30 të vdekur dhe 94 të lënduar nga sulmi në Gaziantep
Nga një shpërthim i fuqishëm që ka ndodhur mbrëmë në një festë dasme në qytetin jugor të Turqisë, Gaziantep, të vrarë kanë mbetur 30 persona ndërsa 94 të tjerë të lënduar, kanë thënë autoritetet e qytetit.
Qeveria turke sulmin e ka cilësuar si terrorist dhe dyshon se është kryer nga një sulmues vetëvrasës, transmeton Periskopi.
Gaziantepi është vetëm 64 kilometra larg kufirit me Sirinë.
Sulmi ka ndodhur në pjesën e qytetit ku jetojnë dhe ka shumë frekuentim të studentëve. Sulmi ndodhi pikërisht në momentin kur dasmorët zgjeruan festën edhe në rrugët e qytetit.
Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që është dëgjuar në të gjithë qytetitn.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende askush. /Periskopi/



