht e bëri gabim passwordin e shkrimtarit, ia bllokoi iPad-in deri më 2067

Le ta quajmë këtë arsyen numër 580 pse nuk duhet t’i lëmë fëmijët vetëm me teknologjinë: Mund të iu bllokojnë.

Kjo i ndodhi gjatë këtij vikendi Evan Osnos, një kolumnisti të The New Yorker, përcjell Periskopi nga CNN.

Ai bëri një postim në Twitter – ose një kërkesë për ndihmë – duke ia bërë të ditur njerëzve se në çfarë situate e kishte futur i biri i tij.

“Uh, kjo po më duket e rreme por, ky është iPad-i ynë pasi djali 3 vjeçar [vazhdimisht] provoi ta zhbllokonte.” – tha ai.

Aty ishte edhe një mesazh automatik ku thuhej: Provojeni sërish pas 25 milion, 536 mijë e 442 minutash.

E përllogaritur kjo bën 48 vjet kohë. Që i bie se atij do t’i duhet ta provojë sërish më 2067-n.

Disa prej komentuesve ishin shumë satirikë duke provuar t’i ndihmonin: “Vendose [Ipad-in] ë një paketë me oriz.” Ose një tjetër: “Makina e kohës duket të jetë mundësia jote më e mirë.”

Shpërndaje në: