34 vjet burg për grupin që rrëmbeu dy persona në Artanë

34 vjet burg për grupin që rrëmbeu dy persona në Artanë

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj pesë personave, derisa njërin është liruar nga aktakuza.

Rasti ka ndodhur më 16 dhe 17 shkurt të këtij viti, i kanë rrëmbyer dhe mbajtur nën kërcënimin e armës dy persona tjerë.

“Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve V.K.(1), M.I., B.N., V.K.(2), dhe M.Z., ndërsa është liruar nga akuza i pandehuri F. S. Ekziston dyshimi i bazuar se të akuzuarit me datën 16 – 17 Shkurt 2021, me dashje direkte dhe me qëllim të përfitimit material, i kanë marrë dhe kanë mbajt nën kërcënimin e armës të dëmtuarit Z.R. dhe A.A., në një villë në komunën e Novobërdës, të cilët i kanë prangosur me pranga plastike, duke iu bërë video incizime, të cilat pastaj ia kanë dërguar familjarëve të të dëmtuarve”, thuhet në njoftim.

“Fillimisht të akuzuarat M. I. dhe M. Z. merren vesh me të akuzuarit e tjerë që të i joshin të dëmtuarit për marrëdhënie seksuale, mirëpo pas hyrjes në villë, e akuzuara M. I. në koordinim me të akuzuarit, kërkon që të hyjnë vrullshëm nën presionin – kërcënimin e armëve, më pas prangosin të dëmtuarit dhe i godasin me kondak të armës”, ka njoftuar Gjykata.

Ndaj V.K. janë shqiptuar tetë vite burgim, ndaj të akuzuarës M.I. po ashtu tetë vite burgim, të akuzuarit B.N. i janë shqiptuar shtatë vite burgim, të akuzuarit tjetër V.K. shtatë vite burfim dhe të akuzuarit M.Z. katër vite burgim.

“Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit V. K.(1), duke i shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vite burgim, të akuzuarën M. I. i ka shqiptuar me 8 (tetë) vite burgim, të akuzuarin B. N. e ka dënuar me 7 (shtatë) vite burgim, të akuzuarin V. K.(2) me 7 (shtatë) vite burgim dhe të akuzuarën M. Z. me 4 (katër) vite burgim. Gjykata ka nxjerrë aktvendim, më anë të cilit të akuzuarve V. K. M. I. B. N. dhe V. K. i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, ndërsa të pandehurit F. S. dhe M. Z. u ndërprehet sot masa e paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: