3-vjeçari vret aksidentalisht nënën e tij në SHBA

3-vjeçari vret aksidentalisht nënën e tij në SHBA

Një grua amerikane ka mbetur e vdekur si pasojë e të shtënave aksidentale me armë zjarri nga fëmija i saj 3-vjeçar.

Zyra e Qarkut në Spartanburg, një qytet ky në Karolinën Jugore, ka bërë të ditur se fëmija ka shkrepur aksidentalisht armën në drejtim të nënës së tij.

Mjekët kanë konstatuar se Cara Lyn Bush, 33 vjeç ka vdekur si pasojë e plagëve.

Rastet e vrasjeve aksidentale janë të shpeshta nëpër familjet amerikane.

Shpërndaje në: