33 vjeçari nga Kosova vdes pas një aksidenti në Norvegji

33 vjeçari nga Kosova vdes pas një aksidenti në Norvegji

Ka vdekur në Oslo të Norvegjisë një 33 vjeçar nga Kosova.

Kujtim Marmullakaj, ishte aksidentuar më 24 gusht.

Varrimi i tij do të bëhet nesër më 16 shtator në ora 15:00 në fshatin Dush të Klinës, njofton KlinaInfo.

Lajmi është shpërndarë edhe nga familjarët e të ndjerit.

Pas aksidentit tragjik që ndodhi në Oslo të Norvegjisë me datë 24.08.2022 ndërroi jetë në moshën 33 vjeqare me i dashuri ynë Kujtim (Elmi) Marmullakaj.Ju njoftojmë se varrimi i të ndjerit do të mbahet ditën e premte me datë 16.09.2022 ne ora 15.00 në varrezat e fshatit Dush të Klinës. Të pikëlluarit: Familja Marmullaku”.

Shpërndaje në: