40 mijë vietnamezë po shikonin një ndeshje të playstation në YouTube duke menduar se po shihnin Gjermani – Japoni

40 mijë vietnamezë po shikonin një ndeshje të playstation në YouTube duke menduar se po shihnin Gjermani – Japoni

Një episod i çuditshëm ka ndodhur në Vietnam. Interesimi për ta parë ndeshjen Gjermani – Japoni ishte i madh, por 40 mijë veta përfunduan duke e shikuar një ndeshje të playstation të lojës “FIFA”.

Duket paradoksale, por është e vërtetë. 40 mijë vietnamezë kanë parë veten duke dalë huq duke menduar se ishin duke e shikuar ndeshjen e Botërorit mes Gjermanisë dhe Japonisë, por ata në të vërtetë ishin vetëm duke përcjellur një ndeshje virtuale të lojës “FIFA” në YouTube.

Vietnami është vendi i rrallë ku nuk janë ndarë të drejtat televizive për mbulimin e Botërorit. Si rrjedhojë, banorët e saj duhet të gjejnë zgjidhje alternative për t’i shijuar ndeshjet e kompeticionit më të madh futbollistik.

Kështu, sipas gazetës “VNExpress” videon drejtpërdrejt në YouTube nga loja e FIFA-s e kanë ndjekur 40 mijë veta, duke menduar se ishte ndeshja e vërtetë që po zhvillohej në Katar.

Shpërndaje në: