30 vjet voziti pa leje dhe kurrë s’ra në duar të policisë: Fëmijët më thanë regjistroje tash lejen

30 vjet voziti pa leje dhe kurrë s’ra në duar të policisë: Fëmijët më thanë regjistroje tash lejen

Ismail Krasniqi nga fshati Grashticë i Prishtinës, vozit veturë nga mosha 13-vjeçare. Gjatë gjithë jetës së tij, ai ka vozitur pa patentë shoferi.

Ai ka treguar për emisionin #Gjesi në T7 se për herë të parë është pajisur me leje të vozitjes këtë muaj.

I’deja nuk më ka ardh mu, po ideja iu ka ardh fëmijëve, se kam shku me jua regjistrua lejën atynr, dhe ata më kanë nxit që me hi edhe unë për leje”, ka deklaruar ai.

49-vjeçari, përgjatë këtyre dy dekadave të fundit thotë se ka punuar shumëçka, madje edhe taksist. E fati duket të ketë qenë në anën e tij, pasi thotë se policia nuk e ka ndaluar asnjëherë.

“Kurrë asnjëherë nuk më ka dënua, asnjë dënim hiç asnjë s’e kam, as kurrë se kam dhanë…Hiç kurrë nuk më kanë ndalë, hiç nuk hi në tejkalim, kurrë nuk voziti palidhje, e mmbaj drejtimin tem”, ka deklaruar ai.

Përveç që ka vozitur rrugëve të Kosovës, Krasniqi thotë se këtë e ka bërë edhe jashtë vendit, pikërisht pa patentë shofer.

 

Shpërndaje në: