4 milionë euro për partitë politike në Kosovë

Vetëm për financimin e partive politike, nga buxheti i shtetit këtë vit janë ndarë hiq më pak se 4 milionë euro, shkruan Gazeta Fjala.
Në raportin e publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), thuhet 34% e buxhetit të shtetit në vit, ndahen për financimin e partive politike.
Vetëm për Partinë Demokratike të Kosovës, të udhëhequr nga Kadri Veseli, janë ndarë mbi 1.2 milionë euro, derisa për partinë e udhëhequr nga Isa Mustafa, Lidhja Demokratike e Kosovës janë dhënë nga buxheti i shtetit 1 milionë euro, raporton Gazeta Fjala.