30-vjet nga eksodi i shqiptarëve, Rama: Koha për ta kuptuar çmimin e lirisë

30-vjet nga eksodi i shqiptarëve, Rama: Koha për ta kuptuar çmimin e lirisë

2 korriku i vitit 1990 mposhti frikën gjysmëshekullore të mijëra shqiptarëve.

Në këtë ditë ata mësyjnë Ambasadat e huaja në Tiranë, e njëra nga ato ishte edhe Ambasada e Gjermanisë.

Në ato momente, ata pa e ditur se me këtë hap ata shenjuan edhe kthesën e madhe të Shqipërisë.

Ai që u quajt si eksodi i madh i shqiptarëve i dha goditjen e fundit regjimit të Byrosë Politike në Shqipëri, duke u hapur mijëra vetëve portën e lirisë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka përkujtuar këtë përvjetor.

Rama tha se kjo është një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë.

“Mirëmëngjes.30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë”.

Shpërndaje në: