350 policë morën pjesë në operacionin kundër grupit të Azem Sylës
350 policë kanë marrë pjesë në operacionin me të madh kundër krimit të organizuar të realizuar ndonjëherë në Kosovë, kanë thënë burime brenda Prokurorisë.
Operacioni ka rezultuar me arrestimin e gjashtë të dyshuarve dhe me bastisjen e mbi 40 shtëpive, banesave, e bizneseve. Aktualisht në kërkim mbetet udhëheqësi i këtij grupi, deputeti Azem Syla.



