30 milionë euro kushton zëvendësuesi i Van Dijk te Liverpooli

30 milionë euro kushton zëvendësuesi i Van Dijk te Liverpooli

Liverpooli i ka hapur bisedimet me Schalken për mbrojtësin Ozan Kabak i cili mund të transferohet në afatin kalimtar të janarit për ta zëvendësuar të lënduarin Virgil Van Dijk.

Sipas mediumit italian, “Sport Media”, 20 vjeçari preferon t’i bashkohet kampionëve të Premierligës.

Tani, “Mirror” konfirmon se negociata janë duke vazhduar ndërmket dy klubeve dhe se ai pritet t’i kushtojë Liverpoolir rreth 30 milionë funte.

Madje, Schalke e kishte vlerësuar mbrojtësin me 40 milionë euro, por situata pandemike ka ndikuar në uljen e çmimit të tij.

Shpërndaje në: