4 arsye pse seksi gjatë ciklit menstrual të bën mirë

4 arsye pse seksi gjatë ciklit menstrual të bën mirë

Seksi gjatë ciklit menstrual konsiderohet ende si tabu për disa njerëz. Ndodh për shkak për disa besimeve kulturore, por duhet të mbani mend diçka: jeta nuk mund të ndalojë vetëm sepse jeni me menstruacione. Madje disa shqetësime të lidhura me to mund të minimizohen nëse bëni seks gjatë menstruacioneve.

Pse duhet të bësh seks gjatë ciklit?

Në bazë të preferencave, mund të ketë pafund arsye për të bërë seks gjatë seskit, por ne po ndalemi tek katër më të rëndësishmet. Megjithatë, është mirë të flisni me partnerin nëse dhe atij i pëlen kjo gjë. Ndoshta e ka bezdi të bëhet pis. Në këtë rast mund të përdoret një kondom ose një femidom për të parndaluar rrjedhjen. Gjithsesi, duhet të kujtoni se seksi nuk është vetëm penetrim: kështu që gjatë periodave mund të zgjidhni një raport jo penetruese.

1. Më pak spazma menstruale

Spazmat menstruale janë rezultat i kontraksioneve të uterusit gjatë lëshimit të substancave që kanë ushqyer mukozën deri atë moment. Gjatë orgazmës, muskujt e uterusit tkurren dhe lëshohen dhe ky lëshim mund të lehtësojë dhimbjet menstruale.

2. Menstruacione më të shkurtra

Në mënyrë të ngjashme me rastin e parë, kohëzgjatja e menstruacioneve  mund të shkurtohet sepse duke bërë seks, rrjedhja bëhet më e bollshme dhe më e shpejtë. Megjiathë, kjo nuk është matematikore. Tek disa gra mund të ndodhë, tek disa jo. Dhe mund të thuhet që disa gra mund të bezdisen nga një rrjedhje e shpejtë dhe e shpeshtë—sidomos nëse nuk janë mësuar.

3. Mirëqenie natyrale

Për më tepër, kaskada hrmonale që aktivizohet pas seksit mund të lehtësojë dhimbjet e kokës të shkaktuara nga cikli. Në fakt, në mesin e hormoneve të lëshuara është edhe endorfina e cila jep një ndjesi natyrale të mirëqenies.

4. Dëshirë e rritur

Thuhet gjtihashtu se për shkak të hormoneve, gjatë këtyre ditëve të muajit, disa gra përjetojnë kënaqësi shumë të madhe, pothuajse, ashtu siç ndodh gjatë ovulacionit. Në ditët e para të ciklit në fakt, estrogjeni dhe progresteroni janë në nivele të ulëta, por rriten gjatë ditës së tretë të mensturacioneve.

Për të qenë më komode, mund të praktikoni seksin në dush. Gjithashtu, nëse përdorni tampon mos harroni ta hiqni sepse gjatë penetrimit, ai mund të futet thellë, gjë që mund të çojë në rrezik serioz për ju.

Shpërndaje në: