320 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

320 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 320.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 787, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 2,984 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 607 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi një milion e 615 mijë doza të vaksinës.

Deri më sot 761.595 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Shpërndaje në: