368 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

368 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

Të shtunën që lamë pas, janë rishqyrtuar masat antiCOVID.

Nga masat e rishqyrtuara, mund të vërehet pak dallim.

Maskat kanë mbetur obligative, ndërkohë ora policore është ndryshuar nga ora 22:00 në 00:00, si dhe gastronomia ka zgjatur orarin deri në orën 23:00, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë aksionet e policisë në terren po vazhdojnë ende për të gjithë ata që nuk respektojnë masat antiCOVID.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 368 gjoba.

Gjatë mbrëmjes së të dielës, gastronomë të shumtë kanë protestuar kundër këtyre masave.

Madje ata kanë paralajmëruar edhe hapa të tjerë si pakënaqësi ndaj këtij vendimi.

Shpërndaje në: