34 të vdekur, 125 të lënduar nga sulmi në Ankara
34 persona kanë mbetur të vdekur pas sulmit të sotëm në qendër të kryeqytetit turk Ankara, ka njoftuar ministria e shëndetësisë së Turqisë.
Ministri Mehmet Muezzinoglu ka thënë se 125 tjerë janë duke u trajtuar në spitalet e Ankaras, 19 prej të cilëve janë në gjendje kritike.
Sipas Qeverisë së Turqisë, sulmi është shkaktuar nga një automobil bombë, që raportohet se ishte sulm vetëvrasës.



