“4 mijë banesat për çiftet e reja”, Kurti pas katër vitesh i hedh disa kacija dhe për premtimin e 2021

Në fushatën e 2021, Kurti pati premtuar se “për çiftet e reja, gratë kryefamiljare por edhe shërbyesit publik si arsimtarët, infermierët, policët, zjarrfikësit apo edhe administrata publike, vetëm gjatë mandatit të parë të qeverisjes do të mundësojmë banim të përballueshëm për 4.000 familje”, përcjell Periskopi.
Kjo deri tani ka mbetë veç numër.
Ani pse gurthemelet janë vendosur në disa komuna, ende nuk dihen detajet se kush e qysh do të funksionojë.
Gurthemelin e fundit e vendosi sot Albin Kurti në Podujevë. Nga atje, Kurti e justifikoi mosrealizimin e këtij premtimi i cili tha se është “për keqardhje” qasja e komunave.
Kryeministri në detyrë dhe qeveria e tij kanë fajësuar komunat për mosrealizimin e këtij projekti.
“Ne po dëshmojmë me këtë rast se më e madhe oferta e Qeverisë sesa kërkesa e komunave. I bije që përafërsisht prej tri komunave vetëm njëra prej tyre kërkon, aplikon banim të përballueshëm e dy prej tyre nuk e bëjnë. Fatmirësisht, Podujeva e ka bërë aplikimin dhe tash po e fillon realizimin”, ka thënë Kurti./Periskopi/
Dy ditë para zgjedhjeve, jepet tenderi 32 milionë euro për banimin e përballueshëm
Kurti pyetet për ngërç institucional, përgjigjet për banim në Podujevë