4 pjesë të trupit që ju harroni, por duhet t’i stërvisni patjetër!

Periskopi.com Zoya

Kur mendojmë për stërvitjen, para syve na shfaqen këmbë, krahë dhe vithe, por harrojmë që trupi nuk është aq. Nëse doni vërtetë të keni një fizik të shëndetshëm dhe të ndiheni mirë, mos harroni të ushtroni 4 pjesë që janë po aq të rëndësishme sa ato që përmendëm më lart.

1. Truri

Ne kemi tendencën ta mendojmë si një pjesë të ndarë nga pjesa tjetër e trupit, duke harruar që funksioni i këtij muskuli është jetësorë dhe kërkon stërvitje më shumë se çdo organ tjetër. Përpiquni të bëni lojra të ndryshme mendore për ta mbajtur trurin gjithnjë të freskët.

2. Mushkëritë

Shëndeti i tyre duhet të jetë prioriteti juaj, duke qenë se prej aty furnizohet i gjithë ajri që ne thithim. Stërvitja është e rëndësishme që mushkëritë të funksionojnë si duhet, duke qenë se pas të 35-ve, funksioni i tyre bie gradualisht çdo vit. Aerobia dhe frymëmarrjet e thella duhen aplikuar patjetër. Përsëritini disa herë.

3. Kyçet

Eshtë e rëndësishme të stërvisni muskujt që kontrollojnë kyçet për të rritur fuqinë dhe qëndrueshmërinë e tyre. Duke i kushtuar vëmendjen e duhur atyre parandaloni dëmtimet gjatë jetës dhe reduktoni dhimbjet.

4. Gishtërinjtë e këmbëve

Duke qenë se këmbët mbajnë gjithë peshën e trupit, gishtërinjtë duhet të jenë fleksibël për t’i rezistuar lodhjes apo dëmtimeve. Stretching është ide e mirë menjëherë sapo zgjoheni nga gjumi. Joga dhe pilates gjithashtu.

Burimi: Huffington Post

Shpërndaje në: