4 nga 11 të vdekur janë jopensionistë, mes tyre edhe një 44 vjeçar

4 nga 11 të vdekur janë jopensionistë, mes tyre edhe një 44 vjeçar

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar raportin e fundit të pacientëve të cilët kanë humbur betejën me COVID-19.

Katër pacientë nga njëmbëdhjetë të vdekur nga ky virus nuk janë mbi 65 vjeç.

Më i riu nga mosha i vdekur gjatë 24 orëve të fundit, është nga komuna e Gjilanit, 44 vjeç.

Ndërkaq, mosha mesatare e 11 të vdekurve nga Covid-19 është 67,4.

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 574 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.001 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.579./Periskopi/

Shpërndaje në: