4 rituale që duhet t’i praktikoni, nëse doni një lidhje më të fortë

Periskopi.com Zoya

Dashuria është sa e bukur, aq edhe sfiduese. Ka shumë mënyra se si mund të ndërtosh një lidhje të shëndetshme dhe jetëgjatë, gjithashtu edhe 4 rituale të thjeshta dhe shumë efektive.

Puthja 6-sekondëshe

Sipas studiuesit të lidhjeve dhe martesave, Dr. John Gottman, duhet të shkëmbeni çdo ditë nië puthje 6-sekondëshe, pasi ky veprim nxit hormonin e lumturisë dhe e bën lidhjen edhe më të shëndetshme. Rekomandohet që të zgjasë 6 sekonda, pasi është koha e duhur për të ndjerë romancën dhe për të krijuar lidhjen fizike dhe shpirtërore me partnerin/en.

Përqafime 20-sekondëshe

Studimet tregojnë se përqafimet janë një “antidepresant natyral” dhe një mënyrë speciale për të qëndruar të lidhur me personin e zemrës. Përqafimi lëshon oksitocinën, hormonin e dashurisë, i cili është përgjegjës edhe për krijimin e besimit.

Planifikimi i takimeve surprizë

Njëherë në javë, planifikoni një takim surprizë: një natë pasionante, një shëtitje të gjatë për të folur për temat që kanë shumë rëndësi për ju, apo një xhiro e gjatë me makinë do t’ju ndihmojnë që të ndërtoni një raport të bukur.

Shkoni në shtrat në të njëjtën kohë

Çiftet që shkojnë në të njëjtën kohë në shtrat dhe nuk i kushtojnë rëndësi telefonit, por njëri-tjetrit. Sipas studimeve, këto çifte kanë më pak grindje, më shumë biseda dhe marrëdhënie seksuale.