4 mënyra të thjeshta për të shpëtuar nga problemet e syve

Periskopi.com Zoya

Fatmirësisht dhe fatkeqësisht, pjesën më të madhe të kohës e kalojmë para një kompjuteri. Pas orëve të punës në kompjuter, kalojmë tek telefoni për të parë ç’bëhet nga Facebook-u, Instagrami, WhatsApp-i, etj, pa menduar ç’dëm jemi duke i bërë syve tanë.

Pulitjet e syve pakësohen me shfaqjen përpara pajisjeve. Sa herë që ne pulisim sytë, në të formohet një si shtresë loti që e ndihmon syrin që të jetë i mbrojtur. Pas disa sekondash ajo thahet dhe ata duhet të puliten sërish për të qenë të mbrojtur. 5-7 sekonda është quajtur koha normale midis tyre.

Kur ne ulemi përpara këtyre pajisjeve teknologjike, normat e pulitjes së syve bëhen çdo 12 sekonda. Kjo i thanë sytë tuaj duke shkaktuar “dehidratimin dhe vdekjen e qelizave të sipërfaqes”. Përveç kësaj mund të shkaktohen edhe probleme të tjera shëndetësore siç janë ato të gjendrave, inflamacioni etj. Ç’mund të bëjmë?

Bëni pushim

Për të paktën 6 herë në ditë, shtypini sytë për 10 sekonda. Kjo gjë do të shmangë krijimin e gjendrave në sy. Përpiquni ta bëni këtë një zakon të përditshëm. Vendosni alarmin në telefonin tuaj derisa të mësoheni. Po ashtu edhe përdorimi i kompresave të ngrohta për të paktën 7 minuta në ditë do t’ju ndihmojë.

Përdorni lot artificial

Ashtu siç bëni me trupin tuaj duhet të bëni edhe me sytë kur bie fjala për dehidratimin. Përdorini lotët artificialë 4 herë në ditë edhe nëse sytë tuaj nuk janë të thatë.

Konsideroni një filtër për dritën blu

Duke parë dëmin që kompjuteri shkakton në sy, konsideroni të gjeni një palë syze që do të filtrojnë dritën e dëmshme dhe që lejon kalimin e “dritës së mirë”. Ato do të reduktojnë reflektimet dhe lodhjen. Për të gjetur lente të tilla mund të konsultoheni me mjekun e syve.

Kujdes me vendosjen e kompjuterit

Problemi ndonjëherë mund të jetë edhe qëndrimi i kompjuterit tuaj në zyrë. Përpiquni ta mbani monitorin nën nivelin e syve tuaj. Në këtë mënyrë ata do të jenë më pak të hapur dhe më pak të tensionuar. Nëse pozicioni nuk është i tillë ngrini më shumë karriken tuaj të punës.

Burimi: Byrdie

Shpërndaje në: