4 hile gjatë seksit që do t’ju bëjnë të paparë në shtrat!

4 hile gjatë seksit që do t’ju bëjnë të paparë në shtrat!

Me siguri po prisnit për ndonjë listë pozicionesh, këshilla rreth fjalëve magjike a gjëra të tjera si këto, por jo. Hilet për një seks fantastik janë shumë të thjeshta se kaq, por rrallë zbatohen. Gjithsesi, në aktin e radhës, e dini ç’të bëni!

1. Je spontan/e

Nuk ka gjë më emocionuese se diçka e bërë krejt papritur. Mos u mendoni shumë gjatë dhe mos u nisni me strategji. Lëreni veten të lirë dhe bëni të parën gjë që ju shkrep në mendje. Ajo është gjëja që ju vërtet dëshironi.

2. Nuk je gjykues/e

Partneri/ja juaj mund të ketë çfarëdo lloj fantazie ndaj bëni mirë të tregoheni dashamirës dhe ta lejni të shprehë veten. Kjo do ta kënaqë atë dhe automatikisht ju do të quheni të paparë në seks.

3. Shijon çastet kur je vetëm

Këtu nuk po flasim për filmat apo gjumin. Këtu po flasim për të gjitha herët që ju kënaqni dhe eksploroni veten tuaj. Përmes masturbimit do të kuptoni çfarë vërtet ju pëlqen dhe në seksin e ardhshëm, idetë do t’i keni shumë më të qarta.

4. Mendoni gjatë për seksin

Nuk duhet të fantazoni rreth aktit vetëm kur jeni duke e bërë apo ato fare pak minuta që po nisni të eksitoheni. Mendojeni më shpesh dhe fantazoni. Kjo do t’ju sjellë një mal me ide herën tjetër.

Shpërndaje në: